Si do t’ia bëjë Rama, pa Shpëtim Idrizin?!

September 14, 2018 11:30

Si do t’ia bëjë Rama, pa Shpëtim Idrizin?!

 

I gjithë Planeti,

nga boshti lëvizi,

se vendime mori,

shef Shpëtim Idrizi!

 

Ky Shpëtim Idrizi,

që e njeh mileti,

PS-në e braktisi,

në ditë kiameti!

 

PD-së ja ngriti,

menjëherë balancën,

se me Edi Ramën,

prishi aleancën!

 

M’u kujtua prralla,

ishte seç na ishte,

se me Edi Ramën,

aleancë nuk kishte!

 

Shpëtim pehlivani,

është shakaxhi,

fiks në këto çaste,

s’ka fare parti!

 

Në zgjedhjet e fundit,

Shpëtimi la nam,

se në Parlament,

s’u fut asnjë çam!

 

Tani që po flasim,

i ka tre në fakt,

po që i kanë ikur,

me kohë e me vakt!

 

Liderin e madh,

e njohin këtu,

në çdo katër vjet,

hidhet hu më hu!.

 

Shpëtimi tek Luli,

hodhi prapë sevdanë,

iku-more-iku,

na bëri hatanë!

 

Iku-more-iku,

na ktheu kurrizin,

si do bëjë Edvini,

pa Shpëtim Idrizin?!

 

Ikja e Shpëtimit,

qe një fat i zi,

ai për fitoren,

qe një garanci!

 

Iku-more-iku,

Shpëtim lemeria,

edhe pse në SHQUP,

s’e do LSI-ja!.

 

Se shoqja Monikë,

nuk ja ka harruar,

që Shpëtim Idrizi,

e ka sabotuar!

 

Kush ka pak kujtesë,

kollaj i kujton,

lojrat e Idrizit,

në koalicion!

 

Deshi që t’i zinte,

vendin LSI-së,

po Rama e mbajti,

larg prej qeverisë!

 

Tani s’mëson dot,

një avaz të ri,

ndaj të njëjtën gjë,

do bëjë përsëri!

 

Iku-more-iku,

se ju shpua xhepi,

tepsia e shkretë,

qe kryesebepi!

 

Kur dot asnjë copë,

nuk merr nga tepsia,

kuptohet-në këmbë,

s’mbahet dot partia!.

 

Shpëtimi një mjeshtër,

është për para,

po tani në zero,

buxhetin e ka!

 

Edhe për ca vite,

do të jetë përtokë,

se Lulash’ i shkretë,

është për vete trokë!

 

Po s’është gjë e keqe,

prapë ta provojë fatin,

dhe Zoti i madh,

i shtoftë inatin!

 

Dhe Zoti i madh,

i shtoftë inatin,

nuk do na vijë mirë,

nëse merr të gjatin!

A. Duka

September 14, 2018 11:30
Komento

4 Komente

  1. rapsodi popullor September 14, 17:36

    Kur cam Idrizi te Rama rri e prehet,
    Duka i mire nga gazi ngazellehet,
    por kur Idrizi shkon kalon matane,
    Duka turfullon sa nuk i shan mamane,
    kjo dhe per kedo qe vjen e shkon,
    here i perkedhel, pastaj i anatemon,
    nese je te Rama, Duka te lavderon,
    kur iken nga Rama, Duka te mallkon,
    kur prap kthehen te Rama,
    jane te mire sa s’ka,
    kush te Rama nuk shkon,
    eshte vec maskara,
    per Duken te Rama eshte ndershmeria,
    jashte Rames per Duken eshte poshtersia,
    por, kujdes or Duke se do dukesh krejt trap,
    kur Idrizi te Rama do te kthehet prap,
    se ata keshtu jane, pa din e pa iman,
    kaq gje s’ke kuptuar kaq koh or hajvan?

    Reply to this comment
  2. Po , Po September 14, 20:05

    Me befasoi titulli , sepse prisja te shkruhej : ” Si do te beje Shpetim Idrizi , pa Edi Ramen ” !

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 15, 11:54

    Drite kush shpiku trahanane
    Thane heronjte e tepsise
    Me luhare do ta hame
    Per te mire te Shqiperise
    Dhe kercejne rreth tepsise
    Gjithe horrat e shqiperise
    Nuk ka luge per Shpetimin
    Thote piktori te marre timin
    Por prape e shpeton Sala
    Hajde bir ka Monka ngjala

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*