Shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje nga samiti i Berlinit

April 30, 2019 12:28

Shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje nga samiti i Berlinit

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin nuk u dha përgjigje asnjë prej dy çështjeve kryesore që mundonin liderët e rajonit: Negociatat dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Sipas mediave gjermane, vendimi për negociatat ka të ngjarë të shtyhet për në shtator, pasi Brukseli kërkon shumë kohë për shqyrtimin e progres-raportit të Komisionit Europian.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron e ndërmorën këtë përpjekje për të  zhbllokuar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, por as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë zotuar të kthehen në tryezën e dialogut.

Në draft-deklaratën e përbashkët të samitit, e cila u publikua nga mediat gjermane, tetë liderët e Ballkanit dhe Macron e Merkel theksuan”rëndësinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve për stabilitetin në rajon dhe për perspektivën europiane të të dyja vendeve.

Edhe pse në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel dhe Macron e cilësuan marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si shembull për Beogradin dhe Prishtinën, presidenti francez nguroi të fliste për hapjen e negociatave, si një shpërblim për Shkupin.  Madje as zgjerimi dhe as negociatat nuk u përmendën në deklaratën e përbashkët të samitit.

Franca po mundohet të ngadalësojë procesin e zgjerimit, sepse Presidenti Macron në përgjithësi kërkon reformimin e BE-së. Edhe në Berlin, ai theksoi se ky takim nuk ka të bëjë me “politikën e zgjerimit”. Çështja e hapjes së bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë u zhvendos në bisedime dypalëshe, mes Merkelit, kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeminstrit Edi Rama.

Negociatat ishin një nga temat e diskutimit Merkel-Rama por sipas raporteve të mediave gjermane, Shqipëria duket se ka mbetur sërish në klasë.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit. Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut.

Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë gazetës gjermane se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Vetë Kryeministria është treguar e rezervuar rreth qëndrimeve të Kancelares Merkel për sa i përket pozicionit që do të mbajë Gjermania ndaj raportit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave.

Mediat franceze thonë se diskutimet u përqendruan tek marrëdhëniet ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve.

Gazeta “Currieur de Balkans”, shkruan se mes procesit të Brexit, zgjerimi europian duket më i largët se kurrë.

“Ashtu si për shumë çështje të tjera, edhe kur bie fjala tek zgjerimi, qendrimi i Angela Merkelit dhe Emmanuel Macron nuk është i njëjtë”, thekson gazeta.

Më pas në takimin e përbashkët dhe darkën e punës, vëmendja u kthye tek çështjet specifike midis Serbisë dhe Kosovës, si tarifat ndaj mallrave serbe. Merkel e quajti këtë një shembull të “zhvillimeve negative”. Deklarata përfundimtare i bën thirrje të dyja palëve që t’i rikthehen “dialogut konstruktiv”.

Megjithatë, pozicionet e dy krerëve të Kosovës, në lidhje me bisedimet me Serbinë ishin të ndryshme nga njëri-tjetri.

Presidenti Hashim Thaçi ishte pesimist dhe shpërtheu me kritika kundër Bashkimit Europian, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi rolin e Gjermanisë dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

Presidenti Thaçi u tha gazetarëve pas takimit se “Bashkimi Europian është i dobët dhe nuk është në gjendje të ndërmarrë hapa të mëdha në Ballkan dhe për këtë arsye nevojitet përfshirja e SHBA”.

Presidenti i Kosovës i kërkoi Gjermanisë dhe Francës të bënim më shumë presion Serbisë në mënyrë që ta njohin Kosovën. Ai kërkoi gjithashtu liberalizimin e vizave dhe shtoi se udhëheqësit serbë duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë.

Për  Haradinajn, Franca dhe Gjermania duhet të shprehin mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe duhet të bëjnë të qartë se asnjë ndryshim kufitar nuk mund të diskutohet në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë takimit me ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell, gjithashtu theksova se qeveria jonë është kundër idesë së shkëmbimeve të tokës, duke e konsideruar këtë si një mundësi të rrezikshme e cila jo vetëm që do të shkaktonte paqëndrueshmëri për vendin, por edhe për rajonin” , tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi pas një takimi të zhvilluar me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, se duhet të arrihet një marrëveshje që të pranohet nga të gjitha palët.

“Nëse askush nuk dëshiron kompromis dhe mendon se zgjidhja do të vijë duke brnë më shumë presion mbi Serbinë, atëherë nuk ka asgjë më për të tjetër”, tha presidenti. I pyetur për çështjen e ndryshimit të kufijve, Vuçiç tha se “kur bëhet fjalë për çështjen e ndryshimit të kufijve, pyetja ime është cilët kufij: ata që njohin Kombet e Bashkuara, Spanja apo Italia. Gjermania e njeh Kosovën si shtet, ndërsa Serbia nuk e njeh sikurse nuk e njohin Kina, Rusia, India. Pikërisht për këtë unë them se duhet gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai./ Si

l.h/ dita

April 30, 2019 12:28
Komento

12 Komente

  1. info analitike April 30, 13:11

    suksese shoke vetem suksese. Per inat te Saliut Europa eshte pro hapjes se negociatave, ashtu sic ka qene gjithe keto vjet.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri April 30, 13:49

    Foto e pare.
    Edvin D’Rama:Çfar kerkon më nga un?!
    Angela Merkel:Ti nuk meriton pergjigje.

