Si e firmosi Sajme marrëveshjen me FBI

April 15, 2016 20:18

Si e firmosi Sajme marrëveshjen me FBI

Firmosja e marrëveshjes dypalëshe mes Saimir Tahirit dhe FBI-së ka ngrohur zemrat e gjithë të dhunuarve në Shqipëri, mësojnë Gojët e liga.

Kështu, menjëherë pas përhapjes së lajmit, njerëzit e dobët, ata që pësonin padrejtësi dhe nuk hapnin gojë, të rrahurit e të dhunuarit, më në fund u kanë ngritur zërin dhunuesve: “Prit prit sa të vijë FBI, se ta tregoj unë ty!”

Por si u mbërrit deri tek kjo marrëveshje që për nga rëndësia barazohet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Lidhjen e Lezhës?

Gojët e liga mësojnë nga burime delegacionale se Saimir Tahirin, gjatë gjithë rrugës me avion drejt SHBA-së e ngacmonte kryeministri Rama dhe gjithë anëtarët e tjerë. “Sajme, ho me, i gjete ata që ta vunë tritolin te babai? Je dhe ministër i Brendshëm mër burrë!”

Tahiri nuk fliste, por e hante inati përbrenda.

Për më tepër, edhe i ati, në farmacinë e të cilin u vu lënda plasëse, ja kishte prerë shkurt: “Po s’më gjete ata që vunë dinamitin në farmaci, harram të qoftë qumështi i farmacisë që të rriti e të bëri kaq”.

“E ç’më rriti?”, ja ktheu Sajme, “edhe Erjon Braçe është më i gjatë se unë! Pastaj si t’i gjej unë autorët? Ku ka shtet në këtë vend leshi?”. Por pastaj u kujtua që…. Dhe nuk e hapi gojën.

Me këto mendime në kokë, avioni mbërriti në SHBA. Mbledhjet dhe takimet ndoqën njëra-tjetrën, derisa Sajme në njërin nga tubimet, dëgjon një zë nga lart. “Ju jeni ministri i Brendshëm shqiptar? Do ju ndihmoj në zbulimin e krimit!” Sajme u mahnit. “Të jetë Perëndia që më gjeti këtu në Amerikë? Me siguri, se tani do fusim edhe historinë e fesë në shkolla”.

Pastaj ngriti kokën dhe pa drejtorin e FBI-së, edhe më i gjatë se kryeministri i vet, që e përshëndeti dhe iu prezantua. “Yes sir”, bërtiti që të sigurohet se do t’i shkonte zëri deri lart, “ju falenderoj jashtë mase”. Dhe filloi t’i shpjegonte hallin që e kishte zënë me të atin dhe me farmacinë, tëk e tëk e tëk. Perëndia i dha fjalën se çoç do bënin.

Në vijim, palët bënë dhe fotot e rastit. “Zoti Rama”, i tha Sajme Edit me besim të rifituar, “hajde ne xhuxhat, ta vëmë në mes zotin FBI!”

 

******

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

April 15, 2016 20:18
Komento

4 Komente

  1. gjermani i fundit April 15, 21:58

    Sajmiri mos te lodhet kot, te dehi Salen me raki fiku dhe ia gjen Sala: dora vete Edvini ka qene, absolutisht, t’garantoj uneeee

    Reply to this comment
  2. kris 1 April 16, 13:58

    Thone se ai i gjati e kish fshehur Sajmirin ne pantallona duke befasuar drejtuesit e FBI-se

    Reply to this comment
    • Ami April 17, 09:01

      Mire ky i vogli ne krahun e majte eshte Sajmo i thote drejtori i FBI Rames po ky i gjati kush eshte qe e ke fshehur nen pantallona !Rama iu afrua i bindur se nuk e degjonte kerkush tjeter perveç personit qe i drejtoi pyetjen iu pergjigj:Ky i gjati eshte Sala ,nuk i japin vize per ne Amerike si i dekonspiruar dhe e mora me vehte iu pergjigj ai!

      Reply to this comment
  3. Lori April 17, 09:04

    Kush e gjen ku eshte fshehur flamuri shqipetar ne kete takim protokollar,eshte tejet me intelekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*