Si Europa

January 10, 2019 14:52

Si Europa

Nga Donika Omari

Ishte e mirëpritur protesta e studentëve. Madje ishte e vonuar. Duhet të niste edhe më parë, që të mos lejonte aq shumë korrupsion, aq shumë trajtim në kushte të padenja, aq shumë mungesë profesionalizmi të një pjese të profesorëve, aq shumë mungesë të këtyre për të zhvilluar mësimdhënien, aq shumë tekste mësimore krejt të papërshtatshme etj, etj. Madje këto problemet e fundit duheshin vënë në  krye të listës së kërkesave.

Kjo protestë i dha një shkundje të fortë së pari qeverisë, që e detyroi të drejtojë vështrimin në problemet e rënda që ka sistemi arsimor, institucionet arsimore, personeli arsimor etj. Është përgjegjësi e madhe e saj që e ka lënë gjendjen të degradojë deri në një pikë kur sëmundja  është rënduar shumë. Megjithatë, ndofta mund të themi jo deri në një pikë moskthimi.

Dhe duket se qeveria është shkundur vërtet. Jo vetëm që është gati t’i zgjidhë 8 kërkesat e studentëve, por e shpie shqetësimin edhe më tej: ta hedhë  vështrimin edhe përtej këtyre 8 pikave.

Duke nisur këtë protestë studentët treguan pjekuri. Treguan se duke u bashkuar arrijnë të bëjnë një forcë që detyron ndryshim. Treguan jo vetëm bashkim por edhe qëndrueshmëri. Por, pas këtyre kushteve, që janë të domosdoshme për një protestë që të arrijë rezultat, a po vazhdojnë të jenë të përgjegjshëm?  Apo tani po sillen si ai fëmija zemërak që përplas këmbët duke kërkuar që ajo që do, t’i jepet patjetër siç e kërkon ai? Pa pranuar asnjë arsyetim, asnjë mendim ndryshe, asnjë propozim për një zgjidhje racionale, ndryshe nga ç’e ka fiksuar në kokë?

Në këtë rast nuk ka si të mos kesh vërejtje për qëndrimin e tyre. Dëgjojmë nga studentët që ankohen se i kanë trajtuar si fëmijë kopshti. Po kush? Të nisen së pari nga vetë prindërit, që, në kohë provimesh, i sheh në kangjellat e universitetit shtetëror në pritje për të takuar ndonjë profesor. Ç’punë kanë prindërit kur tashmë fëmijët e tyre ulen në auditorë si të rritur e jo si vogëlushë? Vetë studentët nuk duhet ta pranojnë këtë prani që i turpëron. Kur bëhet thirrja: Si Europa! duhet menduar se sa është vetë europian ai që e bën këtë thirrje. Një student me mendësi europiane u bën rezistencë profesorëve të korruptuar dhe, me anë të fuqisë që sjell solidarizimi me shokët e tjerë, i vë me shpatulla për muri. Kur i del përballë e gjithë klasa, s’ka nga lëviz i korruptuari.  Një student me mendësi europiane nuk pranon ta ushqejë korrupsionin duke e blerë diplomën. (Në Itali u bë gazi i botës djali i ish-kryetarit të partisë Lega Nord që e pati blerë diplomën te universiteti Kristal). Nuk pranon të blejë libra nga profesori, libra të profesorit, me çmimin që cakton profesori! Në Francë nuk guxon të kërkojë pagesë nga shteti studenti i notave të ulëta. Atje funksionon modeli i hinkës: mund të hyjnë 200 studentë por ata që i mbarojnë studimet janë dhjetë herë më pak.

Veç kësaj, nuk mund të pranojnë studentët europianë ta dëgjojnë leksionin jo ulur në banka por më këmbë! Mund të ndodhë që në rastin e ndonjë leksioni të ndonjë profesori të shquar, nga tejmbushja e sallës, të rrinë në këmbë, por kjo s’mund të kthehet në normalitet. Nuk mund të pranojnë në asnjë mënyrë tekste të përkthyera dobët ose aq më keq me googletranslator, ku s’kuptohet absolutisht asgjë. Para disa kohësh, gjuhëtari Emil Lafe e pati ngritur në shtyp këtë shqetësim, duke përfshirë në artikull një faqe libri që është pak të quhet skandaloze.  A s’duhet t’i ngrinin vetë studentët në fakultete këto probleme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ta?

Por dëgjojmë profesorë që shprehen se studentët kanë gjithnjë të drejtë. Kështu është vërtet? S’paska nevojë i riu për një këshillë, për një orientim, për t’iu kthyer arsyes, për të qenë i kohës? I kohës sepse bota sot më shumë se kurrë i bën thirrje dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Të krijohet përshtypja se vetë ata që shprehen kështu janë vetë të papjekur, në mos nisen nga motive të tjera, më të dobëta.

Në bisedë me një pedagog të fakultetit Juridik, lidhur me fotokopjimin e paligjshëm të teksteve mësimore, çka është vjedhje e së drejtës së autorit, pedagogu u shpreh se atij vetë studentët as nuk përpiqen t’ia fshehin fotokopjimin që i bëjnë librit të tij. “Ç’t’u thuash, – më përgjigjet. – Ata janë si fëmijë, janë të vitit të parë.” Pra, qysh në vit të parë studentët, aq më tepër të juridikut, mësohen të kryejnë një shkelje ligjore.  Sa autoritet mund të gëzojë tek studentët një pedagog kaq i papërgjegjshëm?

Të edukuar në këtë mënyrë çedukative, ata ua shpërblejnë me mospërfillje pedagogëve e profesorëve. Një pedagoge ankohet se i vijnë në mësim, por s’e dëgjojnë sepse vënë kufjet në vesh. Një profesor detyrohet të zbresë në kafenenë që është poshtë fakultetit për të mbledhur studentët në mënyrë që të zhvillojë leksionin. (A lejohet një kafene, madje nga ato më të mëdhatë të Tiranës, mu në godinën e universitetit?). Një tjetër ankohet se disa vajza vijnë t’i marrin me makina në orën e leksionit e ai s’mund të bëjë asgjë që t’i ndalojë. Një tjetër, se studentët hyjnë e dalin si në han e në këto kushte leksioni s’arrin të dëgjohet. Një pedagog i ri, shumë i përgatitur e i ndërgjegjshëm, është i dëshpëruar nga presioni i fortë i prindërve për t’u vënë notë kaluese studentëve ngelës. Një pedagoge ngel me të drejtë shumicën e klasës, por dekani i heq vërejtjen duke i thënë i acaruar  se duhet ta ndreqë “çorbën që ka gatuar”!

Pastaj, a s’jemi të gjithë të shqetësuar, e madje të dëshpëruar,  që një pjesë e mirë e të rinjve s’kanë zell për mësim, që parapëlqejnë kafet e pabet ndaj bibliotekave, që përtojnë të merren edhe me sport e me jetë aktive etj.etj? Befas, profesorët, pedagogët, prindërit, gjyshërit, s’paskan më asnjë ankesë ndaj të rinjve që nuk impenjohen për t’u bërë vërtet të pavarur e të zot duke derdhur djersë. Është një mënyrë e lehtë për t’u bërë “të mirë” duke mos u përmendur studentëve përgjegjësitë e detyrat, por është papërgjegjësi e madhe dhe një qëndrim që atyre u shkatërron të ardhmen.

Nga ana tjetër, mos nisën tani problemet? Ku ishin deri tani rektorët e dekanët (ata të përgjegjshmit), profesorët (ata të përgjegjshmit), mediat (ato të përgjegjshmet), institucionet, veçanërisht ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës, Kryeministria, OJQ-të e OJF-të, maxhoranca dhe partitë opozitare etj. etj?

Por, a mos problemet janë vetëm në universitete? Me sa duket po presim të ngrihen në protestë fëmijët e kopshteve, të shkollave 8 vjeçare e të mesme, që të shkundemi si shoqëri për të ngritur zërin deri në ulërimë kur shohim se si mësohen gabim fëmijët!  Në kopsht fëmija, që në hyrje, sheh të shkruar me kapitale: Është nder të jesh shqiptarë! Gabimet në tekstet shkollore fillojnë që nga abetarja! Ky problemi i mungesës së kulturës gjuhësore, dhe jo vetëm, shtrihet në mbarë vendin: në rrugët, në mediat, qoftë në ato pamore qoftë në të shkruarat, në institucionet e deri në Muzeun Kombëtar! Nuk e di në do të ketë shtet në botë që lejon kaq shumë padije në rang kombëtar! Që lejon dukurinë poshtëruese e të rrezikshme të injorancës të kthyer në normalitet!

Problemet e studentëve nuk nisin në universitet dhe nuk janë vetëm në fushë të dijeve.  Janë edhe të formimit të gjithanshëm të personalitetit, ku së pari hyn edukata. Nisin qysh në fëmijërinë e tyre më të hershme. Papërgjegjësia e shtetit dhe e shoqërisë  ua thellon më tej të keqen gjatë jetës si fëmijë, si të rinj e si të rritur. Nuk është çështje e thjeshtë për t’u zgjidhur. Por mjaft të marrim shembuj nga bota, shembuj të përshtatshëm për kushtet tona.

Në mos e kuptofshim ende sa e rëndë është gjendja, edhe pas këtij zgjimi nga letargjia që u përpoqën të na bëjnë studentët, vazhdojmë të jemi të gjithë fajtorë. E faji bëhet krim veçanërisht për ata që përpiqen ta shfrytëzojnë për interes të ulët vetjak këtë gjendje kur, pasi kemi prekur fundin, shpresojmë të ringrihemi. Këtyre, që inkurajojnë studentët e dobët, që s’bëjnë dallim ndërmjet të shkëlqyerve e ngelësve, që nuk duan ta shohin të dyanshëm korrupsionin pedagog-student, është mirë t’u kujtohet se ky qëndrim nuk është pa pasoja, siç tregohet në rastin e mëposhtëm: Një pedagog i vë notë kaluese një ngelësi në këmbim të parave. Kalojnë vitet. Pedagogut i sëmuret fëmija dhe duhet operuar me urgjencë. Prindërit presin me ankth rezultatin. Nga një prerje e gabuar e kirurgut të paaftë fëmija vdes. Prindërve u duhet kumtuar gjëma. Kirurgu del kokulur t’ua njoftojë. Në fillim nuk ia shohin fytyrën. Por kur ngre kokën, pedagogu ngrin në vend: është ish-studenti që e kishte blerë provimin!

January 10, 2019 14:52
Komento

8 Komente

  1. Kris 1 January 10, 16:02

    Partia nuk ka faj.Qyrkun e fajit ja la studenteve dembele dhe pedagogeve te kofruptuar.
    Tani qe Edvini doli me citjane duhet filluar mesimi.

    Reply to this comment
  2. shvejku January 10, 16:21

    Ja ky eshte nje hartim i shkruar nga nje nxenes i fillores!
    Kaq paska kuptuar kjo zonje nga protesta,qe studentet e paskan fajin qe gjendja ne arsim e kudo eshte katastrofike!
    Pas tyre ajo ve prinderit qe rrine pas kangjellave per te takuar ndonje pedagog etj!
    Kete llogjike as Osman Gazepi nuk e kishte!
    Jo moj zonje,fajin e ka sistemi politik anti ligjor qe u intalua ne Shqiperi pas 90-tes dhe qe klikat politike nuk qeverisen,por e sunduan kete vend!
    Vihet kryeminister nje piktor,qe hiqet si dijetar i madh,por qe nuk degjon asnje njeri ta keshilloje!
    Ai i ka mbyllur gojen te gjithe popullit se sot nuk ka asnje zyre ku te ankohet qytetari!
    Sot vjedh OSHEE,UKT,behet padrejtesi ne zyrat e bashkive,ministrive, etj,por askush nuk zgjidh ankesen por te tregojne gjykaten!
    Dhe kete krim e ka pranuar vete kryeministri Rama ne 21.11.2018 kur thote po keto qe po them une!
    E cfare faji paskan studentet se pedagoget jane hajdute,jane te korruptuar?
    Cfare faji kane studentet qe shkojne ne kafe kur pedagoget nuk bejne detyren?
    Cfare i duhet pedagogut qe studenti nuk ka interes per mesimin kur ai vetem duhet ta vleresoje me note dhe ta mbese ne klase ne se nuk meson?
    Kujt i duhet 140 mije studente kur Shqiperia edhe 400 te tille i ka teper sepse jo vetem qindra studiojne jashte,por edhe se ketu nuk ka vende pune as per gjysmen e tyre!
    Pse nuk ngre ti,moj zonje qe qeveria ne menyre skandaloze dhe korruptive u ka dhene miliona leke universiteteve private dhe komuniteteve fetare kur nuk ka asnje detyrem ndaj tyre”
    Leri servilizmat ndaj qeverise!

    Reply to this comment
  3. intelektuali January 10, 18:40

    O nusja e Bahri Omarit:

    Kur pedagogu i matematikes Qazim Turdiu qe e kishte ndihmuar shume Enver Hoxhen ne France shikonte para vetes ne provim nje spiun te Sigurimit, katunar dru me pre i derguar nga Partia per t’u bere inxhinier apo kuader i larte i thonte:

    SI TA FUS NE KOKEN TENDE MATEMATIKEN UNE? SHKO TE PARTIA DHE KERKO NJE LENDE TJETER ME TE ASIMILUESHME NGA JU.

    Qazimi i ngrate iku per “dhjame qeni” si sebep i Mehmetit, njashtu sic iku edhe vjehrri yt, Bahri Omari si kurban i pushtetit absolutte Enver Hoxhes,

    Por:

    Ne trojet shqyptare mbeti MURTAJA bolshevike qe mbolli Enveri ne bashkepunim te ngushte me Titon, Stalinin, Hrushcovin dhe ne fund me Maon e Kines dhe kur mbeti vetem ne Dimrin e Vetmise se Madhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin se ishte injorant i paafte dhe pa shkolle e pa dipllome, megjithese Ahmet Zogu i kishte dhene burse te Mbretnise sistdent i exelences.

    Prandaj:

    MOS I SHAJ DHE MOS I TREGO STUDENTETEVE FRANCEN PA I TREGUAR ME PARE PER DALLKAUKUN ENVER HOXHA QE QEVERISI SHQYPNINE PER 50 VJET ME RADHE PA PATUR ASNJE DIPLLOME

    dhe:

    Qe eshte Strumbullari i te gjithe te keqiave qe poperjeton Vatani keto 30 vjet tranzicioni enverist pas renies se Muritte Berlinit.

    Shiko Gramoz Rucin, shiko Ilir Meten, por shiko Edi Ramen me baba kriminel te Enverit qe ka firmosur ne 1988 per varjen ne litar te nje poeti disident antikomunist

    dhe:

    Pastaj gjej pergjigje per pyetjen qe te mundon kaq shume:

    PSE STUDENTET SHQYPARE JANE SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU?

    Reply to this comment
    • Kras January 11, 07:26

      O Intelektuali pa intelekt! Na ngrike lart ne qiell nje fare Qazimi nga fisi i Turdive, qe na mbahen sot si antikomuniste dhe patriote, tironsa te thekur dhe koka te formuar ne perendim. Mbase keshtu jane, po ama menjehere e cuan vajzen ti heqe breket per djalin e Mehmetit, se e kishin per nder ti pallonte nje djale blloku. A mos kane bere me pak apo me shume sa bythqire qe po ashtu dalin se kane qene antienveriste, e sa si lepinin oturakun Verit? Se po te ishin burra ndryshe, do i kishin thene sikter, se e meritonte pasi njihej si pasionant i kurverise, pune e tij kjo, por se dihej qe kishte mashtruar me emrin e poziten e te jatit edhe nja dy a tri cupa te ndershme, vajza tiranase, qe pasi i kishte palluar mire e mire sa para e pas, i kishte nxjere ne lirim, pas stolit. Pse nuk e thua cope se Tur-dij-ve ju di bitha dhe ju pelqeu krushqia, qe u be overnight, e sot jane dengla keto histori, sikurse te Omarit, Zylyftarit apo Kokalarit.

      Reply to this comment
      • Tiranasi January 11, 17:29

        Ababa o Kras sa i idhet qenke me kete intelektualin. Do ma kesh merzit fort. Ule bre shenjestren, se secila femen do i kishte ul breket, edhe ajo qe permend ti si shoqet, pra si shume te tjera. Deno agresorin, jo viktimen. Po gjithesesi, intelektualin e ke godit tamam si Akili Paridin, drejt e ne shenje, se asht krujt kot me Doniken, qe as e ka njoft vjehrin e vet dhe as ka faj me sa ka ndodh ne emer te atij.

        Reply to this comment
      • intelektuali January 11, 20:40

        O katunar enverist injorant dru me pre,

        Laje gojen me kolinoz kur te permendesh emerin e profesorit te nderuar te matematikes Qazim Turdiu, dukesh qe je nga ata fanatike enveriste qe nuk kane shkolle fillore dhe dine te bejne vetem garibin duke imituar Edi Ramen,

        Donika Omari jo vetem eshte nuse tek Bahri Omari, por eshte edhe historiane qe ka shkruar disa here ne media per vjehrrin e saj duke e paraqitur si Patriot te madh,

        prandaj:

        Mos e ndyej emerin e familjes intelektuale shqyptare Kokalari se tregon se je kafshe Prehistorike dhe spiun Sigurimi nga Ferma e Derrave te Enverit,

        prandaj:

        Mbylle HALEN se do t’i presim KOQET po te gjetem ne brimen e miut ku je fshehur,

        njashtu:

        Sic ja preu BOLET Mehmeti katunareve te Lushnjes pa patur asnje faj.

        Reply to this comment
        • Parua nga Levani January 12, 09:41

          Debat interesant. Njeri enverist e tjetri mehmetist. Hajde gjeje kush eshte me i forte. Njeri preket per kok-palaret,tjetri per tur-dinjte, asnje nuk e ruan per o-maret. Kush e kush ti prese bolet njeri tjetrit. Tamam pune bolesh, dhe keta bole duan te behen edhe kryetare bashkish, ministra, kryeministra, e finalmente edhe presidenta. O zot ca na ka gjetur me gomaret.

          Reply to this comment
  4. syri January 10, 19:51

    Ne Shqiperi po rritet brezi me injorant dhe meidoker qe ka egzistuar ndonjehere! Kazmen ja vuri Saliu kur morri pushtetin se serbeve dhe grekerve dhe vete “malesorit” Sali nuk i duheshin te rinj te edukuar! Injoranca ishteb aleate e Vicidolsit tropojan dhe spiun! Tani cfare brezi npo rritet! Nuk kane mbaruar gjimnazin shkojne ne universitet! Nuk dine shqip! A nuk shokohesh kur nuk dine as te flasin pa le te shkruajne! Enveri i merrte ushtare prindeerit i cojne ne universitet! C/te bejne te shkretet prinder! Mediokriteti ka kapur Shqiperine per fyti bashke me Sali-Meta dhe kriminelet injorante qe i rrethojne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*