Si do të duket Stadiumi Kombëtar i Kosovës (FOTO)

July 10, 2019 10:03

Si do të duket Stadiumi Kombëtar i Kosovës (FOTO)

Stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili do të ndërtohet në Drenas, do të bëhet shtëpia e re për ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës. Stadiumi, i cili do të ndërtohet rreth 12 kilometra nga kryeqyteti i Prishtinës, është projektuar për të bashkuar gjithë popullin e Kosovës.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin që sjell sporti. Stadiumi i ri kombëtar shihet si një nevojë urgjente në fushën e futbollit, pasi dhe ekipi kombëtar po bëhet gjithnjë e më i suksesshëm” – tha Murat Tabanlioglu, themelues i studios arkitekturore, ‘’Tabanlioglu Architects’’, në Stamboll.

Ekipi u njoh zyrtarisht nga trupi administrativ i UEFA-s dhe organi ndërkombëtar FIFA në vitin 2016, pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Serbia në vitin 2008. Ekipi momentalisht luan në stadiumin Fadil-Vokrri me 13.000 vende, por ndërsa loja po rritet në popullaritet, kërkohet një vend më i madh. Stadiumi kombëtar do të ndërtohet për të përmbushur kërkesat aktuale të FIFA-s dhe UEFA-s për mbajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare.

Stadiumi do të ndërtohet së bashku me dy fusha trajnimi si dhe një grup ndërtesash, kryesisht objekte tregtare dhe argëtuese.

e.t./dita

July 10, 2019 10:03
Komento

2 Komente

  1. arturo July 10, 14:23

    Sa budallenj keta kosovaret,qe nuk ndertuan edhe 4 kulla te larta neper cepa,qe t’u dilte stadiumi falas dhe xhepat e tyre plot,sic beri Rama dhe Duka ne Tirane!

    Reply to this comment
  2. arturo July 10, 14:24

    Sa budallenj keta kosovaret,qe nuk ndertuan edhe 4 kulla te larta neper cepa,qe t’u dilte stadiumi falas dhe xhepat e tyre plot,sic beri Rama dhe Duka ne Tirane!
    As hajdute nuk dini te beheni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*