Si është quajtur më parë Elbasani?

January 23, 2014 15:57

Si është quajtur më parë Elbasani?

E nderuar lexuese! Mansius ka qenë emri i pare i Elbasanit. Mansius do të thotë vend-qëndrim. Shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zone lindore të Elbasanit pranë Rrapit të Mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në shekullin II Elbasani njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm. Perandoria romake ndërtoi rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike që lidhte Romën me Kostandinopojën

 

 

January 23, 2014 15:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*