Si e krijuam këtë kakistokraci dhe pse e tolerojmë ende! Një thirrje për drejtuesit e partive politike kryesore shqiptare

October 16, 2020 12:10

Si e krijuam këtë kakistokraci dhe pse e tolerojmë ende! Një thirrje për drejtuesit e partive politike kryesore shqiptare

Fatos Tarifa

 I përdorur për herë të parë në fillimet e shekullit të 19-të, termi “kakistokraci”—i derivuar nga greqishtja “kakistos” (më i keqi) dhe “kratos” (sundim)—është bërë prej kohësh një term i njohur në zhargonin politik. Fjalori i Kembrixhit e përkufizon termin kakistokraci si “një qeveri që drejtohet nga njerëzit më të papërshtatshëm, më të paaftë, më pa eksperiencë” (a government that is ruled by the least suitable, able, or experienced people). Fjalori i Oksfordit e përkufizon këtë term thuajse njëlloj, si një “qeveri e përbërë nga qytetarët më të papërshtatshëm, ose më pak kompetentë të një shteti” (Government by the least suitable or competent citizens of a state). Fjalori Collins i jep këtij termi një përkufizim thuajse identic, si një “qeveri e përbërë nga personat më të këqinj; një formë qeverisjeje, në të cilën njerëzit më të këqinj janë në pushtet” (government by the worst persons; a form of government in which the worst persons are in power).

***

Kur ky term hyri në përdorim dy shekuj më parë, vendi ynë lëngonte ende nën sundimin osman. Shqipëria u bë një vend i pavarur një shekull më pas por, pavarësisht kushteve e rrethanave tejet të vështira e të rrezikshme të kohës, ata që e bënë Shqipërinë të pavarur dhe e futën vendin në rrugën e zhvillimit kombëtar ishin, përgjithësisht, njerëz të iluminuar, europianë të vërtetë dhe, shumë prej tyre, intelektualë dhe politikanë të klasit të parë. Në ato vite dhe më pas, qeveritë—dhe më vonë Parlamenti—që drejtuan vendin mund të ishin jetëshkurtra, mund të kishin konflikte në gjirin e tyre, mjete e mundësi të pakta për ta zhvilluar vendin ekonomikisht dhe nga pikëpamja shoqërore, por nuk ishin kakistokracia që duket se kemi sot në Shqipëri një shekull më vonë, në epokën e globalizimit dhe në epokën e Bashkimit Europian.

Po, Republika jonë, institucionet e saj (në radhë të parë parlamenti dhe qeveria që drejton vendin) është një kakistokraci. Dhe është e tillë në një kuptim real të fjalës, edhe nëse, pa dashur (dhe ky nuk është aspak qëllimi im) mund të ndihen të lënduar disa nga miqtë e mi që janë pjesë e këtij parlamenti dhe e kabinetit qeveritar aktual. Sidoqoftë, ata e dinë se këtu nuk e kam fjalën për ta.

Sigurisht, republika shqiptare e këtyre 30 viteve të fundit nuk u bë menjëherë, sa hap e mbyll sytë, një kakistokraci. Ky lloj sistemi u krijua gradualisht dhe nuk i shfaqi menjëherë simptomat e veta, as rrezikshmërinë e vet. Krijimi dhe konsolidimi i tij u ndihmuan nga të dyja partitë politike kryesore të vendit, veçanërisht kur njëra prej tyre fitonte zgjedhjet dhe merrte në dorë drejtimin e qeverisë.

Alternimi në pushtet i Partisë Socialiste (16 vite qeverisjeje) dhe i Partisë Demokratike (13 vite qeverisjeje) deri më sot nuk e ka zhbërë këtë formë kakistokratike qeverisjeje, por e ka konsoliduar atë. Thjesht shihni se sa shumë anëtarë parlamenti ose ministra të paditur kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi në këtë vend! Dhe ata kanë qenë e janë të të gjitha ngjyrave politike, madje edhe pa ngjyra, ose me ngjyra që, si kameleonë, i kanë ndryshuar e i ndyshojnë fare lehtë para ose pas çdo zgjedhjeje parlamentare.

***

Shqipëria sot nuk rrezikon të bëhet një kakistokraci; Shqipëria sot është një kakistokraci, sepse një pjesë e madhe e anëtarëve të parlamentit, të cilët—të paktën në këta 12 vitet e fundit—janë zgjedhur jo nga qytetarët e këtij vendi por nga kryetarët e tri partive politike më të mëdha, janë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë, edhe pse miku im i çmuar, i ndjeri Moikom Zeqo, i përmbajtur siç ishte ai, do të thoshte për ta se kanë “një inteligjencë nën mesataren”.

Padija dhe injoranca e shumë prej atyre që hartojnë dhe miratojnë ligjet e këtij vendi, ata ligje që administrojnë jetët tona dhe që do të duhej të garantonin sigurinë dhe mirëqenien tonë, janë të frikshme. Të paditur ka edhe mes atyre që bëjnë pjesë në qeverinë e këtij vendi. Padija dhe injoranca nuk janë të dëmshme vetëm sepse ato pengojnë zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë; ato bëhen shkak për absurditete të çdo lloji. Injoranca, gjithashtu, ushqen dhunë dhe krijon monstra politike. Ema Goldman thoshte se “injoranca është elementi më i dhunshëm në shoqëri”, ndërsa Platoni dhe Rabëlé e konsideronin injorancën si shkakun e të gjitha të këqiave. Ja pse duhet të ruhemi prej saj.

Por, në vend që në krye të punëve të zgjedhim njerëzit më të ditur e më të aftë që ka kjo shoqëri—ata që kanë mbetur në vend, por edhe ata që janë larguar e dëshirojnë të kthehen—ne vazhdojmë të çojmë në parlament dhe të emërojmë në qeveri dhe në institucionet shtetërore njerëz të paditur. Për një arsye që s’mundemi, ose nuk duam ta kuptojmë, padija dhe injoranca duket se janë bërë i vetmi “aset” për të fituar një pozitë të rëndësishme në politikë. Ndoshta këtë kishte parasysh Xhorxh Orwell kur shkruante se “Liria është skllavëri. Injoranca është forcë”. Dhe, nëse është vërtet kështu, atëherë bëjnë vërtet kuptim fjalët sarkastike të Mark Tueinit kur thoshte se “injoranca dhe vetbesimi janë të vetmet gjëra për të cilat keni nevojë që suksesi juaj të jetë i sigurt”.

***

Kjo është një thirrje për drejtuesit e partive politike kryesore shqiptare!

Që të mos kemi më në parlament njerëz që nuk shqiptojnë dot fjalë me më shumë se 3 rrokje;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që thonë se “pirja e duhanit shkurton cigaren;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që deklarojnë se kanë studiuar në shkolla që nuk ekzistojnë, ose që kurset dyjavorë të trajnimit i sheshin si arsim i rregullt i përfunduar;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që janë tmerrësisht të paditur;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që deklarojnë se “partitë politikë duhet të synojnë pushtetin për qëllime personale;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që janë bërë doktorë shkencash pa pasur asnjë lidhje me shkencën;

Që të mos kemi më në parlament njerëz që na thonë se 6 është një numër më i vogël se 4;

Që parlamenti ynë të mos prodhojë qeveri, ministrat e të cilave të na thonë se 0,075 është e barabartë me 7.5; se valët e muzikës përcjellin viruse; se lopa prodhon atë çfarë ha; se mund të pimë vaj palme tërë ditën e përsëri të jemi të shëndetshëm;

Që asgjë nga këto xhevahire dhe shumë të tjera si këto të mos ndodhnin, ju, drejtuesit e partive politike kryesore, që e keni në dorë ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor, një sistem që u heq qytetarëve çdo mundësi për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në parlamentin e vendit dhe në organet e qeverisjes lokale, por që ju bën juve, si individë, të plotfuqishëm e të pandjeshëm ndaj interesave dhe halleve të popullit, ju, pra, drejtuesit e partive politike kryesore, bëhuni të arsyeshëm dhe kurajozë që ta ndryshoni këtë sistem, këtë mekanizëm zgjedhor dhe, bashkë me të, cilësinë e politikës e të qeverisjes në këtë vend.

Mos i hapni listat si dhe sa doni ju. Hiqini ato. Listat duhet të jenë zgjedhja e qytetarëve të këtij vendi, jo zgjedhja juaj.

Përndryshe, përsëri do të kemi deputetë dhe ministra të paditur, “virtyti” ose “merita” e vetme e të cilëve është servilizmi dhe “besnikëria” ndaj jush.

Përndryshe, përsëri do të kemi deputetë dhe ministra që e mashtrojnë publikun ditë e natë.

Përndryshe, përsëri do të kemi deputetë dhe ministra nga të cilët s’mund të presim të qajnë e të zgjidhin hallet e popullit, sepse ata vetë nuk i njohin dhe as i kuptojnë hallet e tij!

Përndryshe, përsëri do të kemi deputetë dhe ministra njerëz të lidhur me botën e krimit

Përndryshe, përsëri do të kemi deputetë dhe ministra që punojnë për veten e tyre, edhe pse ata do të marrin vendime në emrin tonë, si qytetarë, dhe do të duhej të punonin për ne?

Një dijetar i shquar në kohën tonë, Riçard Daukins, thotë se “nuk është seleksioni natyror ai që do ta zhdukë injorancën në brezat e ardhshëm”.

Lexojeni këtë mendim të urtë nga transheja juaj në arenën e politikës shqiptare sikur të thoshte: Nuk është seleksioni natyror ai që do ta çrrënjosë injorancën në radhët e politikanëve shqiptarë, por është vullneti politik i atyre që e kanë në dorë dhe që duan ta çrrënjosin këtë të keqe të madhe për shoqërinë.

 

 

 

October 16, 2020 12:10
Komento

28 Komente

  1. Bora October 16, 12:20

    Te lumte pena Profesor,
    Artikull qe e kam lexuar disa here. Mesazhe te qarta dhe Te drejta.
    Ju falenderoj,
    Bora

    Reply to this comment
    • futethanofute October 16, 20:32

      Thanks for nothing Bora !

      ky shikon miligramet e deleve te parlamentit por nuk shikon peshkaqenet qe jane bossat e tyre dhe keto te fundit varen nga xhambasadoret

      Nuk eshte secret te thuhet se Shqiperia prej 28 vjetesh eshte Republike ambasadoriale qe caktojne Parine e Tiranes dhe keto te fundit caktojne delet e tyre ne parlament qe ju shqetesoheni me te drejte..
      .
      Sido qe te jene ata te kopese parlamentit deri gjysem analfabete nuk kane bere krime dhe tradheti si
      Burri I shtetit dhe ylli ne ngjitje I Arvizise.

      Le te marrim Friendin e Kimit te ruges Elbasanit:

      LAPIDAR DIAMANTI QE
      USA-BE-NATO
      I KANE NGRITUR
      ENVER HOXHES
      BASHKE ME TE
      PERMJERRURIT POLITIKE
      DHE INTELEKTUALET
      RAKITIKE
      ……..

      ME ATE PROFIL KRIMINAL
      QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,
      NE CDO VEND TE BOTES
      DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR
      APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ

      #####

      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      &&&&
      Konkluzion:
      Nuk I vjen e keqja atij vendi nga parlamentare medioker te zgjedhur nga boss Luli ( bedel I Sales) apo dhe Rameta..
      .
      E keqja e atij vendi vendi I ka ardhur nga kaki-miqte me kakambasadoret qe bejne jo vetem ligjin por dhe ju fusin ju Fatosevot te beni keto artikuj aspirina kur duhet thike kirurgu..

      Reply to this comment
  2. Mirdita October 16, 12:58

    Ky eshte mjerim me vete.

    Reply to this comment
    • xha Spiro October 16, 14:55

      Një ndihme të vogël profesorit lidhur me origjinën r “kakistokracine”. Ky term nuk i përket greqishtes, por është puro shqip. KAK(MUT)-STORI- KRAL(SUNDUES). DMTH. Histori muti e këtyre batakcinjeve që po sundojne. keta po e dhje… in për ditë historine tonë të shkuar e të sotmen. Ndaj duhen shurruar keta dhe të dalin në krye profesioniste të aftë te fushave juridikr, ekonomike sociale dhe ushtarake.
      Ju intelektualët ndihmoni që të shpëtojme nga kjo “kakë” politikanesh.
      Xha Spiro

      Reply to this comment
      • mirel October 16, 16:55

        O xha spiro, si u ngaterrua kjo pune.
        Une thashe se e kish per kakite e tirones ky..
        hahaha, hajde merre vesh shqipen e profesoreve si Tosi..
        Eshte i mencur, jo shaka

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit October 16, 21:58

          edhe mua tek kakite me shkoi mendja. Apo s’è kane kohen tani te bekuarat. Ca I bejne raki, po s’del gje. Me duket se tironcit I quajne hurma. Plot ishte dikur nga eshte mbushur me pallate Komuna e Parisit. Ne fakt drejt e ka fjalori I Kembrixhit a I Oksfordit, kalos i thone I mire, kakos i thone I keq. Kaliteros =me i mire, me i keq s’i thone kakiteros… Po mbase Damlla.. Por te jemi te sinqerte, pse, budallenjte na moren me qafe ne? Jo edhe jo. Ne na moren me qafe te zgjuarit, se po te ishin te keqij ata do kakosnin edhe veten e familjet e tyre. Atehere te themi se nuk eshte kakokraci por oligokraci, ligos=pak, shteti i te pakteve. Qe thjesht me fjale shqipe do te thote rregjim politik ku nje grup I pakte njerezish ushtrojne pushtet ne interes te tyre ne dem te interesit te pergjithshem. Po kush I sjell ne pushtet keta? I sjellin grupet e interesit, donatoret e fondeve per fushata, ambasadoret e vendeve qe do sjellin kompanite e medha te vendeve te tyre qe te na qethin resurset qe kemi. Nese ndodh ndryshe neper kolonite, hajde ta diskutojme. Por sic duken bathet, ose edhe kakite, kjo plackitje eshte ne sistem.

