Shyqyriu, Dom Gjergji dhe zoti Lu

July 2, 2016 15:35

Shyqyriu, Dom Gjergji dhe zoti Lu

Nga Alqi Koçiko

 

Shteti ka rënë, thanë dy violinat e para të PD-së, më saktë violina e parë dhe dajrja shoqëruese. Kjo, sepse në Rinas u grabitën një milion euro dhe deri tani hajdutëve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Grabitje spektakolare, ç’është e vërteta. Por kur Berisha thotë që shteti ka rënë, gjithë të tjerët e asociojnë emrin e tij me domethënien e vërtetë të nocionit të rënies së shtetit. Dhe e kuptojnë dallimin.

Mjaft ngjarje kanë ndodhur këtë javë. Shteti padyshim nuk ka rënë akoma, por një mesazh shqetësues që i përafrohet kësaj fraze, erdhi po dje nga një drejtim krejt tjetër. Ishte mesazhi i dom Gjergj Metës, drejtuar deputetëve të Kuvendit (disa prej të cilëve i kam miq, shtoi prifti katolik, kushedi për ç’arsye): Shpërndahuni, ikni, jeni bërë palaço cirku! Arsyeja në pamje të parë, ngjan tamam me njëfarë “rënieje të shtetit”: Ambasadori i SHBA-së në Tiranë u shpërndau deputetëve një kopje të “kushtetutës së re” pas ndryshimeve që ende nuk janë bërë dhe as janë votuar. Mesa duket, me idenë që të mësojnë se çfarë baze ligjore janë duke përgatitur komisioni i reformës në drejtësi dhe negociatorët. Në thelb nuk e ka keq, me një Kuvend që jo shumë vite më parë ka miratuar më disa raste dy herë të njëjtin ligj, apo me deputetë që kanë marrëdhënie aspak të ngrohta dhe miqësore me gjuhën shqipe.

U komentua në dy mënyra reagimi i klerikut publicist: E kishte me deputetët që pavarësisht rrogës së majme s’bëjnë një lek (përfshirë dhe miqtë e tij?), apo indirekt me ambasadorin Lu për një ndërhyrje flagrante në veprimtarinë e Kuvendit të një vendi sovran? Hmm, ndoshta Dom Gjergji duhet ta sqarojë pak më mirë. Por edhe me kaq, nuk munguan pyetjet e tipit: A jemi vend sovran? A është prifti popull? A duhet të prononcohet për çështje politike një klerik? Pse të mos e bëjë, kur ai flet si një qytetar i shqetësuar, që pak rëndësi ka se ç’detyrë bën, por i dhimbset ky vend?

Mirëpo gjërat janë të lidhura. Se për shembull, që drejtësia ka nevojë për një reformim rrënjësor, kjo nuk do as mend as kalem. Ambasadori Lu tani është në fazën që po grumbullon votat e të djathtës një për një, me takime kokë më kokë (nëse do t’i grumbullojë) duke ua kërkuar haptaz: Do ta votoni apo jo? E nëse jo? Poeti ynë Ben Duka, në vargjet e sotme thotë se Lu do t’i shpallë non grata penguesit e reformës! Qëndrim radikal! Ndoshta, por s’do ishte keq. Se diçka duhet bërë me këtë drejtësi.

Dhe rasti më i freskët nuk na vjen nga ndonjë KLD, apo Gjykatë e Lartë etj. Jo, na vjen nga Berati dhe nuk ka të bëjë me korrupsione miliona eurosh. E mbani mend Shukriun e Dibrës? Nëse po, shtojini dhe Shyqyriun (Çobo) e Beratit, një gjykatës “filozof” që i kërkonte favore seksuale një gruaje që po divorcohej, si shpërblim për të trajtuar me prioritet çështjen e saj. Skandali është serioz, por tema u kthye në qesharake, pikërisht për shkak se para të gjithëve, përmes disa sms-ve ‘elitare’, u shpalos niveli intelektual dhe formimi i një gjykatësi të Republikës. Nesër pasnesër, Shyqon mund të shihnim në ndonjë shkallë Apeli, apo edhe KLD, pse jo, nëse gjërat do rridhnin ndryshe. Do thoni ju, ende e ka atë shans.

