Si do ishte bota pa makina?

March 5, 2016 23:28

Si do ishte bota pa makina?

I nderuar z.Kryeredaktor

Bill Gates bën ca llogari dhe atij i del se qeveria Amerikane shpenzon çdo vit 5 mld $ për kërkimet në fushën e energjisë së pastër. Do ishte interesante të krahasohej, siç shprehet ai në një video të shpërndarë në Twitter, shifrat e shpenzimit për gaz dhe benzinë me ato për kërkime.

Ne kemi 250 mln makina në rrugë çdo ditë që furnizohen të paktën një herë në çdo 10 ditë. Pra le të themi se çdo ditë mbushen me benzinë 25 mln makina. Duke qenë se çdo makinë mbushet me 13 gallonë, kemi 325 mln gallonë ose më shumë se 1,23 mld litra.

Edhe pse çmimet e benzinës kanë rënë, ne shpenzojnë rreth 813 mln $ çdo ditë dhe në javë rreth 6 mld (5,7 mld $) në një kohë që buxheti i kërkimit për energjinë e pastër është 6,4 mld.

Pra sipas Bill Gates në Amerikë shpenzohet më shumë në javë për benzinë se në vit për kërkime shkencore, në një kohë që motori me magnet i shpikur nga Nikola Tesla, kroati me origjinë shqiptare, do të siguronte transport me kosto zero.

Dhe kujtoj se ishin interesat e ngushta të investitorëve në industrinë e naftës që e penguan këtë shpikje të rëndësishme për të gjithë njerëzimin që do ta bënte jetën më të mirë dhe më të lirë.

Pasi është e vërtetë se në fillim një litër naftë kushtonte më pak se një shishe Coca-Cola, por me shpikjen e ndarjes së nënprodukteve të naftës çmimi i saj filloi të njihte vetëm rritje. Pikun e shënoi në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, por ky nuk ishte maksimumi. Ai u arrit në vitet 1998 dhe 1999 kur arriti në 140 $ nga 10 $ për fuçi nga përpjekjet e OPEC –ut. Ndërsa aktualisht ai vërtitet rreth 30$ për fuçi.

Si do ishte bota pa makina? As që nuk mund të mendohet, por përsëri do të shpikej një mjek tjetër që do të plotësonte nevojat e transportit. Le të themi disqet duke u nisur nga filmat fanta-shkencë. Por le të kthehemi tek makinat.

Të gjithë mund ta imagjinojnë se si do të ishte bota me makina që lëviznin pa naftë, benzinë a gaz. Sa për të filluar, ajo do ishte më e pastër, dhe duke vazhduar dhe përfunduar në të njëjtën kohë do të thosha se jeta do ishte shumë herë më e lirë, pasi kostot e transportit do ishin në mos zero (se tek e fundit s’do të na duhej të blinim makinat), ato do bëheshin pothuaj të papërfillshme.

Gëzim Hoxha

 

March 5, 2016 23:28
Komento

6 Komente

  1. MH March 6, 00:12

    Boten pa makina e njohim me boten me karroca e kuaj.Mushq e gomer.Bota qe njohim pa makina kishte karroca nga nji e dy kuaj deri ne mbi 10-12 kuaj.Shpenzimet per ti vene ne levizje karrocat do perdoresh tagji.Ndaj bota eci perparoj dhe u holl ne boten me makina.Tashti perpetum mobile nuk ka arrit truni njeriut ta rrealizoj.Asgja nuk vihet ne levizje pa nji shtys energjiet.Ne kjofte se ankoheni per shpenzime.Vendosni te flini ku te ju xaje nata apo dita dhe mos u ngreni derin humbjen e frymarrjes.

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 6, 10:21

    BOTA PA MAKINA DO TE ISHTE SI BURRI PA PENIS.

    prandaj:

    o Gezim Djali lere BOSIN e Microsoft-it se:

    BOTA PA MAKINA DO TE DUKEJ SI SHQYPNIA E ENVERIT DHE NEXHMIJES NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 6, 14:38

      Pyetja se bejne intelektualet properndimore eshte se qysh do ishte bota pa nasdradiner? Do kurseheshin LEKA per rrogat e perkthyesve tane qe nga koha e Luftes e deri ne kohen e Qepes e pastaj 30 miliard komente nga koha e Preshit.

      Reply to this comment
  3. capajevi March 6, 17:33

    O gezim Hoxha!
    Duket qe nuk je as gazetar po as me shkolle. Energji me kosto Zero nuk ka . Kjo mesohet ne oret e para te fizikes. Qe kompanite prodhuese te naftes kane manipuluar politikat energjetike, kete e dine edhe te pa shkolluarit si puna jote, por qe te thuash se “Motori me magnet “( i cili eshte vetem ne fantazine tende) eshte me kosto Zero do te thote qe te jesh pervec i pa shkolluar edhe mashtrues. Motora me magnet nuk ka… ka motora elektrike. Kjo fraze tregon sa klase shkolle ke

    Reply to this comment
  4. VellazeriA March 7, 12:24

    Mos e botoni komentin, ju lutemi, por ne kete faqe po ju kerkojme dicka brenda mundesive e pa nderhyre fare ne menyren tuaj te punes. As ne rregullin tuaj si gazete. Vleresojme shume rubrikat, shenimet e analizat ketu. Rubrika Europa-Analize eshte shume e bukur. Sikur te kishte komente? Ndoshta nuk ka nevoje per komente por, do ta komentonim me kenaqesi ( pa thyer rregulla ). Gjithsesi ju keni te drejten tuaj e ne vetem nje sugjerim. Suksese.

    Reply to this comment
  5. mirel March 7, 21:20

    Ne ju kujtohet Shqiperia para 90-es, Tirana…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*