Si do të bëhet përzgjedhja e këshilltarëve bashkiakë të PS

September 7, 2018 11:21

Si do të bëhet përzgjedhja e këshilltarëve bashkiakë të PS

 

Kur na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet vendore të vitit 2019, publikohen kriteret mbi procedurat se si do të përzgjidhen kandidatët e PS për Këshillat Bashkiakë.

Materiali iu është shpërndarë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po mbahet ditën e sotme.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se “sot jemi vetëm 250 ditë larg nga zgjedhjet vendore dhe prej sot nisim punën ku synojmë të jemi fitues në 61 Bashkitë e vendit me aleatin tonë të vetëm, qytetarët”.

KRITERET

1-Të plotësohen kërkesash e përcaktuara në Kushtetutë, në kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në kërkesat e Statutit të PS (Nenet 52-52)

2-Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor.

3-Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura profesionale dhe menaxhuese.

4-Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit.

5-Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese, e të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menaxhimin e burimeve njerëzore e materiale.

6-Të kenë integritet moral dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet me ligjin.

a.s/dita

September 7, 2018 11:21
Komento

4 Komente

  1. MH September 7, 14:23

    Ky na fakte asht kriteri i te perzgjedhurit per te kryer punet ne ndertimin e Shqiperise qe duam te permbledhun ne gjashte pika “strategjike”.
    Por fakti historik verteton te kunderten.Sa ma i pa shkolle njeriu i zgjedhur ne udheheqjen e vendit aq ma shume perparon vendi.
    Shembull; Ali Pash Tepelena.As nji gram shkollim.I dyti Enver Hoxha me te mesme.
    Sa ma i shkolluem njeriu qe udheheq vendin aq ma ne mbrapametje perparon vendi.Shembull Sali Ram Berisha.
    Ka dhe te tjeret.Nuk me takon qe ti them te gjitha.Thoni dhe ju komentuesit dicka mos me line vetem.

    Reply to this comment
  2. MH September 7, 14:29

    Ky na fakte asht kriteri i te perzgjedhurit per te kryer punet ne ndertimin e Shqiperise qe duam te permbledhun ne gjashte pika “strategjike”.
    Por fakti historik verteton te kunderten.Sa ma i pa shkolle njeriu i zgjedhur ne udheheqjen e vendit aq ma shume perparon vendi.
    Shembull; Ali Pash Tepelena.As nji gram shkollim.I dyti Enver Hoxha me te mesme.
    Sa ma i shkolluem njeriu qe udheheq vendin aq ma ne mbrapametje perparon vendi.Shembull Sali Ram Berisha.
    Ka dhe te tjeret.Nuk me takon qe ti them te gjitha.Thoni dhe ju komentuesit dicka mos me line vetem..

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 September 7, 15:06

    Si do të bëhet përzgjedhja e këshilltarëve bashkiakë të PS
    pas 6 kritereve në fund vendos gjuha!!
    pra kush e lëpin më tepër plotëson të 7 kriteret!!
    o ndyrësirat e politikës përse nuk bëhet me zgjedhje në bazë!
    pra bashkia të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve!kështu disa kandidatë të PSsë të konkurojnë brërnda radhëve të PSsë në bazë dhe ata që do të fitojnë këto zgjedhje të bazës të kenë të drejtën të konkurojnë në zgjedhjet administrative për PSnë!!
    fola për PS sepse është kjo në fjalë,për këtë artikull!
    e njëjta gjë duhet të bëhet për tërë partitë dhe jo të zgjidhen në “bazë të kritereve”(që askush nuk i sheh dhe askujt nuk i interesojnë)atje i vetmi kriter është të qënit “jes man”!!

    Reply to this comment
  4. Arben September 7, 17:27

    Leshoni komentet, ose ndonje me buze te bukura, ose

    ndonje qe ka gruan a vajzen me buze te.bukura.

    Shif ministreshat dhe ministreshet e qiverrise.

    Ose kane buze te bukura ose vajza apo gruaja ka buze te

    bukura.

    Dhe ku qendron problemI ketu (kur thote shkurte pal vata)

    eshte nje model I pranuar gjeresisht nga populli me ane te

    votes, kjo edhe per faktin se perputhet me perpikmeri me

    moralin e popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*