Si i priti Ksera policët e arrestimit

January 31, 2016 10:40

Si i priti Ksera policët e arrestimit

Ish-ministri i Punës Spiro Ksera, i priti në një lokal forcat e policisë që shkuan për ta arrestuar. Ai e dinte lajmin dhe për të mos u prangosur përpara gruas dhe fëmijëve në fshatin Derviçan, Ksera ka vendosur ta presë eskortën policore në një lokal në fshatin ku jeton.

­ “Ishte ora rreth 20:30 kur erdhi policia. Ksera ishte i ulur më herët në lokal me nënkryetarin e Bashkisë së Dropullit.

Ky i fundit qëndroi bashkë me të, deri pak minuta para se të befte policia. Nuk vumë re ndonjë shqetësim të veçantë të tij, pasi askujt nuk ia priste mendja që do të ndodhte kjo.

Tani që u bëjmë lidhjen veprimeve para ngjarjes, duket sikur ish­ministri ka qenë në dijeni se do të arrestohe”, rrëfen dëshmitari për “Panorama”.

“Pra, vetëm pak minuta para se të vinte policia, është ngritur dhe ka ikur nënkryetari i Bashkisë, por Ksera nuk lëvizi nga vendi.

Priti për pak derisa i ra telefoni dhe pasi foli vetëm pak sekonda, u ngrit që të dilte. Në këtë moment, u duk qartë një shqetësim i tij. Kur doli te dera, e pamë që po fliste me dy oficerë të Policisë.

Ata i nxorën një letër, që me sa duket ka qenë fletëarresti dhe më pas Ksera iku bashkë me ta, pa bërë asnjë rezistencë”, u shpreh banori me inicialet A.B.

“Gjithçka do të sqarohet, ju bëni detyrën”, mësohet të kenë qenë fjalët e vetme të tij ndaj efektivëve që e kanë marrë atë. Banorë të tjerë pohojnë se në fshat kanë ardhur tri makina policie, mes të cilëve një furgon dhe dy mjete të vogla.

Burime të Policisë bënë të ditur se Ksera është mbajtur për gati 4 orë e gjysmë në dhomën e shoqërimit në Gjirokastër deri sa mbërriti patrulla e “Shqiponjave” nga kryeqyteti, të cilët e kanë marrë. Ksera edhe kur ka qenë ministër, ka jetuar në Derviçan me gruan e fëmijët.

January 31, 2016 10:40
Komento

1 Koment

  1. Patriot January 31, 22:40

    E njejta skeme si me Fullanin,nje skenare i peshtire i buceve te botes se riciklimit te krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet.,qe do te thote nje krim ne vazhdim,por me nje fund te turpshem,te shpejte dhe pa kthim…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*