Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

BIRN April 18, 2015 21:12

Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

Ndërsa mijëra shqiptarë kanë nxituar të aplikojnë për azil politik në vendet e BE-së, duke rrezikuar jo vetëm përgjigjen negative, por edhe penalitete të tjera si refuzimi i hyrjes në zonën Shengen për shumë vite, një numër akoma më i madh kanë arritur të marrin lejeqëndrimi në këto vende përmes metodave të tjera, si aplikim për bashkim familjar apo aplikim lejeqëndrimi për shkollim.

Të dhënat e agjencisë europiane të statistikave, Eurostat, vërejnë se 31 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe 17 mijë shqiptarë të Kosovës morën leje qëndrimi më 2013 në vendet e Bashkimit Europian.

Në Itali dhe Greqi

Numri i shqiptarëve të Shqipërisë që morën leje qëndrimi ka rënë me shpejtësi të madhe në periudhën mes viteve 2008 dhe 2013, ndoshta kjo e lidhur me krizën në Itali dhe Greqi. Në vitin 2008, qenë gati 99 mijë shqiptarët që morën lejeqëndrimi, ndërsa ky numër ra ndjeshëm deri në vitin 2013. Shumica dërrmuese e shqiptarëve të Shqipërisë kanë zgjedhur Italinë për të marrë lejeqëndrimi. Nga të 363 mijë shqiptarët që u vendosën në BE mes këtyre gjashtë viteve, 217 mijë u vendosën në Itali dhe 120 mijë të tjerë në Greqi. Në Gjermani u pajisën me lejeqëndrimi vetëm 3722 vetë.

Shumica dërrmuese arritën të marrin lejeqëndrimi më të gjatë se një vit. Nga personat që kanë marrë leje qëndrimi, rreth 11 mijë për periudhën 2008-2013 kanë shkuar për studime.

Kosova zgjedh Gjermaninë

Ndërsa numri i të shpërngulurve nga Shqipëria ka ardhur në rënie të vazhdueshme, numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë marrë lejeqëndrim në BE ka mbetur i lartë, Rreth 20 mijë kosovarë u larguan në vitin 2009 ndërsa 17 mijë morën lejeqëndrimi më 2013. Në total, përgjatë gjashtë viteve, 96 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur për të jetuar për periudha të gjata në tokën e premtuar. Gjeografia e vendosjes së kosovarëve është më e larmishme. Nga të larguarit, 28 mijë u vendosën në Gjermani, 22 mijë në Itali, gati 10 mijë ikën në Austri dhe 7900 prej tyre u vendosën në Francë. Në Suedi ikën 5,500 vetë.

Edhe në rastin e Kosovës, bashkimet familjare përbëjnë metodën kryesore të marrjes së lejeqëndrimeve. Për studime nga Kosova kanë ikur vetëm 2700 vetë.

Emigrimi gjatë dekadave të fundit ka sjellë rënie drastike të popullsisë në Shqipëri dhe Kosovë.

 

ST

BIRN April 18, 2015 21:12
Komento

13 Komente

  1. lena April 18, 21:25

    po ku shoni more te mjere
    keni harruar qe guri i rende ne vend te vet

    shqiperine perse e harroni ate gjithmon duhet ta kujtoni

    keto qe thash i kam te lexuara

    nga une:
    kush nuk nderton dhe punon ne vendin e vet me kot mundohet ne vendin e huaj, shqiperia eshte vendi me i begate dhe i mbrekullueshem ku mund te jetoni, mos lejoni te tjeret te tallen me ju.

    me vjen keq per mjerimin mendor qe u ka mberthuer dhe nuk po ju leshon
    zinxhirat e fatkeqesise duhet ti kepusni vet dhe ne SHQIPERI

    Reply to this comment
  2. Darius April 18, 21:41

    Lena nga po flet,se dukesh si e ema e zeqos nga maja e thanes.
    atdheu dhe shtepia ime eshte atje ku une ndihem e jam mire!!!
    Shqiperia e bere eshte,vetem se ujqerit nuk te lene te vjedhesh se dun vet,a ateher duhen pare ujqerit qe hane,dhe ti me stomakun bosh u thua femijeve……shiko si po shqyejne ujqit..ja po lane ata do hash edhe ti..

