Si arkëtoi Damiri miliona euro me “punë” që ekzistonin vetëm në letra

December 17, 2016 10:22

Si arkëtoi Damiri miliona euro me “punë” që ekzistonin vetëm në letra

Biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri.

Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme mashtrimi ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005.

Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë, raporton Panorama.

Nga veprimet që janë bërë në terren për këtë rast, Prokuroria konstaton se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët.

Situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë.

Është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por janë kryer rimbursimet me tri këste në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Crown Acquisitions është e dyta herë që del në vëmendjen e publikut.

Nëprill 2015 Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak në Porto Romano.

Mësohet se bllokimi i aseteve ka ardhur si pasojë e mosshlyerjes së kësaj kredie ndaj një banke të nivelit të dytë.

Dyshohet se Fazlliç ka vënë në veprim një mekanizëm të pastër mashtrimi, pra thjesht e ka përdorur shoqërinë për të marë kredinë dhe rimbursimin e TVSH.

Crown Acquisitions u krijua në 2005-n menjëherë pas ardhjes së PD në pushtet.

Fazlliç njihet për lidhjet e forta me familjen Berisha dhe shihet gjerësisht si mbështetës i kreut aktual të PD-së, Basha, prej ardhjes së tij nga Tiranë nga Kosova në 2005.

Vajza e ish-kryeministrit Berisha është akuzuar gjithashtu për aferën e Fazlliç me Porto Romanon.

Dita

December 17, 2016 10:22
Komento

34 Komente

  1. emigranti ish-gazetar i Shekullit October 8, 17:03

    Ja fytyra e pushteteve ne Shqiperi
    Miliona euro nga gjaku i popullit qe dergjet ne emigrim lard njerezve dhe memedheut te dashur
    Ky halabak dhe shoku i tij Lulzim dhe mikja e tyre Argita duan te vijne prape ne pushtet duke na tundur ne fytyre karten e te moralshmit.
    Cfare neverie, cfare turpi per ate shoqeri shqiptare qe nuk arrin dot te gjeje nje kunderhelm ndaj pickimit te tmerrshem te gjarprit te ligesise, vrasjes dhe vjedhjes qe mbante emrin Sali dhe tani mban emrin Rilindje
    Nga Fazllici kemi shkuar te PPP-te, koncesionet e famshme me emer te ndryshuar, nga ku vazhdoin rrjedh gjaku i popullit emigrant, nje hemoragji e pashembullt qe po e vdes Shqiperine dhe shqiptaret.
    Shef Thano, pershendetje nga nje toke mijera km larg Shqiperise se mjere ju lutem botojeni

    Reply to this comment
    • tani October 9, 00:03

      Tavarish ..tavarish ….ulerinte nje rus ,dikur per nje shok ….ore ky eshte jo ta varish ,po ta besh cope cope ..i tha shqiptari ahhahah edhe ketij …jo ti sekuestoni biznesin ..po ta beni ..qe kur te kujtoj shqiperine ….te mallkoj diten qe lindi …gjithe mbeturinat ebotes ,gjeten strehe ketu …para pergjegjesise dhe gjithe ata qe ekan toleruar !!!

      Reply to this comment
      • I ri October 9, 00:06

        A mos e ofendoni keshtu mikun e mire Fazllic miku i mikut ,me falni mutit,me te madh te Shqiptareve.Po saliu a e mori vesh pse nuk po del ne konference shtypi se po na largohen investitoret per shkak te Rames,,,,,,?

        Reply to this comment
        • lashi November 7, 18:40

          Po perse u la kaq vjete ky serbi te livadhise dhe te beje qejf me pasurit e popullit?.
          Po mbaron mandati i pare i rilindjes, jemi ne dhjetor 2016, per 6 muaj mbushen 4 vite.
          Shterngojeni mire se pas tije jane Shkelua Argua Salua dhe te tjere.
          Kur do shikojme te leviz drejtesia ne kete vende?

          Reply to this comment
          • idhi April 16, 07:57

            Pse nuk doni ta kuptoni kolpon qe eshte bere me kete afere?
            Banka qe dha kredine,nga ana e saj i ka marre paret nen dore dhe tani do marre edhe pronen. Larje me te paster te parave nuk ka. Si mendoni ju,do e linte pronen serbja Argite ti ikte per lesh?

    • tironsi refugjat October 28, 17:09

      Lexoni e hapni syt or kosovar se ndonese jeni verior te zgjuar por nuk di si ju kan shpetuar kta tradhtar e agjenta neper kembet tuaja e keni henger sapunin per djath! E keqja esht se edhe ne ja kemi ndjer “lezetin” ksaj gjelle te ardhur andej e mos mundohet ndokush te me kundershtoj se ne mjaft biseda me intelektual atje tek ju, me jan shprehur “keni fatin e madh qe keni nje bur si Lulzim Basha ! Skam asnje motiv te them genjeshtra por kur lexoj kte artikull me dhemb shpirti sepse edhe ju me jeni dhimbsur per cka keni hequr nga ajo dor aq e gjat e helmuar e serbit ….

      Reply to this comment
      • bocari October 28, 17:10

        Cdo dite e jetes se Sales ne liri eshte nje shuplake ndaj emrit Shqiptar. Fute mor Ed brenda se po merr ere kerma.

        Reply to this comment
  2. kalushi October 8, 17:07

    Kur themi Fazllic nuk mund te lihet menjane Basha.
    Lulzim Basha eshte i zgjedhuri i lobit serb te Fazllic dhe i rritur qe kelysh njesoj sic ka rritur Janullatosi Vangjel Dulen.
    Berisha e ka marer trashegimtarin te referuar prej ketij bordi serb njesoj sic Ramizi mori prej tyre vete Saliun.
    Sllavet kane dominuar politiken shqiptare prej 44-s me pak shkeputje nga levizjet e Hohes, por te rikhtyer fort ne dhjetorin e 90

    Reply to this comment
  3. katerina kavaje October 8, 17:19

    Basha eshte nje kukull (e kam fjalen nga ato qe perdorin pervereset, e keni parasysh vete)

    Reply to this comment
  4. fotograf October 8, 17:24

    A vlen 4 milion euro ajo gjeja ne Porto romano?
    Se mos thjesht e ka perdor per ti marr bankes 4 milion euro dhe ua ka len vet

    Reply to this comment
  5. gurish October 8, 17:25

    Ja dhe sponsori i Lulit ridoli ne skene…
    Dhe sa here del flitet per miliona euro
    Pika figures se politikanit shqiptar
    qelbesira

    Reply to this comment
  6. Plaku i mencur October 8, 19:04

    ky Damiri eshte nip i kujt esht..
    ky ka dosjet e Saliut Lulit dhe gjithe ish-komunisteve te UDB-se ne ballkan

    Reply to this comment
    • vicishta October 9, 00:12

      Ore pse habiten disa ketu me lidhjet e Fazlicit me Lule Bashen?
      kY BASHA udhëtuar në Shqipëri sipas dëshmive të bashkëpunëtoreve të tij në Tribunal për të hetuar varrezat hipotetike të serbeve të vrarë, i maskuar si inxhinier rrugësh apo përkthyes. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë. Ai ishte përgatitësi i dosjeve të para që u çuan në Gjykatën e Hagës për shqiptarët siç ishin dosja e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, si dhe dosjet e tjera të gjykuara nga drejtësia në Kosovë siç ishte rasti i Daut Haradinajt. Edhe pse ka qenë pjesë e atyre që kanë mbushur dosjet me fakte të diskutueshme, ai nuk ka pasur kurajën t’i pranojë ato publikisht kur ka pasur debat rreth besueshmërisë së tyre. vetem ne shqiperi mund te bejne politike persona em te kaluar te tilel kaq et erret anti vendit te tyre. cudi e madhe

      Reply to this comment
  7. luan October 8, 19:06

    Keti miliona nga TVSH dhe nga bankat, paguhen nga populli i varfer shqiptar.
    Ca birbo bejne qejf me keto para, miliona njerez vuajne.
    Kjo eshte e padrejte.
    Rilindja duhet te rihap proceset,ndryshe para drejtësisë shqiptare nuk jemi të gjithë të barabartë!

    Reply to this comment
  8. zevzeku October 8, 19:06

    Kur shumica cmenden per te gjetur e veshur nje bluze origjinale te Messit a Ronaldos une ika kundra rryme : Stampova Bashen ne bluzen bojqielli…
    Pse qeshni ?! …Me ke qeshni ?!…Me mua a me Bashen ?!…

    Reply to this comment
  9. tiranalbuls October 9, 00:08

    ore kam nje pyetje. nje njeri qe ka punuar kamarier e me pas ka qene student en hollande dhe punonjes i zakonshem ne nje organizate ne kosove, ku i gjeti milionat dhe pasurine?

    Reply to this comment
    • FIERAKU October 9, 00:10

      Fazllici eshte nje nga burimet e pasurise se pashpjegueshme te Lul Bashes.
      Burimi tjeter eshte Vefa
      Basha kishte dhe një jetë paralele në Holandë. Prej vitit 2001 ai kishte aty banesën e vet dhe familjen e vet. Gruaja e tij, Aurela Isufi, vjen nga një familje e afërt me Vebi Alimuçën, bosin e firmës piramidale Vefa. Daja e saj Refati ishte martuar me motrën e Vebi Alimucës, por kjo nuk ishte gjithçka. E rëndësishme ishte se familja e saj kishte thuajse nën kontroll gjithë punët e VEFA, që nga arka e deri tek siguria personale e Alimuçës. Disa investime të bëra me paret e VEFA në Ujin e Ftohtë në Vlorë kaluan në emra të familjes. Sot, nëse shkoni në Ujë të Ftohtë në Vlorë, do të shikoni buzë detit, bile fare mbi det, një kantier ndërtimi rrethuar me llamarina. Ndërtues është babai dhe vëllai i gruas së Lulëzim Bashës mbi troje të përfituara në atë kohë. Nëna e saj dhe ajo vetë, kanë bërë transaksione të kësaj kompanie brenda dhe jashtë vendit. Pas vitit 1997 ajo dhe vëllai i saj u shkolluan në Holandë, ndërkohë që formalisht prindërit e tyre në Tiranë ishin të varfër dhe pa punë.

      Reply to this comment
  10. reli October 9, 06:12

    “SHQIPEERI TE KAM DHJER, ASNJEHER S’TE MORA VESH” keto jane fjale lapidare nga nje njeri qe gjithe jeten e tij ja kushtoi shqiperis. kjo fjali besoj se i thote te gjitha

    Reply to this comment
  11. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE October 9, 11:13

    Sepse Basha eshte nje mi halesh.

    Reply to this comment
  12. marko October 28, 17:12

    Do zoti Reforma merret me Fazllicet dhe lidhjet e tij politike
    ne ka njeri qe ta beje ate shtet eshte EDI RAMA

    Reply to this comment
  13. shtetari October 28, 17:12

    kur Ed Rama nese e do atdheun e vet si cunin, vellane, nenen e tij do ti jap fund spiuneve e agjenteve te Serbise e Greqise ne Tirane ! Po keshtu edhe ne Prishtine. Ka shume – duhen larguar urgjent nga postet drejtuese ne Ministrira e Institucione shtetrore – Urgjent.

    Ata edhe sot vazhdojne te bejne sherbime shpellareve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  14. TEX October 28, 17:13

    Damir Fazlliç i lidh të gjithë

    Çdo gjë do të shfaqej pas një emri, Damir Fazlliç. Nëse Sali Berisha do të jetë ati i Bashës në politikë, nëse Argita do të jetë krushka e tij në politikë, Fazlliçi do të jetë Kumbara i fuqishëm, i cili, herë pas here, do të jetë edhe mbi të parin, edhe mbi të dytën. Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politikës së Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit.

    Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën e me Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese, përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro.
    Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në një mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa një përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i njohur lajmi se daja i Fazlliçit, pra vëllai i nënës së tij, nuk kishte qenë askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit, i akuzuar për krime lufte në Bosnje e sidomos në Kosovë. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë e në Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e kishte penguar Sali Berishën, e nuk do ta pengonte as “drenicakun” Lulëzim Basha, ta kishin atë mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera.
    Kushdo tjetër që do të kishte ardhur në politikë përmes kësaj dere, derës së Fazlliçëve, atij do i ishte përplasur dera në Kosovë, mirëpo në Shqipëri ndodhi ndryshe: ai u bë figura më e dashur e shefit të partisë, i cili, pasi u bë kryeministër, në harkun e pak viteve, e bëri birin e tij të adoptuar politik tre herë ministër.

    Reply to this comment
  15. shqiptari October 28, 17:13

    pra perfundimishte shqiperia ekziston si emer se ne realitet eshte nje placke qe ndahet nepermjet te pabeseve serbi turqi greqi dhe itali dhe te gjithe boset e amerikes qe japin mbeshtetje marin thelene etyre se pa mare thelen amerika ska sbet gje ja dhe 21 janari ket tregoi qe amerika i duhej nje rremuj dhe serbet me malazezet i ben vrasjet dhe po amerika me fbin e mbyllen pisllikun jemi skllever dhe barkthare si thote dhe Dacic.

    Reply to this comment
  16. ARUSHA October 28, 19:09

    BASHA ESHTE JASHTEQITJA E SERBISE

    Reply to this comment
  17. Ver LLAPA October 28, 21:02

    Luli eshte si bolet e dashit. Merreni me mend cfare eshte Damiri

    Reply to this comment
  18. Pëllumb zaimi October 28, 21:57

    Kini të drejtë “horri i bulevardit”! Shpesherë çuditem pse ndodh kështu dhe ky nuk është seriozitet komentuesi. Matem shpesh të heq dorë nga komentet për shkak te disave që dalin jashte orbite pa të dhënë mundësinë të gjesh një arsyetim për të cilin ja vlen ti kushtosh vëmëndje! Nderime “horri i…” !

    Reply to this comment
  19. Tomorri October 28, 22:48

    Kush nuk ngeli pa dale spiun ne kete vend. Zogu me Serbet, Enverin e vune Serbet,
    Ramizin po Serbet, Salen gjithashtu, Tosin Greket, Ramen deri dje Greket tani po del qe e ka mbeshtet Erdogani.
    Fazllici t ket bere cte doje, po ju harroni qe Basha eshte kryetar i nje partie qe e mbeshtet
    40% e Shqiptareve. Atehere gabon gati gjysma e ketij populli apo gaboni ju qe shkruani keto?
    Ne cdo gazete gjen shkrime te tilla per Bashen, Ramen e klasen politike tonen ,
    te gjithe dalin tradhtare te shitur e blere por te mire apo te keqinj keta jane
    liderat tane te dale nga ne.
    Perfundimi , o jeni ju qe shkruani disinformues ose populli Shqiptare eshte kaq idiot
    qe zgjedh te tille tradhtare.

    Reply to this comment
  20. Bocari October 29, 09:29

    @ tomorri

    une do qendroja tek fjalia jote e fundit, ajo eshte me e mira qe ke shkruar ne kete koment. Mos harro se populli, pa diskutuar historine e te kaluares, meqenese ishte rritur ne diktature i vajti mbrapa nje komunisti me tesren e PK ne gji pa pyetur vehten se si ka mundesi te veshi ujku lekuren e deles e te behet dele. Qe ne kete moment fillon idiotesia e injorances dhe mendjeshkurtesise. Nqs. ata qe votojne Salen jane akoma 40% eshte per te ardhur shume keq, qe akoma ka kaq te verber dhe pas 22 vjeteve. Une mendoja se ai votohej sot vetem nga mercenaret dhe mashtrimet e numerimit qe bente. 40% eshte shifer tronditese. Duhet ta kemi injorancen ne gen.

    Reply to this comment
  21. Cmajth October 29, 13:23

    Zakonsht spiunazhet e vendeve te medha,gjejne kandidatura te [pershtatshme per ti vene ne sherbim te tyre me synim qe te zene vende kyce,vende burim informacioni per spiunazhin qe i ka zgjedhur e rekurtuar.Ne se do studjohen me vemendje shumica e politikaneve shqiptare jane vene ne sherbim te spiunazheve,kryesisht atij serb.Jane pergatitur dhe veprojne duke zbatuar detyrat e poliitikes serbe.Gjithcka ketu te neve,komandohet nga spiunazhio serb.Detyra e ketyre spiunazheve eshte qe tw pengojne zhvillimin ne Shqiperi,ta dobesojne ekonomine,te thellojne kontradiktat nder partiake,te rritet kriminaliteti,te vriten sa me shume shqipetare.
    Dhe ketu Basha si trashegimtar i Berishes e ky i fundit i Ramizit eshte i lexushem.

    Reply to this comment
  22. shkumbin October 31, 22:33

    KY NJERI NUK ESHTE I MIRSEARDHUR NE KOSOVE SEPSE VUAN NGA TRADHETIA PRANDAI EDI RAMES I KISHA PROPOZU TA DENO ME DENIMIN MA TE MERITUAR PER TRADHETI KUNDER SHQIPERIS DHE KOSOVES

    Reply to this comment
  23. Agimi April 15, 22:25

    Pronat Jane te xenit me saliun Por ne ket vend ska drejtesi

    Reply to this comment
  24. "horri i bulevardit" December 17, 12:54

    Fazllicin se kapni dot me, por mun te kapni personat qe e ndihmuan te beje keto alishverishe dhe ata persona jane ne Shqipri, pyesni argita malltezin (Berisha) ajo i i ajo i ka edhe kontabilistet qe punuan per Fazllicin. Mo s qani se na iku dhe skemi cfare te bejme.

    Reply to this comment
  25. Arben December 17, 18:43

    CFARE DAMIRI THONI JU.

    JANE SOT QE FLASIM DAMIRAT E RILINDJES 100 FISH I KETIJ.

    PROKURORIA SHKODER E THIRRI SHKURTE PAL VATEN, PASI PUNONJESI I TATIMEVE QE ESHTE NE BURG THA SE ME BERI PRESION VERBAL QE TE FIRMOSJA PER 150 MILION LEKET E NIPIT TE DREJTORIT TE SHKODRES.

    JO PER GJE, POR E NJEJTA SITUATE ESHTE NE CDO RRETH.

    RILINDJA, ME SA DUKET, PO THERRET FORT UJKU UJKU, ME SHPRESEN SE DO TU HEDHE SY NJEREZVE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR,TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  26. Arber iliri December 17, 19:43

    Salihu je me ze dhe figure ne Parlament kur pranove se e kishe mik Fazllicin dhe mund ta bije edhe ne Parlament.Jeshe Kryeminister qe mos qofsh ne ate kohe dhe buzeqeshje.A ka mundesi te na i nxirni me ze dhe figure Salihun, kur deklaronte ne parlament se e kishte mik Damirin dhe po te donin socialistet ua binte edhe ne Parlament, apo tani e mohon.Media leshi pse nuk e pyesni per keto gjera Sakihin por degjoni pordhet kot qe nxjer nga goja.Salih ka ca shqiptare qe nuk harrojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*