Duhet të ulnin çmimin e energjisë! Si i (sh)përdori OSHEE miliardat e fituara pas burgosjeve masive

December 6, 2018 02:56

Duhet të ulnin çmimin e energjisë! Si i (sh)përdori OSHEE miliardat e fituara pas burgosjeve masive

Tendera të sajuar në shifra të tejfryra, marrje ambjentesh private me qera të dyfishuara, “blerje në emergjencë”, rritje rrogash, dietash dhe shpërblimesh, punësime nepotike, qoka të mbuluara si marketing. Të gjitha, premisa për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) rezulton i përfshirë në skema të pastra manipulimi me shifrat, mashtrim të konsumatorit, kontradikta me deklarimet, të cilat rëndojnë pozitat e drejtuesve të kompanisë, vecanërisht të drejtorit të saj, Ardian Cela.

Miliona euro fitime të fshehura me pirueta interpretimesh nuk janë përdorur sic ia dikton ligji një kompanie publike si OSHEE, por janë përdorur me logjikën e një biznesi privat sipas vendimeve të drejtorit Çela.

Të dhënat e analizuara për këtë seri shkrimesh tregojnë se në rast se OSHEE do zbatonte ligjin dhe rregulloret mbi diferencën mes të ardhurave të lejuara dhe të ardhurave faktike, shqiptarët do të kishin përfituar që vitin e kaluar një ulje të ndjeshme të faturës së tyre të energjisë, prej së paku 1.5 lekësh për kilovat.

Por në vend të kësaj OSHEE ka derdhur fitimet (e krijuara më së shumti nga presioni dhe burgosja e mijëra personave me detyrime të prapambetura) në kosto krejtësisht të pajustifikuara për një kompani nën pronësi publike.

Nëse lexon letërkëmbimet ERE-OSHEE, kupton se OSHEE ka patur fitime të pazakonta gjatë viteve 2015 dhe 2016, për shkak të frikës së mbjellë nga fushata e arrestimeve. Po ku duhet të shkonin dhe ku kanë shkuar këto para?

Në një shkresë të dërguar më 12 janar, ERE pyet OSHEE-në se pse nuk ka plotësuar me analiza “shpenzimet operative” të kërkuara nga kompania për vitin 2018 dhe pse nuk ka “krahasuar të ardhurat faktike të kompanisë me të ardhurat e lejuara nga ERE”.

Çështja e dytë është veçanërisht me rëndësi, për shkak se të ardhurat faktike të OSHEE gjatë këtyre dy viteve janë ndjeshëm më të larta se sa të ardhurat e lejuara. Sa për sqarim, të ardhurat e lejuara janë ato që autorizon ERE, kurse të ardhurat faktike janë ato që kompania realizon.

Detyrimi ligjor i OSHEE është që nëse të ardhurat faktike kanë qenë më të larta se sa të ardhurat e autorizuara, konsumatori duhet të kompensohet me ulje çmimi.

Sipas të dhënave zyrtare, OSHEE pranon se për këto dy vite ka realizuar të ardhura në masën 5.4 miliardë lekë më shumë nga sa lejohet nga tarifat e miratuara nga ERE.

Përveç kësaj, OSHEE ka arkëtuar edhe para të tjera jashtë strukturës së çmimit në formën e kamatëvonesave e të tjera, duke bërë që në total vetëm përgjatë dy viteve arkëtimet të ishin 14 miliardë lekë më shumë se të ardhurat e miratuar nga ERE.

Sipas ligjit këto të ardhura duhej të kompensoheshin te konsumatorët.Gjë e cila jo vetëm nuk ndodhi por kur zyra e statistikave të Bashkimit Europian bëri përditësimin e të dhënave të saj mbi koston e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë në shtetet anëtare të BE-së si dhe disa shtete kandidate ose fqinje, Shqipëria rezultoi një nga vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit në kuotën 9 cent të euros për kWh, përfshirë taksat. Çmimi në Shqipëri ishte ndjeshëm më i lartë se sa në Maqedoni (8 cent), Serbi (7 cent) apo Kosovë, gjithashtu 7 cent.

Akoma më tej, Shqipëria rezultoi një nga të paktat shtete që, në mënyrë misterioze, nuk ka raportuar të dhëna për çmimin e energjisë së paguar nga konsumatorët jofamiljarë.

Gjatë dy viteve, jo vetëm të ardhurat e kompanisë ishin më të larta se sa tarifat e miratuara, por edhe harxhet ishin më të ulëta për shkak se prodhimi vendas i energjisë ishte i lartë falë rreshjeve të bollshme dhe çmimi i blerjes së energjisë nga OSHEE ishte më i ulët.

Si rrjedhojë e këtyre dy faktorëve, OSHEE arriti të realizojë fitime neto sipas bilancit të saj në masën 33.66 miliardë lekë për tre vitet e fundit.

Këto do të mjaftonin për të ulur çmimin e energjisë për konsumatorët së paku në masën 1.5 lekë për kWh. Ose fitimet e OSHEE si kompani publike në fund të fundit, duhet t’i transferoheshin “pronarit” d.m.th., buxhetit të shtetit. As njëra as tjetra nuk kanë ndodhur.

Të ardhurat e kompanisë OSHEE rezultojnë ndryshe në tabelat e paraqitura nga administratori i saj Ardian Çela gjatë konferencave për shtyp, ndryshe në bilancin e dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa pranë ERE-s nuk është raportuar fitimi, por pretendime për  kompesim me rritje të re të çmimit të energjisë elektrike (!!), pasi struktura aktuale e çmimit, sipas tij, nuk arrin të realizojë të ardhurat e kërkuara nga shitja e energjisë elektrike.

Edhe shifrat e dhëna nga z.Cela për kapitalin janë kontradiktore dhe me diferenca të mëdha.

Në dokumentin e aplikimit për çmimin e vitit 2018, OSHEE thotë se kapitali aksioner i saj është negativ në masën -31 miliardë lekë ndërsa në letrën ku i kthen përgjigje kërkesës së Entit për rishikimin e normës së fitimit, i referohet vlerës së kapitalit negativ në masën -36 miliardë lekë.

Kjo është një kontradiktë në masën 5 miliardë lekë të reja, një shifër e stërmadhe për një vend të vogël si Shqipëria, por nuk është kontradikta e vetme në shifrat zyrtare të OSHEE-së.

****

Botuar sot në Dita. Vijon nga dje. Pjesa e parë mund të lexohet duke klikuar KËTUTë dhënat e përdorura janë nxjerrë nga analiza e redaksisë dhe nga shifra të publikuara nga agjencia BIRN. Vijon nesër…

December 6, 2018 02:56
Komento

41 Komente

  1. sapa December 6, 07:13

    Pune kriminelesh.Dhe duan te hyjne ne evrope!

    Reply to this comment
    • MIGJENI December 6, 11:45

      Mjerimi s’ka gezim,por ka vetem dhimba,
      dhimba paduruese qe te bajne te çmendesh,
      qe t’apin litarin te shkojsh fille e te varesh

      Reply to this comment
      • korçari December 6, 13:27

        Urgjentisht para drejtesise ky palo drejtor i KESH dhe se bashku me te kush e ka lejuar te vjedhe dhe kush e ka patur per detyrim t’a kotrolloje dhe nuk ka bere punen e tij .Nuk duhet te kete asnje meshire per keta hajdute edhe sikur te bejne pjese ne kupolen shteterore dhe njekohesisht duhet te mbaje pergjegjesi dhe se kush e propozoi per drejtor kete palo mafioz.

        Reply to this comment
    • Che Guevara December 8, 17:53

      Shteti i Berishes te vriste,ndersa shtreti i Ranes te vjedh buken e gojes!
      Nuk vjedh vetem OSHEE,por akoma me shume vjedh UKT!
      UKT vjedh;
      1- Me cmimin skandaloz te ujit te pa pijshme qe eshte 6.5 leke per m/3,kur dritast jane me cmimin 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e dritave eshte shume here me e larte se e ujit!
      2-UKT vjhedh banoret e Tiranes qe jane larguar perfundimisht nga Shqiperia dhe kane kerkuar mbylljen e kontratres me UKT,por keta nuk i mbyllin sepse duan t’i grabisin qytetaret me taksat vendoire qe shkojne ne vit miliarda leke,pra nje vjedhje kolosale shteterore!

      Reply to this comment
  2. lato December 6, 07:25

    Te kontrollohen tenderat e paisjeve te blera nga OSHEE,ja cmimet
    Nje pale pinca=35 mije leke,ne cfaredo dyqani kushtojne maximumi 4 mije leke te vjetra.
    Nje kacavide xhepi=15 mije leke,kur nuk kushtom me shume se 1 mije lek.
    Nje pale cizme dielektrike=50 mije leke,kur nuk kushtojne me teper se 5 mije leke
    Rrobe pune=575 mije leke,as kostumi Edit me gjithe citjane dhe atlete nuk kushton aq.Sikur keto rrobe doku te qepen ne Paris,nuk kushtojne me teper se 50 mije leke te vjetra me gjithe kepuce.

    Reply to this comment
    • instat December 6, 15:53

      po, pse mos te kontrollohen, mjafton te shikoni indeksin e kostos ne ndertim… qe nxjerr instat, e cja fut kot mer shoku

      Reply to this comment
  3. Qazim Qatipi December 6, 08:22

    Më që u mbeti jetë i më Ramën për Mithat Frashrin po gërmoni të shani ku të mundeni. Ky është turp që viheni përsëri në shërbim të Saliut në luftën kundër Ramës. Nuk e di sa të sigurt jeni se po të iki Rama sipas jush çdo gjë do rregullohet?!

    Reply to this comment
  4. Martini December 6, 08:29

    Te gjitha masat e mara per ata qe vidhnin energjine kane qene te drejta.Por ne rast se te ardhurat nuk kane shkuar ne shtet e ne sektor e qe nuk eshte ulur cmimi kemi te bejme me krim te organizuar.Prokuroria ska nga shkon. Ne kete sektor e per kete lloj krimi provat.jane ne dokumentet e ndermarjes.Ne banka.Deshimtaret tekniket drejtuesit klientet.Pasurite e pajustifikueshme te vjedhesave.ASNJE NGA KETO NUK MUND TE FSHIHET DHE ZHDUKET.Ky veprim nuk eshte gje ne krahasim me vjedhjet ne procesin e blerjes se energjise nga provatet dhe Importi.Sidomos ne ekspirtin e vitit te fundit.Eshte mire dhe gazeta Dita i ka mindesite te bej nje proces mediatik investigimi ne kete fushe qe do tu sherbeje shqipetareve.

    Reply to this comment
  5. Alberti December 6, 08:58

    Nga Ardjan Cela e deri te drejtori me i vogel i nje rrethi te vogel nuk vjedhin per vehte, se ashtu i zevendesojne brenda javes. Ato vjedhin e i dergojne atje nga jane emeruar, te qeveria. Pra eshte Edi Rama strumbullari i ketij mekanizmi gjigand vjedhje shteterore. Jane ministrat e tij taksidare te drejtoreve te emeruar per te derguar kuoten ne qeveri.

    Reply to this comment
    • sjam ketu December 6, 16:06

      S’lexuam ndonje fakt, ku jane emrat? kush vjedh, cfare? apo hajt te themi dhe ne dicka se do mbetet patjeter nje gje. Fjale boshe

      Reply to this comment
    • lesh e li December 6, 16:10

      Me kete logjike, cdokush qe ka pushtet qeveris,por harroni se ndeshkimi vjen me vote jo me gjobe. lerjani prokurorise te beje punen e vet e mjaft torret lesh ketu ne internet

      Reply to this comment
  6. Zzzzzz December 6, 09:08

    GJITHE APARATI SHTWETEROR VJEDH PASI NUK KA KONTROLL L SH….KLSH ESHTE NJE AGJENSI TRAMASH E BUJAR LESKES QE KA 8 VJET DUKE BEERE QOKA NE KURIZ TE POPULLIT E DUKE I MBYLL BILANCET NE BAZE TE PAGESES QE ATA I BEJNE PRIVATISHT….

    Reply to this comment
    • demokrati December 6, 16:32

      Me kete logjike, cdokush qe ka pushtet vjedh,por harroni se ndeshkimi vjen me vote jo me llafe. lerjani prokurorise te beje punen e vet e mjaft torret lesh ketu

      Reply to this comment
  7. uskania December 6, 09:17

    Shkrim pa logjikë. Të ardhurat “shtesë” në 2015-2016 duheshin përdorur për investime në rrjet. Ne kemi rrjet të viteve 70-të ende me shtylla druri e tela të mbaruar. Pa përmendur gabinat e nënstacionet. Gjithashtu, shtesa është e përkohshme dhe nuk mund të mbajë uljen e energjisë.
    Mendoj se duhet ta kërkojmë shëndoshjen e sistemit energjetik te MENAXHIMI. Qindra milionë euro digjen, sepse administrata e OSHE-së është e korruptuar. Vidhet energjia dhe drejtuesit bëjnë sikur nuk shohin, sepse ngrohin xhepin. Janë të papranueshme shifrat e larta të humbjes në rrjet. Duhet shkundur kjo administratë e kënetizuar. Drenazhimi fillon nga koka e kompanisë dhe për këtë duhet të ndërhyjë urgjent Kryeministri.

    Reply to this comment
    • Gazetar December 6, 11:39

      Ore cfare thote ligji??
      Regullorja e tarifave te ERE?
      Rregullimet e shtyllave dhe nenstacioneve jane bere dhe kane ngelur fitime prej t pakten 30 miliard.
      Keto kompensohen tek konsumatori ose i kthehen “pronarit” buxhetit te shtetit.
      Kush ia ka dhen lejen Celes te bej cfare te doje me ato para?
      Biznes privat eshte ky?
      I ke pare rrogat e eskortave dhe dashnoreve t miqve qe jane punesuar aty? Po cmimet e pajisjeve qe blihen? Po fondi i qerave qe ka shkuar nga 200 ne 400.milion?
      Eshte kompani publike or taj nuk eshte biznesi privat i Celes.
      E kan ber si Bankers.
      Qe per t mos deklaruar fitim se duhej t taksoheshin, i derdhnin fitimet ne rroga 100 milionshe dhe kosto te tjera.

      Reply to this comment
    • lapsi December 6, 15:57

      humbjet e larta? ishin 50% dhe tani jane 23% niveli i humbjeve, megjithate ka ende pune per te bere

      Reply to this comment
  8. spata December 6, 10:44

    Populli nuk eshte kaq budalla sa e paraqesin te dhenat e OSHE.Vrijeni pak mendjen te dilni ne konkluzjonin.Pse doli kaq shpejt OSHE nga kriza ?. Nga ata qe spaguanin apo nga faturat e kripura te OSHE. Pse nuk behet me zhurme per parat e vjedhura te OSHE nga Bode e familja e Saliut .
    Rama kujton se ne i ham te gjitha .Del e mburret se kaperxyem situaten e renduar ne sistemin energjitik.Nga ana tjeter harron qe te ndeshkoj hajdutet. Justifikohet se eshte ceshtje Drejtesie .Po faturat e kripura cfare jane ?
    Mjer ky popull se cban ne kurriz .
    Ne asnje vend te botes nuk ka gjoba nese nuk paguan ne kohe .Kalojne disa muaj dhe me pas vendosin.Prerje te energjise e te lene debitor .Me sistemin e kamatave OSHE doli nga kriza dhe Saliu faqeziu ferkon duarte e ben sikur eshte kunder Rames.Rama. Kaqol je ti e jo populli qe paguan faturat e kamatat .Hiqi kamatat dhe faturat e kripura se do ti paguash nga Zoti keto qe ben.Populli ,sic eshte katandisur nga politikat, nuk ka fuqi tju kundershtoj . Gjysma servil te saj e gjyshma me nje ciqi temen kalojne 6 muaj ne llumin qe i ka futur politka .Pret nga Zoti te shpetoje nga hajdutet e pangopshem ne pushtet.
    Rama di vetem te justifikohet .Sjam si Saliu . Sigurishte qe sje si Saliu e kriminelet e politikes e te pushteteve por sje as si I .Qemali e Patriotet qe dhan cdo gje per vendin . Krahesohesh me nje tradhetar e jo me nje Patriot, sa do i vogel te jet .As me gjyshin tim nuk krahesohesh qe vdiq i ndershem e me djersen e tij.I beri te gjitha detyrimet ndaj popullit qe kur lindi e deri sa vdiq .Ti cfare i solle ketij populli qe ka 27 vite qe shkon qorrazi me shprese te shpetoje nga hajdutet e kriminelet .Ke hajdut ke denuar? Apo s’eshte kopetenca juaj .Ik nese nuk perdor fuqine qe te ka dhene ky popull .
    Ne ke shtet te botes ligjerohet qe hajduti e krimineli politik nuk denohet .Mburreni se do ti pastroj Vettingu. Vettingu eshte eksperiment laboratorik i Aleatve per rracen e majmunve shqiptare te politizuar e te korruptuar ne karriket e majme .Ka filluar ne 2015 dhe parashikohet te mbyllet ne 2030.Deri athere eshte pastruar ne menyre natyrale .Ti dhe gjithe shporta politike kaloni ne muzeun e periudhes se tranzicjonit. Piket se sa vleni do tua bejne brezat e rinje .Po kurr skin per tu krahesuar me ata te periudhes se patriotve shqiptare nga Skenderbeu e deri tek I .Qemali .

    Reply to this comment
  9. ??? December 6, 10:46

    Ju shkruani – Tendera të sajuar në shifra të tejfryra, marrje ambjentesh private me qera të dyfishuara, “blerje në emergjencë”, rritje rrogash, dietash dhe shpërblimesh, punësime nepotike, qoka të mbuluara si marketing. – Shtrohet pyetja, cili tender u sajua dhe ku jane provat? Cilat ambiente specifikisht u moren me qera te dyfishuar? Kush u punesua nepotikisht me emer e mbiemer?
    Pa prova konkrete shkrime te tilla jane vetem tym e i sherbejne vetem qarqeve anti-kombetare.

    Reply to this comment
  10. Durrsak i informum December 6, 11:40

    Prokurori Besim Hajdarmataj, njohur si “gladiator anti-krim” i dosjeve VIP”, promovuar qëllimisht me butafori, nga vetë shtetarët, kontigjent krimi për korrupsion, bisnese e urdhëra vrasjesh masive, duket se përveç “halleve të tjera, duhet të përballet edhe me “sikletin” e një dosjeve të zhdukur, kur ka qenë Drejtues i Prokurorisë në Durrës.
    Bëhet fjalë, për Kallëzimet Penale Nr. 197/10 Prot., datë 30.06.2013 dhe Nr. 197/11, datë 30.06.2013, me të cilët, KLSH ka denoncuar në Prokurorinë Durrësit, 2 N/kryetarët e Bashkisë Durrës, Adrian Çela e Zhyljen Varfi dhe 9 zyrtar të saj, me akuzën e korrupsionit, në dëm të buxhetit të shtetit.
    Sipas njoftimit të KLSH, u bë e ditur zyrtarisht, se nga auditimi në Bashkinë Durrës, u konstatuan shkelje të rënda ligjore, me pasojë vjedhje e humbje të mëdha financiare, në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit në “Rikonstruksioni i Bulevardit kryesor të Durrësit, zhvilluar në vitin 2011.
    Kujtojmë, që gjatë viteve kur Adrian Çela ishte N/Kkryetar Ekonomik-Financiar dhe shef planifikimi e kryetar komisionesh, për tenderët në Bashkinë Durrës, njihej me nofkën “Lapsi”, pasi kryetari ia e kishte kaluar fuqinë e lekëve në Bashkinë Durrës, së bashku me Valbona Qirjakon, motrën e tij (Vangjush Dakos), me detyrë (akoma) Drejtore e Përgjithshme e Financa-Ekonomisë në këtë bashki.
    Në të dy prokurimet, shkeljen kryesore e përbën fakti që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar operatorët ekonomikë me ofertë më të ulët dhe ka kualifikuar padrejtësisht, firmat me ofertat më ta larta, me të cilat, megjithë ankimet dhe shkeljet e provuara, nënkryetari Adrian Çela, ka nënshkruar kontratat, në emër të Autroitetit Kontraktor-bashkia Durrës dhe ka urdhëruar zaptimin e projektit.
    Sipas Kallëzimit penal të KLSH, për të gjitha shkeljet e konstatuara, në tenderin me objekt “Rikonstruksion i bulevardit kryesor të qytetit dhe në tenderin, me objekt “Gjelbërimi në qytet e Durrësi-Palmat”, mbajnë përgjegjësi dy nënkryetarët e bashkisë Zh. V. (Zhyljen Varfi) dhe A. Ç. (Adrian Çela) në cilësinë kryetarëve të Komisineve të Vlerësimti të Ofertave (KVO).
    A ka infromacion “Daku” Besim Hajdarmataj, si ish-drejtues i Prokurorisë Durrës, se cili është fati i dosjes së “lapsit” të Bashkisë Durrës, Adrian Çelës, kryesekserit të “Xhuxhit”, me të cilin dihet që “ka pak miqësi punësh”, nga ato që i dinë vetëm ata të dy, kryetar Dako dhe “Fredi” i PS-Durrës?

