Si do të jetë qeverisja e dytë e Edi Ramës

July 9, 2017 12:51

Si do të jetë qeverisja e dytë e Edi Ramës

 

Bedri Islami

Edi Rama, lideri i socialistëve, i fitoi zgjedhjet e 25 qershorit ashtu si kishte bërë thirrje ta besonin dhe si nga pak kush ishte menduar se do të ndodhte. Ai, nuk ka rëndësi tashmë se si e qysh, i dha krijesës së tij, Rilindja, staturën e forcës më të besuar politike në vend, që, me 74 mandatet e saj, do të ketë më shumë se gjysmën e deputetëve të parlamentit shqiptar. Nëse do i shtrojmë këtu edhe mundësinë që gjatë rrugës të ketë rrjedhje nga opozita drejt pushtetit, sëmundje tipike e deputetëve shqiptarë, dhe, nëse 3 mandatet e PDIU do të shkojnë drejt qeverisjes, forca e tij në parlament bëhet edhe më e ndjeshme, më domethënëse dhe më vendosëse.

Dy nga tri strukturat më të rëndësishme të shtetit do të jenë “pronë” e tij; po ashtu, përmes ndryshimeve themeltare që janë bërë, ai do të ketë mundësi për një shikim, le të mos themi ndikim e kontroll, më të gjerë të pushtetit të tij mbi institucionet e pavarura, të cilat, faktikisht, deri më tani, kanë qenë më të varurat nga pushteti. Me logjikën e së djeshmes dhe praktikën e saj, shumë shpejt, pre e pushtetit mund të bien njëri pas tjetrit edhe ato kështjella që i kishte nën zotërim pararendësi i tij, Berisha: gjykatat, prokuroria, shërbimi informativ, Kontrolli i Lartë i Shtetit – që nga perceptimi i institucioneve jashtë Shqipërisë është institucioni më i besuar dhe jashtë kontrollit partiak, por që nuk mund të perceptohet ndryshe; përmes kësaj logjike gjithçka që ndodh në Shqipëri, jashtë godinës presidenciale, do të jetë në dorën, shijet, arsyen dhe logjikën e një njeriu të vetëm, që në këtë rast, shumë lehtë mund të thotë , “shteti jam unë”.

A do të jetë Edi Rama shteti; pra ai do të jetë ai mbi shtetin, ligjet, rregullat, strukturat, mendësitë, përvojat; a do të jetë ai mbi njerëzit, parlamentin, në fund të fundit a do të jetë ai një ditë të ardhshme një tiran, çka, kaq herë, e kanë stigmatizuar Kasandrat e mediave dhe të politikës.

Shqipëria ka një përvojë pluraliste kur Njëshi kthehet në Gjithkushi, në rastin kur ai mund të qeverisë edhe i vetëm: pas zgjedhjet e vitit 1992 dhe sundimin me dorë të hekurt të presidentit Berisha, i cili, ishte njëkohësisht mbi gjithçka dhe mbi të gjithë. Vazhdimi i historisë së qeverisjes së parë të tij dihet se si përfundoi dhe çfarë erdhi pas saj, por, megjithëse kjo nuk ka të ngjarë të përsëritet, thelbi mbetet i njëjtë: edhe në pluralizëm mund të krijohen oligarki politike, në të cilat roli i Njëshit është vendimtar dhe përcaktues.

Nuk është hera e parë që socialistët kanë mundësinë të qeverisin të vetëm: edhe në zgjedhjet e vitit 1997 ata e kishin këtë mundësi dhe drejtuesi i tyre, Nano, megjithëse vinte nga qelitë e burgjeve, ku e kishin hedhur pushteti i Njëshit berishian, mund të pritej të hakmerrej, sidomos për ndodhitë e afërta, e megjithëse dëshira e tij për të qenë një njeri i politikës liberale, me zemrën majtas e kokën djathtas, nuk solli atë çka pritej, ajo dëshmoi të kundërtën: një politikë liberale e nxjerrë jashtë kornizave të ligjeve mund të sjellë një grusht shteti, si ai që ndodhi në shtatorin e vitit 1998.