          Reply to this comment
          • mirel October 17, 15:57

            O mono, e forte kjo, me i keq i thone “qiroteros”

        • gjermani i fundit October 17, 20:34

          mirel, kirios i thone zoteri, kirioteros duhet t’i thone shume zoteri. <por greket kete k-ne e fillimit e thone pak me ndryshe,hahahhaaa

          Reply to this comment
          • mirel October 18, 15:12

            Dhe gruas i thone qirja mono, dhe buzeve qili.
            Ju pershtatet shume Rilindasve te Dules

  3. Gzim Kulufi October 16, 13:01

    Ky stan kete bulmet kishte! Fatos Nano ishte i afte per drejtim, por teresisht i korruptuar! Sali Berisha ishte i pakorruptuar fillimisht, por i paafte per drejtim vendi, pervec kesaj ishte i perqendruar teresisht tek Kosova, te ciles i mundesoi pjeserisht armatosjen me arme te lehta. Edi Rama eshte gjysem i afte dhe gjysem i korruptuar, te dyja plotesojne te teren dhe iku dhe ky per lesh! Sic tha italiani me ndihmat e UNRA-s, buon per Albania! Keshtu jane dhe keta, krrunde te perziera me nga pak miell!

    Reply to this comment
  4. KOKEPALARI October 16, 13:32

    O TOSI TA KAM THENE DHE ME PARE.
    GJIGANDI NUK KA NEVOJE PER MENDIMIN TEND!!
    KUR RALLEHERE I DUHET NDONJE MENDIM KA ELVIS ROSHIN APO TAO TAON SI KESHILLTAR.
    E DYTA VENDOSJA E DIKUJT QE MENDON ME KOKEN E VET NE HIERARKI KRIJON PROBLEME PER USHTRIMIN E PAKUFIZUAR TE PUSHTETIT POLITIK SIC NDODH NDER NE.
    BERISHA EMERONTE NJEREZ ME DOSJE DHE KY KOQJA EMERON NJEREZ ME DOSJE .
    NDRYSHIMI ESHTE SE KETA TE KETIJ JANE NE KERKIM NGA SHTETET E TJERA PER KRIME DHE NUK JANE SIGURIMSA SI ATA TE BERISHES!!

    Reply to this comment
  5. Daja October 16, 13:45

    O tos mballos vashdon si ppsh langoi bllokut lalezit qe keta 30 vjet e vodhen e vrane Shqiperine. Degjo usa o njeri cunguar.

    Reply to this comment
  6. Shqiptari October 16, 13:46

    Shoku Tosi, mos luaj rolin e budallait se behesh bajat.
    Ti pyet si u krijua kjo kakistokraci?
    Pergjigjen ti e di por nuk te vjen mbare ta thuash – Kjo kakistokraci ka brenda produktin e “Njeriut te ri te brumosur me mesimet e PPSH” e bartur nga epoka e “Socializmit fitimtar”!
    Ka 30 vite post-komunizem qe qeverisemi nga leshteriket e Dhjetorit-90 te Ramiz Alise!

    Sa per ate “Pse e tolerojme kakistokracine sot”, ate pyetje beja vehtes – Pse akoma voton njerin nga leshteriket e Dhjetorit-90 te Rames-90, pra Ramen-2020?

    Reply to this comment
  7. Genti October 16, 14:01

    Povete kryetaret e partive qe u drejtohe, a nuk jane edhe ata te paditur?
    Sigurisht qe PO!

    Reply to this comment
  8. tom October 16, 14:53

    Ka parti politike qe u bene thirrje drejtueseve ? ? Kjo eshte tallje.Shkruan qe vrasin vjedhin e njemij te zeza dhe pastaj thua se jane parti .O profesor lexo flalorin shqip shqip.

    Reply to this comment
  9. Lomy October 16, 14:58

    Ik or hajdut spinaqi se s’je burre ti japesh mend njeriu ti.
    Legen!

    Reply to this comment
  10. Tedi October 16, 16:20

    Rrespekte profesor Fatos Tarifa , nje artikull brilant per te zgjuar sadopak ndergjenen e munguar shqiptare dhe te politikanve tan sot , jeni briland ne mendim profesor FatosTarifa , ky vend ka nevoj shum sot per intelektual te nivelit tuaj te cilet jan shu shum me pakic sot , RRespekte. Me vertetsin e shkrimeve tuaja i beni nje sherbim te madh vendit.

    Reply to this comment
  11. mirel October 16, 16:45

    Ja te shikojme cfare thote Fatosi

    Reply to this comment
  12. spata October 16, 17:42

    Shkrimi ka vetem vlera filozofike qe smund te ndaloje ato qe kane ndodhur e dote ndodhin ne nje sistem kapitalisto demokratike .
    E kam diskutuar dhe e diskutoje se Shqiperija nuk do te shmangej nga filozofija e kapitalizmit qysh kur ne nderruam sistemin .Jane e dote jene te pa shmangsheme keto qe po ndodhin sot ne politken tone dhe ne zhvillimin jo propocjonal te ekonomise qe e kane bazen tek pa barazija socjale. As te mendohet se ,me te ashtuquajturen demokraci , jeta e cdo individi dote rrjedhi sic propogandohet nga politika . Te ishte ndryshe bota dote kishte ndryshuar minimalishte nje shekull nga koha kur kokat efilozofise boterore rekomanduan vendosjen e demokracise ne themelet e shteteve. Jo qe s’eshte realizuar, pas qindra shekujsh, por dhe ato arritje nga shete potencjalishte te fuqishem,demokracija mbetet shprehje filozofike.
    Realiteti flet ndryshe.Bota po shkon dita dites ne nje thellim galopant midis shtresave te popullsive .Te pasurit thyejn rekordet e pasurise dhe nga ana tjeter rritet numri i popullsise qe vuan te ushqehet .
    Ne kete kend veshtrim, ato qe po ndodhin sot me klasen tone politike , nuk mund te perjashtoheshin.Kapitali me djersen e ballit ,qe te shumohet, do me shume kohe se sa normalja e te jetuarit .Pikerishte ky mekanizem prish te gjitha raportet e demokracise .Lindin ato qe ne ne keto 30 vjete demokraci kemi perjetuar.Kriminalitetin ,koorupsjonin ,tjetersimin e prones ,shtet ligjor te dobet dhe pamundesine per ti ndeshkuar .
    Keto plage nuk sherohen .Jane bashkejetuese per te gjithe ne kete bote .Fiton ai qe di te luaj dhe ka mbeshtetje nga ligje te pa ndeshkueshme .Jo me kot sot ne ulurijim ,se ndodhin para syve tane, etja e politikanve e pushtetarve per tu pasuruar ,se nje dite do te ndodhi mbrekullija . Te denohen politikanet , individe te korruptuar ,hajdut e kriminel, dote jete disi e pa realizueshme .Reformat do te vazhdojne te ndodhin per te bere qe strukturat sheterore te kontrollojne situaten por jo te ndalin ata qe pasurohen ,vrasin ,vjedhin me petkune te pandershkueshmit . Peshqit e medhenje dote rriten e dote kontrollojne cdo prerspektive zhvillimi, Cironkat qe u dalin perpara do te kene fatin e keq .
    Z.Tarifa .Edhe une keshtu mendoja .U mbusha me fryme kur ne Shqiperi u vendos demokracija. Si i provuar, ne specialitetin qe fitova nga sistemi qe lam,mendova se dota kishja rrugen te hapur te permirsoja jeten time familjare. U zhgenjeva se nuk qesh i pergatitur si aktor te perfitoja nga cfaqet e politikers .Kuptova se i duhej thene mendjes ik pirdhu. Vlerat me te medhaja kishte ose te kapja nje pozicjon te rendesishem politike ose te kthehesha bythlepires i tyre .S’kapa as nejre e as tjetren.Mbetej rruga e djerses ose ajo e nje personi te cveshur nga normat njerezore.Gje qe skishja asnje element te ndryshoja karakterin. Hajdut nuk behesha se qesh i perjashtuar nga “Tepsija” ku mund te ngjyeja e te fusja ne xhep pasuri .Kriminel e kondrabandist as behej fjale. Me mbusheshin syt me lot kur shikoja filma me vrasje.Me dukeshin fatazi e jo realitet cfaqet aventureske ku individe te vecante, pa asnje formim kulturor apo profesjonal , pasuroheshin.Ulja koken, kur para syve te mi, ata qe per 10 vjete shisnin fara neper rruget e qytetit, beheshin pronar ne ndertimin e pallateve .Ish pinjoll te sistemit komuniste ,koke e barkemedhenje qe qarkullonin me makina lluksoze kur ndeshesha para fushatave elektorle me buzeqeshnin e me thoshnin:Mos harro voten,Je i joni .S’kishte perdhosje me te madhe qe me behej. Cfryja e mallkoja diten qe linda.Mallkoja sistemin qe edukoje prinderit dhe mua te punoje i ndershem e ti jap cdo gje edhe jeten per popullin e shtetin.Troc nuk mund te behesha kapitaliste sic trajton Tarifa keta te socmit qe kane ne dore gjithcka .
    Ju luta zotit te me shpetonte nga kjo ktheter por ai me tha: Me kerkon dicka qe une se kam ne dore.Fara qe mbolla me doli jashte kontrollit .Mesohu dhe ti te jetosh me ta.Ju drejtova perseri.Si tja beje .Me kane perjashtuar dhe po te beje ndryshe me ndeshkojne. Zeri i fuqishem i zotit u embelsua e me tha . Nese do te ruash faren tende mos u dil perpara . Ligjet e tyre mos i shkel. Mesoje pjellen tende te behen si ata.Keshtu dote vije koha qe ti te mbetesh viktim e kohes por fara jote dote mbijetoje . E falenderova per kershillen por vetem nje gje nuk realizova dote . Ta beje faren si ata .