    Reply to this comment
  3. Salamandra April 30, 14:10

    Per c,fare u mblodhen? Foto ?
    Iken me gure ne traste ,por me “fitore”te reja
    Edhe per ndonje dekate tjeter

    Reply to this comment
  4. mirel April 30, 14:30

    Kam vite qe u them entuziasteve qe BE eshte nje genjeshter qe ju premtohet nga Ramuti sa per te falur detin dhe per te vene kufijte e Vorio-Epirit.
    Po vetem Urra kemi degjuar.
    Nuk ka Evrope per tradhetaret dhe zuzaret. Nuk ka Evrope per ata qe e shesin token dhe nderin.

    Reply to this comment
  5. se udhëheqësit serbë duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. April 30, 14:43

    Pika e references per mardhenie te shendosha dhe mbarvatje te mire ne rajonin perendimor eshte Serbet duhet te kerkojne falje ! Pa kete kerkese nuk ka marveshje me serbet !
    Bravo Thaci !

    Reply to this comment
  6. Vasili April 30, 15:36

    Jeni te marre a shtiheni?
    Cfare prisni ju ti ofronte Europa,Kosoves dhe Shqiperise?
    Kosoven qe mbajne peng,qe mbas clirimit te saj nga amerikanet,hashimi,ramushi,kurti etj,qe midis ´´vetit´´ shajne dhe kafshojne terbimshem njeri tjetrin,per te ndare prene e karrigeve te majme dhe korupsionit.
    Kete pre qe Amerika dhe Europa mbas luftes,ja u seviren ne forme te ndryshme investime zhvillimi,por ata i perdoren si biberona,si vezira duke shperndare dhe nje pjese per militantet dhe ithtaret e tyre te verber.
    Nje gjendje e gjithe per te qeshur dhe per te qare ,megjithse papunesia ne kosove eshte me e larte se mbi 30%,nga anketimi nderkombetar ka dale,qe ata jane dy here me te lumtur se shqiptaret e Shqiperise.
    Pse jo?Biberoni i Perendimit u shijon shume dembelave kosovare.Dhe politikanet vazhdojne te bejne be dhe rufe,per Perendimin,vecanerisht per Ameriken dhe nuk mund te marrin asnje hap pa ate.Demagogji banale dhe me dy surrate ,mbasi kur i gjithe Perendimi u thote qe duhet te hiqni dyfishimin e taksave,ata i kthejne bythet atyre dhe i nxjerrin gjuhen clirimtareve dhe dhuruesve te biberonit.
    Apo ate gjynahun e madh karshi Perendise vet,te arrestimit pa asnje shkak,te shtetasve turq qe sherbenin ne menyre korrekte me ligjin ne Kosove dhe ja dorezojne diktatorit te anadollit,qe shkaktoje zemerim dhe indinjate te skajsheme ne Perendim dhe kudo.
    Dhe ketu ata lozin rolin e shejtan-budallait:
    Ata i dine interesat qe Perendimi ka,qe te mos lene Rusine te depertoje ne Ballkan,prandaj si gjithmone do hame buken e kaurit perendimor dhe do bejme duan e turkut,pa Kosoves europiane vari hejbet,megjithse bejme sikur ngjiremi per te.
    Kurse Rames,Perndimi vazhdon ti kendoje kengen:
    Cfare te te qaje me pare,rama i nenes.
    Ky lish mash,frikacak,po e le ti iki pushteti dhe shqiperia,nga ca shpellare dhe katundare haxhiqamilas,,qe vazhdojne te shkaterrojne dhe prishin,fare te patrazuar.
    Ahere ky derdimen qe i ka bythet ne uje,ne vendin e vet,shkon dhe nxjerre gjoksin para Perndimit,ne nje pozicionin e nje vanitozi dhe per Kosoven.
    Edhe bashkimi u duhet ne keto kohe Shqiptareve,kur si Kosova dhe Shqiperia,vazhdojne qe prej kohesh te lashta te mos vijne ere shtet dhe nuk dihet nga do ta marrin rrukullisjen.
    Asgje nuk kemi ne tani perendimore, mbi te gjitha botkuptimin dhe filosofin si eshte ndertuar dhe si funksionon ai,vec ate qe jemi toke vendosur ne Europe.
    Prandaj lerini lehjet,dhe shikojini dhe i thuajini gjerat me emrat e vertete qe kane.
    Hapi i pare ky,per te filluar rrugen,atje ku shumica jone ne shekuj as ka dashur te shkoje,por dhe ata nuk kane dashur dhe nuk duan ta pranojne kete specien tone.
    Sepse me kete lloj,vecanerisht tani, ata nuk po dalin dot me ata qe kane futur brenda nga gjithe bota.