    Reply to this comment
  3. tony April 19, 00:08

    Po neper media sikur ,,,, qe nga Ambasadoret e deri tek policet neper porte , u çane duke na thene se :
    Nuk do te jepen leje qendrimi ……..etj etj……
    – kurse tani na delka qe perveç atyre me studime dhe me bashkim familjeje ,,, paska edhe nga ata qe e kane marre lejen e qendrimit nepermjet kerkeses se azilit ..!!!!
    Apo e kuptova gabim..!!!!?????

    Reply to this comment
    • Endri April 19, 11:04

      Eshte e sakte ajo qe thone zyrtaret ne lidhje me lejet e qendrimit, por nuk duhet ngaterruar kjo pjese me te drejta te tjera ligjore qe burojne nga legjislacioni i vendeve evropiane, si e drejta per bashkim familjar dhe e drejta per studim. Cdo person gezon te drejten e tij ligjore t i bashkohet familjes se tij ne cdo vend evropian ajo qofte duke plotesuar nje liste te gjate me kritere. Edhe ndaj te drejtes per studim ekziston e njejta logjike, por nuk duhet harruar se leja e qendrimit per studim eshte e perkohshme dhe nuk te garanton qendrim afatgjate, mbas mbarimit te shkolles duhet te lesh territorin. Mund te qendrosh duke gjetur nje vend pune, por shanset nuk flasin per sukses ne kete drejtim.

      Shkrimi flet per kategorine e aplikimeve per studim, por nuk specifikon se ky qendrim eshte afatshkurter dhe i kushtezuar dhe nuk ka kryer nje ndjekje te personave qe kane fituar kete leje qendrimi, pra sa % e tyre ka lene territorin dhe sa % kane mundur te qendrojne nepermjet nje punesimi apo formave te ndryshe si martese apo bashkejetese me dike.

      Reply to this comment
  4. Kris 1 April 19, 01:20

    rilindasit e Edvin Rames vrane shpresen e shqiptareve.Dhe keta jane si kopeja e Saliut dhe po i bejne popullit ate qe nuk ja bene pushtuesit.

    Reply to this comment
  5. dn April 19, 06:51

    Evropa me metodate e veta po zbut problemin e shqiperise se madh!as ne luften nuk do kishim humb ka shume popullate!

    Reply to this comment
  6. as April 19, 07:36

    Beheni Shqiperine te tille qe te vijne jo vetem shqiptaret e sotem, por dhe ata te djeshem dhe te pardjeshem

    Reply to this comment
    • aty April 19, 13:40

      Mund te thote dot ndonjeri nga ju qe ndjek gazeten DITA sa lek merr presidenti apo k/ministri i Shqiperise, besoj se marrin me pak se une qe jam jashte.Por po te shikoni pasurite e tyre dhe timen , ndryshimi eshte shume here me i madh, si eshte e mundur kjo, nuk duhen shume mend per ta kuptuar.Atehere si mund te kthehemi ne atdhe kur jeta eshte me shtrenjte, me e pa sigurt, ku duhet te paguash ne spital, ku nuk ka pune , ku nuk promovohet i shkolluari por i lpasuri, injoranti qe aty jane me shumice.Aty do vime vetem kur te vdesim ose kur kemi dale ne pension.

      Reply to this comment
  7. Edi April 19, 09:28

    O perendi e madhe sa shume idiote ka ky vend. Ceshte more ky gazetar trap qe e ka shkruar kete artikull!?
    Ne vend qe tu tregoje njerezve se tentativa per te marre azil ne gjermani eshte nje idiotesi me brire, ma trajton problemin sikur eshte thjeshte nje ceshtje metodash.
    Cfare nuk degjon ne kete vend.

    Reply to this comment
  8. "Horri i Bulevardit" April 19, 10:05

    Asnje shqiptar deri tani, nuk ka fituar azil politik apo ekonomik, apo edhe per gjakmarrje si kerkojne disa.
    Shumica mbasi u refuzohet, mundohen te qendrojne ilegal, duke e futur vehten pa dashje, ne rrugen e droges, per para qe ste dalin as per buke.
    Njoh disa nga keta dhe po ju them se as pare per cigare skane, megjithese bejne pune te rrezikshme, qe po u kapen, 10 vjet i kan mren.