Rama është mes tri rrugëve:

– të ndjekë rrugën e Berishës, pra, meqë i erdhi shansi në duart e tij, të bëjë atë që shumë kush e mendon se do e bëjë, e cila përmblidhet në fjalinë e njohur, “ nuk keni parë gjë akoma”.

– të ndjekë rrugën e Nanos, përmes një politike liberale, në të cilën ligjet nuk kanë edhe aq rëndësi se sa krijimi i një konfiguracioni modern në politikën shqiptare, që për momentin është e dëshiruar, por që pas vetes lë një grumbull të madh problemesh që mund të shpërthejnë deri në ashpërsinë më të madhe.

– të krijojë rrugën e tij politike e administrative, e cila kalon përmes ligjeve të parlamentit, detyrimeve kushtetuese; liberal në trajtimin e halleve të përditshme dhe detyrimisht i ashpër në atë lloj lufte që e gërryen një shtet, si mosndëshkimi i së keqes, bërë para tij e gjatë pushtetit të tij të parë; korrupsionin, nga i cili nuk është e imunizuar as qeveria e tij e parë dhe nuk do të jetë as e dyta; përhapjen fatale të kultivimit të drogës, që krijon imazhin e një stature politike të lidhur me të dhe ndër njerëzit kultivon “parajsën” e fituar në dëmin e të tjerëve.

Tri rrugët e hapura, që qëndrojnë para tij, anë edhe një grishje për një hapësirë tjetër qeverisje, por edhe për një përmbysje të gjërave. “Sirenat” e pushtetit suprem janë ende të fuqishme, në këtë vend ku ende demokracia përcaktohet dhe simbolizohet  tek Njëshi.

Cilën rrugë do të zgjedhë ai? Kjo është e drejta e tij të vendosë, por nuk është e detyrueshme për njerëzit ta ndjekin. As ta lejojnë, nëse ajo bie ndesh me aspiratat e tyre. Këtë herë më të ndjeshme se kurrë, sa të kujtojnë aspiratat që njerëzve u lindën pas marsit të vitit 1992. Aso kohe ishin ngritur mbi të panjohurën, tani mund të ngrihen mbi gjëra konkrete. Njëra prej tyre është ndëshkimi ligjor i një klase të rënduar politike nga mëkatet e krimet, si e vetmja mundësi për të pasur katarsin e duhur të së ardhmes.

Një regjim politik është jetëgjatë kur, duke ua ruajtur forcave reale të vendit mundësitë e shprehjes, konstaton tek shteti një pushtet suprem, i cili, në çastin vendimtar mund të thotë fjalën e fundit, gjithherë në kornizat e asaj që kanë krijuar ligjet e vendit. Sovraniteti i pushteteve nuk mund të ndahet.

Përballë Ramës do të jenë tri opozita, njëra më e ashpër se tjetra. Dy janë jashtë tij dhe tjetra brenda tij.

Jashtë tij janë forcat opozitare, që tani për tani janë duke zgjidhur hallet e tyre, gjithsecila në mënyrën e saj, por që shumë shpejt do i kthehen pikërisht pushtetit të Ramës. Shenjat janë dhënë se pozita do të jetë maksimalisht e ashpër, si kurrë më parë, pasi dy forcat përballë Ramës, aq sa duan të “hanë” nga ngastrat e njëri tjetrit, aq duan “të përlajnë” edhe nga ato të Ramës. Ngastra të reja të politikës nuk ka – brenda tyre do të përplasen të tria.

Brenda tij, pra brenda mendimit të tij, janë njerëzit që i kanë besuar në një shumicë dërmuese. Ndodh rrallë që pas një qeverisje katër vjeçare, jo pa probleme, të delegosh në një pushtet të tillë. Këto njerëz do të jenë opozita më e vështirë, edhe nga fakti se tani Rama nuk ka me cilët të ndajë dështimet dhe nuk i përgjysmon arritjet. Gjithçka, ose është e tij, ose është kundër tij.

Për të qetësuar dhe mbajtur “të vetët”, pra ato që i besuan, Rama nuk mund të kthehet në një tiran, si paralajmërojnë të gjithë kundërshtarët e tij politikë. Në fakt, herë pas here, ai ka shfaqur trille të tilla vetmuese të dëshirës për sundim pa çarë kokën rreth e rrotull, por këtë e ka bërë për gjëra të dorës së dytë, e ka bërë në ngritjen e kolonave të shtetit që ka menduar se duhen ngritur, qoftë edhe forcërisht, por që rralla e tyre ka qenë e gabuar.

Të kthyerit në një tiran të politikës është e vështirë, mision i pamundur, edhe nëse do të kishte dashur, qoftë edhe pse, veç opozitës parlamentare, Rama do të ketë opozitën e tij edhe në presidencë. Kushdo që mund të mendojë se Meta, i deleguar aty pikërisht nga Rama dhe njerëzit e tij, do të jetë një president si të tjerët, shpejt do të jetë i gabuar. Dorashkën ai e ka hedhur që para 25 qershorit, ftesën për kundërshti ai e ka bërë hapur dhe, megjithëse predispozitat nuk do ia lejojnë, ai është i gatshëm t’i shkelë ato, jo me njërën, por me të dyja këmbët.

Jo vetëm e shkuara e socialistëve, që të ashpër në opozitë dhe të butë në pushtet, nuk sjellin premisën e një tiranie putiniane në Shqipëri, por as vetë koha nuk e lejon të shfaqet një përmasë e tillë, qoftë edhe më ballkanike, si ajo e Gruevskit, i cili, në fakt, nuk ishte miku i Ramës, por i njerëzve përballë tij.

Jo rrallëherë Rama duket si një njeri i dehur me pushtetin, por ndryshe nga të tjerë, para tij, sidomos para tij, tek ai ekziston ndjenja e së mundshmes, si një relike që mund të mbajë vetë shtetin. Fati i tij jo i mirë, trashëgimi kolektive e parlamenteve shqiptare në kohëra, është se në sallë, përballë qeverisë, do të ketë, krahas njerëzve të dinjitetshëm, edhe të tjerë, brenda kurorës së tij, për të cilët “shthurja quhet besnikëri, serioziteti kryengritjes” dhe që janë të gatshëm të përballojnë me buzëqeshje edhe tiraninë e njeriut numër Një të pushtetit qeverisës. Por, jam i bindur, se figura të njohura të politikës shqiptare, në anën e majtë të zhvillimit të saj, kanë patur gjithnjë atë përvojë të mençur, sa që nuk e kanë lejuar Njëshin të bëhet gjithçka, dhe, pas saj të shpërbëhet vetë struktura.

Rama nuk e ka as tagrin e as mundësinë të bëhet Njëshi tiran. Natyra e tij, në dukje shpërthyese, është gjithnjë në cakun e mendimit të një njeriu që lejon të bëjnë të tjerët, atë që do të kishte dashur ta bëjë vetë.

Në fakt, ai nuk është djalli i kryengritjes që shpesh merr pamjen e engjëllit të reformës. Më shumë ai është njeriu në pamjen e kryengritjes që kërkon të përcaktojë reformën, dhe ku, duhet thënë, jo pak herë, ka bërë gabimet e tij në ngritjen e ngrehinës së shtetit, gjë e falshme në katër vitet e para të qeverisjes, por e pafalur nëse do të ketë të njëjtin vazhdim.

Kur kalonin vitet e nusërisë, jo rrallë herë gratë thonin, “sikur të nusëroja edhe një herë…”. Rama e mori besimin të qeveriste edhe një herë dhe të ketë mundësinë për të bërë shtëpi një ngrehinë që ishte në të shembur, e ku shumë vetë mund të mbetnin nën rrënojat e saj.

Këtë nuk e bën dot një tiran. E bën një i përkushtuar. Ndjellazeza për ardhjen e një tirani janë të njëjta me kobet e paralajmëruara që nuk ndodhin.

July 9, 2017 12:51
Komento

21 Komente

  1. Rimi July 9, 13:18

    lEXOVA ME VEMENDJE ARTIKULLIN E SHKRUAJTUR PER ARTIKULL DHE KRAHAS LAJETHITJES SE AUTORIT PER NJE MISH-MASH ARGUMENTASH E TE PABAZA DREJTUAR E.RAMES!
    QE RAMA TE NDJEKE RRUGEN E BERISHES DUHET SE PARI QE TE JETE SHPELLAR SIC QE BERISHA,C’KA I MUNGON Z.ISLAMI;QE TE JETE PASUES E NDJEKES I NANOS DUHET TE JETE SHARLATAN E PIANEC ,C,KA I MUNGON Z.ISLAMI;QE TE JETE VETVEHTJA KETE PO E DESHMON PERDITE ME HAPAT E SHTRUARA E TE VENDOSURA QE PO HEDH DUKE E SHKULUR NGA RRENJET KETE BORDELLO POLITIKE QE NDERTUAN PARAARDHESIT E TIJ!I KA MBETUR VETEM “TOTO LIKJA”MBRETI I DALLAVEREVE DUKE U NGJITUR NE POSTIN ME TE LARTE TE SHTETIT ME MOTON”MIRE XHAN SE DO TA SHOH UNE PROBLEMIN TEND”!NJE GJE ESHTE E RENDESISHME NE KONSTRUKTIN POLITIK TE RAMES AI TASHME DISPONON TE GJITHA NJOHURITE PER TE PERBALLUAR C’DO PLEHRE ME KOLLARE QE PRODHOI SHKERDHATOKRACIA E IMPORTUAR NGA PERTEJ ATLANTIKUT KU ME TE FITUARIT E TRAZICIONIT SHKERDHATOKRATIK ISHIN BERISHA,LULI,LIKJA DHE KINEZET E RADHES E ME TE DEMTUARIT SHQIPERIA E SHOQERIA SHQIPETARE.NDAJ LERNI MAHAMENDJET E NENSHTROJUNI FATIT NESE NUK KENI KELLQE PER TA MBESHTETUR EDI RAMEN NE RRUGEN E TIJ ME IDENTITET SHQIPETAR!SHPOENI N.Q.SE JINI TE ZOTE KAZANIN MEDIATIK QE KENI NDERTUAR E QE HERE PAS HERE VLONI BRENDA SAJ!NE SHQIPERI PO NUK IKU E DENUA BERISHIZMI NUK MUND TE KETE KURR SHTET DEMOKRATIK .

    Reply to this comment
  2. Monika kryezeza ish èprostitute tani gazetare e shtetare July 9, 13:46

    Te besh paralelizem pas 25 vjetesh midis serbit Berisha sundues i nje shteti te pasur i armatosur deri ne dhembe e me perkrahje te Serbise e Ameriqise me nje Edvin ne nje shtet bordello e jo me breke neper kembe po nudo eshte njesoj si te flasesh per kohen e Jul QEZARIT me Lul bythqirin!

    Reply to this comment
  3. Arben July 9, 13:55

    SI MOS ME KEQ DO TE JETE.

    S’MUND TE PRESESH GJE TE MIRE

    NGA NJE PSIKOPAT.

    VETEM ISHALLAH, VIHET NDOPAK NE BINARE

    DREJTESIA.

    Reply to this comment
  4. 3 binjaket xen berisha,erik fullhani dhe idjot mejdani July 9, 14:20

    Rimi o xhan,
    Po nuk na the si ta heqim mo xhan berishizmin e MonaLiken!?
    Me Pandeli bythken,me Naòin,Baçin,Muçin ,ulqinet e bythqimet e hajdaret e tjere qe i perdhunoi me gishta çobani Nano babai i Blushit e ‘mesuesi’ i Rdvin thonj pa prerit….??????????????

    Reply to this comment
  5. sali July 9, 14:38

    Ky eshte nje megafon i LSI.

    Reply to this comment
  6. vasili July 9, 15:06

    Duket,qe Dita,ndodhet ne krize ,per te gjetur,pene te vertete gazetaresh,deri sa vazhdon te paguaje,nje shkrues me formim dhe prezantim,per gjate gjithe kohes si islamik-komunist.
    Per nje momenet te habit ajo,qe si ka mundesi qe autori i ben nje opozicion te forte dhe te merituar alter egos se tij,islamistit-komunist Sali Berisha.
    Por kjo ka ndodhur dhe ndodh,pasi ky i fundit dhe banda e tij,qysh ne fillimet e ndryshimeve, e kane atakuar islamin keq,per te kaluaren e tij,qe ka qene njelloj si e tyre,por,qe u treguan me te shkathet dhe arriten te rreshtoheshin ne anen tjeter te ylberit.
    Megjithate dhe islami pasi kishte ngrene ne te njejtin grazhde ´ dhe kishte te njejtin formim,pak me vonese,por me ne fund dhe ay u tregua i shkathet dhe u ndodh matane ylberit.
    Nga hulumtimet e organizmave perendimore,Shqiperia ze dukshem vend te pare,ne riciklimin e ish graduateve komuniste,ne administraten apo institutucionet demokratike .
    Kane ndrruar vec gerneten po avazi eshte po ai,tani dhe me i forte dhe me i eger ´´demokrati´´ se komunisti i dikurshem,nen te njejten lekure,pasi tek gryka e gernetes,vjen dhe ngjitet here mbas here para e madhe.
    E pra,ky shkruesi i mesiperm,me kete formim dhe kete veprim,nuk do dhe nuk mund te shikoje vepren qe ka bere Rama:Ne rrugen e Golgotes dhe mundimeve sizifiane,per te ngritur demokracine perendimore ne kete vend te perdhosur dhe mutosur ne shekuj.
    Natyrshem,qe Islamit,nuk mund ti pelqeje kjo,dhe me gjithe parullat e shumta qe shkruan pa rreshtur, per te zhurmuar per te kunderten,e verteta e formimit te tij,ben qe re duket dhe te mbaj ere.

    Reply to this comment
  7. ETHEM July 9, 16:01

    SHKRIM I SAKT SI KUJTES PER TE GJITHE ATA QE KAN E NUK KAN BESIM.TE RAMA.FILLIMI I MIRE ESHTE GJYSMA E PUNES THOT POPULLI.DHE 4 VJECARI PARE QE I SUKSESSHEM I MBRSHTETUR NGA DHBA E BE PER REFORMAT SHTET-FORMURSE TE BERA EDHE PA I PASUR ME VEHTE LIKEN E KO.TASHME AI DO TE FIJE TA HEQI VALLEN E KONSOLIDIMIT TE REFORMAVE TE FILLUARA.SPARI DO FUKSIONOJ ME MIRE KUVENDI SE SALIUN NUK DO E LEJOI RIÇI QE TE FLASI PA DOGANE.ESHTE KERKUES NDAJ MINISTRAVE TE PS,PASI.LSI’TAT NUK DO JENE ME NE TEPSI.DO ECI ME MIRE INFORMALITRTI DERITASHEM ME HOPE.DO ECI REFORMA NE DREJTESI QE SB E IM E PENGUAN SHUME.RAMA I NJEH GABIMET E BEN ATOKRITIKE NDRYSHE NGA TE TJERET QE PO VUAJNE PASOJAT E PUSHTETIT TE PAKUFIZUAR.RAMA PO KERKON MENDIMIN E MASES SE GJERE.DHE KETE NUK E KA PER HIPOKRIZI.RAMA UA FUTI KOKEN NE PRAPANICE TE GJITHE KAZANEVE QE NUK KISHIN BESIM TE AI VEÇ ND/KOMBETAREVE.DHE FITOJ BESIMIN E POPULLIT NE SHUMICE.AI NUK PO TREGON EUFORI POR PERGJEGJESI MAKSIMALE PER VOTAT QE MORI.DHE DO BEJ SHTET.BESOJ SALIU DO LESHOI VENDIN E DEPUTETIT PASI AI ME LULIN DO DISKREDITOHEN KUR DO KERKOJNE KUSH DO FLASI I PARI E SA ME SHUME.DHE RUÇI NUK SE DO BEJE LESHIME.

    Reply to this comment
  8. andromeda July 9, 16:17

    Për një popull me shumicë fshatare dhe injorante, diktatura do të bënte goxha mirë, ndaj do ishte mirë që Rama të merrte nën kontroll gjithshka që vendi të ecë përpara. Kjo s’do të thotë se s’do të kishim pluralizëm por opozita në këtë rast do merrte një rol konstruktiv.

    Reply to this comment
  9. fteri July 9, 17:22

    Paska lajthitur sot i preferuari ynë B.Islami .Po si ka mundësi të barazoshë si tiran E.Ramën me bëzhdilet bandit historik që shkatrruan shqipërinë ,e vodhën,e vranë ,i vunë flakën e shitën e tradhëtuan e masakruan dhe këto tiranë janë S.Berisha ,I.Meta,F.Nano dhe disa kriminel e hajdut të tjerë gënjeshtar si L.Basha mashtrues ordiner i lindur dembel .

    E.Rama kurr nuk është tiran ,por puntor i jashtëzakonshëm ,ai ndërtoi tiranën nga një novojtore publike e ktheu në metropol ,ndërtoi qendrat e sheshet publike të kryeqitetit dhe të qyteteve shqiptare me përkushtim ,me dashuri dhe vetmohim në luftë me bandat e S.SHpellarit ,dhe tradhëtarve LSI-së ,por edhe brenda PS-së si Blusjhi ,Dogjani,K.Kokëdhia ,kaçi i zi që njëher ishte ministër arsimi dhe bllokoi lëvizjen studentore në v. 90-91,si ministër i monizmit dhe tani ka kaluar me banditët e L.Bashës,dhe deklaron në TV news 24 (pa i thënë kurkush puna e mbarë)se se do të luftoi E.Ramën .

    TI rruaj trapin ai, dhe të tjrët si ky që kan ngelur si qen rrugaq rrugve nuk jan depuleshë më ,se votën populli ja ka dhën E.Ramës ,vetëm ai ka dhënë prova se nuk tradhëton popullin ,se nuk ka vra njeri,se nuk ka vjedhur armatime e shkatrruar ushtrinë .nuk ka shitur dhe tradhëtuar vendin e tijë si Saliu ,Iliri dhe Fatosi .

    -A’ nuk është burrëri dhe patëriotizëm thënja troq VUÇIÇIT se Trepça nuk trasferohet në Beograd !

    -A’ nuk është burrëri thirrja dhe qëndrimi i drejtë ndaj poullit Çam që Grekët të njohin pa mëdyshje pronat e grabitura të Çamve në trojet e tyre në greqi të grabitura prej gjenocidit tyre makabër në luftën e dytë botrore ?

    Cili kryeministër shqiptar foli më qartë, më saktë se sa E.Rama në intres të popullit kosovar brenda në Beograd kur ai i tha Vuçiçit se Trepçen duhet ta trasferoim në beograd qëtë quhet serbe !!!?

    Bedri !…Përse paske frikë nga E.Rama ?!….se do të bëhet tiran ,kur ai asnjëher i tillë nuk ka qenë dhe nuk është sot ,por gjithmon ka punuar në interes të popullit jo me tirani ,por me punë,djersë dhe përulje ndaj popullit duke kërkuar gjithmon mendimin e sajë.dhe ndryshime ka ,rritje ekonomike prej 3.5 % .Ka rregull e disiplinë ka kryer shumë reforma megjithë gropën e madhe financiare që la mbrap regjimi rrumpallë i S.SHpellarit.

    Përse friksohesh Bedri ,… nga Wetingu ndoshta ? .

    Kushë është i pastër nuk ka arsye ti friksohet E.Ramës

    O ‘bënë shtet E.Rama ose vendi do të vuajë shumë gjatë .
    Pa mëdyshje E.Rama është kryeministri më i mirë i 27 viteve .
    Ti me pezmatim e pa qartësi përcakto tre rrugë të E.Ramës ,por E.Rama ka shumë,e shumë rrugë të tjera, shumë më të suksesëshme për të ralizuar.

    Ti përcakton kundërshtarët si shumë të egër ,përfshi edhe hajdutin Ilir Meta ,por sa do të egër të jenë hesapet i ndanë ligji dhe Wetingu që do të hapë letrat
    për sejcilin kriminal të këtijë vendi ,iku koha e bandave të S.Berishës dhe thirrjeve të I.Metës për mobilizim e armatosja të popullit si Haxhi Qamili .

    Populli brrylin do ti japë,hajdutve ,kriminelve dhe tradhëtarve si S.Berisha,L.Basha,I.Meta ,apo F.Nano! .Populli ju dha pushtetin dhe ato e shpërdoruan .

    Populli votën ja ka dhënë E.Ramës jo për gunën por për punën që ka bërë.

    Reply to this comment
    • Ekonomia , Vetem Ekonomia . July 9, 18:16

      Fteri
      Kur do te fillosh te besosh qe Edvini nuk eshte
      me i miri ?
      As i majte ?
      Por sherbetor i Borgjezise .

      27 vite iken , edhe sa te duhen te kuptosh ,
      qe nuk egziston e majta dhe e djathta ?

      POR :
      Perça e sundo

      Ftero , a e kupton dot pse ne Hamburg protestojne ?
      Edhe frau Merkel ka punuar si Edvini ….
      Po atehere ?
      Fteri — Do kuptosh se ç’fare po ndodh
      apo do te ngelesh si ” Ramadan Kafsha ” tifozi i te majtes ?

      Reply to this comment
      • fteri July 9, 20:18

        Për çfar ekonomie flet ti filozof pa kokë !? ,

        kur shqiprisë ju vu mina ,zjarri ,flaka nga klasa politike ,nga hajdutllëku ,bracëllëku dhe për katër vjet të E.Ramës ti pret të ndërtohet godina e rrafshuar përtokë.?

        Nuk ka tifozllëk për asnejri ,as djathtas as majtas ,por vetëm duhet përshëndetur e të nderoim punën e sejcilit.

        Ndërtimi i Tiranës metropol europian që po tërheqë si vend turistik sot shumë turistë të huaj duket si minjerë ari ,por dhe lumi i Lanës më ka prekur thellë .

        …Prandaj sot jan bashkuar njerzit dhe i kan dhënë me shunicë votën EDI RAMËS si k/kalors të udhëheqë vendin edhe për katër vjet të ardhëshme,e më reali e puntori për të ngritur mirqenjen .Kjo punë dhe këto ndërtime frymëzoin të gjithë popullin shqiptar,dhe jan garanci për suksese të ardhëshme.

        Kurse protesta në Hamburg ka qëllime globale ,bëhet kundër shfrytëzimit e pabarazisë midis punës dhe kapitalit,midisë shtypjes dhe shfrytëzimit barbar që i bëhet klasës puntore midis shteteve të pasura dhe të varfëra të globit ,natyrisht se nuk duhet të kuptojmë një llojë pabarazie që ekziston në Hamburg ,Parisë,Londër me shtypjen që kapitalizmi bënë në Tiranë dhe në shqipëri tonë gjysëm feudale ku është rikthyer parmenda ,analfabetizmi dhe gjakmarrja ,pikrisht nuk jan të mjaftueshme katë vite për të normalizuar shkatrrimet që janë bërë vendit tonë..

        Rruga për mirqenje të popullit shqiptar është e gjatë e koklavitur duhet parë në kushtet tona,mos u irrito por pranoje sistemin ,shfrytëzimin, ule kokën o’- tifoz i së djathtës kapitaliste të shfrytëzimit grabiqar ,dhe sistemit të hajdutëve të babzitur !!!

        Reply to this comment
    • Xhemilja July 9, 18:31

      çitjanet e Rames o Ftero per
      çitjanet e votuan .

      E beme perseri Nuse ,
      Do te nuseroj ashtu si Nuseroj mandatin e pare .

      Sa per punen o Ftero ,
      a nuk me thua ku i gjeti Lekat ?
      A nuk eshte DETYRA e tij kjo per te cilen zgjidhet dhe paguhet ?

      Ftero – ketu do te jemi .

      Edi Rama eshte zgjedhur PIKERISHT te mos beje shtet .

      Shtet do te beje per fukarenjte ,
      duke bere pazare me Soros- fullanerenjte .

      Reply to this comment
  10. andromeda,korigjo shinjestrën ! July 9, 17:57

    nuk muned të presësh mend nga një andromeno -budalla !

    Reply to this comment
  11. Ekonomist July 9, 18:03

    Qeverisja e dyte e Edi Rames do jete shume e veshtire per shqiptaret. Aty ku Rama nuk ka idene e njohurive, ne Ekonomi, do jete deshtimi total. Askund ne bote nuk ka kryeminister qe te jete fare injorant nga ekonomia si Ed Rama.

    Reply to this comment
  12. nuli July 9, 21:55

    Ja ke fut kot fare zoti artikullshkrues.Nuk e kuptoj se pse je kaq i mllefosur me fitoren e socialisteve ,apo se humbi investimi juaj berishe +mete ?? Rama ka vetem njew rruge per te ndjekur ,qeverisjen e perbashket me njerezit e ndershem qe e votebesuan dhe spastrimin e drejtesise dhe administrates nga shushunjat e pangopura me gjakun dhe djersen e shqiptareve te ndershem. Dhe patjewter duhen sekuestruar ter gjitha parate e pronat e grabitura ne keto 27 vite nga cakenjte e tranzicionit dhe i duhen rikthyer te zotit qe eshte populli i thjeshte.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 10, 09:32

      nuli
      bedriu nuk ja ka fut kot fare!!
      ai ka shkrujt pak më gjatë se nostradamusi dhe asgjë më tepër!!
      ai ka bërë atë që do të bënte çdo njeri me 5 pare tru në kokë!!
      ka thënë mirë,keq ose normal!!
      nuk ka dhënë asgjë të veçantë për të mbajtur mënd!!
      sa për fitoren e socialistëve,tënden!?
      iç mos e rruaj për bedriun!!ti gëzoju fitores dhe 74 golave që ka shënuar rama!!
      se njëlloj si nga stadiumi ke për të dalë!!
      ke për të paguar pë gëzimin tënd dhe asgjë më tepër!!
      kuptohet që dhe këta “të mllefosurit”kanë për të paguar për humbjen e tyre!!
      “morali i fabulës”!?
      fiton vetëm lojtari!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 10, 13:03

      nuli
      bedriu nuk ja ka fut kot fare!!
      ai ka shkrujt pak më gjatë se nostradamusi dhe asgjë më tepër!!
      ai ka bërë atë që do të bënte çdo njeri me 5 pare tru në kokë!!
      ka thënë mirë,keq ose normal!!
      nuk ka dhënë asgjë të veçantë për të mbajtur mënd!!
      sa për fitoren e socialistëve,tënden!?
      iç mos e rruaj për bedriun!!ti gëzoju fitores dhe 74 golave që ka shënuar rama!!
      se njëlloj si nga stadiumi ke për të dalë!!
      ke për të paguar pë gëzimin tënd dhe asgjë më tepër!!
      kuptohet që dhe këta “të mllefosurit”kanë për të paguar për humbjen e tyre!!
      “morali i fabulës”!?
      fiton vetëm lojtari!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

      Reply to this comment
  13. Arber Iliri July 10, 03:30

    Me vjen keq kur shikoj varferine e analizes politike per te shkuaren te tashmen dhe te ardhmen.Varferia shprehet ne mungesen e logjikes se gjerave.Une as e ve ne diskutim se ne keto 4 vite Rama ka bere mjaft ne ngritjen e nje shteti modern.Kur them modern dua te them se strukturat shteterore te marrin pergjegjesite e tyre ne sherbim te qytetarit dhe vendit.pa asnje dyshim qe ne keto 4 vitet e ardhshme do te kemi nje hop ne ritjen e standarteve ne te gjitha shkallet e administrimit shteteror, kjo patjeter do te sjelle edhe rimekembjen e ekonomise dhe renien e korupsionit dhe kriminalitetit.Ky eshte leximi qe i bej une se ardhmes ne keto 4 vitet e ardhshme.Kjo rruge do te ndertohet e nuk eshte e lehte por me siguri treni shqiptar eshte ne shinat qe duhet.I uroj Rames dhe ekipit te tij, sa me shume suksese dhe efektivitet ne ndertimin e shtetit modern shqiptar.

    Reply to this comment
  14. Minotauri July 10, 05:15

    Ne gazeten The NewYorker, eshte shfaqur pikerisht Timoni i Rames, i perdorur nga Trump:

    Ja adresimi ku mund ta shikoni:

    https://media.newyorker.com/photos/5939eb91ea6f8733b8031666/master/w_560,c_limit/cover_190617_1200.gif

    Reply to this comment
  15. saimir July 11, 08:53

    qorrollisje dhe jo qeverisje. e Njom ishte e That do te jete. Kur nuk i vjen turp atij me drejtu nje shtet, me ate formim manaxherial, cfare te thuash e te mendosh. tani efektet e paftyresise jan mijra here me te medha se sa kur duket nudo ne ate foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*