Si do bëhet zgjedhja e administratorit dhe sa është tarifa e pallateve

February 1, 2018 19:42

Si do bëhet zgjedhja e administratorit dhe sa është tarifa e pallateve

Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë Tiranë, shpjegoi disa detaje të rëndësishme për qytetarët lidhur me tarifat mujore që do t’u duhet të paguajnë për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta nëpër pallate, si dhe për zgjedhjet e administratorëve.

“Në rastet e pallateve, ku administrimi bëhet me marrëveshje mes banorëve, administratori i takon këtyre të fundit që ta zgjedhin. Ndërsa në rastet kur banorët caktojnë një kompani administrimi, administratorin e cakton kjo e fundit. Ka rreth 300 pallate në Tiranë ku nuk ka zgjedhje të administratorit për shkak të konflikteve mes banorëve, në këtë rast ne si Bashki detyrohemi sipas ligjit të çojmë një kompani administrimi” – tha Bejko për Raport.tv.

Lidhur me tarifat e administrimit ai sqaroi: “Tarifa e administrimit caktohet në varësi të madhësisë së pallateve, apo banesave. Qytetarët janë të informuar në disa forma: mediatike, me letër të çuar nga kryetari i bashkisë para mbledhjeve, e treta është njoftimi zyrtar nga task-forca, 10 ditë para mbledhjes së parë. Nëse dështon mbledhja e parë, ne bëjmë lajmërim për mbledhje të dytë. Roli i bashkisë në këtë histori, është se ne dimë sot se cila është situata në 3 mijë pallate nga 4 500 apo më shumë që janë në Tiranë. Te pallatet që kanë dështuar, e kanë dështuar banorët me koshiencë zgjedhjen e administratorit, sepse ata duan një person të jashtëm. Në këto raste, ne si bashki ndërhyjmë duke dërguar një kompani që cakton administratorin. Kostoja e pallateve të vjetra shkon deri te 400-450 lekë të reja në muaj. Ndërsa kosto e pallateve të rinj, ku ka ashensorë, atje kostoja shkon 900 deri në 1 mijë lekë të reja në muaj. Kompanitë që do të lidhin kontratë me banorët, do t’i përmbahen këtyre mesatareve. Bëhet fjalë për kompani të licencuara administrimi pallatesh” – bëri të ditur Bejko. e.k/dita

February 1, 2018 19:42
Komento

10 Komente

  1. Komuna e Parisit February 1, 20:07

    Po kur qenkan caktuar tarifat, perse disa administratore kerkojne nga banoret 1100 leke e bile edhe mbi kete tarife mujore?.

    Reply to this comment
  2. Fatmiri February 1, 20:42

    Meqenese administratorin e cakton vete bashkia le ta quje punonjesin e saj dhe ta paguaje ajo duke i caktuar edhe ndonje detyre plus sic jane keto parkimet e makinave ne cdo pallat : ose te pakten ne pensionisteve mos na e pakesoni pensionin!Neve po bejme nje jete te tere qe jemi vetadministruar per bukuri , por me qe ju ngulni kembe per kete “rregull” te ri , atehere paguni vete keta “nepunes” te bashkise , apo administratore dublante ,sepse nepunes bashkia nuk ka pak (une nuk e di shifren e sakte , por nuk eshte e vogel) ndersa administratore vetem Tirana qytet ka 11.; atehere perse duhen edhe administratoret e pallateve?Vini ne pune administraten e bashkise dhe ate te ish minibashkive ! Ky eshte mendimi yne i palekundur per kryetarin e bashkise si pensioniste ose me mire imi , se une nuk i perfaqesoi dot te gjithe pensionistet , pervec asaj qe kam ne shtepi!

    Reply to this comment
  3. Fatmiri February 1, 20:46

    Meqenese administratorin e cakton vete bashkia le ta quje punonjesin e saj dhe ta paguaje ajo duke i caktuar edhe ndonje detyre plus sic jane keto parkimet e makinave ne cdo pallat : ose te pakten ne pensionisteve mos na e pakesoni pensionin!Neve po bejme nje jete te tere qe jemi vetadministruar per bukuri , por me qe ju ngulni kembe per kete “rregull” te ri , atehere paguni vete keta “nepunes” te bashkise , apo administratore dublante ,sepse nepunes bashkia nuk ka pak (une nuk e di shifren e sakte , por nuk duhet te jete e vogel) ndersa administratore vetem Tirana qytet ka 11.; atehere perse duhen edhe administratoret e pallateve?Vini ne pune administraten e bashkise dhe ate te ish minibashkive ! Ky eshte mendimi yne i palekundur per kryetarin e bashkise si pensioniste ose me mire imi , se une nuk i perfaqesoi dot te gjithe pensionistet , pervec asaj qe kam ne shtepi!

    Reply to this comment
  4. lejlek February 1, 21:05

    Z Erind Bejko per dieni kryebashkiakut.vendosja e administratoreve eshte hap pozitiv per qyteterimin e pjeses se popullsise se pa mesuar jeten ne komunitet.
    Por zyrtaruce bashkiake ,kopuke, dhe te kompromentueshem me nje gote raki i bejne dem ceshtjes.
    Si mund te merret ne dorezim nje pallat sidomos ne Astir ku nuk ekziston nje perfaqsues bashkie , kur mungojne puseta dhe kapake,trotuare te pergjysmuara,dhe te fundosura ne toke,me mure te zhgarravitura dhe me nje sistem elektrik ne shkallen me te ulet te sigurise , pa perfunduar elementet ne banesa koridore apo edhe te linave te telefonit internetit e shume mangesi te tjera . Dhe po i pyete pergjegjesit e kesaj pune ,te pergjigjen ‘i kane vjedhur”Keta hajdute injorante arrijne dhe akuzojne banoret e nje pallati te tere per hajdut.
    Por do tepyese dikush kush jane elektrifikuesit e pallateve dhe konkretisht i pallatit tone ??? Nje fshatar i zones me te thelle te korces te pa shkolluar edhe punetoret e tij qe kane ne dore jete njerzish me idiotesine e tyre dhe te punonjseve po idiote te bashkive tona.Po pallatet ke kane per banore ???
    Te gjithe te rinj e te vjeter te shkolluar e te sakrifices qe kane punuare punojne me ndershmeri dhe kane blere me kredi shtepiat.
    Peshku i qelbur ne koke qelb nje qytet te tere.
    Kush e din se ne keto pallate ka uje pusi nentoke te pa filtruar ku prodhohen buke ,lahen ene ,e te gjithe e paguajne per uje Selite.?

    Reply to this comment
  5. Fidel February 1, 21:08

    Bashkia gjithmone e me shume ka luftuar te na grabise ne qytetareve!
    Sidomos qe kur kryetar eshte zgjedhur Erion Veliaj,jane shtuar cdo vit aq shume taksa sa na e kane pergjysmuar te ardhurat!
    Mbillni vete peme,thote lale Eri,por taksen e gjelberimit cdo muaj na e merr neve!
    Ku i ke cuar te gjithe keto taksa o mavri?
    Ka mbi 2 vjet qe mbi 30 mije banoreve ne Yzberisht ky lal Eri u merr takse pewr infrastrukturen arsimore,por ne Yzberisht nuk ka asnje cerdhe,kopesht apo shkolle!
    Ku i ke cuar milionat qe na ke marre neve o lal Eri?

    Reply to this comment
  6. Lili February 2, 00:54

    Fidel,
    Nuk duhet shtrue vetem pyetja.
    Duhet qe vertet te kerkoni zyrtarisht nga komuna sa qytetare jane taxuar,sa ka marr komunja e sa nuk ka dhane… Sikur te gjithe te veprojme keshtu ne cdo njesi, do evidentohet rrenat e vjedhjet.
    Sa per administratoret ,ide e importuar per te miren tone, pse nuk importohet edhe ideja qe administratori mundet te jete vulnetar i pallatit,i zeghdur nga pallati ,pa nderhyrje te komunes?

    Reply to this comment
  7. Adih February 2, 14:33

    Kjo qe po ben bashkia ,eshte per te rjepur banoret . Mafja ,po levrin e pa lekundur ,drejt kapjes dhe kollofitjes te parave te banoreve , ku me keqeardhje banoret jane te pa pregatitur . .Ne fillim mafja caktoi nga nje banor ,si pergjegjes ,ku kjo ishte provizore ,por prespektiva e mafjes eshte, ta marre vete ,ku do kete shume pallate nje sipermares ,dhe te abuzohet me parate e banoreve. ku kjo mafje do vendosi rroga maramendese per vehten e saj ,duke u paguar vete nga banoret drite shkurter ,tani te kthyer ne ligj ,per te miren e mafjes . Kujdes . Kujdes o popull, po ju rrjepin te gjalle. Do me kujtoni nje dite .

    Reply to this comment
  8. Bordi February 3, 05:02

    Bashkia s’mund te emeroje administratore sepse jemi ne ekonomine e tregut te lire
    Banoret zgjedhin nje Bord qe drejton dhe ne rastin me te mire bejne kerkese per nje kompani manaxhere
    Bashkia fut hundet vetem per korupsion

    Reply to this comment
  9. realisti February 18, 21:57

    Vendosja e administratorit apo e thene ndryshe kujdestarit te pallatit eshte domosdoshmeri apsolute. N.q.s. ndonjeri nga banoret e pallatit e mer persiper administrimin vulletarisht dhe pa pagese ku ma gjen! Por e verteta eshte se persona qe kujdesen per te mire e pergjtheshme pa leke nuk egzistojne . Pompa e ujit.pastrimi i shkalleve. ndricimi i shkalles depozitat qe rrjedhin apo qe duhen pastruar pa administrator nuk behen. Se kur digjet pompa dhe ti e nderron banoret jo vetem qe nuk te falenderojne per angazhimin dhe kohen qe harxhove po mezi t’u bledhesh dhe leket e pompes me njemije llafe dhe insinuata dhe dyshine jopo pse kaq dhe jo aq leke, jopo une jam kati i pare dhe nuk me duhet pompa, jopo nuk paguaj pastrimin se pastroj vete pjesen time, jopo nuk paguaj keto dy muaj se do shkoj jasht shteit nderkohe qe ke detyrime bashkepronesore etj. Te gjitha keto mund t’i zgjidhi vetem adminidtraori me ane te force se ligjit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*