Si erdhi kjo pranverë kështu? Mëngjes në rrugët e Shtutgartit

March 23, 2020 11:03

Si erdhi kjo pranverë kështu? Mëngjes në rrugët e Shtutgartit

Bedri Islami

Sot, në rrugët e Gjermanisë, ka heshtje të madhe, të pazakontë për asnjë ditë tjetër të vitit.

Në Shtutgart nuk lëvizin veç mjete të pakta, aq të pakta saqë nuk mund ta mendosh. Rrugët thuaj nuk kanë njerëz dhe, megjithëse lejohet ende dalja në një grup deri në tre vetë, nëse janë nga e njëjta familje, rrugët janë bosh.

Askush nuk lëviz, veç erës së ftohtë, që duket se janë ditët e fundit të dimrit dhe fillimi i panverës.

Pranverë si kjo nuk është parë kurrë.

Njerëzit nuk arrijnë t’i gëzohen as çeljes së luleve dhe askush nuk e ka mendjen tek ato.

Është mëngjes herët i 23 marsit.

E vështirë për t’u besuar se është një dië e tillë.

Në marketin ku jam i detyruar të futem, në të gjithë hapësirë prej disa qindra metra katrorë, jemi vetëm katër vetë. Lëvizim si hije dhe i largohemi njëri tjetrit.

Rrëmbejmë, mund të them,çfarë duam të blejmë dhe presim deri sa ai që është para nesh për të paguar, është larguar. Para kasës së zakonshme është vendosur një xham dhe shënimi, “paguani me kartë, ju lutem”.

Shitësi me të cilin mund të jesh i njohur, vetëm të përshendet me hapjen paksa të syve, si të të thotë “të njoh kush je, por nuk dua të të njoh”.

Katër vetë që sillemi nëpër këtë hapësirë të stërmadhe dhe që shpejtojmë të ikim në pafund, larg njerëzve.

Fillon të na marrë malli për fëmijtë, nipërit e mbesat.

Dy herë të vetmuar.

Një mik i imi, të cilit sapo i ka filluar temperatura, telefonon tek mjeku i familjes. Urdhëri i prerë qëndro në shtëpi.

Nëse kërkon të bësh testin privatisht, duhet të paguash 250 euro. Testi, tani për tani, është vetëm për të dyshuarit, të ardhurit nga zonat e prekura, me shenja të rënda klinike. Të tjerët duhet të presin. Mjeku të rekomandon paracetamol dhe distancim shoqëror.

Po pastaj?

Hapësirë ndarëse.

Autobuzët janë bosh.

Është ndoshta dita e parë që shoh ankth në njerëzit që takoj. Largesa është bërë jetike, por, si duket, po fillon të na vrasë mungesa!

Rrugët janë bosh. Një diell i ftohtë është mbi këtë pjesë të shtetit gjerman, ku është edhe numuri më i lartë i të infektuarëve, por me pak viktima.

Çfarë po ndodh?

Çfarë na fsheh kjo heshtje?

Kur të dalim nga kjo humnerë, atëherë do të ndjejmë se sa të lumtur kishim qenë para fillesës së kësaj hataje të panjohur…

Drithërohemi sa herë dëgjohet një sirenë ambulance…në mos për vete, për njerëzit tanë..

Si erdhi kjo pranverë kështu?

March 23, 2020 11:03
Komento

10 Komente

  1. Z March 23, 11:15

    Gazeta Dita dhe Bedri Islami! A nuk do te ishte me mire ta conit gazeten ne Quarantine per nja dy jave! S’kemi nevoje per pesimizem! Pranvera te tjera me te bukura do te vine! Jeta eshte e bukur!

    Reply to this comment
  2. Arben March 23, 14:16

    NE SHTUTGART JETONI JU, O SHOKET E DITES,

    NA CATE B……

    Reply to this comment
  3. fteri March 23, 16:13

    Ky reportazh i gazetarit Bedri Islami është shumë i rëndësishëm se jemi në situatë lufte , është e rëndësishme të bëjmë krahasimet me shtete të fuqishme si Gjermania e Londra e Parisi që janë në situatë kolere si ne ,dhe atje ka mungesa ,telefono sa të duash në Londër -spitalin nuk ta varë njeri ,por më e çuditëshmja në treg nuk kishta kokërr veze,Jo vetëm të ankohemi kundër qeverisë Rama ,më e mira e 30 vjetve të fundit .por dhe të vlersoim punën e mirë që bënë shëndetësia dhe tregëtia në ktë situatë bllokimi ku spitalet e shëndetësia jan në lartësinë e duhur, dyqante jan të mbushura plot e përplot nuk ka krizë ushqimore ,dhe tregon se sa mirë i kemi të furnizuar ne supërmarketet në shqipëri,kurse atje në gjjermani i kan boshatisur.Por gazetri tregon se shërbimi shëndetësor është më i shpejtë dhe i lirë ekonëmikisht se në gjermani.BRAVO -Gazetës -DITA e PARA ! ,

    Reply to this comment
  4. fteri March 23, 16:16

    Ky reportazh i gazetarit Bedri Islami është shumë i rëndësishëm se jemi në situatë lufte , është e rëndësishme të bëjmë krahasimet me shtete të fuqishme si Gjermania e Londra e Parisi që janë në situatë kolere si ne ,dhe atje ka mungesa ,telefono sa të duash në Londër -spitalin nuk ta varë njeri ,por më e çuditëshmja në treg nuk kishta kokërr veze.

    Jo vetëm të ankohemi kundër qeverisë Rama ,më e mira e 30 vjetve të fundit .por dhe të vlersoim punën e mirë që bënë shëndetësia dhe tregëtia në këtë situatë bllokimi të popullatës ,ku spitalet e shëndetësia jan në gadishmëri e lartësinë e duhur.

    Dyqante jan të mbushura plot e përplot nuk ka krizë ushqimore ,dhe tregon se sa mirë i kemi të furnizuar ne supërmarketet në shqipëri,kurse atje në gjjermani i kan boshatisur.Por gazetari tregon se shërbimi shëndetësor është më i shpejtë dhe i lirë ekonëmikisht se në gjermani.BRAVO -Gazetës -DITA e PARA ! ,

    Reply to this comment
  5. Ylli March 23, 16:27

    Shkrim i dobet i z Islami ,patetizem i nje gjimnazisti qe do te behet shkrimtar i enderruar !
    Por cfare me ben pershtypje eshte se kokat e gazetarise neo – komuniste jetojne te gjithe ne Perendim dhe kane nostalgji per Shqiperine Enveriste !!!!!
    Te cuditshem kane qene historikisht komunistet…..fshehtas benin pazar ne France e popullin e detyronin te jetonte si Korea e Veriut !

    Reply to this comment
    • Golja March 23, 16:37

      E ke fjalen per keta “neot” e sotem ti?
      Ik o pafille krahason komunizmin me kete hajdutllikun e sotem.
      Budalla i mbarum.

      Reply to this comment
      • Ylli March 23, 17:10

        E kam fjalen per racen komuniste …si dje ,si sot dhe si neser ,te njejtet jane.
        Po nuk e kam fjalen per ty ,kuptohet .Se ti je nga ai lloj qe ulerisnit….marrsh nga ditet tona.
        E sigurte qe nuk ta thonte “budallalleku”por “inteligjenca” e Nenes Parti qe te edukonte.
        Te punojme e te jetojme sikur jemi ne rrethim thonin Byroistet……dhe benin te semurin qe te shkonin ca dite ne Paris ,hahahahaha !!

        Reply to this comment
  6. fteri March 24, 09:36

    O Ylli zë qjerrë ,o korbi që vjell vrerë !

    Shqipërisë nuk i erdhi e keqja nga komunistët o mavri ,komunistët i dhanë shqiprisë zhvillim sa qindra vejt kapitalizëm shkërdhat të bejlerve agallarve .Faktet jan të pa kontestueshme të ndërtimit të një socializmi real shumë të sukseshëm JO si kapitalizmi FALLSO i juaj që la nëerrësirë për qinda vjet popullin shqiptar .Komunistët i lan pasuri të mëdha shqiprisë ,por interesat e popullit u shitën e vodhën u masakruan dhe hapni gojnë sa një qen duke sha !….

    Komunistët e morën shqiprinë 90% analfabet dhe e dorzoi 100% në v. 1990 ,100% me njerëz të shkolluar deri te akademia e shkencave.U ngritën univeristete ,shkolla të mesme ,shkolla 8 vjeçare ,mbi qindra e mijra kuadro të arsimit të lartë e të mesëm ,midis tyre mjra gra e vajza.

    U ngritën qindra e mijra fabrika ,uzina e ofiçina ,kombinate ushqimor -industriale ,u ngrit kombinati tekstileve që prodhonte milona metra tekstile ,tepër rentable U ngritën gjigandët Hidroenergjikë më të mdhejë të ballkanit ,që punojnë edhe sot për të mbushur xhepat e hajdutve tuaj kapitalistë .dhe nuk po përmendim shërmbimin shëndetësor falas në tër cepat e shqiprisë ,po qetësinë e sigurin nga kriminelët që sot vrasin përditë,a e llogarit ore YLLI -mashtruesi ?….

    Pra leje gojnë kur të përmendësh emrin komunist ,sepse këta punuan historikisht për popullin shqiptar me legjendarin Enver Hoxha në krye ,i lanë Sali Berishës ,dhe klanit tij Fatos Nanos dhe Ilir Metës dhe pinjollve Zogistë -ballistë ,legalist ,koliboracionistë mbi 20 univeristete në gjithë vendin ,fabrika ,uzina ,ndërmarrje mineralesh bakri e kromi ,pa fund .

    KOMUNISTËT morën në v. 1944 si trazhgim nga sistemi juaj ,vetëm me një bishtuk pishe për ndriçim,ndonjë kovaçhane dhe tokë këneta melarje që nuk punoheshin ,që nuk prodhoshin asgjë veçse sëmundjes malarjes që bënte kërdin në popull . Komunistët e moreën shqiprinë 1 milon dhe dorzuan 4 milon ,Kurse ju e paksuat popullësin e zbuat e shantazhoni e varfëroni e masakroni.

    Kush mund ti mohojë punën madhështore të ndërtimet e të gjitha qyteteve dhe rrugve të shqiprisë si nuse nga komunistët ,përveç të çëmenurve ,halabakve ,hajdutve dhe armiqve të popullit ,që i shërbejn me besnikmëri imeprjalizmit e xhepit tyre personal.

    Nën këtë thirrje kundër komunistve ,vazhdon ti vihet zjarri shqipërisë ,kësaj propogande i ka dalë tymi,mos hani mut më. .

    Reply to this comment
  7. fteri March 24, 09:52

    O Ylli zë qjerrë ,o korbi që vjell vrerë !

    Shqipërisë nuk i erdhi e keqja nga komunistët o mavri ,komunistët i dhanë shqipërisë zhvillim sa qindra vejt kapitalizëm shfrytëzues të bejlerve agallarve .Faktet jan të pa kontestueshme të ndërtimit të një socializmi real shumë të sukseshëm JO si kapitalizmi FALLSO i juaj që la në errësirë për qinda vjet popullin shqipëtar
    Komunistët i lan pasuri të mëdha shqipërisë ,por interesat e popullit u shitën e vodhën u masakruan dhe tani hapni gojnë sa një qen duke sha,nuk e kupti këtë situat ?.. !….

    Komunistët e morën shqiprinë 90% analfabet dhe e dorzoi 100% në v. 1990 , me njerëz të shkolluar deri te akademia e shkencave.U ngritën univeristete ,shkolla të mesme ,shkolla 8 vjeçare ,mbi qindra e mijra kuadro të arsimit të lartë e të mesëm ,midis tyre mjra gra e vajza.

    U ngritën qindra e mijra fabrika ,uzina e ofiçina ,kombinate ushqimor -industriale ,u ngrit kombinati tekstileve që prodhonte milona metra tekstile ,tepër rentable U ngritën gjigandët Hidroenergjikë më të mëdhejt të ballkanit ,që punojnë edhe sot duke mbushur xhepat e hajdutve klasës politike .dhe nuk po përmendim shërbimin shëndetësor falas në tër cepat e shqiprisë ,po qetësinë e sigurin nga kriminelët që sot vrasin përditë,a e llogarit ore YLLI -mashtruesi ?….

    Pra leje gojnë kur të përmendësh komunist ,sepse këta punuan historikisht për popullin shqiptar me legjendarin Enver Hoxha në krye ,i lanë Sali Berishës ,dhe klanit tij Fatos Nanos dhe Ilir Metës dhe pinjollve Zogistë -ballistë ,legalist ,koliboracionistë mbi 20 univeristete në gjithë vendin ,fabrika ,uzina ,ndërmarrje mineralesh bakri e kromi ,pa fund .

    KOMUNISTËT morën në v. 1944 si trazhgim nga sistemi juaj ,vetëm me një bishtuk pishe për ndriçim e një kërcu për jestek ,ndonjë kovaçhane dhe toka të kthyer këneta melarje që nuk punoheshin , nuk prodhoshin asgjë veçse sëmundjes malarjes që bënte kërdin në popull .
    Komunistët e moreën shqiprinë 1 milon dhe dorzuan 4 milon ,Kurse ju e paksuat popullësin e zbuat e shantazhoni e varfëroni e masakroni.

    Kush mund ti mohojë punën madhështore të komunistve ,përveç hajdutve e tradhtarve të kombit si ju .Komunistët ndërtuan e të gjitha qytetet dhe rrugët të shqiprisë si nuse ,shqipria u ndërtua nga dora e komunistve me popullin ,askush nuk e mohon këtë të vërtet ,përveç të çëmenurve ,halabakve ,hajdutve dhe armiqve të popullit ,që i shërbejn me besnikmëri imeprjalizmit e xhepit tyre personal.Në djall vafshi !…

    Nën këtë thirrje kundër komunistve ,vazhdon ti vihet zjarri shqipërisë ,por kësaj propogande i ka dalë tymi,mos hani mut më se u ngopët . .

    Reply to this comment
  8. SERJANI March 26, 10:20

    Bedri,
    I kam lexuar shkrimet e analizat e tua ne DITA, gjithenje..
    Me vjen mire qe pershkruan mengjezin dhe prnaveren e trishte ne Shtutgard..Shkrim i thjeshte, por i bukur, letrar. Besoj e perfytyron se edhe ne Tirane, ne te gjitha qytetet e Shqiperise eshte e njejt gje. Ndersa ne disa qytete te tjera te Europes kjo pranvere eshte jo vetem e trishte, por edhe shume e frikshme, per te gjitha ata qe ecin neper rruge apo qe jane mbyllur ne apartamentet e tyre..
    Eshte trishtim global, por shpresojme te kaloje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim