Si do të jepen me koncesion “Autostradat me pagesë”?

November 16, 2014 11:51

Si do të jepen me koncesion “Autostradat me pagesë”?

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës deklaron se rruga e parë që do të bëhet me pagesë është ajo Milot-Morinë dhe procedurat për të shpallur më pas tenderin janë drejt finalizimit. Drejtoresha e Përgjithshme e Integrimit në Ministrinë e Transporteve, Argita Totozani, shprehet se ka një interes të shtuar nga ana e investitorëve, ndërkohë që po punohet me strategjinë për gjithë rrjetin rrugor në mënyre që operimi dhe menaxhimi të kalojë te privati përmes formës së partneritetit publik- privat.

Kjo situatë duhet zgjidhur duke realizuar një skemë të re dhe qeveria, nëpërmjet një procedure të thjeshtuar, do të garantojë që koncesionari jo vetëm të realizojë projektin sipas kësaj skeme, por të marrë edhe të ardhurat që do të jenë të mjaftueshme për të operuar dhe mirëmbajtur rrugën, si dhe pagesat e kredive dhe kthimin e tyre, duke garantuar njëkohësisht fitimet për investimet që ai do të kryejë në këtë rrugë si dhe shërbimet që do të ofrojë për mirëmbajtjen e saj.

Tarifa e përdorimit të rrugës është parashikuar e ndryshme për mjetet të ndryshme, sipas kategorizimit të tyre, duke përfshirë këtu automjete, mjete të tonazhit të rëndë etj”, shprehet Drejtoresha e Përgjithshme e Integrimit në Ministrinë e Transporteve, Argita Totozani në një intervistë për “Panoramën”.

November 16, 2014 11:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*