Si e komentojnë mediat italiane kërkesën për arrestimin e Beketit?

June 9, 2015 11:40

Si e komentojnë mediat italiane kërkesën për arrestimin e Beketit?

Lajmi mbi urdhër arrestin e Prokurorisë së Tiranës ndaj sipërmarrësit Franceso Becchetti e sekuestrimin e aksioneve të kompanive të tij ka pasur mjaft jehonë dhe në mediat italiane.

Agjensia e informacionit Ansa në artikullin me titull “Agon Chanel, urdhër arresti për padronin Becchetti, akuza riciklimi”,  ndër të tjera shkruan se:

“Aventura italiane e këtij kanali televiziv lindi pak a shumë një vit më parë në Shqipëri, më 1 dhjetor të 2014 e u prezantua në qytetin e Milanos me një festë të madhe me të ftuar të rëndësishëm të botës televizive italiane.

Prezantuesja e njohur Simona Ventura pagëzoi lancimin e Agon Chanel Italia me një të ftuar super vip si aktorja amerikane Nicole Kidman. Në Tiranë Agon Chanel ndodhet në hapësirat e një kapanoni industrial me një sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë e 7-8 metra në lartësi. Aty gjëndet gjithcka; redaksia, studiot, teknikët, gazetarët, artistët.

I pyetur nga Agjensia Ansa mbi këtë sistem pune, në një intervistë të pak kohëve më parë, Francesco Becchetti shpjegonte “të gjithë bashkë alla americana, sepse kështu funksionon më mirë”.

Becchetti deklaronte gjithashtu se kish investuar në këtë sipërmarrje rreth 40 milionë euro me synimin për të realizuar gjatë vitit të parë të punës rreth 20 milioë euro nga reklamat e të thithte 1% të teleshikuesve.”

Ndërsa e përditshmja “Corriere della sera” ndalet dhe në analizën e karrierës profesionale të sipërmarrësit italian.

“Francesco Beccetti, shkruhet në artikull, është nipi i Manlio Cerronit, njeriu që për 30 vjet ka administuar landfilin më të madh italian, atë të Malagrotës në Romë, ndërsa sot është i pandehur në procesin e administrimit të mbeturinave në rajonin e Lacios. Becchetti mbërrin në Shqipëri në vitet ’90 e para se të hidhej në aventurën televizive, u morr me sektorin e energjisë. Në ’97 arrin të marr një koncesion për realizimin e një prej centraleve më të mëdha hidroelektrik në këtë vend. Një investim prej 160 milionë euro ku bën pjesë dhe Enel Poëer. Ky i fundit tërhiqet menjëherë projekti duke i dhënë udhë një procesi të madh gjyqësor mes Enel e Becchettit.”

E përditshmja ekonomike “Il sole 24 ore” sjell në fokus emisonin televiziv “Report”, drejtuar nga Milena Gabanelli. Një muaj më parë, më datën 9 maj, në një dokumentar investigues me titull “Një italian në Tiranë” të gazetarit Luca Chianca hetohej pikërisht mbi origjinën misterioze të investimeve të Agon Channel. Me një përmbledhje të shkurtër të këtij investigimi sqarohet biznesi i sipërmarrjes së familjes Becchetti ku në bazë të së silës qëndron shoqëria “Costruzioni s.r.l” administruar nga e ëma e Francesco Beccettit Liliana Condomiti e që kontrollon Agon Channel në Britaninë e Madhe, 40% të Agonset Albania e 90% të Agonset Italia. Brenda Agonset Italia gjëndet shoqëria Hydro s.rl që merret me ndërtimin e centralit hidroenergjik, të cilit nuk i duket ende forma, por që është kasaforta e 159 milioë euro të marra nga Deutch Bank, para me të cilit ka nisur dhe aventura televizive e sipërmarrësit Francesco Becchetti.

Gazeta “Il fatto quotidiano” duke analizuar akuzat e prokurorisë së Tiranës kujton polemikat e fundit në mediat italiane të ish korrespondentit të Radio Televizionit Italia (RAI) në Londër, Antonio Capranica i punësuar nga Agon Channel Italia si Drejtor i Informacionit. Brenda dy javësh Capranica jep dorëheqjen duke akuzuar Agon Channel për mungesë profesionalizimi, me deklaratën “se qe e pamundur të punohej për shkak të mugesës absolute të strukturave e të personelit në realizimin e një edicioni informativ.”

June 9, 2015 11:40
Komento

3 Komente

  1. metlaj June 9, 12:56

    ne itali lufta e klaneve ka bere qe si e keq dhe e mira te kene sensin se e keqja nuk e le te miren as te linde por a shtu si ka lindje jo ne martenite dhe kur ndodh lindja ekeqija e vrete te miren ose e bene qe mos te arije ne destinacion qe te arrijne te favorizuarit e te keqes Per mua ketu eshte nje goditje e mirefilte e konkurences per arsyje se po merte shume te ardhura nga reklamat dhe shume specialiste te medias po tentonin te punonin ne ket tv dhe forca profesionale si dhe forca ekonmike dhe te punesuarit me intregitet ne nje te ardhme te afert do te benin nje imformim te vertet qe nuk dote jete ne interes te politikaneve te sotem sidhe te korupyuareve te drejtesise zoti avukati i ketij tv zoti dhori ne interviten e tij i sqaron shume probleme dhetv ta ri japin ne ritrasmentim qe ta shohin gjithe shqiptaret Duke jetuar gjate ne itali kjo eshte normale por shqiperia mendon me mire zeros se epaster dhe moderne kur nuk me sherben mua

    Reply to this comment
  2. informatori tjeter June 9, 21:36

    Sa klase shkolle ke ti Metlaj ? Po “martenite” , çdo te thote ? A e di ti qe , edhe ne shqip , si ne çdo gjuhe te Botes , kur shkruan , perdoren shenjat e pikesimit ? Ndersa , persa i perket permbajtjes se komentit tend , sikur pese universitete te kemi mbaruar , veshtire se mund te kuptojme ndonje gje .

    Reply to this comment
  3. lato June 10, 00:45

    Ky televizion ishte shembull i fasades keqinformuese,bosh dhe me shume pordhe.Pagese nuk do te thote cilesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*