Si gënjejnë deputetët për të vjedhur nga dietat e Kuvendit

October 9, 2017 09:46

Si gënjejnë deputetët për të vjedhur nga dietat e Kuvendit

Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Kuvendit të hetojë deputetët që abuzojnë me pagesat fiktive si edhe me deklarimet formale që më pas trajtohen si të pastrehë në Tiranë.

“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore”, shkruan ISP.

October 9, 2017 09:46
Komento

5 Komente

  1. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan ligjvenes te binjakezuar me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik deri me sot. October 9, 10:56

    Para ligjit te gjithe jane te barabarte;eshte shkruar e zeza mbi te bardhe ne kushtetuten e Shqiperise.Ne kete konteks lind pyetja,cfare ben prokuroria,dhe policia qe hesht perpara kesaje pafytyresie, e grabitje nga fuqia e pushteteve qe ndertojne ligje vetem per te grabitur, terrorrizuar dhe shtuar mijra viktima te tjera, pas viktimave te pafajshe te eterve te tyre biologjik apo shpirterore,apo ngase ato vijne nga i njejti bylmet?Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku,qe duhet hetuar,dhe denuar me tere fuqine e ligjeve dhe jo injoruar. Mjaft me, o sot o kurre populli duhet te ngrihet ne protesta dhe te kerkoje vendosjen ne bangen e drejtesise te gjithe ato deputet ligjdhunues,apo ligjgrabites qe nga fuqia e pushteteve,abuzuan te denohen.Ligji eshte ligj dhe duhet zbatuar, por dhe me me force ndaj politikaneve e zyrtareve qe i dhunojne ligjet qe vete i votojne nga fuqia e pushteteve.Vetem keshtu ndertohet shteti i se Drejtes dhe Shqiperia pranohet ne BE. Proteso o popull mos prano qe bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik te cfrytezoje si skllav, protesto e gjithe bota e qyteteruar, e lire dhe demokratike eshte me ne, dhe kete po e verteton reforma ne drejtesi, vetingu dhe ligji i dekriminalizimit, qe per nga heshtja jone, ky ligj u pshurr ne unitet nga Tirana zyrtare ne dite e vite deri me sot.PROTESTO, me grabites, kriminele, dhe te superkorruptuar nuke ndertohet shteti. Besoni dhe protestoni ne nderim te deshmoreve dhe martireve te kombit qe nuke kursyen as jeten e tyre per nje Shqiperi vertet te lire e demokratike, ku bukes ti thuhet buke dhe ujit, uje.

    Reply to this comment
    • Merqez Katunari October 9, 13:31

      Mire e ke o miku im por i drejtohesh nje populli qe nuk e ka haberin e atyre protestave per ato gjera qe thua ti.
      Po qe per mitingje partish e gjen sheshin plot.
      Jemi akoma nje popull turme ne funksion te pushtetit jo ne funksion te vetes dhe te se drejtes.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 9, 12:15

    vetëm 100 deputetë kemi??
    po edi rama nuk është deputet??

    Reply to this comment
  3. MH October 9, 14:23

    Ashtu sic asht matematika baza e cdo shkence.Edhe Rrena asht baza e cdo pisllekut duke fillue tek individi e deri ne mase shoqerore.Ashtu si rren individi.Rren dhe shoqeria.Si klani i zemunit dhe i klaneve te babezise etj etj.
    Rrena ka permbrenda,pandershmerin,vjedhjen,krimin tradhetin qe duhet te mbrohen jo vetem tek njerzit ordiner po,ma shume e ma,me strategji dhe plot arte tek ajka e njerezve te zgjedhur e me potence.Ashtu sic pershkruan hallin diskutimi mbi vrejtjen e te “ndershemve” deputet apo politikane apo qeveritare.Cofshin dhe diplomat.Rrena asht terapia e gjitha pislleqeve sociale te shoqerise te cdo sistemit.Pa rrenen nuk ka jete.Nese do kishte jete pa rrenen te gjithe do shkonin ne parajs tek i “madhi Zot”.Bota do ishte shenjtenore pa armatime nga ma te thjeshtat e deri tek ato qe tundin ekzistencen e planetit.

    Reply to this comment
  4. As October 9, 19:23

    Deputetet tane jane koqe, nuk dine as te vjedhin. Harojne qe Shqiperia e ka gjatesine 300 km dhe gjeresine 100 km.
    Kujtojne se jane ne Rusi, Amerike a Kine dhe u duhet nje dite me avion te vijne ne kryeqytet.
    Te gjithe pa perjashtim nuk duhet te marrin as nje perfitim tjeter vec rroges.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*