Si gjermani i fundit janë shpartalluar!

November 29, 2017 12:24

Si gjermani i fundit janë shpartalluar!

 

Shtëpia qendrore,

Mballoma-mballoma,

datën e çlirimit,

nuk e njeh akoma!

 

Nuk e njeh çlirimin,

llumi buzë Lane,

se nuk do të njohi,

Luftën Partizane!

 

Unë kam bërë humor,

në bash të Katundit,

se ende s’ka ikur,

gjermani i fundit!

 

Këtë e kam shkruar,

me qejf e lezet,

kur parti e Salës,

ishte në pushtet!

 

Humori kuptohej,

dhe nga çilimiu,

se gjermani i fundit,

ishte xha Saliu!

 

Po Salës tani,

i kanë rënë partallet,

ndaj humori i djeshëm,

s’ka pse të ringjallet!

 

Me atë Sali,

nuk dua të çmallem,

do t’i ngrija vlerën,

edhe po të tallem!

 

Po sjell një figurë,

të modifikuar:

“Si gjermani i fundit,

është shpartalluar!”

 

Mega shpartallimin,

e qau me lot,

sepse hidhërimin,

nuk e duroi dot!.

 

Luli që partinë,

e mori në duar,

shumë më keq nga Sala,

është shpartalluar!.

 

Është bërë shoshë,

bythë e Lulëzimit,

po dhe ky s’e njeh,

datën e çlirimit!

 

Po Njëzet’ e Nënta,

është e fitimtarëve,

është e partizanëve,

jo e tradhtarëve!

 

Atij që flamurin,

në një shkëmb e nguli,

nuk i plas menderja,

se nuk e njeh Luli!

 

Që nuk e njeh Luli,

Luli liliputi,

që është i pajisur,

me patentë hajduti!

 

Dhe neve për Lulin,

as që na plas fare,

i bën qeveria,

festimet zyrtare!

 

Se Njëzet’ e Nënta,

është e gjitha jona,

dhe nuk është e SHQUPIT,

mballoma-mballoma!

 

Ne kemi heronjtë,

trima legjendarët,

SHQUPI ka ballistët,

edhe tradhtarët!

 

Ne kemi dëshmorët,

trima-komunistët,

SHQUPI diversantët,

edhe terroristët!

 

Për mirë-a për keq,

por kjo politikë,

të mira-të liga,

ndau si me thikë!

 

E mira-është jona,

dhe kurrë s’do tretet,

e liga-e zeza,

tek SHQUPI do mbetet!

A.DUKA

November 29, 2017 12:24
Komento

8 Komente

  1. Populli November 29, 14:38

    Duka sot qenka fare realist,
    po pranon se fundi qe eshte komunist,
    por ama Gjermani or Duke iku vete,
    se te ishte per Ju, ketu do ishte perjete,
    ajo lufta juaj komplet Lufte Civile,
    te quhet Clirimtare eshte tamam hile,
    Ku i ke Heronjte o Duke a me thua?
    Poliagjente do me tregosh mua?
    Per Komandant apo per Komisare,
    qe me shume se gjermani, Enveri ka vrare?
    kush mbeti gjalle nga lufta, Enveri e vrau,
    shokeve te luftes, ja futi sa krahu,
    28 mije nuk i vrau Hitleri,
    tre cereket e tyre i qeroi Enveri,
    ku i ke Mehmet, Beqir, Petrit e me the te thash?
    Enveri keta Komandant i beri Tallash,
    Ku e ke Komandantin e Brig. Par?
    Ta vrau Enveri porsi nje Zagar!
    Se ketu partizane me shume se Hitleri,
    VRAU PAS LUFTE KATRAN-ENVERI.
    keshtu pra o Duke, komunizmi ka vepruar,
    Heronjte e vet, si qen i ka qeruar,
    ndaj mos hapni goje per Heronj perjete,
    Ju ata Heronj i keni vrare vete!

    Reply to this comment
    • Pisha November 29, 16:09

      O mjeran bejtexhi.
      Turqisht eshte nje fjale per ty: syrtyk.

      Reply to this comment
    • sali Serbi November 29, 19:05

      Sa keq me vjen qe te la ty plehre akoma ne kete bote. Keq sepse ka 27 vjet qe villni dhe ndyni Shqiperine dhe fitoret e saj o llum i qelbur i kombit martir

      Reply to this comment
    • Feniks November 30, 01:54

      Me keto mend qe ka ky “populli” gomar me siper,si nuk mund ta meritonte plumbin pas koke?
      Ky eshte armik i Shqiperise koke e kembe,prandaj nuk kishte faj Enveri qe i denoi keta plehra te ndyra antikombetare!

      Reply to this comment
  2. Guri Naimit D November 29, 15:18

    Me te lumte TRIMI Arben Duka !
    Te pershendes Guri Naimit;
    Nga Torontua!
    Porsi dite Pranvere Nendori ne Toronto,
    Ne mesdite sheshi Parlamentit Gjemoi,
    Mblidhen gjithe Bashkekombesit
    Ne festen e NENDOREVE ngadhnjimtare..

    Flamurin e ngriti Ermal Muca- Ambasadori,
    Merita Halili-Hymnin Kambetar kendoi,
    E pasoi R.Kellezi(kryetari) me pjesmarresit ,
    Mes Tyre, Soo Wong;N’Ontario..
    N/kryetare Parlamentit.
    Kemi UNITET mbare shqipetaret
    Si ne Toronto,kudo mbareshqiptaret,
    Nga Nju Jorku,Athina,Lonrda e Parisi
    Deri n’ Australi atje tej Oqeanit
    Noftime te tilla manifestimi marre.

    ***Arben Duka Ty- te Lumte ajo Pene,
    Diskretiton; ata MOSQOFSHIN-
    -SHQUP me Ballista e Tradhetare,
    Sa 28-29-ta- te dyja -Festat tona..
    Me herronjte Trima LEGJENDARE!

    Me mbrodhesine jemi:
    “Emira eshte e jona..
    dhe kurre z’do te tretemi”
    Sala me Luli-stet-SHPARTALLUAR!

    Lavdi tre NENDOREVE mbareshqiptare
    Urrojne e gezojne;kudo SHQIPETARET.
    ( me fal i nderuar Arben Duka Poet
    Nga Toronto Guri Naimit D.te uron
    Me fjale ZEMRE;
    Zerin e atdhetareve ju dergon.)

    Toronto 29-Nendor 2017Guri Naimit D(Dh Xh).

    Reply to this comment
  3. Aretia e Zagorise November 29, 16:07

    Te keqen e penes
    o mor Ben i Duke
    qe mi ngjalle trimat,
    djemte e asaj Lufte.
    Djemte e asaj Lufte
    qe na dhane lirine
    Te bukurit e nenes
    ne varre sot rrine.
    Cthote ky jezit,
    qe firmos si ”popull”,
    kush i vrau trimat,
    mor gjarper ne strofull.
    Ta linin armikun,
    te te merrte nder
    Cthua ti qe shkruan
    me gojen zeher.
    Shkruaj Ben i Duke
    penearti yne,
    Kendou partizaneve
    qe prune lirine.
    Lirine qe duam
    si driten e syrit
    kurre s’do ta leme
    ne dore te qafirit.
    Ja keto dy fjale
    kishte Aretia.
    Deshmoret ne balle
    ti kete Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 29, 18:18

    GJERMANI I SHPARTALLUAR PO USHQEN BOTEN DHE RUSINE
    PO STREHON SHQYPTARET QE KANE MARRE ARRATINE
    PO TI MO FANATIK PSE E HYP BYTHEN TEK “BENCI” I HITLERIT
    DHE NUK I KERKON PUTINIT “POBEDAT” E ENVERIT?

    Reply to this comment
  5. socialist jo ripjells November 29, 20:10

    Inrelekruhale. Per. Kok te saliut thashe se kishe kthyer patkonjte nga te shumtit.
    Jo per gje3po je si kripa dhe piperi. I jep lezet muhabetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*