    Reply to this comment
    • Ehe kapito December 6, 11:41

      E paska nis heret zakonin e xhepistit Qelua

      Reply to this comment
    • ne emer te popullit December 6, 15:40

      Ka ikur koha e gjobave, presim nga media te jete korrekte e dinjitoze, nese perdoreni ju cna mbetet ne si lexues te rregullt te gazetes suaj te bejme? keshtu si e keni nisur, pak nga pak do humbni ndjekesit tuaj. Si shkon kesaj media shkrime te tilla te blera per interesa te ngushta te pronareve tuaj apo te dikujt qe fsheh gishtin e hedh gurin. Turp!

      Reply to this comment
  11. Zef December 6, 11:42

    Cfare prisni nga nje drejtor qe firmos 100 milion euro blerje energjie ne vit pa asnje prognoze?

    Reply to this comment
    • Syri magjik December 6, 15:09

      Fjale boshe, pa asnje argument, vetem tymnaje, turp per nje media si DITA te blihet ne menyre kaq te turpshme. Stop shantazhit ne emer te lirise se shprehjes

      Reply to this comment
  12. PRENG PJETRI Lezhë/ December 6, 11:59

    Dikur në një fshat të veriut jetonte një plak i vetëm mosha dhe vuajtjet i patën kofizuar degjimin por jo vigjuden dhe intelektin.
    Një ditë plaku Pepë vajti të mbillte ca qepë në aren e ti, kalon aty pari një bashkëfshatarë bëri t’a pershndeste plakun Pepë mirpo mozalla në u kuptuanë.
    Puna mbarë o Pepë..
    Po mbjellë ca qepë.
    Prapë kalimtari…
    Puna mbarë…
    Plaku Pepë
    Mirë vafsh e udha mbarë….!
    Tamam si ky dialog i hershëm kemi mesuar në qytetarët të majtë e të djathtët në Shqipëri, tjetër pyetje i bëjmë kryeministrit.
    Tjetër pergjigjet na kthen…
    Në pyesim kryeministrin a do hapen vende pune në këtë mandat..?
    Kryeministri pergjigjet:
    Punë ka por s’kemi profesionistë..!
    Në pyesim a po ulet borgji publik..?
    Kryeministri pergjigjet:
    Kaq e aq mijëra euro po marrim hua..
    Në pyesim kurë do hapen negociatat me BE..?
    Kryeministri pergjigjet:
    Seshpejti do jepen Keta objekte dhe shërbime publike me koncesion…!
    Në pyesim kurë ditë ndeshkon ish ministrat hajdutët të Berishës?
    Kryeministri pergjigjet:
    Ridvan Bode është financier i zoti..
    Në pyesim kur ditë ndeshkohën vrasësit e 21 janarit të 2011..?
    Kryeministri miraton dëmshpërblim financiare për familjet bërë e katër viktimave…!
    Në pyesim çdo bëhet më familjet e deshmorëve?
    Kryeministri nderon ballistët dhe kalabrocionistët…!
    Epo puna mbarë o Pepë…
    Flej qët qëtë..!

    Reply to this comment
  13. ja ke fut kot plako December 6, 14:53

    Duket se i paska shkelur ne kallo dikujt me reformat qe ka ndermarre Administratori i OSHEE. Cfare eshte e dukshme ska nevoje per koment, Shkrim tipik gjobites qe perdor shtypin per te perfituar ne emer te lirise se fjales e medias. Turp, ndaj duhet ajo paketa antishpifje e ta shohin keta pseudomedia qe perdoren direkt per interesat e pronareve te tyre

    Reply to this comment
  14. drite dielli December 6, 15:11

    Tani keni filluar te merreni me familjen??? Po nese keni informacion shkoni e drejtojini ku duhet, mos flisni kodra pas bregut, e mos u merrni me grate se late nam, popull dallavere, mbetet vetem ne internet, shkoni beni ndonje pune

    Reply to this comment
  15. Kris 1 December 6, 15:32

    Kot shkruani se prokuroria falet e futur ne citjane para fotografise se shenjtoreve te Rames.Kontrolli i shtetit deri tani i con denoncimet ne thes te leshit dhe i mbulon horri me citjane.

    Reply to this comment
  16. Arben December 6, 15:38

    Te gjithe fatkeqet qe u shkaterroi jeten per 100 dollar fature dritash, duhet te marrin shpagimin ndaj ketij psikopati.

    Reply to this comment
  17. Trimi Korces December 6, 15:44

    Na mbyten gjobaxhinjte ne kete vend. Kesaj i thone hajde te gjejme se me ke do merremi sot.

