Historia e Presidentit me shtëpinë e familjes Koçiu

Idajet Beqiri May 14, 2016 12:53

Historia e Presidentit me shtëpinë e familjes Koçiu

 

Nëse sistemi i drejtësisë në vend është në këtë gjendje katastrofale, një ndër përgjegjësit kryesorë të saj është Presidenti aktual i Republikës Bujar Nishani. Ky person e ka varrosur më së shumti drejtësinë shqiptare: E ka varrosur me paaftësinë e tij, me emërimet skandaloze politike, klienteliste; me “barrikadat” që ka krijuar dhe vazhdon të krijojë për ta mbajtur ende këtë sistem drejtësie në kthetrat e korrupsionit, të paligjshmërisë dhe të papërgjegjshmërisë totale.

E groposi prej shtatorit 2009 deri në prill 2011, kur ishte ministër i drejtësisë, por e futi “shtatë pashë nën dhe” sikurse është sot, prej korrikut 2012 që u emërua President i Republikës dhe kryetar i KLD, e deri më sot.

Nuk është akuzë, por thjesht konstatim, se nga viti 2009 e në vazhdim të gjitha shkallët e gjykimit, posaçërisht kolegjet e Gjykatës së Lartë, Gjykatat e Apeleve, gjykatat administrative, prokuroritë e të gjitha shkallëve të gjykimit, drejtuesit e gjykatave dhe të prokurorive të të gjitha shkallëve janë mbushur me militantë besnikë të PD-së, me servil të bindur dhe shërbëtor të Nishanit dhe eprorit të tij të madh; me të paaftë deri në ekstrem, me të korruptuar gjer në majin e thoit.

Janë thënë dhe stërthënë disa raste skandaloze. Në këtë kuadër, për të plotësuar më mirë rolin skandaloz, antireformues, antiligjor dhe deri korruptiv të Presidentit të Republikës dhe kryetarit të KLD mbi sistemin gjyqësor shqiptar, mjafton të analizohet ngjarja sa vijon:

Qytetarët gjirokastritë Mareglen Koçiu dhe Ibrush Koçiu, përmes proçesit të privatizimit, në vitin 1998 kanë blerë një ndërtesë të abandonuar dhe të rrënuar plotësisht, e cila në kohën e monizmit shërbente si qendër e Bandës së Qytetit. Këta dy persona e blenë këtë ndërtesë prej Bashkisë së Gjirokastrës, duke bërë një kontratë shitblerjeje para noterit publik dhe duke i dhënë shtetit, përmes Bashkisë së qytetit, shumën prej 8.4 milion lekë. Pasi e rikonstruktuan këtë ndërtesë përmes një investitori, duke i paguar atij shumën prej 8.306.564 lekë të reja, e kthyen këtë ndërtesë në një sipërfaqe modeste banimi për gjithë familjen e tyre prej gjashtë pjestarësh. Jetuan në këtë shtëpi banimi për plot 18 vjet.

Babai i Presidentit të Republikës dhe kryetarit të KLD Bujar Nishani, i quajturi Faik Nishani, përmes aktesh të dyshimta, me ndihmën e të tre shkallëve të gjykimit të vendit, hodhi në dorë dhe bëri pronë të vetën këtë ndërtesë, e cila kishte 18 vjet me pronar të ri. Me këtë rast Gjykata, duke mos e kapërcyer dot faktin që bënte “mu” se këta dy qytetarë gjirokastritë këtë pasuri e blenë nga shteti, domethënë nga Bashkia e qytetit, vendosi që lirimi dhe dorëzimi i kësaj ndërtese në duart e Faik Nishanit të bëhej pasi ky i fundit t’u paguante këtyre dy qytetarëve shumën prej 16.700.000 lekë të reja.