Apo do ta pengojë reforma? Epo, reforma nuk do të bëhet zotërinj dhe shokë. Sepse violina e parë dhe defi i PD-së prapa tij, kanë një merak shumë më të madh. Edi Rama ka paguar për të dalë foto me Obamën, dhe kësisoj duhet të japë dorëheqjen. Ja pra që shteti ka rënë. Eh ç’na bëre, Dom Gjergji…

 

****

*Rubrika: “Gjëra që ngjasin”çdo të shtunë në DITA

July 2, 2016 15:35
Komento

5 Komente

  1. andromeda July 2, 14:03

    O ç’ia ke bërë mirë këtij palo-priftit, djallit që na hiqet si shenjtor,

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit July 2, 15:47

    Ne fakt shteti eshte kthyer ne estrade, ku qajne spektatoret dhe gajasen protagonistet. Kjo sepse kemi dhene xhaba sovranitetin dhe kush po can koke per shqiptaret. Ishalla ambasadori fillon te shperdaje tapite e shtepive, se kam 12 vjet qe i kam blere po s’jam akoma i zoti i shtepise. Do thuash ti, c’pune ka shteti apo kryebashkiaku me hallin tim? Hall eshte nese e lexon flamur rroku apo dafina tophalli ate kushtetuten e ambasadorit apo jo? Ju z.Kociku besoni se nje sistem i padrejte gjeneron drejtesi? Nje vend koloni ku fasonet paguhen sa sholla e nje kepuce kurse keta gaztore bythpambukte zhgrryhen ne miliona si derri ne lluce. E cfare se foli dom Meta? Ketu ka 26 vjet qe shqiperojne ambasadat e huaja dhe huqet e tyre, kurse prifti eshte shqiptar.

    Reply to this comment
  3. anila July 2, 18:55

    Z Kociko, ju jeni nje sherbetor i keq i z. Rama. Ama i keq fare.
    Ajo pagesa prej 80 mije dollaresh eshte bere problem gjyqesor ne SHBA dhe kete e thote Zeri i Amerikes. Pra, ne menyre kriminale, nga Shqiperia shkojne ne SHBA 80 mije dollare. Dorazi, pa transferte bankare, duke thyer ligjet shteterore (nuk lejohet te nxirret nje shume e tille na vendi yne) dhe kjo shume perdoret per t’u futur ne nje takim dhe per te bere nje fotografi me Presidentin Obama.
    Bashkepumnetori i shtetasit te huaj 1 dhe shtetasit te huaj 2, Bilal Shehu, ka pranuar akuzen e ngritur ndaj tij dhe ka dhene edhe emrat e dy shtasve shqipytare, qe jane edhe vellezer dhe mbajne te njejtin mbiemer. Ju e thoni dhe vete se per ke behet fjale.
    Ju kam lexuar ne faqet e Gazetes Dita dhe gjithmone mbani te njejtin qendrim. Por, ky i sotmi, eshte teper i turpshem.
    Dikur, kur ra komunizmi filluan te thone, me te drejte, se ne ceshtjet e brendshme te vendit tone kishin nderhyre ambasadori jugosllav dhe ai rus. Te gjithe ishim dakord se kjo ishte e palejueshme.
    Po mire, z. Lu cfare kerkon ne mblkedhjet e Parlamentit dhe te partive politike? Cili vend demokratik ne bote e praktikon nje gje te tille. Mire kur takohet me gjithe grupet, por te bisedosh vecmas me deputete te PD, valle kjo eshte demokratike?
    Ne jemi vend i pavarur. Ne zgjedhim vete qeveritaret dhe ligjvenesit tane. Nese nuk kenaqemi prej tyre, nuk i votojme me. Keto jane punet tona, jo te z. Lu.
    Sikur ne Amerike, njerezit qe njohin se si funksionojne shtetet demokratike, te mesojne keto qe ben z. Lu, nuik besoj se ai do vazhdonte kete rruge.
    Tre udheheqes te larte te kongresit amerikan kane bere nje deklarate dhe ja kane dergua Xhon Kerrit. Te shohim se cfare do beje ai.
    Xho Bajden do vije ne gusht. Po te ishte se ai do donte te bente presion mbi Parlamentin, vinte qe tani.
    Merru z. Kociko me gjera me te rendesishme. Kjo qe ke shkruajtur sot, jo vetem nuk te nderon, por tregon se je krejt ndryshe nga c’hiqesh.
    Gazeta Dita, shpresoj ta botoni kete koment se, besoj, nuk ka asgje te paqene.

    Reply to this comment
    • logjika July 3, 20:39

      A-anila, ti ke me te rendesishme 80 mije dollare qe edhe ne eshte shkele ligji amerikan, nuk i hyne gjemb ne kembe Shqiperise, po eshte gjithmone se ka ndodhur. Te pakten eshte nje oqean, me i madhi ne bote qe mund ta laje, por si te ja bejme me Saliun, Gjinin, Lulin, Shyqot, si te ja bejme me rritjen e femijeve te viktimave qe kane lane keta ne Shqiperi. Kjo s’te shqeteson fare dhe duket se ke pozicion te vazhdimit te shkaterrimit te ketij vendi. Ti anila thua se jemi vend i pavarur! Vertete e ke kete apo apologjia jote kerkon te hedhe hi syve ca qe hiqen si patriot apo flet ne emer te patriotizmit? Nje vend i vogel dhe shkaterruar si vendi yne ka 25 vjet qe nuk eshte i pavarur, por i varur koke e kembe nga mafja vendase dhe nderkombatere dhe ky eshte faji i besimtareve shqiptare tek politikanet e tij. Ne kerkuam te shkojme ne Europe ne ato dite te dhjetorit historik jo me kembe, por duke ndertuar shtet ligjor demokratik si shtetet e Europes dhe jo te vinte Europa tek ne, prandaj Ameriken dhe Europen sot duhet ta degjojme dhe te zbatojme ato qe ajo kerkon qe te behemi si ajo. Ne nuk kemi asnje mundesi tjeter ne qoftese duam te dalim nga katrahura ku e futen Sali Berisha me shoke Shqiperine tone. Edhe per shqiptaret, qofte dhe ti anila, nuk interesoheni qe shteti , si ne Europe te ndertohet dhe ne Shqiperi, se ndryshe duhet te dorezoni te gjitha ato qe keni vjedhur per 25 vjet, duhet te jepni llogari per krimet gjate kesaj kohe dhe per tradhetine e ketij vendi. Dhe teza “me e bukur” eshte sovraniteti dhe patriotizmi qe kete ju e keni rrezuar dhe plasur per toke. Kjo semundje e rende kerkon zbulimin e diagnozes (qe e dime) , kerkon medikamentin qe duhet sheruar qe na e jep Amerika dhe Europa nepermjet reformes qe duhet bere. Ambasadori amerikan dhe europian ne Shqiperi nuk kane ardhur te bejne pushimet, por te ndihmojne Shqiperine te dali nga katastrofa e drejtesise qe solli Sali Berisha. Kush e krijoi kete gjendje drejtesie ne Shqiperi, anila? Mos valle Edi Rama per tre vjet?! Eshte njerezore te bisedosh e te shkruash, por eshte me humane ti pergjigjesh thirrjes qe kerkon vendi dhe njerezit e tij, per ta shpetuar nga kjo situate e jashtezakoneshme ku e çoi qeverisja e viteve te meparsheme. Pse ti anila nuk shkruan per “rrogen” mujore qe merr Podesta grup, miljona per kaq vjet dhe vazhdon dhe me çpifje nga me monstruozet per te shpetuar nje kriminel qe vrau njerez ne mes te bulevardit, qe shau si nje rrugaç kryeprokuroren dhe presidentin, qe ne kundershtim me çfaredo logjike, sikur shtetin e kishte privat , nuk lejoi dorezimin drejtesise te vraseseve. Ku eshte pare veç vendeve ne nje shtet fashist! E pra, anila e dashur, rri pak shtrember te te mos dhembe e fol drejte: gjithmone ne qoftese do. Prandaj mos u merr me 80 mije dollaret e Rames ne Amerik ne 2012, mos u merr me ambasadorin se nuk ta merr ai sovranitetin, ate e ke dorezuar, por merru e voto reformen ne drejtesi qe te justifikosh edhe prezencen e fjales tende ne gazeta e publik. Sa e njeh Ameriken dhe demokracine zoti Lu, nuk e njeh as ti e as une. Ne sa na u hapen syte, filluam te japin leksione demokracie vendeve qe shkuam si emigrante! E kupton veten? Prandaj beji thirrje Saliut, me hir ose me pahir, meqense eshte deputet, te votoje reformen, pavaresisht se do pergjigjet vete para drejtesise per ato qe ka bere. Ky eshte misioni historik i atyre qe kane ngele shqiptare dhe e duan me gjithe mend Shqiperine dhe sovranitetin e saj. Keto jane gjerat e rendesishme: shteti ligjor, drejtesia. Pa reformen keto nuk egzistojne, njekohesisht dhe “shqetesimi” yt per sovranitetin! Mos u merrni as me “nenin 88” te Venecias qe vetem te çmendurit apo ata qe s’duan Shqiperine e interpretojne. Edhe atje eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe: ne qoftese nuk arrihet me 2/3, atehere te perdoret nje nga pese variantet, midis tyre dhe i famshi 88, por kur nuk eshte arritur 2/3 ama. Nuk ecet me me: byll syte , te te genjej une!

      Reply to this comment
  4. ShkoDrani July 3, 12:24

    Qe kur merreni me nje koment te bere ne faqen personale te Facebook sikur te ishte kryeartikull gazete? Pervec kesaj, Meta ka te drejte, e shkruesi ngjan me nje militant tipik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*