Si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri? Ja çfarë thotë Ministria italiane

September 9, 2018 20:27

Si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri? Ja çfarë thotë Ministria italiane

Shqipëria e Irlanda ishin dy vendet e para që u shprehën të gatshme për të pranuar disa nga emigrantët e anijes së rojes bregdetare italiane “Diciottti”, e cila për disa ditë rresht lundroi në ujërat e detit Mesdhe në pritje të një porti për t’u zbarkuar.

Pyetjes se si do të gjejë konkretisht zbatim procesi i transferimit të 20 emigrantëve eritreas në Shqipëri, i është përgjigjur dokumenti i qeverisë italiane, i cili është siguruar nga Ora News.

Sipas këtij dokumenti, Ministria e Brendshme italiane ka prezantuar draftin mbi këtë çështje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit italian.

Nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme, Luigi Gaetti, thekson në këtë dokument se sipas referimit të Ambasadës italiane në Tiranë, organizimi i transferimit të 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri i është besuar zëvendës/ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila në koordinim me Organizatën Botërore të Emigrantëve UNHCR janë duke përgatitur masat parësore për strehimin e tyre.

Gaetti e ka argumentuar vendimin e Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “aderuese në Konventën e Gjenevës, anëtare të Këshillit të Europë, e ratifikuese të disa konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.”

Sipas tij, “Shqipëria prej vitit 2014 është zyrtarisht vend kandidat për t’u pranuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian,  respekton kriteret e Kopenhagenit në garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike”.

“Shqipëria është përcaktuar si një vend i sigurt nga 8 vende anëtare të Bashkimit Europian, madje Komisioni Europian ka propozuar që Shqipëria të përfshihet në një listë të mundshme për të ashtuquajturit vende të treta të sigurta”, ka vijuar Gaetti.

Gjithashtu për Ministrinë e Brendshme italiane, Shqipëria ka zhvilluar në vite një sistem të përshtatshëm strehimi për emigrantët që kërkojnë azil.

Përzgjedhja e 20 emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri

Në dokument thuhet se në transferimin e emigrantëve do të merret parasysh:

  • ruajtja e bërthamave familjare mes anëtarëve të së njëjtës familje
  • respektimi i kategorive në rrezik
  • marrja në mbrojtje e emigrantëve minorenë të pashoqëruar

20 emigrantët eritreas që priten të transferohen në Shqipëri, ndodhen aktualisht në qendrën e emigrantëve në Messina.

s.a/dita

 

 

September 9, 2018 20:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*