Si e kuptoj unë, të jesh shqiptar sot

May 8, 2015 15:14

Si e kuptoj unë, të jesh shqiptar sot

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

E nderuar redaksi! Sot ka shumë shqiptarë që rrahin gjoksin sa herë bie fjala tek patriotizmi, por vetëm me fjalë, se me vepra nuk po shohim gjë.

Nuk jam nga ata që do t’ju citoj Naim Frashërin. Ai është i madh, por për kohën e vet dhe rrethanat e atëhershme. Në fakt, koncepti i patriotizmit në epokën e sotme nuk mund të analizohet me instrumente të kohës së Rilindjes; siç e kuptoj unë, të jesh shqiptar sot do të thotë të marrësh pjesë, me aq sa mundesh, në Shqipërinë si projekt, ose si perspektivë për të nesërmen e fëmijëve të tu; por politikanët e këtij vendi e kanë rrënuar këtë projekt. Elita politike në Tiranë ia doli që, për një kohë rekord, ta shndërrojë Shqipërinë paskomuniste nga shpresë në truall vdekjeje dhe arratie. Kush do mbajë përgjegjësi për këtë? Dhe kur?

May 8, 2015 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*