    Reply to this comment
  13. Lili October 16, 18:01

    Kakakraci deshtet kakakraci keni!
    Patet mundesi tjeter , nuk U pranuar referendumi per regjim tjeter nga banda e kakokracise… tash ne fund te pusit per cdo gje jeni edhe halla s’keni pa gje se cka ka me iu ndidh ne 4 anet!
    Shyqyr qe kemi sot kosoven per pak ere shqiptari!

    Reply to this comment
  14. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. October 16, 18:19

    Edvin Escobar D’Rama do ta degjoje patjeter thirrjen e Fatos Tarifes.Sepse ka intelektuale kaq naive qeveris Shqiperine nje organizate mafioze,nje i semure psiqik dhe perdorues droge i ashtuquajtur Kryeminister.Edvin Escobar D’Ramen ta kapesh mat duke vjedhur,ai perseri do ta mohoje!Mosbesimi i aleateve Perendomore ndaj qeveritareve Shqiptare ka arritur deri ne ate pike,sa ata dyshojn tek te gjith se çdo bisede sekretete ne lidhje me krimin dekonspirohet!Perse ishte Edvin Escobar D’Rama kunder vetingut dhe testit te droges per politikanet?

    Reply to this comment
  15. PORDHACI-FRIKACAK October 16, 18:31

    ah!
    Populli di vetem te krijoje paaftesine e tij,populli di vetem te farketoje zinxhiret e tij te skllaverise,populli di vetem nje gje,ate te kerrusjies se kurrizit dhe te mbaje mbi shpine gjithe peshen e padrejtesise.
    E perse Populli eshte kaq naiv dhe foshnjerak???
    Sepse populli sjeton dot pa heukurat e sgfrytezimit,pa hallkat qe kerkellojne,ne gjunje rrjepacak,lepi kembet e beut morracak,puthi doren me peruljie zoterise pisanjos,ja si e damkos vehten populli aq hare sa i hidhet nje kocke e kalbur nga kapadeiu dinak qe,ka vetem nje qellim,ti rrjepi lirine dhe forcen e vetvendosjies popullit,aq hare sa beu premton se do i japi lugen e arte per ta nxjerre nga sketarra.

    Beu del njeher ne kater vjet dhe pellet:
    O popull injorant dhe idiot ka ardhur ora qe tme jepni te drejten qe tju skllaveroj,or popull skeni rruge tjeter veçse te asaj qe te blini skllaverine tuaj me voten qe ma jepni si zengjini me i plotfuqishem mbi toke.Ja kush eshte populli i cili me friken,me injorancen e tij,me tradhetine e tij fal gjene me te shtrenjte mbi kete toke:LIRINE E TE DREJTAVE TE TIJA,LIRINE E TIJ.
    Ja nje nga aresyet dhe shkaqet me te cilat populli krojoi pjellen e ferrit,dhe ne ferr ka vetem erresire dhe,nga erresirra dalin vetem djaj,dalin vetem vampira,dalin vetem gogola.
    Pa te cilet populli zben dot,sja arrin dot,ska mundesi dhe aftesi te fitoje te drejten qe NATYRA si egzisence ja njeh me ligjesine e shenjterise.
    Me sakte ska zotesi te mbroje dhe konsolidoje te drejtat dhe detyrimet e tija sociale,jetike,humane nga me elementaret,ku njeriu per njeriun dhe politika nga njeriu per nje kauz per nje drejtesie ku te vetvendosi qe me jeten e tij,me jeten e femijeve te tij nuk luhet,nuk pranohet perdhunimi i te ardhmes qe jane brezat qe vijne e qe do vijne.Sot populli kenaqet edhe me nje luge çorbe te kermur dhe mykur,si e si per te jetuar edhe nje dite me shume ne ferrin e tij.
    Ja si krijohet kataurjia,bisha,ulkonja,korbi,zhgaba kakistokraci (technocratie). Populli eshte mesuar,biles populli sjeton dot pa zinxhiret e skallaverise.
    Populli sa ndjen aromen e lirise,ja mbath me te katra sa me larg saj sepse e ngaterron me mortajen,me zgjeben,e pernjeher ai kerkon strehe tek shpella e Nendertalit,duke i rene ne gjunje fatit te tij te ameshuar injorance dhe braktises i lirise se tij.
    Sidomos populli allbanez qe eshte nje nga me specialistet per te shkaterrura dhe thermuar vetem vetveten por edhe kombin e tij,populli allbanez di vetem nje gje rrenimin e demokracise dhe republikes se tij.
    E kete koha e ka vertetuar me shekuj e shekuj pertej antikitetit,mjafton te hapen librat e historise qe shqipo te kuptoje se çfare krimi i ka bere vehvetes.
    Por siç dihet nje popull injorant vetem injorance di te krijoje,nje popull i pa emancipuar me dijen,krijon rrenimin e tij,dermon te ardhemen e brezave te tij,te femijeve te tij,te familjies se tij.
    Nga paaftesia per te kuptuar dhe per tu ndriçuar populli jo qe krijon kakistrakaci,akrijon dhe ligjet se si te shesi nderin e familjies se tij,dinjitetin e femijeve te tij,te dhenoje mundin e te pareve te tij,si e si qe te ngelet viktime dhe preja e kermave qe zgjedh e le ne doren e tyre verbazi te ardhmen e tij,te familjies se tij,te femijeve te tij,pra hedh ne zjarr tere humanitetin e tij,duke u transformuar ne nje kafshe e eger me tere instiktet qe e perfaqesojne dhe e dallojne nga principet e lirise.
    Ja kush eshte kakistokracia me te cilen populli e krijon si çmimn me te shenjte te roberimit te tij.
    E drejta nuk zbret nga qielli ajo i eshte trasheguar me ligjesine e pafundesise,ate dite qe populli do kuptoje se çfare force eshte atehere ai do shfarrosi njeher e peergjithmone termat ci apo isme vetem me nje shenjteri:
    LIRI-BARAZI-VELLAZERI nga jugu ne veri,nga lindjia ne perendim te kombit dhe popullit qe i perket dhe qe quhet shqipetar i Shqiperise,ose Shqipëria e shqipetareve dhe jo e kakistokracise.

    Reply to this comment
  16. kanani October 16, 19:16

    Zoti Tarifa

    Nuk e krijuam ne keteo kakat por te pakten qe nga 4 dhjetori 1991 me prishjen qeverise stabilitetit nga biberajt berishajt dhe rajesonet u vulos kaka e juaj

    Ta dinin shqiptaret ( e kam fjalen per popullin) nuk besoj se do vinin ambasadoret si agersore propogande dhe zogista-ballista-terrorista te shqyenin kete vend me keq se serbi te na kishte pushtuar….kjo eshte vazhdim i nje krimi i bere ne 1991 me teorine e dekomunistifikimit qe donte te bente Rajersoni qe ne fakt u kthye ne nazistifikim..

    ..OK e rrezuam statujen e Enverit atehere ( se sa ishte gjalle i rruajten trapin) por ne asnje menyre nuk duheshin glorifikuar zogistet-ballistet isha bashkpuntore te fashizmit qe erdhen si CLIRIMTARE ne 1991 gjoja hodhen nje kamunizem te vdekur dhurate prej ramiz alise dhe e ligesise te elezbiberajt i mergates qyqeve..
    .
    Jane pikersisht keto zombie si Berish-Bash-Rameta qe jo vetem qe e reabilituan Enverin por e kane shenjteruar
    %%%%%%%%%%%

    O Enver te kam rixha
    Ngrehu neser me sabah
    Behu dhe nje here i ri
    Ne dac hajde si sozi

    Mer komanden ne kete vende
    Se te prete populli tente
    Qe ti vesh gjerat ne vende
    Se Shqiparine e shqyen qente

    Jan ngjallur krimbat e tokes
    Cep me cep i bien botes
    Me genjeshtra e mashtrime
    Letra fallco e ngjyrime

    I fshine emrin Shqiperise
    Mohojne bijte e Lavdise
    Mohojne gjakun per ket vende
    Kane fshire edhe mundin tende!

    Jan ngritur ne piedestale
    Kriminele “intelektuale”
    Ane e kende bejne morale
    Per te vdekur e per te gjalle

    Madje ketu ne forume
    Bejne komente shume spiune
    Mbajne nofken “intelektuale”
    Por ne fakt jan avdalle

    Jan avdalle te “Lilidhonit”
    Pjelle e djallit dhe e klonit
    Qe vertiten pas baronit
    Jan ushtare te Salihonit

    Ne cdo zyre e ne cdo frone
    Krimineli ka timone
    Basarduan historine
    E shkateruan gjithe Shqiperine

    Neper rruge e neper sheshe
    Ne bregdet e ne biznese
    Ane e mbane kudo te veshe
    Vec te huaj do te gjeshe…..

    Nuk ka me as industri
    As bujqesi e blegtori
    Madje dhe Naimin vete
    Nuk e njef me ky milete….

    E mos fol per Skenderbene
    Qe shume vjete mbrojti Atdhene
    E kan nxjere mor, ne pazare
    Por ne kembe, e jo mbi kale…

    S’ka me sheshe SKENDERSBE
    Vec nje male, plote gurre e pleh
    Qe kane zbrituar nga malesia
    Te mohoje sheshin e tija….

    Dhe nje djale paska i drojtur…
    Ti Enver nuk e ke njojtur?
    Vec nje gje me vjene cudi!
    Per fytyre, eshte kopje Ti!!!

    Per mendje e burreri
    Eshte naive, eshte cilimi
    Sala leve e punesoi
    Qe mire halet t’ja pastroi

    Ky debil pak kohe me pare
    Nxori detin ne pazare
    Dhe ja fali more Greqise
    Kapitalet e Shqiperise…

    Ky agjente e ky spiune
    Drenicare thot, jam une…
    Eshte hajdute i licensuar
    Rrugen e Kombit ka pervetesuar

    Te mos flasim per Gjykata
    Kemi hedhur vertete hapa
    Ne plepishte “master” muarr
    Ne kupole te emeruar…

    Dhe “cekani i drejtesise”
    I bje kokes se vegjelise
    Mjeri popull ku te veje
    Te derjten ku do ta gjeje?

    Me arme e demagogji
    Shkateruan brezin e ri
    Neper rruge te droguar
    Pa familje, te shkateruar…

    O Enver u shua bota
    Ti e bere mor si lopa
    Shume punove per Shqiperi…
    Po c’le pas more derezi?

    Ca spiune e kriminele
    Shume hajdute e dembele
    Nje Nano e nje Sali
    Qe e shiten kete Shqiperi

    Qe shiten Jo vec lavdine
    Jo vec vlerat e historine
    Po nenshtruan vegjeline
    E skllaveruan per hordhine

    Skllaverine ne vendin tend
    Se pertypin dot as qente
    A ka burra ne ket toke
    Qe ti dalin vendit zot?

    Reply to this comment
  17. Katiu October 16, 22:50

    Kur isha i ri kam lexuar dy libra që kishin të njëjtin titull :
    Ç’të bëjmë ?
    Të parin e kishte shkruar mendimtari i shquar rus i shekullit të ХlХ , Çernishevski , kurse të dytin Vladimir Lenini në fillim të shekullit të XX .
    Pra , të dy i drejtoheshin popullit me pyetjen ç’të bëjmë , ç’duhet bërë .
    Tarifa , bukur e ke shkruar , por , keto janë konstatime, bollë me këto , na lodhët , na mërzitët me këto , ç’të bëjmë , ç’duhet bërë Tarifa , këtë na thuaj , cila është shpata që do presë nyjën gordiane të politikanëve banditë shqipëtarë !

    Reply to this comment
  18. Jorgo October 17, 15:24

    Por kujt i drejtohesh kryetareve te partive per te larguar injorancen kur ata jane vete nen mesataren

    Reply to this comment
  19. Lili October 17, 17:02

    Katiu: perdorni voten tuaj me i shpordh kete kakakraci! Mos e votoni asnje nga banda PdPSLSI .
    Votoni njerezet qe ne program do kene burgosjen e tyre edhe konfiskimi i pasurise se tyre!
    Sa per fillim.

    Reply to this comment
  20. mali October 17, 19:21

    Jeten tende z. Tufa me parate e kujt po e ben?Me pension mos genje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim