Si do të jetë qeverisja e re socialiste

August 23, 2017 09:13

Si do të jetë qeverisja e re socialiste

 

Nga Bedri Islami

 

Socialistët shumë shpejt do të bëjnë të ditur strukturën e qeverisë së re që do të ndërtojnë e, ndoshta, këtë të diel, edhe pjesëtarët e kabinetit të ri. Shefi i qeverisë Edi Rama, ka të ngjarë edhe nga përvoja e fituar në katër vitet e para, do të sjellë një pamje të re të stafit të tij, e po ashtu, edhe një përfytyrim të ri për të.

Nga burime brenda selisë socialiste, grupe të rëndësishme, do të paraqesin para strukturës së tyre të lartë politike, disa nga parashikimet dhe vizionet që kanë për tablonë politike të vendit, por edhe për ngritjen e një qeverie fleksibël, të aftë, lehtësisht të përshtatshme dhe jo të kushtueshme.

Socialistët kanë më së paku 74 vota që shumë shpejt mund të bëhen shumë më tepër se aq dhe mund të ndërtojnë të vetëm një qeveri solide, e cila , në “tepsinë” e pushtetit nuk i bën vend askujt tjetër, por që, njëkohësisht merr përsipër të gjitha përgjegjësitë e meritat e mundshme.

Tani , duhet thënë se, ajo shprehja e vjetër , “faji mbetet jetim”, nuk do të mund të mbetet në llogari të qeverisë. Ose do i marrë të gjitha meritat dhe do të justifikojë votimin plebishitar ndaj saj, ose do të jetë një pasqyrë jo e denjë ndaj besimit që i dhanë.

Si e duan njerëzit qeverinë e re?

Jam i bindur se njerëzit e zakonshëm, pavarësisht se për cilët votojnë, duan një qeveri të zhdërvjelltë, të fuqishme dhe fjalëpakë. Ata janë lodhur me distancën mes tyre dhe aparatit administrativ, mes pritjes dhe heshtjes ndaj hallit të tyre, por mbi të gjitha janë të lodhur nga korrupsioni që është bërë lehtësisht i pranishëm.

Katër vitet e shkuara, pavarësisht se mundësuan krijimin e një klime besimi në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk janë shëmbëlltyrë e asaj që njerëzit kanë pritur. Janë më të mira se vitet e fundit demokratikase, por nuk janë pritshmëria e tashme. Ndarja e pushtetit mes copërave politike dhe krijimi i taborreve administrative, si të ndahej një tortë, deri në përqindje, ka sjellë, mes të tjerave humbjen e besimit tek pushteti dhe kjo është një ndër humbjet më të ndjeshme. Deri më tani, prej shumë viteve, e vetmja pasaportë që ka të hapur rrugën e hallit tënd ka qenë tesera partiake ose miqësi me një deputet. Askush nuk e do më këtë. Edi Rama pikërisht këtë ua premtoi njerëzve, ua solli hallin e tij qeverisës në një tepsi njerëzve, të cilët, duke qenë se e kanë vuajtur në vete, i besuan edhe atij.

Shenjat e para, megjithëse në dukjen e tyre populiste, për një administratë ndryshe, lënë të mendojnë se qeveria, në mos tjetër, “ka zënë mend” nga e shkuara dhe kërkon të ketë një fillesë ndryshe.

Nëse do të jetë një lëvizje e përkohshme ajo do të jetë edhe më dështuese se deri tani. Nëse do të bëhet përmes një qëndrimi të detajuar, serioz, të vazhdueshëm dhe konceptual, atëherë socialistët kanë të drejtën të besojnë për një qëndrim edhe më të gjatë në pushtet se katër vitet që i janë besuar.

Njerëzit e duan qeverinë e re jo të ngarkuar, ku pak njerëz e dinë se sa dikastere kemi dhe se kush i drejton ato. Sidomos përvoja e tre muajve të fundit, si një eksperiment politik i shartuar me vëmendjen ndërkombëtare, dëshmoi se ndarja e pushtetit copë – copë, sjell edhe ndarjen e vëmendjes dhe të përkushtimit, deri në atë shkallë se që brenda një kabineti qeveritar të vegjetojnë edhe pushteti edhe opozita.

Struktura e qeverisë së re, të paktën si e mendojnë njerëzit në të mirën e tyre, duhet të jetë efikase deri në atë shkallë sa që mëvetësia e tyre të ndjehet në përditshmëri dhe të mos jetë një zinxhir hallkash që të sorollatin nga mëngjesi në mbrëmje, të shkundin xhepat dhe të lënë përsëri jashtë, në hallin tënd.

Aktualisht në shkallët e sistemit administrativ më shumë gjen kushërinj të të gjitha shkallëve se sa njerëz që e dinë se çfarë është shteti; jo rrallë herë nga një familje e vetme janë të punësuar më shumë se sa nga e gjithë një lagje; fëmijët e deputetëve, nipat e mbesat, të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe kur nuk e kanë merituar sillen nëpër zyrat e shtetit, duke tundur zinxhirin dhe orët e florinjta, dhe, duke qenë kështu, jo të punësuar, por të deleguar  në zyrat e shtetit, është logjike për to të mos bëjnë asgjë. Sepse vendin e punës e kanë paguar përmes babait, nënës, tezes, hallës, burrit apo gruas.

Vizioni qeverisës i Edi Ramës duket se do të jetë ndryshe, në një përmasë shumë më të ndjeshme se më parë. Në fund të fundit katër vitet e para të qeverisjes, duke e ndarë e copëtuar pushtetin, i kanë treguar atij se shteti nuk mund të bëhet përmes perceptimit të ndarjes, por të kontrollit, jo përmes copëtimit në hallka, por nga bashkimi i hallkave, dhe kjo duket se do të jetë premisa e parë e qeverisë së re: as e vogël, sa që të mos bëjë dot punë, as e madhe sa që mbytet në burokracinë e saj. Kjo frymë do të përcillet edhe në strukturat e tjera të shtetit, duke bërë një mekanizëm efektiv, sa më pak lodhës dhe sa më i dobishëm.

Do të ja arrijë Edi Rama kësaj? Besoj se po, sidomos nëse heq nga vetja mendimin se vetëm përmes tij mund të zgjidhen të gjitha punët dhe, më e rëndësishmja, ndërsa vartësit e tij heqin dorë nga pritja dhe nga bërja e punëve sipas qejfit e dëshirës së shefit.

Pas pak ditëve socialistët do të bëjnë të ditur edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. Sidoqoftë, Edi Rama, kësaj here, nuk do të ketë me vete një kabinet krejtësisht të ri, pa asnjë përvojë qeverisëse, si ndodhi katër vite më parë. Ndonjëri prej tyre, por edhe vetë struktura politike që i delegon, kanë një përvojë tjetër. Njerëzit që do e përbëjnë ekipin e ri Rama do të kenë me vete një përvojë qeverisëse, pra nuk janë “të virgjër” në drejtimin e shtetit.

Si pak herë më parë, njerëzit nuk janë shumë të përqendruar se cilët do të jenë ministrat e rinj. Kjo është një risi që nuk ka ndodhur më parë. Ndoshta ata po i drejtohen më shumë sistemit drejtues se sa njerëzve që do të drejtojnë.

Por, megjithatë, ata e kanë në vëmendjen e tyre profilin e një qeveritari të lartë dhe e kërkojnë në atë përmasë që vetë ata mendojnë.

Të zgjedhurit në postet e larta qeverisëse nuk do të jenë tashmë pjesë e përqindjeve, do të jenë nga e njëjta forcë politike dhe do të kenë mbi vete dy njësi të politikës sonë: strukturën që i ka zgjedhur dhe Grupin e tyre Parlamentar. Përballë tyre do të kenë opozitën, njëra nga të cilat ka qenë gjithnjë përballë tyre dhe tjetra që, pasi qëndruan katër vite në një radhë, do të jenë ballas, edhe më rëndë se me opozitën e gjithmonshme.

Ministrat socialistë, ku natyrisht një përqindje e lartë do të jenë zonja drejtuese, nuk mendoj se e kanë kohën të harrojnë se nuk do të jenë aty për të pasuruar veten, familjen dhe njerëzit e tyre. Ajo që e bren më së shumti shtetin është pikërisht korrupsioni. Zgjedhja e ministrave nga shefi i qeverisë duhet të marrë parasysh edhe këtë kriter të rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi në kohën e tashme. Sepse ka ardhur një kohë e çuditshme kur njerëz të shkolluar mund të gjesh lehtësisht, por të ndershëm në qeverisje i gjen të vështirë.

