“U lodhëm, po humbja besimin dhe durimin, kur më në fund ndodhi”

March 1, 2016 09:42

“U lodhëm, po humbja besimin dhe durimin, kur më në fund ndodhi”

Në intervistën e saj për emisionin “Dritare”, motra e Alda Canajt, Ornela, ka rrëfyer si e ka gjetur vrasësin e motrës dhe nënës, Marjan Rrokun, në Amerikë.

“Vizitova Amerikën disa herë dhe kontaktova me një avokat që më ndihmoi të bëja dokumentet.  Më  ndihmoi një shoku im që në Shqipëri të lidhesha me marshallët.  Dyshoja që Marjani mund të ishte në Amerikë me idenë se ai mund të fshihej aty pasi ishte një vend i madh. Duke qenë se ai thoshte se punonte për një kompani amerikane atëherë dyshova se mund të ishte vendi që ai të fshihej aty”.

Sa vjet u deshën për ta gjetur?

Shumë vite. U përpoqëm shumë, u lodhëm po humbisnim besimin dhe durimin kur më në fund ndodhi.

I kishe dhënë fjalën vetes që do e gjeje njeriun që të vrau motrën dhe nënën dhe do çoje para drejtësisë.

Ishte qëllimi i jetës sime. Nëna ime dhe motra ime janë përgojuar në shtyp, kanë qenë engjëj dhe nuk e meritonin që të vriteshin në mënyrë barbare sidomos nga një person që i kishte torturuar me muaj të tëra. Doja të sillja drejtësi dhe t’i lija të preheshin  paqe. Të gjeja personin që i vrau dhe që ai të merrte atë që meritonte dhe ta kalonte jetën në burg.

Ai u kap, u dënua, njerëzit që e kapën të sollën prangat. Tani historia ka mbaruar. Çfarë të bëri që të shpërthesh? Intervista?

Nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo dalje, në çdo gjykatë kja qenë një histori e ndryshme, një veprim që ka pasur në prapaskenë. Kur dëgjova intervistën, pashë që ishte për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj që ai është një njeri i penduar. Nëse do ishte  i tillë  pse nuk dërgoi një letër por mori spolighte mbi vete. Fillova të shoh në mediat sociale dhe pashë shumë njerëz që thonin se kërkoi falje dhe duhej te amnistohej.

 

March 1, 2016 09:42
Komento

8 Komente

  1. elio March 1, 09:56

    Marjan Rroku eshte malok manipulues..jane te gjithe ashtu…si gjarperinj..Luten e pergjerohen dhe hiqen te pafajshem por jane gjarperinj qe helmojne…pisa pa dinjitet…

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati March 1, 19:20

      Po ai Fatos Kloso cdare krijese e peshtire ai mor aman !

      Si ai palaco nuk reagoi fare ndaj letres qe i derguan prinderit e shkrete te vajzes , por u tregua komplet indiferent

      Ca fytyre e poshter paska qene ky qelbaniku Klosi

      Reply to this comment
  2. Shuk,,,, March 1, 13:18

    Ne qofte se i kthen ne jete viktimat,, atehere le te kerkoj amnisti, derisa viktimat dergjen poshte tokes ky e ka vendin ne burg,,, po o dhimbeset jeta qe bente ne amerike,,, harroje,,, tashti ke filluar nje jete te re,, aty ku te takon,,,,

    Reply to this comment
  3. info analitike March 1, 15:09

    Po per ate qelbesiren Fatos Klosi i cili u shqye duke bere moral neper media pse nuk shkruat se si u soll ne kete rast:http://www.gazetatema.net/web/2016/03/01/fatos-klosi-kujton-vrasjen-e-alda-canajt-marjani-ishte-njeri-me-kulture-por-u-cmend/

    Qyth tha mo!!! Marjani ishte njeri me kukture por u cmend!!! Ndersa Tosi ndenji duarkryq duke mos u lodhur fare per ta kapur madje edhe duke i krijuar mundesine e arratisjes.

    Reply to this comment
  4. Beni March 1, 16:49

    Ky bente sikur ishte vete zoti kur ishte ne SHIK, maloku.

    Reply to this comment
  5. demo March 1, 19:38

    Maloket jane tinzare.Kujdes,pas tij fshihet nje Berishe.
    Cfare e shtyu Fatos Klosin,qe nga dhjetra e qindra nxenes,te shkelqyer,qytetare,te zgjedhe pikerisht kete vrases tinzar dhe paranojak,.Pse nuk zgjodhi nje qytetar?Ku e gjeti kulturen nje malok?A ka qene ne ksollen e tij ne katund Fatos Klosi dhe ka pare raftet mbushur me libra qindvjecare?E po kulture pa libra nuk ka.Te njejten pyetje ja kam bere Ylli Popes;-Po ku e pe ti mor Ylli Popa kulturen e Berishes,qe hyre garant per te?Pse te recitonte ty permendesh si papagall lexionet leksionet e kardiologjise?Po truri i malokut eshte tabula
    rasa!Ne te ngulet si fara ne bajge mesimi i ri,!Nje dore boje eshte kultura malokut.Gervishe ate dhe del bisha e shpelles.Ju profesoret qe rekomandoni maloket ne posre te rendesishme,te lakmuara nga qytetaret,duheni denuar ju te paret se moret ne qafe nje familje dhe nje popull te tere.Une mendoj qe bashke me Marrian Rrokun te denohet edhe Fatos Klosi si bashkepunetor ne krim.

    Reply to this comment
  6. Der Spiegel March 1, 19:40

    Me ndihmen e FARKOSIT te LSIse u arratis ky

    kreminel,

    Po me nbihmen e LSI is u arratis Arben Frroku ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*