Mirëpo babai i Presidentit Nishani edhe ndërtesën e bërë të re e donte, por edhe lekë nuk donte të paguante. Dhe për të arritur nxjerrjen me dhunë nga shtëpia ku jetonin për 18 vjet, të familjes Koçiu, Faik Nishani i kërkoi ndihmë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Këtu fillon kulmi i pandershmërisë, i shpërdorimit të detyrës, i supermacisë së të fortit të veshur me pushtet absolut, në raport me “plebejtë” qytetarë të familjes Koçiu.

Nëse mesatarisht koha e përfundimit të një gjykimi në shkallë të parë në Gjykatën e Gjirokastrës për konflikte të ngjajshme pronësie përfundonin në një vit, gjykimi i çështjes për “superpatricin” Nishani përfundoi në një afat kohor një mujor, duke u dhënë kështu Vendimi i Gjykatës Nr.149, datë 18.04.2014 me anën e të cilit urdhëroheshin familjarët Koçiu të lironin dhe dorëzonin menjëherë ndërtesën e banimit.

Qanë dhe ulërinë familjarët Koçiu, mes të cilëve edhe fëmijë, sepse tashmë mbeteshin të pastrehë, por askush nuk ua vuri veshin. Kërkuan këta familjarë të mjerë që së paku t’u jepej prej babait të Presidentit shuma prej 16.700.000 lekë të reja, aq sa e detyronte Gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë, mirëpo kjo kërkesë ligjore nuk mund të zinte vend në kushtet kur palë në gjykim ishte babai i Presidentit të Republikës dhe të Kryetarit të KLD, nga varej gjyqtarja që dha vendimin gjyqësor.

Shpresat e kësaj familjeje pas këtij vendimi gjyqësor mbetën te Gjykata e Apelit Gjirokastër. Në këtë Gjykatë, afati kohor për t’u gjykuar një çështje në shkallë të dytë, është mesatarisht gjashtë muaj. Ndërsa çështja me paditës babanë e Presidentit Nishani shkoi në Gjykatën e Apelit në datën 2 maj 2014 dhe në datën 4 qershor 2014 përfundoi, duke u dhënë vendimi Nr. 253, me anën e të cilit ai e fitoi edhe këtë shkallë gjykimi! Pra çështja përfundoi për një kohë prej 1 muaj e 3 ditë!

Dhe fakti më kuptimplotë ku del qartaz shpërdorimi i hapur i pushtetit prej Presidentit të Republikës, i përdorimit të postit për interesat e tij dhe të familjes së tij, si dhe diferencimi skandaloz me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, ka të bëjë me Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. Në vitin 2011, kur Nishani nuk ishte më ministër i drejtësisë, i jati i tij Faik Nishani e kishte humbur këtë gjykim. Ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë. Rekursi u regjistrua në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë në datën 10 shkurt 2012. Kolegji në datën 13 prill 2012, ose brenda 2 (dy) muajve dha vendimin Nr.00-2012-893 në favor të Faik Nishanit.

Në fakt, mesatarja kohore e përfundimit të një gjykimi të ngjajshëm në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë në atë kohë ishte 3 (tre) vjet!

Dhe për t’i vënë më tej pikat mbi “I” këtij fenomeni skandaloz, mjafton fakti që i njëjti Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë, në datën 25 qershor 2013 ka regjistruar një rekurs të bërë nga Marenglen Koçiu, kundër Faik Nishanit, babait të Presidentit të Republikës, ku kërkonte të drejtën e tij për këtë pronësi. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e përfundoi këtë gjykim me Vendimin Nr.00-2016-435, datë 19.02.2016, ose plot 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj nga bërja e rekursit, duke mos e kaluar fare në gjykim, por duke e mbyllur në dhomën e këshillimit këtë çështje!

Këto janë fakte ulëritëse, të cilat ndodhin vetëm në Shqipërinë tonë që ngjan me pronë private të “kryeçifligarëve”. A nuk është qesharake që ky president ankohet pastaj se po i bëhet presion gjykatave përmes protestave, jo vetëm nga qytetarë të pafuqishëm, por edhe institucione të pafuqishme ndaj një sistemi të superkorruptuar që ai drejton?

Idajet Beqiri May 14, 2016 12:53
Komento

22 Komente

  1. maks May 14, 13:07

    zoti avukat sipas mendimit tim keta zoterin ben gabim qe ja dorezuan shtepin te rregulluar nishanllinjve por tua dorzonin ne gjendje si e blene dhe keshtu do ishin me te qete

    Reply to this comment
  2. demo May 14, 13:19

    Ky mund te jete sakat si thone disa,por eshte shejtan-sakat

    Reply to this comment
  3. frenk May 14, 13:33

    qa prêt ,serinait mor

    Reply to this comment
  4. Timi May 14, 14:05

    Se pari falenderime per kete shkrim…ky shkerdhata qe kriminelu Sali Berisha na e la ne dere si president, bashke me njerezit e gruas se tij ka vjedhur e tjeterduar shume prona edhe ne Durres e Tirane…duke i rene ne qafe qytetareve qe nuk kishin perkrahje nga banditet e PD qe Sali aeni e ky karafili qesharak kapter i Enverit vune ne poloci e gjykata…ky shketdhate dergonte banditet e njerezit e gruas se tij te grabisnin pronat ne Durres dhe te nxirrnin te zotet e pronave jashte dhe vete fshihej mi neper kioskat kafene dhe udhehiqte operacionet e zhvatjes se pronave…kane tjetersuar shume prona qe idhin prona shteterore ne kohen e Zogut dhe i kane bere te tyret. Shpejt do te vije dita qe t’i kthejne te gjitha probat e marra me padrejtesi. Prandaj jane terbuar nga ligji i ri i pronave dhe reforma ne drejtesi.

    Reply to this comment
  5. Edi May 14, 14:32

    Maskarai

    Reply to this comment
  6. Mjeku i Bllokut May 14, 14:35

    Si gjithmone i sakte, trim dhe argumentues me fakte te pakundershtueshme i nderuar Idajet. Sa per Presidentin nuk ja vlen te thuash asgje, eshte i palakueshem dhe e mban paburreria e mender burrave t e politikes qe nuk e nxjerrin ne pension me raport shendetesor.

    Reply to this comment
  7. shqiptar May 14, 14:41

    Nese ky artikull i Idajetit eshte si ato qe shkruajti per Hysni Kapon, atehere Idajeti duhet derguar ne cmendine. Vetem po ngaterron miletin, duke hyre ne ceshtje qe nuk kane te bejne me te. Nuk njihet si ndonje avokat per te qene.
    Menyra si shkruan, duke perdorur dhe fjalen “sakat”, eshte e njejte me atoi qe thote Erion Veliaj. Mos qofsha i gabuar, ky artikull eshte ne vazhden per t’i dhene Erionit perkrahje ne hallin qe e zuri me Presidentin Nishani.
    Avokat (ke vetem emrin te tille), prezumimi i pafajsise, eshte baza e se drejtes. Nga e di ti se Presidenti Nishani eshte perzier me kete ceshtje?
    Gazeta Dita, ju nuk keni nevoje te nxirrni kaq shpesh Idajetin ne faqet tuaja. Nuk eshte aq i paster.

    Reply to this comment
    • qazimi May 14, 17:01

      Po ti more “shqipkar” a e di se ky prasidenti ne se nuk ka gje ne kete mes mund ta hedhe ne gjyq avokatin dhe ta denoje me ….PUSHKATIM per 30 dite???
      E cfare nuk ndodh ketu!
      Ky sakat eshte nga duart,por eshte SHEJTAN nga trute!
      Ka tamam trute e KAPTERRAVE TE DIKURSHEM!

      Reply to this comment
    • vija e ndaluar May 15, 14:37

      Qe nuk je shqiptar, pavaresisht pseudonimit, kjo duket.Patjeter qe do te jeshe ndonje servil i sakat Nishanit
      Puna jote, por me Hydajetin mos e kruaj se te kruhen trute pastaj, qen i ndyre!

      Reply to this comment
  8. MeteH May 14, 14:55

    Ky rast eshte per te vene duart ne koke.Kjo duhet te behet publie ne TV dhe Nishanlliu duhet te shkarkohet menjehere nqs do Likja..

    Reply to this comment
  9. vj May 14, 16:37

    Te lumte Idajet

    Reply to this comment
  10. inf May 14, 18:20

    Turpie ka mbulu shifeni kush e emeroi aty dhe pastaj diskutoni ish OFICERIN E USHTRRISE NJI SPIUN E BIR FIRAUNI NJI SAKAT E HALABAK NJI SHKATTRUS E DEMBEL QYHLAXHIU I BERISHES KU VENDOSI BUSTIN E SHOKUT ENVER HOXHA NE MES TE TIRANES OFICERI I SHKOLLES BASHKUAR
    FUNDRRINE I FUNDRRINAVE JE TI OR RROGOZI SALIH KRYE KREMINELIT JE TI
    PTYYYYYYYYYYYYYYYYYY FYTYRE MUT

    Reply to this comment
  11. luani May 14, 18:55

    Nje nga poshtersite e shumta te rrugaceve te Pd-se eshte edhe nxjerrja ne rruge e qytetareve nga shtepite dhe ketu spikat roli i ketij palo burri.
    Megjithate Zoti vonon por nuk harron !!!!

    Reply to this comment
  12. qemal May 14, 19:14

    Te lumte o Idajet je i sakte the trim,keto qe thua jane plotesisht te verteta,por nuk ka burra ky vend qe tia tregoje vendin atij dhe Sali tradhetarit. Ti me emrin Shqiptar qe ben replike duhet te jesh NISHANI vete o faqe zi.

    Reply to this comment
  13. adil May 14, 23:56

    Po eshte e vertete kjo qe thote avokati,jam deshmitar per cfare ka ndodhur,ju mor Genit e ju dha ketij qe ne e kemi president per fat te keq.

    Reply to this comment
  14. Mark uk May 15, 07:36

    Hell nje avukat militaruc i komunistve nje pordh e ju rendi mbas saj duke i marr ere.Po ku ishte ky militanti deri tani qe presidenti paditi Erjonin ne prokorori.

    Reply to this comment
    • Arturi May 15, 11:49

      Markiiiii, lere avokatin, por jep pergjigje per Jar-sakatin (nga trute). Ose me mire vazhdo me dhite ne mal, se komentimi eshte barre e rende per ty, o Markiiiii.

      Reply to this comment
    • ttem May 15, 21:53

      Marku Spurdhjaku, sac kame une nje bole ti nuk ke tru ne koke.

      Ti je dordoleci i arave te pd.
      Ti je nje wenje we ekziston por nuk jeton.
      Ti je nje bir bushtre qe jo vetem babsi nuk te dihet por ty nuk te dihet as nena.
      Ti je nje krimb plehu qe as pulat nuk e shohin dot me sy.
      Ti je nje cope mishi me dy sy dhe nje vrime te perdorur si kelluf nda sali berisha.

      Ti je nje pusht i pushtave, i lindur jo prej femre por prej mashkulli te kthyer ne femer, pra ti je bir mushke dhe babai yt eshte gomari.

      Reply to this comment
  15. Iliri May 15, 13:50

    Dil Idajet leshi trego dajakun qe te dha Izet Haxhia. Trego padine penale qe bane ateher. Trego a te rrahi Izeti apo rrahe veten dhe e padite. Trego mor qen i rrahun.

    Reply to this comment
  16. Asnjeansi May 15, 14:01

    Po “hell” ç’domethene ne shqip , more Mark Ujku ? Mos deshe te thuash “hedh” ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*