Si është quajtur vendbanimi i shqiptarëve në mesjetë?

December 10, 2015 13:42

Si është quajtur vendbanimi i shqiptarëve në mesjetë?

I nderuar lexues! Emri mesjetar i vendbanimit të shqiptarëve, sipas burimeve bizantine, ka qenë Arbanon. Përmendet për herë të parë në shek.XI. Në fillim emërtimi Arbanon-Albanon shtrihej mbi viset në lindje e në verilindje të Durrësit dhe në perëndim të Ohrit e të Dibrës, duke përfshirë kështu bërthamën fillestare ku gjeografi aleksandrin Ptolemeu, në shek.II vendos fisin ilir Albanoi, nga i cili mesa duket ka marrë emrin treva. Në shek.XI përmendet edhe peshkopata e Arbanonit, qendër e së cilës mendohet të ketë qenë Kruja. Në shek.XIV ky emërtim, duke u përgjithësuar, përfshiu treva të banuara nga shqiptarët që nga Tivari e Prizreni e deri në krahinat e Çamërisë.

December 10, 2015 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*