    Reply to this comment
  7. Gandi April 30, 16:38

    Vasili,pergjigjia eshte e thjeshte,ate popull ke pa ke edhe ata vezire ne krye.
    Zgjidhja,DUHEN HEQUR NGA PUNA, Populli duhet ti shkarkoje me ceremoni

    Reply to this comment
  8. spata April 30, 17:49

    Nuk eshte kaq e thjeshte sic e mendojme te ardhmen e Ballkanit Perendimor.Dikur nen influencen ruse sot nje perzjerje interesash qe askush nuk e merr dot vendimin se cdo te behet ne te ardhmen .Evropa ndjek politika qe nuk atakojne pretendimet ruse ne Ballkanin Perendimor .Ne se lejuan Rumanin dhe Bullgarine kjo fale levizjeve popullore ne ato vende. Sllovenija e Kroacia ju bashkuan Evropes jo per merita te vecanta por si brez sigurie te Evropes dhe NATOs ne Adriatike .Cmbeti per tu integruar .Vende qe pervec Serbis askush nuk ka interesa .Nje Shqiperi e Kosov e carvalitur sic e pershkruan dhe Vasili nuk perben objektiv per Evropen ta integroj .Ajo qe donte Evropa e mori me njohjen e Maqedonise se Veriut.Duke e integruar si aleate e NATOs ka siguruar shtetin e saj Greqin qe ka nje rol te vecant ne Mesdheun Lindor.
    Shtrohet pyetja .perse duhet te shqetsohet Evropa per Kosoven dhe Shqiperine . Cinteresa kane kur ky rajon eshte nje grope ku degjohen vetem ulurima .Kaluan 30 vjet dhe spo realizohet bashkimi shpirterot i fares me te cuditshme ne bote .Cu duhen keta politikane qe edhe ne opozite krijojne shtet paralel me ate te dal ne rruge demokratike .Shtete ku kupolat drejtuese si politike e shteterore i thone njeri tjetrit thyefsh koken kur sjane ne karrike .
    Mbylleni kete kapitull dhe prisni vendimet e SH.B.A te perfundojne eksperimentin mbi pastrimin e Drejtesise per tu hedhur hapat drejt stabilizimit politik. Vetem mbas kesaj do te shikohet mundesia qe ne te integrohemi .Nga Evropa e ne vecanti nga Franca mos prisni ndonje cudi te ndodhi .

    Reply to this comment
  9. Gjyshi April 30, 18:49

    Shikoni harten : Itali, Slloveni.Kroaci, Bosnje, Mali I Zi, Shqiperi, Greqi = skalioi I dyte I shteteve qe pengon ruset qe te dalin dhe te shesin gazin dhe vodken e tyre ne Adriatik. Kjo u be e mundur me antaresimet ne NATO te ketyre shteteve duke mos shpenzuar asnje lek nga Europa dhe Amerika, por perkundrazi duke marre leke nga shtetet anetare, plus dhurate shtese, baza e Bondstill ne Kosove qe ka qera zero. Te gjitha keto gjera me te cilat mund te benim pazar I dhame falas. Tani rrijme dhe marim pjese ne mbedhje paralajmeruese qe te mos guxojme te fillojme luftera tribush ballkanike se nuk na e ka ka ngene njeri. Plus nuk kane me asnje fitim, cfare deshen e moren. Kulmi eshte qe Serbia ka marre hapjen e negociatave me BE ndersa ne vazhdojme kerkojme qe tSerbia e na thote “Na fal” se perndryshe nuk do lejojme qe Serbia te shesi shljivovicen ne Kosove.
    Ka qene mje film multiplikativ ne RTSH shume vite me pare : Dhija kishte humbur ne pyll dhe ujku po I vinte rrotull. Aty kaluan gjahtaret dhe vrane ujkun. Dhija u gezua shume. Edhe gjahtaret u gezuan shume qe vrane ujkun. Ndezen nje zjarr, nxorren shishet e rakise dhe festuan vrasjen e ujkut me mish dhije te pjekur.

    Po si I behet tani do thoni ju ??? Tani shkoni hani mender M.. !!!

    Reply to this comment
  10. Lili May 1, 08:02

    Kur Serbia kerkon qe Kosova te mospranohet ne Unesco ,interpol eshte hap konstruktiv sipas Macronit e Zojes Merkel? E kur kosova mbron vetvetin qenka destruktiv?
    Oooh ! A jeni ne mend!
    Bravo KM Haradinaj qe qendroj e mbrojti pikepamjet e Kosoves soverane , edhe perkunder presioneve te medha te te gjitheve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim