Moti? Një tjetër javë me kapriço

June 4, 2018 13:39

Moti? Një tjetër javë me kapriço

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje kryesisht gjate pasditeve. Se paku, kështu sipas Meteoalb do të jetë moti gjatë javës në të cilën sapo hyjmë.

Gjatë javës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve ndërsa vranësirat fuqizohen gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira afatshkurtër në zona të izoluara të Qendrës së territorit (kryesisht zona Krujë – Tiranë – Elbasan).

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante deri në mesjavë kur pritet rritje e temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës.

o.j/dita

June 4, 2018 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*