Si gënjeu Enea Bekteshi në Gjykatë/ Pamjet e filmuara tregojnë detajet që e nxjerrin zbuluar

October 8, 2017 16:15

Si gënjeu Enea Bekteshi në Gjykatë/ Pamjet e filmuara tregojnë detajet që e nxjerrin zbuluar

Dëshmia e Enea Bekteshit në Gjykatën e Krimeve të Rënda mbi rrethanat e goditjes së makinës së zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi, mbrëmjen e 18 Shtatorit në Elbasan, nuk ka qenë bindëse për organin e akuzës dhe as për gjykatën.

Burime nga grupi hetimor thanë se ajo ka çaluar dukshëm mbi rrethanat, në të cilat pretendon Bekteshi se ka ndodhur ngjarja. Sipas prokurorisë janë pamjet filmike që e nxjerrin bllof të arrestuarin.

Bekteshi ka deklaruar se makina që ai goditi ishte pa shenja dalluese të policisë dhe pa targa.

Por sipas hetuesve, nga pamjet filmike duket që makina mban targa dhe përpara saj është furgoni i policisë, me shenja dalluese dhe me fenelinë të ndezur.

Të porta e tregut ku hyn ‘audi’ i blinduar që drejtohej nga Bekteshi është një punonjës policie me uniformë dhe shenja dalluese fosforeshente.

Në kohën kur Audi i blinduar që drejtohej nga Bekteshi mbërrin te porta e tregut ushqimor, efektivë të policisë me uniformë po kryenin veprimet për shoqërimin e dy personave.

Këto rrethana, sipas hetuesve, rrëzojnë pretendimet e Bekteshit.

Për faktin se nuk ndaloi edhe kur një punonjës i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar, 31–vjeçari tha se u tremb se mund ta vrisnin.

Ai ka deklaruar në gjykate se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe marijuanës, për të cilën tha se e përdorte prej 12 vjetësh, por sipas policisë as ky pretendim nuk e lehtëson pozitën e tij./ Tv Klan

October 8, 2017 16:15
Komento

1 Koment

  1. Pensionisti October 9, 07:39

    Therrsini deshmitrin me dicidal :Sali Berishen se ai i ka te gjitha informatat nga “Polici dicidal, qytetari dicidal ,pse jo dhe nga Krimineli dicidal……. thireni thirreni se edhe dje foli pwr kete ngjarje….. Vetem se mos thote gjykata nuk e pranojme se eshte bere psikopat…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*