Kryeministri që u rrëmbye dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë

May 31, 2016 09:22

Kryeministri që u rrëmbye dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë

Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kota (i treti djathtas në foto)

Dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesmarrës në shpalljen e Pavarësisë, Kostaq Kota ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia.

Ai vdiq në Burgun e Burrelit, ndërtimin e të cilit e kishte firmosur vetë.

Dje në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, ishte ftuar Harallamb Kota, një nga pasardhësit e kryeministrit të 15-të të shtetit shqiptar.

Më poshtë, një pjesë e intervistës.

Zoti Kota, sipas të dhënave që ju keni, nga ato që keni lexuar, por edhe nga të dhënat familjare, si u rrëmbye kryeministri Koço Kota?

Sapo kishte mbaruar lufta dhe Koço Kota jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të.

Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe i treti një agjent i shërbimit sekret grek.

Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkte nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939.

Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë dhe nuk pranoi. Por pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas.  Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë.

Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri i Brendshëm Koçi Xoxe.

Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kotës. Xoxe ishte  një armik i betuar i të gjithë atyre që ishin shprehur sidomos kundër bashkëpunimit me komunistët sllavë.

Koco_KottaÇfarë ndodhi më pas me kryeministrin Kota?

Ndodhi ajo që tashmë dihet, gjyqi special i drejtuar nga Koçi Xoxe. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.

Përse nuk pranoi gjykata kërkesën e prokruorisë?

Sepse jo për 30 vjet por për asnjë ditë nuk kishte prova, Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë kështu: “Më 7 prill 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila, ishte shumë herë më e armatosur se ne. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.

Pas dënimit me 30 vjet çfarë ndodhi?

E dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Shumë nuk e dinë që Kota është kryeministri që ka firmosur ndërtimin e Bulevardit të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Natyrisht do ndërtonte edhe burgje. Pikërisht aty gjeti vdekjen.

Si ndodhi vdekja e tij?

Nga të gjitha dëshmitë del se ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.

Ka disa variante sikur e kanë hedhur nga një lartësi e madhe dhe e kanë shënuar në proceverbal aksident…

Jo. Thjesht fare. Kryeminstri Koço Kota u torturua deri në vdekje,. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, pro edhe një nga kryemnistrat që nuk ka varr. Ai u eleminua sepse ishte kundërshtar i nacionalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare.

7457217860_7591fbb3e5_bA keni bërë përpjekje si familjarë për tia gjetur eshtrat?

Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe jetojnë në SHBA. Por imagjinoni se çfarë terrori ka ndodhur me pasardhësit e Koços. Ata dhe të tjerë në Shqipëri ende rrojnë me një frikë në natyrishme me atë që ka ndodhur.

Një pjesë janë dënuar dhe internuar. Një pjesë ndërruan deri mbiemrin për të mos patur asnjë lidhje.

Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për t’u marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë.

Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi i Koço Kotës e kuptoj shumë mirë.

E mendoni se çfarë krimi kanë bërë? Kanë masakruar një personalitet që ishte pjesmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, ministër i Brendshëm deputet, sekretar i Kongresit të Lushnjes.

Çdokush do mburrej të ishte pasardhës i një njeriu të tillë. Por kur ky njeri u masakrua nga ky shtet për të cilin ai punoi, ç’duhet të bëjnë dhe mendojnë pasardhësit? Është një krim që do lërë gjurmë terrori edhe në të ardhmen.

 

May 31, 2016 09:22
Komento

16 Komente

  1. beni May 31, 09:55

    Koco kota ndihmoj zogun per te rembyer thesarin e shtetit dhe bravo koci xoxes qe ja qiu nenen ktij hajduti e pusht zogistesh!
    Ky ka qen koci xoxe jo vetem patriot poŕ i vendosur kunder hajdutve!

    Reply to this comment
  2. LORA May 31, 13:30

    Dija ,nepermjet deshmise se Catin Saracit ne librin “Zogu,mbreti I shqiptareve”,vetem hajdutlleqet e koco kotes ne bashkepunim me mbret-morracakun e fatime-morracakes,,,,por nuk e dija fundin e tij plotesisht te merituar.
    Faleminderit “DITES” per kete informacion historik.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 31, 14:54

      O Lora enveristja po ku e ke lexuar ti moj e paudhe historine e vendit tone ne veprat e Partise se Punes si shume dallkauke te tjere fanatike te Moskes dhe Beogradit, po a nuk e shikoni se ku po shkon Vatani more qyqare pinjolle spiunash te sigurimit te shtetit qe t’i therrisni trunit te mykur enverist dhe ta shikoni Boten me syze reale dhe te mos shkruani brockulla tra-la-la ne gazeten DITA ne vend qe te falenderoni si idiote fanatike te Partise se Punes pa piken e llogjike intelektuale.