    Reply to this comment
  18. mirel December 6, 16:56

    Po ndaj i burgos njerezit Ramuti, qe te pasurohen horrat.
    Cfare doni me per kete shtet ndyresire?
    Kush do denohet nga keta? Do dalin te gjithe te pafajshem.

    Reply to this comment
  19. Partizani December 7, 01:12

    Keni te fala nga Enver Hoxha!
    Pyet:
    -A jeni te kenaqur qe rrezuat socializmin?
    Ne se nuk keni buke,shkoni ne mencat sociale te Erionit!
    Ne se nuk keni pune,shkoni kerceni ne sheshin Skenderbej!
    Ne se nuk gjeni dot drejtesi,drejtohuni portalit kryeministror!
    Ne se semureni dhe ne spitale nuk ka ilace,shkoni ne Sharre,se ka vende bosh!
    Ne se me mua ju zinte vetem gripi,tani nuk ankoheni as per kancerin!
    Ne se ankoheshit nga buka ime,tani heshtni kur hani buke me miell kanceroz!
    Urime,o popull se mua ketu me keni!

    Reply to this comment
  20. demo December 7, 19:33

    z.Demokrati,jam dakord me mendimin tuaj qe hajdutet ne pushtet rrezohen me vote.A me gjen dot nje Parti ne kete vend,qe kur te vije ne pushtet ka garanci qe nuk do te vjedhe?LSI ishte 8 vjet ne pushtet me dy hajdutet e medhenj dhe ujku,ujku,cakalli beri kerdine.Camet rruan edhe fasulet e Emergjencave Civile..Greket e kthyen ministrine ne Shatervani Bahcesarait te sulltan Sulejmanit,me pishina,vaska,harem dhe seksere.Ai republikani famshem Fatmir Mediu,pa dijeni te OKB,prodhoi bomben e pare atomike made in Albania,qe ja hodhi popullit te Gerdecit,duke e renditur Shqiperine nder 7 fuqite berthamore te Globit.A njeh ti ndonje parti qe nuk do te vjedhe dhe garanton te dergoje para drejtesise te gjithe hajdutet e meparshem?

    Reply to this comment
  21. MH December 7, 21:36

    Populli duron.Po nuk gabon!
    Ore ju pushtetar,thirrini mendjes te ushtroni pushtetin ne dobi te popullit.Nese nuk dini jepni doreheqjen ose do te goditeni me te drejte nga forcat e protestave popullore deri te ikni nga pushteti.
    Me protesta gjitheperfeshirese do bllokohet ekonomia duke mos krijue te ardhura ne akumulim.Vetvetiut do te bie edhe pushteti.Te nderpresesh qarkullimin e parave asht vdekje.

    Reply to this comment
  22. anticensurë25642654 December 12, 12:37

    komneti nr.1
    “9 cent të euros për kËh,” “1.5 lekë për kËh.”
    ç’lloj mase është kjo mor derdimenët e MUTIT!!
    kw/h shkruhet njëlloj në të gjithë botën,or idiotë!!
    ju vetëm gazetarë nuk mund të jeni!!

    replika me një replikë që ka bërë nastrokari për komnetin nr.1

    më fal o rrotë kari i shkërdhyer nga gërku!!
    më fal për “w” e vogël dhe për “/”!!
    të parën e kam zakon të dytën, o më rrofsh pallën,më shpëtoi!
    o flm për shpjegimet në fizikë se kam qënë shumë i dobët!
    o rrotë kurve mashkull!!
    ta merr mëndja se rri e kontrolloj tërë atë që shkruaj për gabime ortografike??
    pastaj nivelin tënd prej goamri të hipur mbi nastradin nuk e kam!!
    prandaj ti e ke quajtur veten dhe intelektuhale!!
    ti në vënd që të kritikosh atë idiotësi të gazekarëve tanë,kritikon gabimin ortografik timin??
    ps:nastrokari,unë nuk shoh asnjë koment timin në këtë artikull!
    nga ku je nisur për të replikuar me mua??
    duhet të ta jap unë zgjidhjen e gjë a gjëzës??
    apo do të ma japësh ti??

    ku janë dy shkrimet e mija dhe ku është replika e nastrokarit??

    pra del që ai është pjesë e gazetës tuaj o thamo!!
    legenllëku nuk paska të nbaruar në këtë shtet muti!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*