Si është quajtur më parë Myzeqeja?

December 4, 2016 12:25

I nderuar lexues!

Myzeqeja është qendër e një qytetërimi të lashtë (Apolonia e dëshmon).  Në territorin e saj banonte fisi ilir i Taulantëve.

Emri i saj i vjetër ishte fusha e Savrës, në periudhën e mesjetës këtu u ngrit principata feudale e Muzakajve, prej të cilëve mori emrin e ri.

Pas pushtimit osman një pjesë e popullsisë mërgoi ose u shpërngul në vise të thella. Pas shekullit XVII filloi rikthimi i saj.

Përveç popullsisë vendëse, që quheshin lalë, janë vendosur edhe labë (në Myzeqenë e Fierit), gegë nga Kërraba, Mati, Çermenika, Dibra (në Myzeqenë e Lushnjës) dhe kosovarë e çamë të ardhur në shekullin e kaluar.

Në organizimin shoqëror mori trajtë një kanun, që përfshinte norma nga kanunet tradicionale, nga e drejta kanonike dhe nga sheriati.

December 4, 2016 12:25
Komento

10 Komente

  1. Call of Duty December 4, 14:13

    I nderuar botues, sipas të dhënave transmetuar brez pas brez, dhe si pasardhës I Myzeqarëve, epiteti lalë nuk përshkruante dhe nuk ka asnjë lidhje me krahinën apo me banorët vendas. Ky epitet u përdor nga pushtuesit Turq, në momentin kur Myzeqarët refuzuan ndryshimin e fesë. Në fillim u quajtën të lënë, (lërini ata) në formë ofenduese. Më vonë termi evoloi tek ajo që akoma përdoret sot si term ofendues lalë, laluc, lalëri, etj. (Të lënët) Pak kush e kupton që përdorimi I këtij termi në një mënyrë indirekte ofendon Shqiptarët që ndryshuam fenë.

    Reply to this comment
    • €piriiiiii December 4, 23:00

      Myzeqeja ka qene prone e Muzakeve edhe probabiliteti me i madh e ka mar emrin nga Kjo Familje e Madhe Fisnike e Beratit. Myzeqaret vendallinj(lalè) jane te Vetmit Shqiptar qe sju nenshtruan Pushtusit Osman. Mbajten gjall Traditen Zakonet Gjuhen dhe Fene e te parve. Me vone rreth 1700…1800 pas djegjes se pare te Voskopojes popullohet edhe me Vlleh. Qytete si Fieri dhe Divjaka jane krijuar nga Vlleh te cillet vlersuan dhe bashkpunuan me Myzeqaret sepse i perkisnin se njejtes kultur dhe Fe. Ne Myzeqe ka shume Fise me te njejtin Mbiemer te cilet disa jane fise Vlleh dhe disa Myzeqar. Me vone rreth 1920 vijne Kosovaret e par ne Myzeqe duke pasuar Çamèt ne 1946. Nuk besoj se ne Shqiperi ka njerez me Puntor. Me te Beses. Me te Edukuar dhe Qytetar se Myzeqaret. Ka Plot Leber Kosovar dhe Camer qe e mbajne veten per Burra te Beses por tradhetin e kan gjithmon ne brez. Asnje nga keta nuk afrohet me Myzeqarin e Bute.

      Reply to this comment
  2. maks December 4, 15:55

    ne myzeqen e lushnjes te gjith bejleret ishin me oregjin nga libohova e gjirokastra duke filluar nga xhaxhai i enver hoxhes dhe libohovet

    Reply to this comment
  3. Moni December 4, 20:45

    Myzeqeja i ka kufijte natyrore nga shkembi i Kavajes deri ne keneten e Nartes. Lale nuk quhen te gjithe banoret e sotem, apo te para njeqind vjeteve, te Myzeqese, por vetem ata autoktone, te cilet sic thote edhe komentuesi i mesiperm kundershtuan nderrimin e fese, pas pushtimit turk , dhe mbeten te krishtere. Jo me kot ne Manastirin e Ardenices, qe eshte qendra e Myzeqese, vuri kuroren e marteses Gjergj Kastrioti.
    Dhe kjo nuk eshte per tu perbuzur, por per tu mare ne konsiderate.

    Reply to this comment
  4. nek December 4, 21:28

    sqarimet e mesiperme nuk kane asnje lidhje me historine te lutem me serioze keto shkrime

    Reply to this comment
    • Call of Duty December 4, 23:16

      Na e jep ti atëherë “sqarimin serioz”, ta dimë edhe ne që I dimë ku janë varret e të parëve tanë në Myzeqe që nga shekulli i 18.

      Reply to this comment
  5. sala December 4, 21:32

    nuk e di per Lalet por di qe greket thone per Labet se emri Lab vjen nga fjala ”la besen”

    Reply to this comment
  6. lina December 5, 11:36

    Edhe Kalabria e ka marre emrin nga Labet (kah Laberia)

    Reply to this comment
  7. Lpl. December 5, 11:41

    Lalet jane Ortodokset te cilet perçmohen akoma nga mislimanet e kodrave te Lushnjes .Kane epitete frikacake te pa bese , me nje fjale jane te neprkembur nga mislimanet dhe kjo vjen qe nga pushtimi Turk ku kjo popullsi e fudhes dhe bregdetut jane neperkembur pa te drejte , gje qe vazhdon edhe sot.

    Reply to this comment
  8. demo February 2, 22:33

    Fusha e Savres nuk ka qene asnjehere emertimi i plote i Myzeqese,por ka qene nje emertim zonal per vendin ku u zhvillua nje beteje midis princave Karl Topia dhe vellezerve Balshaj ne mesjete rreth vitit 1367.Fusha u be prone e familjes princore Muzaka dhe u quajt Muzakia-Myzeqe,me metafoni si plak-pleq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*