      Reply to this comment
      • LORA May 31, 16:17

        Nastro merr dhe lexoje librin e Catinit,i cili edhe pse nje nga njerzit e afert te zog-morracakut tend,,,kur tingelloi casti i mbrame mori anen e interesave kombetare dhe deshmoi me dokumente ne Foreing Office kobet e mbretit tend mbi Popullin Shqiptar,duke I mbyllur perfundimisht cdo dere kontakti te mbret-lakuriqit me administraten britanike te Luftes se Dyte Boterore.
        Lecitu nastro,,,se nuk te ka mbetur edhe shume kohe.
        Jo per gje po t e mos ikesh nga kjo bote me pishmanlleqe per katunar-morracak-mbretin tend dhe kete koco koten ,,,,qe e shisnin me perqindje pasurine dhe ardhmerine e shqiptareve.
        Pirdhu nastro ,ne ferrin dhe zymtesine tende te parikuperueshme,,,,e mos u fut me ne komentet e mia,se do te masakroj,,,,,me intelektualizem.

        Reply to this comment
      • 30vjetoriDurres May 31, 16:20

        o imntelektual idiot!! po ti e pranon vete qe ke qene i presekutuar,atehere o pinjolle tradhetari ku u bere intelektuaal???sa per rastin e kotes,un nuk kam dieni sepse nuk jetoja ne ate bote.
        por ti re kastravec na tregon prralllat egjyshit tradhetar,,,
        eshte njisoj si mbas 25 vitesh,te dali historia e tradhetarit me te cmendur te kombit shqipetare sali plera!! dhe te thuhet si kaa mundesi qe e varen saliun,,,kur ai ishte president ,kryeminister,sepse brezi i athershem nuk do ta ket fatin te njohi sali pleren.,,po e keqa tani eshte se nuk ka me Burre shteti si Enver Hoxha,,qe ta vari si qen ne mes te Tiranes pushtin sali.dhe ca pushta si puna jote,ka ardhur koha qe shqiperia te pastrohet nga plerat antishqipetare..

        Reply to this comment
  3. demo May 31, 13:51

    Qe te rrembente nje shtetas ne Greqi dhe ta kalonte ne kufi,agjentura sigurimit terrorist duhet te kishte marreveshje me monarko-fashistet greke,qe kishin masakruar Camerine.Ja,sa “nacionalist”paska qene Enver Hoxha!!!!!

    Reply to this comment
    • beni May 31, 14:38

      Ky ishte kryeministri qe nuk beri rezistencen me te vogel kunder fashizmit dhe per vjedhje e abuzime ndiqesh e ekstradohesh nga cdo vend demokratik qofte e jo me qe greqia luftoj fashizmin njelloj si ne dhe camet kolaboratore i qeroj si levozhga patatesh e te urojn enver hoxhen qe i pranoj se drejt turqìse kish per ti qeruar napolon zerven e idrizet e muhedinet do te ishin nenshtetas turq e mos na canin bythen per kolaboratoret sot!

      Reply to this comment
  4. shabani May 31, 14:02

    Koco Kota patriot dhe intelektual I madh I vrare nga komunistet qe nuk kishin lexuar marksin

    Reply to this comment
  5. Illo May 31, 15:00

    I lumte R. Qafokut , qe po ben ate , qe nuk po e ben ende historia . Mjafton , qe eshte firmetar I Pavaresise dhe ish Kryeminiuster , qe nuk e ndoqi pas Pseudo mbretin , Koco Kota , eshte figure me rendesi historike . Nuk ka njeri pa te meta . Nje firmetar I pavaresise , nuk mund te braktiset . I Foto

    Reply to this comment
    • Demi May 31, 18:54

      I lumte Roland Qafokut qe eshte futur ne rreshtin e falsifikatoreve te historise. Perse nuk boton Roland qafoku akuzen zyrtare dhe arsyetimin e vendimit gjyqesor per denimin e ketij kryeministri te arratisur??? Perse nuk jep me detaje se kurr u arratis dhe per cfare arsye. Keto lloj informacionesh gjysmake nuk mund te ngrene figurat antishqipetare, kuislinge e tradhetare te cilat deri atehere na kishin qene burra te mire e te ndershem sepse na kishin qene dy here kryeminister.
      Shikoni keta kryeministrat tane sot, na njehere e nga dy here, njeri me hajdut se tjetri. Sot kur duhet te kishte shtet dhe ligje, e jo me ne kohe te katunarit te Burgajetes qe ropi shqipetare e italinae qe te rronte si mbret butaforik.

      Reply to this comment
  6. Kola May 31, 15:46

    Edhe ky pleh e shiti Shqiperine per inat te komunisteve. Sa mire qe erdhi dita t’i degjojme ca gjera qe nuk i dinim e qe qenkan me te renda nga ato qe na thoshin komunistet. Eshte stina e llumit antikombetar.

    Reply to this comment
  7. sazan lazaj May 31, 15:55

    Intelektuali eshte bajge

    Reply to this comment
  8. LLL May 31, 17:15

    Koço Kota mjek hanxhari
    Merr një valle palikari
    Se me një ferman sulltani
    Sadrazem u bë firari..
    F.S.Noli
    Ky Qafoku ,e ka pasion të rëmojë në plehërat e historisë e të na çudisë me zbulimet e tij tronditëse ( ?! ) .
    Muhabete kot , thashetheme pazari , asnjë dokument ,mitomani e pastër .Bjeri ti bijem , antikomunizmi është në modë . Të gjithë antikomunistët janë të mirë . Kjo është llogjika e demokracisë monstër të PD !

    Reply to this comment
  9. Kuq e zi May 31, 19:00

    Per kocon nuk kam dije
    Por qe komunistet kishin ethe nga cdo firmetar pamvarsie ky eshte fakt
    sepse komunistet para baballareve te kombit e ndjenin veten leckamane prandaj i perndoqen te gjithe dhe vrane sa munden

    Reply to this comment
    • beni June 1, 09:15

      Or ti qe sulmon komunistet!
      Ne kuben e fidel kastros amerikanet me batisten ne krye nuk lan xhèc pa bere sa edhe grate e kubanezve ua shkerdhyen!!!
      Nuk e kupton se fideli dhe i vlläj beri burg se kerkonte qe femijet e tij e gruan e tij te mos perdhunoheshin si desh in amerikanet ne sovranitetin e nje shteti ku kubanezve su ngeli xhec tjetr vecse tu ngrinin kembet perpjete grate e vajzat kubaneze per amerikanet,se desh batista!
      Keshtu ishin edhe komunistet tane koci xoxen itali fashiste e denoj me burg nuk kish buke prandaj u be demostrat e bukes ne korce dhe zogu mbante 10 dashnore ne vilat e tij me parat e italise e djersen e shqiptarve qe asnjeher nuk dolen nga halli atje ku e futen kta zhapike pushteti e pasharlleqesh dhe ishin vet shqiptaret qe kuroren m,breterore ja dorzuan viktor emanuelit te zhgenjyer nga hajdute si ish kryeministri koco kotta e mreti i vetshpallur ahmet zagolli! Me vone ,bas 49 filloj edhe enver hoxha luften e pushtetit dhe vrau e preu adhtu si deshi natyrisht nexhmija ka nje vend te rendesishem ne krimet e komunizmit ku esht fjala per koci xoxen per ta ber enverin te parin e mehmet kriminelin kryeminister,kjo esht nje histori e eret qe kriminelin e bejn patriot dhe patriotin agjent e kriminel!

      Reply to this comment
  10. Lili June 2, 04:48

    Po shkoni pak perreth jush,o qyqar enverista:ku e keni thesarin ju ,pignolet komunist,ku i duhet gjithe ato pare qe bota i dita shqiperise? Nuk ka bâ vaki hasanizmi e xhelilizmi ne kohe te Zogut,l
    Sa dashnore mbajne ministrate tuaj,shkoni pak hôtel et e botes :Jane plot me ministrat e juaj e kurvat e tyre… Lexoni pak shpenzimet e tyre jashte se sa e rriten ‘meditete’ e tyre per qef neper bote!kujtoni se nuk ju shohim e nuk tregoje njerezet per ju?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*