Si e lexoj unë Donald Lu

January 5, 2018 09:00

Si e lexoj unë Donald Lu

 

Arben Duka

Ambasadori amerikan pati një takim kortezie me zonjën Arta Marku, prokuroren e re të përgjithshme. Nga gjithë ç’u bisedua në atë gjysmë ore, u bënë publike vetëm deklarimet e zotit Lu për çështjen “Tahiri”.

Deklarimet janë korrekte, të qarta, por që mund të interpretohen ndryshe nga palë të ndryshme. Ai kërkoi hetime të thelluara, tërësore për vetë rëndësinë e çështjes. Ai nuk hodhi as idenë 1% të vogël për fajësinë, apo pafajësinë e ish ministrit të brendshëm më jetëgjatë të periudhës paskomuniste. Lu-ja kërkoi përparësi të këtyre hetimeve, mbasi njihet mefshtësia proverbiale e organit të hetimit. Ata hapin dosje dhe i lënë vite të tëra të hapura, duke e lënë të akuzuarin në një presion psikologjik të vazhdueshëm.

Duke pasur një ngarkesë të madhe politike dhe një paragjykim të hapur nga ana e prokurorisë së krimeve të rënda, është e sigurt që në mungesë të provave, çështja do shkojë në kalendat greke. Ka një presion të shtuar të Bashës dhe PD-së, ndaj kësaj prokurorie kundër Tahirit.

Mendoj se presioni idiot i Bashës është i panevojshëm, mbasi vetë prokurorët e çështjes në fjalë janë shumë të zellshëm për ta shpallur një sahat e më parë fajtor Sajmir Tahirin. Por fati i keq i tyre që ende nuk kanë në duar asnjë provë direkte kundër të akuzuarit.

Në mungesë të provave bëjnë shoë me bllokimin e pasaportës dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit. Po dhe kjo masë u rrëzua nga gjykata e apelit të krimeve të rënda duke e nxjerrë sërish blof prokurorinë. Ambasadori i nderuar amerikan, i njeh mirë marifetet e prokurorisë shqiptare për të zvarritur në pafundësi çështje të caktuara, njëra prej të cilave është dhe çështja “Tahiri”.

Ndaj ai kërkoi nga zonja Marku hetim të menjëhershëm dhe tërësor. Vetë Sajmir Tahiri ka deklaruar se është i interesuar që kjo çështje të zbardhet sa më parë, për të pastruar emrin dhe për të rimarrë pozicionet drejtuese që ka pasur në Partinë Socialiste dhe është i bindur në pafajësinë e tij. Por prokuroria nuk ka asgjë të re edhe pse po bën kurban një djalë të ri 25 vjeçar, Orest Lefter Sotën, vetëm e vetëm për ta bërë “grup” me Sajmir Tahirin.

Po dhe shoqëria shqiptare është e interesuar që kjo çështje, me impakt të gjerë, të zbardhet sa më parë. Por ka dyshime se prokuroria kërkon ta mbajë çështjen pezull, si shpatën e Demokleut mbi qafën e Tahirit dhe Partisë Socialiste.

Unë nuk mund të jem absolutisht kompetent në fushën e jurisprudencës, por sa herë që shtrohet kjo çështje pyes veten: “Pse nuk kërkon prokuroria jonë e krimeve të rënda tek prokuroria e Katanjës të marrë në pyetje Moisi Habilajn?!. “A nuk është ngritur gjithë “mali” i akuzës nga një përgjim që i është bërë Moisiut qysh në Nëntor të vitit 2013-vetëm një muaj e gjysmë mbasi Tahiri qe bërë ministër. Vetëm dëshmia e Moisiut i vë kapak kësaj çështjeje.

Në mijëra faqe përgjime dhe emri i Sajmirit (pa mbiemër) del vetëm në Nëntor të 2013-ës, është në favorin absolut të Tahirit, mbasi flitet për shifra të paimagjinueshme për një kohë aq të shkurtër dhe për një fushatë të imagjinuar zgjedhore. Viti i hashashit me të drejtë është quajtur viti 2016, që shënon dhe kulmin e aktivitetit të Habilajve, por në këtë vit emri i Sajmirit nuk del gjëkundi. Mbase këtë ka parasysh zoti Lu, kur kërkon hetim tërësor.

Në fund po pyes dhe një herë: “Këta të krimeve tona të rënda nuk i lënë, apo nuk duan ta marrin në pyetje Moisi Habilin për deklaratat që ka bërë në adresë të një Sajmiri?!.” Natyrisht në prani të avokatit mbrojtës të Sajmir Tahirit. Donald Lu thotë pak a shumë: “Hetojeni shpejt këtë çështje kaq të ndjeshme!”

 

January 5, 2018 09:00
Komento

4 Komente

  1. MH January 5, 14:22

    Trekendeshi:Vetting-Pastrim-riorganizim!
    Hetojeni shpejt ceshtjen sepse PS duhet riorganizuar.Peshqit e caktuar te PS duhen kapur sa ma shpejt.Vettingu do filloj gjojen dhe koha nuk pret per riorganizimin e PS.

    Reply to this comment
  2. ETHEM January 5, 19:19

    E SAKT.PERVEÇ SA SHKRUHET,Z.MARKU DEKKAROI NE DEGJESE SE:..” KONKLUZIONIN,INFORMACIONIN ME PARE E JEP MEDJA SE SA PREKURORIA..” QE DO TE THOT SE MEDJA E MER INFORMACIONIN NGA KANALE JASHT PREKURORISE..PRA NGA POLITIKA.KESHTU U VEORUA ME TAHIRIN:-FOLI LULI..TE ARRESTOHET TAHIRI THA AI.DHE TRE PREK.TROPOJAN JU DREJTUAN KOMISIONIT MANDATEVE PER ARRESTIM.DHE TAHIRI DO ISHTE NE BURK PA PROVA.KJO NDODH VETEM TEK NE.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 January 5, 22:07

    Ps po riorganizohet dhe po afron rreth vehtes figura te rendesishme te kombit.Se afermi ne kryesine e Ps do te beje pjese dhe lartemadheria. E tij Princi Leka.Ju be qejfi shume qe Rama i nderoi nenen Yllke me pension te posacem.Te dy Rama i Lekut dhe Leku i Zogut do ta bejne Ps te fluturoje me presh.

    Reply to this comment
  4. NjeQytetarOptimist January 7, 04:38

    Nuk e kuptoj si kjo Prokurori mund te vazhdoj avazin e vjeter. Kur filloi ky hetim dhe e quajta “shou mediatik”. Ka ardhur pikerisht aty qe Prokuroria te shkaterron te ardhmen tende pa prova. S’te mbyll ceshtjen. Nuk bejne se c’thote KUSHTETUTA PER TE DREJTAT E NJERIUT DHE QYTAREVE TE TYRE.. Me pelqen Beno..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*