Si bëhet transferimi i pensionit kur ndërroni vendbanimin

February 20, 2018 17:53

Si bëhet transferimi i pensionit kur ndërroni vendbanimin

Në rastet e ndryshimit të vendbanimit, pensionistit i lind e drejta edhe për transferimin e pensionit. Për këtë duhet të bëjë kërkesën përkatëse dhe ta dorëzojë pranë organeve lokale të sigurimeve shoqërore, të cilës duhet që t’i bashkëngjisë edhe dokumentet e përcaktuara.

Kërkesa për transferimin e pensionit, bëhet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku pensionisti ka vendbanimin e ri.

Dy dokumentet e kërkuara për transferim pensioni nga një rajon në tjetrin janë: ”Certifikata familjare e përfituesit, si dhe fotokopja e Kartës së Identitetit”. Çdo pensionist, kërkesës duhet që t’i bashkëngjisë edhe dokumentet që duhen për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike.

Në këtë rast duhet që të dorëzoni: “Deklaratë për kompensimet, fotokopje të kontratës së energjisë elektrike, vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla, vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave të Bashkisë ose Komunës, vërtetim nga Zyra e Punës, si punëkërkues për anëtarët e tjerë të familjes”.

Inspektori pritës pasi vlerëson si të rregullt dokumentet dhe kërkesën e paraqitur nga pensionisti, bën regjistrimin në librin e pritjes, në rubrikën “Kërkesa për transferim pensioni”.

p.k/dita 

February 20, 2018 17:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*