Si duket sot Gentian Doda, i kërkuari që liroi gjyqtari Miri/ Del fotoja e re

November 13, 2017 12:54

Si duket sot Gentian Doda, i kërkuari që liroi gjyqtari Miri/ Del fotoja e re

Fotoja ku Gentjan Doda është i veshur me bluzë të kuqe është i vetmi imazh i tij i vendosur në faqen e interpolit kur ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2000.

Në këtë foto siguruar nga policia Doda ka qenë vetëm 18 vjeç.

Zhvillimet e reja ku ai dyshohet se është përfshirë në korrupsionin e një gjyqtari për të fituar lirinë e ka sjellë edhe njëherë tjetër në vëmendjen e policisë përsëri si person në kërkim.

Report TV ka mundur të sigurojë një foto të re të Gent Dodës në të cilën ai është fiksuar gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës.

Mësohet se kjo foto i është shpërndarë të gjitha komisariateve dhe pikave kufitare për ta identifikuar dhe ndaluar Gentian Dodën.

Burimet policore pohojnë se Gentian Doda për momentin është një prej shqiptarëve më të kërkuar në të gjithë Shqipërinë.

Po ashtu shenjat e gishtave bashkë më këtë foto i është dërguar Interpolit dhe Europolit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen hetimore ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri ka një sërë provash, mesazhe telefonike dhe biseda në Whats up ku përfshihet Doda.

Gentjan Doda dyshohet se është arratisur duke kaluar kufirin e gjelbër me Kosovën.

November 13, 2017 12:54
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. November 13, 17:04

    Gjykatesi qe e ka liruar kete kriminel te denohet,mbase ai gjykates me “deshiren” e mire te politikes se Tiranes zyrtare ne dite e vite,do te beje te mundur te tregoje vendbanimin dhe masken e tije.Binduni dhe besoni,gjykatesit nuke mund te kene kurre privilegjin te lirojne nje kriminel pa mbeshtetje politike.Dhe kete e tregoje kur SOVRANI ,USA dhe BE-ja kerkuan me forc
    Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e dekriinalizimit,pa harruar dekoraten dhene Visho Ajazit nga rama,dhe po nga ramovici etiketimin patriot te berishovicit per Kosoven.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,duan apo nuke duna politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,keta ujqer e cakej qe kane gllaberuar te tre pushtetet,plus opoziten e thencin,duke derdhur lot krokodili vetem per te mashruar dhe shyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt.Mjaft me,MJAFT.Mallkimi i mijra nenave e grave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve te mbetur jetim shume shpejt do te bjere mbi kryet e krimineleve dhe avoketerve te veshur me pushtet politiko-ekonomiko-ligjor,Besoni,binduni dhe denonconi krimin,e mos u beni pale me to ne bangn e akuzes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*