Koha po tingëllon për qeverisjen e re: tri gjëra presin njerëzit prej saj.

Së pari, të mbajnë fjalën për ato që ka premtuar, pasi , kur mbaron entuziazmi i zgjedhjeve fillon llogaritja e asaj që është menduar të bëhet. Projekti i madh 1 miliard dollarë nuk duhet të jetë një kalë për të kaluar lumin zgjedhor.

Së dyti, një qeveri që nuk njeh përdallime të kohës, kur në secilën ditë të punojë dhe të respektojë njerëzit, sikur zgjedhjet e reja të jenë pas derës dhe, ndoshta duke ia filluar nga kjo, të bëhet normë respektimi i njerëzve dhe hallet e tyre të jenë trazimi i qeverisë.

Së treti, të zgjedhë njerëz të ndershëm, të aftë dhe atdhedashës. Ta bëjë këtë me përkushtimin më të madh, me ndjenjën e së tashmes, por edhe të një të nesërmeje që na premtohet tash 27 vite dhe që nuk po arrin ende.

Pastaj, nëse i bëjnë këto, njerëzit do të jenë të lirë të besojnë rishtas e rishtas.

August 23, 2017 09:13
Komento

12 Komente

  1. Andoni August 23, 09:52

    Do mw pwlqente te ishte ne krye te shkrimit, ne titull: Njerëz të shkolluar mund të gjesh lehtësisht, por të ndershëm në qeverisje i gjen të vështirë.

    Reply to this comment
  2. L.H August 23, 11:11

    Ke kohe qe ke pjerdhur nga trute dhe per kete nuk duhet te te shaje kush se do plakemi te tere por nuk ka kush te te thote ‘mbaj krahun’!
    Paraa se te nxjeresh dogmat e radhes as na thua vetem nje gje te ‘vockel’:Me fjalen ‘socialiste’ e qeverri ‘socialiste’ çfar kupton e si ta kuptojne sKipetaret,ku egziston partija ‘socialisteì’ e qeverri socialiste sot ne Europe ku kerkojne ta na integrojne 27 vjet me frymen e shenjte e me 5 LOQET apo ligjet e Bregut!
    Pension te mbare Bedri ike sa me shpejt qe te kujtohesh per ate qe ke bere kur ke qene i ri se ndryshe po demton rende informacionin.Miqesisht!

    Reply to this comment
  3. Tajari August 23, 11:23

    Si do të jete qeveria e re socialiste????

    E mirë ,e shkathet flexible…ne sherbim te popullit .Kryeministri do tregoje se çdo gje fillon nga Ai.
    Pastaj….Kryeministri vazhdon të mendoje se ai eshte Mesia dhe kabineti qeveritar do të jete I shendoshur nga korrupsioni ….populli do të vazhdoje të doje politikanet e tij të varfer…..histori e njejte

    Reply to this comment
    • Flutura August 23, 17:38

      Tajar, qenke ftohur ne tajare.
      Tani qe po vjen dimri gjej ndonj rreze ku te futesh se nuk te ze behari tjeter.

      Reply to this comment
  4. MOKO August 23, 12:30

    O Z. Bedri,po ju jap vetem nje rast nga mijera raste qe kane shkuar,e po shkojne,e perseri jane punesuar jo ata qe e meritojne,por ata qe jane ne listat e deputeteve,e qe i kane dorezuar aty ku i kane thene:
    Ne nje konkurim,per drejtues te nje institucioni,konkuronit 8 persona,me shkolle me civi,me eksperience etj,etj,( kryeministri bertet per ekselencen,per meritokracine,e do me thuash,per formen e re te demagogjise qe po perdor sot,duke mashtruar,aq sa ata qe kane shume kushte,e aftesi per ty punesuar,as marin mundimin ta degjojne e lexojne,mbasi mashtrimi eshte me i madh,e sidomos nga zvaranike si ju qe e ndihmoni),por nese, u be konkurimi,dhe e dini kush fitoi??? Ajo qe ishte ne listen e deputetit,ajo qe me urdher nga ministria,po kush humbi: Nje person tjeter qe i besoi maskarallikt te kryeministrit,per meritokraci,per aftesi, dhe sepse ajo kishte mbaruar EKSELENCE,KISHTE DY SHKOLLA TE LARTA,ISHTE TRENUAR NE EUROPE,KISHTE EKSPERIENCE PUNE.Ajo qe fitoi mori 50 pike,ajo qe nuk fitoi mori 100 pike???? Pra per çfare derdellit,per çfare shkruan??

    Reply to this comment
  5. saliu August 23, 17:05

    pabesia dhe tradhetia ndaje shqiperis dhe shqiptarve ka qen sic e kemi jetuare dhe me e pabesa ka ruge te gjate me keta antishqiptare qe zbatojne urdhrate e antishqiptarizmit

    Reply to this comment
  6. Adih August 24, 00:59

    Z Bedri ,mjaft o i uruar ,be ca kohe pushim , mos u lodh kot . Ne kemi ne parlamentin shqiptar ,pikerisht ne partine socialiste me 8 klase shkolle ,kane blere me para dipllomen tek kristali ,duke qene e punuar jashte shtetit me letra dhe Rama i jot qe i servilosesh, i di te gjitha dhe vete i ka zgjedhur.Te them mos u lodh ,se keshtu do bitisen edhe keto kater vitet e ardhsheme ,ta argumentoj;:: ,perderisa Rama nuk vuri dore te shkule nga rrenjet monopolet e mafjes brutale ,por perkundrazi ,ku bizesmene te vegjel ,po mos ti cojne 30%ministrave te Rames ,nuk kane shance te vazdhdojne tregetine ,ku dihet, keto rendojne mbi popullin e varfer e te pa perkrahur si ne cmime te larta ,po ashtu edhe ne cilesi te dobet.Mer e ndihmo shqiptaret per keto probleme mer e shkruaj ,apo ste vjen zeri dhe leri ???!!!,dhe ti o Bedri na ben filozofira ne hatlla ,per koken tende, me me dinjitet. . Akoma su ngope z Bedri me kater vitet e shkuara , nuk ju ndihmoj dot ,me keqeardhje z Bedri.

    Reply to this comment
  7. info analitike August 24, 08:57

    Po tallava do te jete qeverija ashtu sic i pelqen kryepsikopatit. Pse lodheni kot me hamendesime. Rama do ta rrethoje veten me servile e me sherbetore qe do te punojne per te mbushur xhepat e Rames dhe te shpures se tij cdo gje tjeter eshte gallate mediatike dhe parlamenti. Do te kenaqeni shoke.

    Reply to this comment
  8. lili August 24, 13:01

    po ju tregoj: ka shume shqetesime neper ambasadat e huaja per rrugen qorre qe po merr qeverisja e Shqiperise.
    Mbeshtetja qe iu dha Rames tash duhet te jape fryta, perndryshe zorr se do perkrahet gjate qeverisja ‘socialiste’

    Reply to this comment
  9. Mihali August 25, 08:35

    Eshte e leht te dallohet demagogjia nese ne qeveri vine njerez te kontrabandes si Elisa Spiropali e Beqaj &Co , atehere …..

    Reply to this comment
  10. saimir August 27, 07:53

    Për mendimin tim Lejfenët e gjygjet e organizatat e frontit do të lulezojnë. Lajet e kullës së barit do të tunden e shkunden cep më cep po prap çantat do ti kenë 20 mijë dollareshe e makinat Kadillak. Ky vend do behet si Rumannia pa diskutim vetem sa humbëm 30 vjet kot

    Reply to this comment
  11. saimir August 31, 08:49

    Fjalet i thua të Bukura ZotRrote. Ku ndryshon Rama 1 me 2 apo 2 me 1?? Lesheline e çut nga sofra dhe do ta hani vete tepsine me luget e atyre qe iken. Ky sterotip ka mbet me partine radikale qe nuk ja miratoi ramizi. Te gjithe larot e balot, qe i shkojne mrapa prodhojne vetem diktature e jo shtet, e kane ne gjak. Nuk ndryshojne kurre. Injoranca dhe antiqytetaria jane kriteret per te qene pjese e qytetarise. e dyta kane nje orientim qe duan qe me patjeter sapunin ta shesin per djathe. Dy ministra mbi te tjeret truthare kishte R. 1, Manjanin dhe Tahirin, te dy mungojnë tani te R.2. Tani te rrijme rahat se nuk ka ma diferenca intelektuale. Fillon me nje Kujdestare konvikti dhe mbaron……………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*