“Shyqyr që u katandis Luli”, Rama: Vetting-u në politikë të nisë nga mua

September 7, 2018 12:56

“Shyqyr që u katandis Luli”, Rama: Vetting-u në politikë të nisë nga mua

 

Kryeministri Rama konfirmoi edhe sot qëndrimin e tij duke u shprehur se është dakord që të realizohet vettingu në politikë i propozuar nga Lulzim Basha.

“Të nisë nga mua”, tha Rama.

Rama u shpreh se politikanët kanë dalë jashtë kontrolli pasi nuk ka pasur drejtësi.

“Vettingun e tyre e bën populli me votë dhe drejtësi”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është plotësisht dakord që Vettingu në politikë të nisë sa më parë dhe për këtë u shpreh se ka angazhuar disa deputetë për ta diskutuar me Partinë Demokratike.

“Një instrument që i bën më shpejtë këto është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kryetari i opozitës, gruaja e tij, rrethi familjarë, vjehrri, vjehrra ime.

Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre, ku udhëtojnë? Çfarë frytëzojnë? Sa rrinë jashtë shtetit dhe sa rrinë në Shqipëri?

Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë, por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi.

Ai Vetting-u do të vazhdojë. Unë jam gati për këtë Vetting-un tjetër, madje të fillojë nga mua. Por një komision bipartizan nuk mund ta bëjë këtë. E kemi shumë seriozisht, kam ngarkuar Taulantin (Balla) që të komunikojë me zotin Spaho, por edhe deputetë të tjerë”, tha Rama.

a.s/dita

September 7, 2018 12:56
Komento

10 Komente

  1. Adih September 7, 14:16

    Eshte deshira e juaj (te gjithe politikanet , po ju qan zemra per drejtesi ,transparence per vetting ) Na mellengjyet .Nuk po dini cfare te beni ,nuk po ju ze gjumi ,na erdhi edhe te ndereshme dita ,i Jemi mirenjohes Amerikes dhe BE .,se te ishte per ne popullin e varfer , as do e rrujshit fare ,o brekegrisur te djeshem dhe miliardiere sot dhe mbi te gjitha na keni mare dinjitetin qe nga 45 e deri me sot . Ta provojme edhe ne populli nje here ,se cdo te thote te kesh dinjitet.
    PS:::E kam thene dhe here tjeter ,keni vetem nje mundesi te vetme ,te kerkoni azil politik ne Korene e Veriut te KIMI . Tek RUSI e te TURKU nuk e keni te sigurte . Kujdes ! Ju sigurojme te gjithe hajduteve dhe anti shqiptareve mbare ku jane , se KIMI do ja u beje letrat.

    Reply to this comment
  2. Adih September 7, 14:17

    Eshte deshira e juaj (te gjithe politikanet , po ju qan zemra per drejtesi ,transparence per vetting ) Na mellengjyet .Nuk po dini cfare te beni ,nuk po ju ze gjumi ,na erdhi ne edhe te ndereshme dita ,i Jemi mirenjohes Amerikes dhe BE .,se te ishte per ne popullin e varfer , as do e rrujshit fare ,o brekegrisur te djeshem dhe miliardiere sot dhe mbi te gjitha na keni mare dinjitetin qe nga 45 e deri me sot . Ta provojme edhe ne populli nje here ,se cdo te thote te kesh dinjitet.
    PS:::E kam thene dhe here tjeter ,keni vetem nje mundesi te vetme ,te kerkoni azil politik ne Korene e Veriut te KIMI . Tek RUSI e te TURKU nuk e keni te sigurte . Kujdes ! Ju sigurojme te gjithe hajduteve dhe anti shqiptareve mbare ku jane , se KIMI do ja u beje letrat.

    Reply to this comment
  3. Çika September 7, 15:06

    Po pse, deri tashti , s’kanë qenë vettingu per politikanet ?
    Qenka në dorë tëLulushes dhe llapaqenit Edvin ?!
    O Shqiperi që na shpife kancerin , o shtetl I krijuar për maskarenjtë , kundër shqipetareve , o shteti parajsë i tradhëtisë e hajduterisë :
    Këto mbi 100 vjet dëshmuan paaftesinë e shqipetareve per të pasur shtet . Të tjerat janë pallavra !

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K September 7, 15:19

    Te nis nga ju me njerzit qe ju i keni cuar ne ato dikastere.Kjo loja e kungulleshes.

    Reply to this comment
  5. info analitike September 7, 15:21

    Ah sikur te flisnin keta ndertuesit dhe oligarket qe te krehin bishtin e te lepihen per kockat qe u hedh ateher po qe do te hidhje dengla ti. Mjafton vetem ajo qe po ben me Fushen e truallin e tetarit qe ty te te hedhin prangat edhe pse firmat i ka hedhur Senida.

    Reply to this comment
  6. Jak Boston September 7, 16:09

    Kelyshet e kuq po tregohen te “zgjuar”, gjoja po duan ta bejne vete “vetingun”, por kane hallin qe me nje gure te vrasin dy zogj.
    1- te mashtrojne partneret tane perendimore qe gjoja po e bejme vete vetingun, kjo ngaqe i ka zene paniku se mos ju a bejne vetingun perendimoret.
    2- te mashtrojne shqiptaret duke i bere disa te shpresojne per “kthesen e madhe”, por ne te vertete duan te fusin njerezit e tyre te besuar dhe te eleminojne te dyshimtet dhe konkurentet ne emer te vetingut si dhe te rrisin cmimin e blerjes se deputetllikut, apo drejtorllikut e plot vende te tjera qe Ripjellja e ka kthyer ne market politikaresh.
    Partite shqiptare sbejne dot nje ligj zgjedhor te pranueshem e jo me te bejne vetingun.
    Po si duket dyshja Rama-Basha e gjeti se me cfare te merret edhe per me shume se dy vjet te tjera, kjo pasi Rama me timonin e tij nuk eshte i afte te beje asgje, keshtu qe i intereson coroditja e vemedjes per te mbuluar paaftesine e tij drejtuese dhe menaxhuese.
    Nga ana tjeter Bashes i duhet te pakten nje arritje si opozitar, ndryshe partia do ti shpartallohet para se te vijne zgjedhjet e tjera parlamentare.

    Reply to this comment
  7. Dash Pacja September 7, 17:12

    E vreni info kanalifike….kanalifake……analikake ……analitike mor tina, po na del ene prokuror!!!!

    Reply to this comment
  8. Jimi September 7, 20:07

    Nuk e di eshte lapsus i redaksis, apo i Rames? “Shyqyr qe u katandis” thuhet me siper. Mos Rama ka then ” Shyqyr qe u kandis”? Me shqip “Shyqyr qe u bind”?
    Ne frazen e mesiperme, “katandis” dhe “kandis” nuk shprehin te njejten gje!

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku September 8, 08:02

    Shyqyr qe u KANDIS dhe jo u KATANDIS. Mesoni shqip o gazetare, mesoni shqip.

    Reply to this comment
  10. asd September 8, 09:14

    Ky po u “kujton” kundershtareve qe do te digjen te tere, prandaj me mire “ta lene menjane” kete ide. Nenteksi eshte mafioz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*