    Reply to this comment
  9. Claus April 19, 14:11

    Eshte nje nga shkrimet me evazive te mediave qeveritare!
    Per kete te jeni te bindur.
    Me duken veprime shantazhuese te Rames, ose me shume nje lloj hakmarrjeje per lenien e e “kazase” se tij jashte Europe por edhe si burim per futje te remitencave nga jashte tashme nga nje gjenerate tjeter, tashme e vitit 2015 per te ndihmuar nje ekonomi dhe varferi qe ka rene skaje me te thella.

    Per kete vetem Shkelqim Cani ferkon duart se ndonje kacidhe do te futet ne arken e tij. Ashtu eshte mesuar, se edhe ne kohen me te keqe, rreth viteve `90 po ashtu minister financash ka qene! Metode e njohur per te.

    Perse eshte shkrim evaziv?

    Gjermania ka ne ligj vetem azilin politik dhe kete e merre vetem ne baze te nje deshmie te forte qe me te vertete je i perndjekur ne vendin tend.
    Nje nga keta ishte ish-zv. kryeministri i Gambias, i cili me te vertete kishte nje veprimari politike dhe me pas ndiqej nga presidenti i vendit per tu eliminuar.

    Po perse kete nuk flet qarte, ky shkrim?

    Bashkimi familjar behet vetem ne rast per ata qe kane perfituar nje qendrim te ligjshem, pra kur ke statusin e nje emigranti te cilin Gjermania e ka ftuar si person te nevojshme per tregun e saj te punes.

    Po ashtu edhe ata qe kane ndermend te studiojne ne Gjermani, qendrimin e kane vetem per kohen e studimit dhe ne rast se ndonje kompani ka nevoje per ta, atehere mund te fitojne leje-qendrimi, i cili duhet te rinovohet gjithmone me kerkese te firmes e cila ka nevoje per sherbimin tend.

    Rastet e kerkese se azilit politik jane rastet me te padiskutueshme per organet gjermane. Ata ne rastet e Shqiperise dhe Kosoves as nuk mund te diskutohen ne marrje te ketij statusi.

    Refugjatet e luftes si Siria apo Iraku nuk i ngaterron Gjermania me “disidentet politike” nga Shqiperia dhe Kosova.

    Nuk e kuptoj qe se si femijet e emigranteve kosovare qe punojne tek Deutsche Welle nuk tregojne nje fare sinqeriteti ne kete mesele absurde, por lejojne qe artikuj me dy a tre kuptime hidhen ne treh dhe behen thashethemnaje kriminale ne zonat me te varfera te Shqiperise duke i cuar ne familjet e tyre ne borxhe dhe varferi me te madhe.

    E pra ky shkrim qe ne dukej duket i “pafajshem” ngaterron me qellim shume gjera.
    Qellimi dihet. Sa here qe qeverite ne Shqiperi vihen me shpatulla per muri fillojne “bashkimin e shqiptareve” ne kampet gjermane dhe austriake.

    Reply to this comment
    • beni April 19, 15:17

      Je shum i cilter por ama nuk ben politiken e atyre qe te ushqejne e te japin te ardhme?
      gjermani mendon edhe per kurvat,qe te linde nje femije e te rij rehat se e ka siguruar jeten nga femija e burrin qe enderon europen e lekat e saj ta vere ne pune e te kontriboj per te si nje taksapagus i rregullt per ekonomin qe gjithnje theret kur esht nevoja gjak te ri pse jo edhe prej shqiptari!
      Politike behet edhe me kurvat e kurvaret e deri tek gjyqtaret qe fundja fundit te shiten letrat jo me kile por me gram e te ket shum vlere?

      Reply to this comment
  10. Drita April 19, 15:02

    S’merr njeri azil e lesh me preshe, po lejini perrallat. Cuni i dajes harxhoi 3000 euro e kthyen si klluf, ndonese i thame te gjithe mos ik. E rrejti me demek shoku i ngushte. Hajt hajt, ikni, hani koken dhe hajdeni. E pastak boni si te merzit pse s’bohet ky vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim