Si i rekrutonte UDB-ja intelektualët shqiptarë në vitet ’50: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit

July 27, 2017 13:48

Si i rekrutonte UDB-ja intelektualët shqiptarë në vitet ’50: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit

Nën lupën e CIA-s

Në vitet 50-të kur sipërfaqësisht dukej se po vendosej një lloj detanti i ftohtë  në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, UDB nuk kishte hequr dorë nga përpjekja për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Sigurimi jugosllav po bënte çmos që të fitonte mendjet dhe zemrat e disa mijëra refugjatëve shqiptarë që kishin gjetur strehim në Jugosllavi. Por këto veprime subversive të autoriteteve jugosllave do të pikaseshin me kohë nga agjentët e CIA-s, të cilët përpilonin raporte minucioze dhe ua nisnin në kohë reale qendrave të tyre.

Këto dokumente, nga 13 milionë sosh që sapo janë shpluhurosur nga grilat e konfidencialitetit, japin një perspektivë tjetër të ngjarjeve që u vargëzuan gjatë viteve 50-të. Prej tyre krijohet edhe një lloj prospografie e emrave më të spikatur të refugjatëve shqiptarë që gjetën strehë në Jugosllavi.

Në mesin e refugjatëve që shpejt do të ketë përkujdesin e autoriteteve jugosllave do të jetë edhe një riosh i hajthëm që ende nuk kishte mbushur të njëzetat. Ai ishte Martin Camaj, ylli i të cilit do të shkëlqente në gjithnajën e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Në rrethana më të ndryshme, në pezhishkën e UDB-së do të përfundonte edhe orientalisti i vetëm shqiptar në Jugosllavi, Hasan Kaleshi. Portali Konica.al sjell një rrëfim ndryshe për të pathënat e viteve 50-të në Shqipëri dhe Kosovë.

 Një detant i vështirë

Prishja e marrëdhënieve mes Titos dhe Cominform-it me 1948 do të zinxhironte edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Një dokument konfidencial i inteligjencës amerikane i përpiluar me 3 janar 1955, jep një vlerësim gjakftohtë të gjendjes mes dy shteteve shemra. Qysh në krye të herës, ky raport pohon se nga të gjitha shtetet satelite (të Moskës), Shqipëria ishte më arrogantja në qëndrimin e saj kundrejt Jugosllavisë.

Pavarësisht kësaj, agjentët e CIA-s shquajnë edhe veprime të caktuara në drejtim të shtendosjes së marrëdhënive, si fjala vjen, ftesa e Qeverisë shqiptare drejtuar Beogradit për të biseduar në lidhje me çështjen e kufirit. Në këto bisedime të dyanshme, gjithnjë sipas këtij raporti, ishte përfshirë edhe Dushan Mugosha.

Me emërimin e ambasadorit shqiptar në Beograd, nisën të frynin erërat e disa ndryshimeve: të dy vendet do të rivendosin lidhjet postale dhe telefonike. Edhe Mehmet Shehu do t’i kthente një përgjigjje të mirësjellshme protestës jugosllave për çështjen e vrasjes së një ushtari jugosllav në kufi, duke ofruar dëmshpërblimin përkatës. Operativët e CIA-s, përpilues të këtij raporti, nuk anashnxjerrin as çështjen e shqiptarëve në Kosovë:

«Tetëdhjetë përqind e shqiptarëve në Kosmet (akronim për Kosova dhe Metohia – shën. i red) nuk e duan regjimin jugosllav. Ata nuk janë komunistë të Cominform-it. Ata jetojnë me shpresën e ribashkimit me Shqipërinë. Propaganda perëndimore në gjuhën shqipe dëgjohet nga refugjatët. Nëse shëtisni gjithandej Kosmetit, do të dëgjoni këtë qëndrim të përgjithshëm të shqiptarëve: ‘Ah këta serbë; ata kurrë nuk na kanë dashur dhe kurrë nuk do të na duan. Ata duan të na i nxjerrin sytë’. Enver Hoxha pas 1948-ës e kërkoi Kosmetin si interes vital të Shqipërisë».

Lufta speciale: nga pamfletët deri te përmbysja e pushtetit të Enverit

Skenarët jugosllavë rreth Shqipërisë po luanin me të gjitha zaret e mundshme. Kështu nga një raport i datës 24 shtator 1952 mësojmë se njëri nga zyrtarët më të përfshirë në politikën ndaj Shqipërisë, kolonel Çedo Mijoviq kishte pohuar se ka autorizimin që të deklarojë se politika jugosllave në lidhje me Shqipërinë mbështetej në ruajtjen e status quo të kufijve nacionalë në Ballkan: sipas tij çdokush që do të provonte të cënonte integritetin territorial të pavarësisë politike të ndonjë shteti ballkanik do të provokonte kundër-masat ushtarake jugosllave.

Mijoviç, kishte vijuar se pavarësia e Shqipërisë dhe integriteti i saj territorial do të mbrohej nga Jugosllavia. Megjithë qëndrimin jugosllav në dukje i përkorë, jugosllavët ndërkohë po shestonin planin e rrëgjimit të pushtetit të Enver Hoxhës. Siç shihet nga një raport tjetër konfidencial, që është përpiluar me 3 prill 1950, burimet e CIA-s njoftonin për propagandën që zhvillonte Jugosllavia në veri të Shqipërisë.

Sipas këtij raporti, propaganda në këto afishe përqëndrohej kryesisht në disa pika: «Kosova dhe mirëqenia e saj», «Lavdia e Koçi Xoxes, i tradhtuar nga Hoxha», «Uria e popullatës shqiprare». Në këto skema të natyrës diversive, jugosllavët llogarisnin kryesisht në refugjatët shqiptarë të strehuar në Jugosllavi, numri i të cilëve sipas një raporti tjetër që mban  datën 28 mars 1953, vlerësohej të ishte afërsisht 6 mijë frymë.

Agjentët e CIA i kishin rënë në erë edhe njerzve kryesorë të Sigurimit jugosllav të përfshirë në luftën speciale kundër Shqipërisë. Çedo Mijoviqi, Kapllan dhe Vlado Popoviqi konsideroheshin si rekrutuesit kryesorë të shqiptarëve në UDB. Sipas raportit konfidencial të 3 janarit 1955, eminenca gri e të gjitha këtyre veprimeve ishte gjeneral Dushan Mugosha.

Sipas raportit «ai sigurisht dëshiron përmbysjen e regjimit të tanishëm në Tiranë dhe zëvendësimin e tij e një regjim tjetër, të ndikuar nga jugosllavët». Burimet e CIA duken të jenë në dijeni  të politikës jugosllave ndaj Shqipërisë, madje gjer në nuancat më të holla. Fjala vjen, një raport sekret i përpiluar me 15 shkurt të vitit 1953, vëren se «politika tradicionale jugosllave ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar».

Inteligjenca amerikane ishte e bindur që jugosllavët po kërkonin kullufitjen e Shqipërisë dhe bërjen e saj si pjesë integrale të Shqipërisë. Po ende ky raport nënvizon sesi Tito ishte bërë pishman për hapjen e shkollave shqipe në Jugosllavi dhe kishte filluar kthimin e tyre në shkolla turke.

Shkresa në vijim përmbyllet me vëzhgimin se «UDB (shërbimi inteligjent jugosllav) organizon misione të përditshme propagandistike në Shqipëri». Përfundime të ngjashme janë bërë edhe në raporte të tjera që përcjellin zhvillimet dypalëshe. Kështu, raporti konfidencal i përpiluar me 15 gusht të vitit 1952, thekson se qëllimi kryesor i Qeverisë jugosllave ishte përmbysja e qeverisë së Enver Hoxhës.

Për këtë qëllim, shtypi jugosllav afishonte vazhdimisht njoftime se Partia Komuniste Jugosllave ishte e vetmja që çliroi Shqipërinë dhe se marshall Tito e donte popullin e Shqipërisë dhe donte ta shihte të lirë sa më shpejtë që ishte e mundur.

Komiteti i Prizrenit

Agjentët e CIA, në vijimësi, kishin raportuar edhe për Komitetin e Prizrenit, i përbërë nga refugjatët politikë, dhe lidhjen e tij të afërt me strukturat e UDB-së. Në një nga këto raporte thuhet shprehimisht se jugosllavët po e përdornin këtë komitet për trupëzimin e Shqipërisë në Jugosllavi («Yugoslavia’s true intentions, however, is to use the Prizren Committee for the integration of Albania into the Yugoslav republics»).

Sikundër zbulojnë raportet e inteligjencës amerikane, emrat më të spikatur të Komitetit të Prizrenit (që më vonë do të shndërrohet në Lidhjen e Refugjatëve politikë shqiptarë) ishin: Apostol Tenefi, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli dhe Lutfi Spahiu. Disa prej tyre si Apostol Tenefi, Lutfi Spahiu, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli kishin qenë të pranishëm në një mbledhje të mbajtur në Shkup me 26 shtator 1952, nën kryesimin e Dushan Mugoshës dhe Çedo Mijoviçit.

Në të këtë mbledhje, për të cilën CIA kishte informacione të sakta, Mugosha kishte thënë se Qeveria jugosllave do të përpiqej të merrte pëlqimin e amerikanëve dhe britanikëve, për të krijuar një qeveri të përkohshme shqiptare dhe të përfshinte refugjatët shqiptarë në të me qëllimin për të përfshirë republikën e re shqiptare brenda Jugosllavisë. Sipas ish të dërguarit të vjetër të Partisë Komuniste Jugosllave në Shqipëri, qeveria e re në Tiranë do të mbahej nga shqiptarë të besuar prej Beogradit.

Nuk duhet lënë pa përmendur se njëri nga raportet e inteligjencës amerikane, qysh në vitin 1955, vërente se roli i Komitetit të Prizrenit ishte politik meqë  «ata nuk kanë kurrë pavarësie vendimi apo veprimi dhe janë një front i veprimeve jugosllave».

Rekrutimi i Martin Camajt 

Një nga hapat e parë të jugosllavëve për të fituar zemrat dhe mendjet e refugjatëve shqiptarë ka qenë sigurimi i të ardhurave për disa nga elementët më me ndikim. Derisa Komiteti i Prizrenit tashmë ishte nën kontrollin e plotë të UDB-së, nga viti 1951 Qeveria jugosllave nisi të jepte paga mujore për refugjatët shqiptarë, të cilat varionin prej 3 mijë deri në 6 mijë dinarë.

Këto të ardhura, sipas njërit prej raporteve të CIA-s, vareshin nga nevojat individuale të emigrantëve, ku drejtuesit e Komitetit (bëhet fjalë Apostol Tenefin, Nik Sokolin, Rexhep Becën, Lutfi Spahiun, Stathi Kostarin dhe Jovan Memën) pranonin pagesa më të larta. Anëtarët e këtij organizimi udhëtonin gjithandej ku ndodheshin emigrantët shqiptarë.

Shpenzimet e tyre hiqeshin nga UDB-ja. Përveç kësaj, shteti jugosllav po u krijonte lehtësira edhe të rinjve shqiptarë, sidomos atyre që llogariteshin se kishin predispozita anti-Cominformiste. Këta studentë të cilët ishin vendosur në «Studenski Dom» (Dhoma e Studentëve) merrnin 1500 dinarë në muaj.

Sipas një raporti të hartuar me 21 shtator 1950, në mesin e studentëve që merrnin bursë ishin: Danish Daca, Enver Metani, Çesk Dajçi, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Emri i këtij të fundit apostrofohet edhe në raportin e 3 janarit të vitit 1955, ku konsiderohet si «new member» i Komitetit të Prizrenit, i angazhuar si punëtor i Radio Beogradit.

Aktiviteti i dyshimtë i Hasan Kaleshit 

Një tjetër histori intriguese e rekrutimit të intelektualëve shqiptarë është edhe rasti i orientalistit shqiptar me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë, Hasan Kaleshi (1922-1976). Ndonëse historia e tij nuk tangenton në asnjë mënyrë me Komitetin e Prizrenit dhe as me refugjatët shqiptarë, emri i tij çuditërisht figuron në një nga raportet konfidenciale të CIA-s.

Dështimi i përpjekeve të CIA-s e MI6 britanik për të desantuar elementët anti-komunistë në Shqipëri, historitë fascionuese me Kim Philby e deri te dekonspirimi i planeve subversive nga Moska deri te Sigurimi i Shtetit, duket se janë vetëm njëra anë e medaljes. Ekzistenca e një vistër raportesh konfidenciale të CIA-s flet që inteligjenca amerikane nuk ishte tërhequr krejtësisht nga rravgimi i saj për të bërë një përmbysje në Shqipëri.

Dy dokumente të tilla që lidhen me njëra-tjetrën flasin në të mirë të faktit që inteligjenca amerikane po përçapej sërishmi që të ndikonte mbi emigrantët shqiptarë, kryesisht ata që ndodheshin në Itali. Të koduara si projektet «Obdurate» dhe «Oblong», në raporte bëhet kujdes që të mos jepet identiteti i informatorëve në terren dhe kjo rrethanë flet për natyrën tejet serioze të përpjekjes në fjalë.

Nga një raport intern për nevojat operative të CIA-s e që mban datën 21 shtator 1956, merret vesh se projekti «Obdurate» do të shkrihej në projektin «Oblong» si rezultat i vendimit që të bashkoheshin në një projekt të vetëm të gjitha asetet shqiptare në Itali të kontrolluara nga CIA. Nga ky dokument jepet të kuptohet se në këto operacione ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të inteligjencës italiane si dhe informatorë në Shqipëri.

Një raport konfidencial i CIA-s, që mban datën 20 dhjetor 1954, jep dromca interesante edhe nga aktiviteti i inteligjencës amerikane në diasporën shqiptare në Turqi. Duket se ky raport është i përcaktuar më tepër për nevoja të brendshme të shërbimeve amerikane sesa për raportim ndaj qendrës. Në këtë dokument, vëmendja e operativëve të CIA-s tërhiqet nga Hasan Kaleshi, i cili në vitin 1954 ishte dërguar në Stamboll si i angazhuar nga Qeveria jugosllave për një hulumtim të paspecifikuar.

Kaleshi asokohe shërbente si profesor në Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Beogradit dhe në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave.

Ky dokument bën me dije se një agjent i CIA-s (emri i të cilit nuk jepet madje as me iniciale), që kishte pasur edhe kontakte të mëparshme, me 23 shtator kishte pasur në Stamboll një takim dy-orësh me Kaleshin. Tutje, raporti thekson me një lloj emfaze dyshimin se Kaleshi ishte i përfshirë në aktivitete inteligjente për UDB-në në Turqi, prandaj ai duhej të futej në listë dhe duhej të shikoheshin të gjitha lidhjet në zyra për të, nëse një gjë e tillë nuk ishte bërë ende.

Po ashtu, në këtë raport intern kërkohet nga filan agjenti (i cili nuk përmendet as me iniciale) që të qëmtojë çdo informacion të mundshëm për Kaleshin (të dhënat biografike) si dhe veprimtarinë dhe kontaktet e tij në Turqi. Më tutje, raporti nënvizon se pavarësisht që Kaleshi u kthye përsëri në Jugosllavi, hetimi i prapavijës së tij duhet të bëhej me qëllim të mbrojtjes së operacioneve të CIA-s (lë të kuptohet në Stamboll). Dyshimi për Kaleshin përsëdytet edhe në një paragraf tjetër të këtij raporti.

Agjenti që kishte realizuar takimin me të me 23 shtator kishte kërkuar të dinte prej tij nëse mbante kontakte me Qazim Gojanin, një tjetër agjent i UDB-së në Stamboll, gjë që po i mbante të hapura dyshimet se rrethi me të cilën shoqërohej ai ishte disi i dyshimtë. / Konica.al

 

July 27, 2017 13:48
Komento

25 Komente

  1. fshatari pafshat July 27, 14:09

    Mos i botoni sepse indirekt provoni se PPSH kishte te drejte qe mbante qendrime te klasifikuara, diferencuara, te trazuara, etj., ndaj intelektualeve kosovare. Ne ate kohe SHBA dhe PPSH ishi kundershtare politik, pra, nuk ishin miq sic tashme jane prej vitit 1991.
    Kujders me peshtymen, kur perpjete e hudh.

    Reply to this comment
    • 2plus2 July 27, 16:31

      e sakte,
      madje del boje edhe teza te tjera te paranojes komuniste si lufta e klasave, “te perndjekurit” politike, etj.

      Reply to this comment
    • Besniku July 27, 16:49

      Pse te mos botohen, ne se jane dokumenta te vertete?! Pse mos njihen njerzit me keto dokumente dhe te gjykojne me mendte e tyre, e jo me ato te analisteve gjitholloge, qe demek kane eskluzivitetin t’i njohin keto dokumenta?!
      Se indirekt apo direkt provohet se “PPSH kishte te drejte qe mbante qendrime te klasifikuara, diferencuara, ndaj intelektualeve kosovare ” dhe atyre ne Shqiperi, per te cilet kishte te dhena per lidhjet e tyre me sherbimet te huaja ne dem te interesave te Shqiperise , atehere gjithsecilit I lind e drejta te gjykoje vete per Martin Camaj apo figura te tjera te himnizuara pas 90-tes sipas korrit UDB-ist berishian te instaluar ne demokraci.

      Reply to this comment
    • CUBAT PAS FERRES July 27, 18:45

      O Fshatar… pikerisyt per kete qe thua ti,duhen publikuar keto shkrime . Pse kini frike nga e verteta ?! Keshtu kini vepruar e jini sjelle gjithe jeten me popullin dhe fatin e Shqiperise ju plehra ! Dhe tani guxoni ta pohoni hapur dhe me gojen tuaj kete gjeme !

      Reply to this comment
      • Kamunistu July 27, 21:51

        HAP PASHAPI DHE PIKERISHT NGA DOKUMAENTAT E ARKIVAVE PERENDIMORE DO PROVOHET SE ENVER HOXHA DHE SIGURIMI I SHTETIT KANE PUNUAR NE MBROJTJE TE INTERESAVE TE SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR! DURONI DHE DO MESONI TE VERETAT NJERA PS TJETRES. E VERTETA NUK KA PSE FRIKESON ASKEND! HISTORIA DOKUMENTARE DO PROVOJE KUSH ISHTE VERTET NACIONALIST DHE ATDHETAR DHE KUSH TRADHETAR…

        Reply to this comment
    • Nero July 27, 20:14

      “Te e kalosh ne duar te jugosllaveve”, te flesh e te pish buken dhe ujin jugosllave, e te mos hash corben e prishur?

      Keto, edhe pa keto fakte i kemi marre me mend, se jugosllavi ka rekruatur qe ne kohe te zogut( i pari i njohur i rekrutuar se bashku me Esad Pashe Toptanin), me pare e me pas shqipetare qe nuk ishin nen hyqmin e tij e jo me te linte pa rekrutuar ata qe i kishte ne pellembe te dores me vite. Sot i kemi hapur spiunet e CIa, Saleh Berishovici, e CO.

      Keto dokumente te CIA-s thjesht provojne nje teze te vjeter qe dihej. Jugosllavet vayhdojne te rekrutojne edhe sot, Muc Nanovici and Co- anal-istet qe shpifin kunder Gjergj Kastriotit

      Reply to this comment
      • I MASHTRUARI July 28, 11:37

        Mos harroni Flamurovic Noken , qe e mbrojne aq me zjarr
        UDB-ashet Sali e Luli , qe kujton se nuk e njeh kush dhe qe Sali serbi na i vuri minister te brendeshem ! Litari ne qafe eshte shume , shume pak per kryebanditin spiun i rregjur e besnik i Beogradit , Sali dhiar Vucidolin !

        Reply to this comment
  2. Krefni bishtin... July 27, 14:41

    Na ishte se c’na ishte…

    A keni b*the t’na i thoni pa dorashka nje per nje se cilet jane “kalesherat” qe ka rekrutuar ish-UDB-ja pak para dhe menjehere pas viteve ’90-te, apo s’keni?

    Jo? Hajt pra krefni bishtin…

    Reply to this comment
  3. * July 27, 14:42

    Oh sorry, e kuptova, nderrim turni…

    Reply to this comment
  4. reali (jo i madridit) July 27, 15:15

    Eshte i turpshem ky lloj artikulli

    .Sepse ne ate kohe CIA ishte “bossi” dhe UDB ME asfaline greke ishin te varura prej saj.
    .
    Sot duhet te flitet per elezbiberajn..sali berishen…lulzim bashen flamur noken qe kane dokumenta te mjaftueshme per ti quajtur tradhetare te kombit qe me siguri brezat e ardhshem do tronditen nga bemat e tyre..
    .
    sidoqofte dokumeti i meposhtem tregon se CIA ishte bossi pas vitit 1950 ne luften kunder shqiperise qe deshtoi me turp.
    Ne dokumentet e botuara, të zbuluara në arkivin e deklasifikuar të operacioneve klandestine të CIA-s, që flasin mbi situatën për Shqipërinë në vitin 1952, hedhin dritë mbi një temë mjaft interesante. Marrëdhëniet e Zogut me Titon gjatë viteve 1952-53. Bashkëpunimi i ish-mbretit Zog me Titon dhe palën jugosllave më qellim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, është një temë e panjohur më parë nga studiuesit e kësaj periudhe, të cilët e kanë studiuar atë. Mbreti Zog, i strehuar në Egjipt, përpiqej të luante një rol të rëndësishëm në planet që amerikanët kishin hartuar mbi mundësinë e rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës. Megjithëse e kishte të vështirë të ndërmerrte diçka konkrete kundër qeverisë komuniste, Zogu me sa duket ishte inkurajuar nga zhvillimet e fundit politike. Për këtë arsye, Mbreti Zog, me sa kuptohet nga dokumentet e kohës, mendon se një ndihmë nga pala jugosllave do ta bënte atë përsëri një faktor të rëndësishëm në të ardhmen e Shqipërisë. Për këtë arsye ai i kthehet përsëri një skenari të vjetër: bashkëpunimit me jugosllavët, një bashkëpunim i cili e kishte sjellë atë në pushtet gati 30 vite të shkuara, kur në pak ditë, me një ushtri të vogël mercenarësh të futur nga kufiri me Jugosllavinë, i rrëmbeu pushtetin Peshkopit të Kuq Noli. Dokumentet amerikane të dala nga arkivi i deklasifikuar tashmë, për studiuesit dëshmojnë se Zogu kishte kërkuar me anën e një personazhi të panjohur për amerikanët fillimin e bisedimeve me Titon në vitin 1952. Nga raportimet e amerikanëve, që i ndiqnin këto bisedime në distancë duket se jugosllavët ishin mjaft të shqetësuar mbi atmosferën anti-jugosllave që mbizotëronte në Shqipëri. Për këtë arsye, Tito e mirëpret një përfshirje të Zogut në mundësinë e një kryengritjeje, e cila do ta rrëzonte Enver Hoxhën nga “froni”.

    Bisedimet e para, maj 1952

    Në dokumentin e parë që po botojmë kemi një konfirmim të kohës së këtyre bisedimeve, që duket qartë se është maji i vitit 1952. Po kështu, shikohet qartë se Zyra e Operacioneve Klandestine, e njohur si OPC, ka dërguar një zyrtar të lartë të saj për të takuar ish-mbretin Zog, me kërkesën e këtij të fundit, me qëllim raportimin e ecurisë së bisedimeve me jugosllavët. Zogu është treguar mjaft i matur, duke dashur të raportojë tek amerikanët çdo hap që ai ndërmerrte për bisedimet e tij me Titon. Duke e kuptuar qartë interesimin e madh që amerikanët kanë pasur për operacionet klandestine kundër Hoxhës, Zogu është treguar një diplomat i aftë për të ruajtur marrëdhënie sa më të mira me miqtë e tij të rinj amerikanë dhe për të raportuar çdo bisedë që ai ka bërë me miqtë e tij të vjetër jugosllavë.

    Plani Tito-Zogu për kryengritje në Shqipëri

    Dokumenti i dytë që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

    TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Raporti javor Shtator 1952

    Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

    TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Progres-raporti ditor, e martë, 27 maj 1952

    (Emri i zyrtarit-shënim red.) SE/PC Zëvendësi u nis më 27 maj 1952 për të biseduar me ishmbretin Zog me kërkesën e këtij të fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavët. Me mbërritjen e ( ) më 30 maj, Zogu pret që të ketë rezultatet e bisedimeve të negociuara në Turqi nga përfaqësuesi i tij, i cili kërkoi bisedimet me Titon në fillim të majit. ( ) Raporton se Komiteti i Shqipërisë së Lirë ka marrë lajm nga një prej dy grupeve që ka dimëruar në Jugosllavi se janë rifutur përsëri në Shqipëri. Komiteti po bën përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e këtij lajmi dhe letrës që grupi ka dërguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenë instruktuar që të komunikojë vetëm nëpërmjet kësaj adrese.

    Dokumentet sekrete të CIA: Bisedat e Zogut me Titon në 1952

    Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish- Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, OPC, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-konsulli i Mbretërisë në Stamboll, Avni Dërhalla. Nga shqyrtimi i dokumentacioni të Shërbimit Sekret Britanik del se diplomati Dërhalla ka qenë i rekrutuar nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Duhet theksuar se për një periudhë trevjeçare britanikët e SOE operonin nga Stambolli dhe kishin mundur të rekrutonin një numër shqiptarësh me njohje apo influencë në Shqipëri, për t’i përdorur në lojërat politike ballkanike. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma lidhje me Shërbimin Britanik edhe pas Lufte, atëherë duhet të supozojmë se edhe britanikët duhet të kenë qenë në dijeni të bisedimeve sekrete Tito-Zog. Megjithatë, surpriza me interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni turko-shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve, me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën e Jugosllavisë edhe në të kaluarën, duke përdorur edhe elementë kosovarë. Megjithatë, edhe pse faktorët politikë të kësaj periudhe ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në fronin shqiptar. Megjithëse Jugosllavia e viteve 1950 nuk ishte më ajo që dikur kishte ndihmuar Zogun për të rrëzuar nga pushteti peshkopin Noli, duket qartë se Zogu nuk kishte asnjë problem të bashkëpunonte me komunistët jugosllavë. Mbreti duket se nuk ka pasur asnjë pengesë ideologjike për këtë bashkëpunim, edhe pse dihej se represioni ndaj Kosovës nuk kishte të ndalur. Dokumenti i botuar sot tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish- Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili të sillte mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Sidoqoftë, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar. Një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga shërbimet inteligjente të Titos do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro-Jugosllav të Mbretit shqiptar, nëse ai vinte në pushtet. Ndërsa një forcë kosovarësh e financuar dhe trajnuar nga amerikanët jashtë Jugosllavisë, do të sillte komplikime të rrezikshme për Titon. Në përgjithësi, elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb, do të ishte një problem akoma më i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision nga amerikanët për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri, nëse ky mision do të kishte sukses. Për këtë arsye, vetëm një forcë kosovare e armatosur dhe e përgatitur prej jugosllavëve mund të ishte zgjidhja e pranueshme për Titon. Nëse Tito e pranoi apo jo këtë kërkesë, deri më tani nuk kemi një dokument ku të jetë shkruar mendimi i tij për këtë çështje. Lidhja e Zogut me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure, do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me komunistët jugosllavë. Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave.

    Reply to this comment
    • kodra pas bregut July 28, 01:55

      Nuk do shume mend te kuptosh se Zoteria me Nickun “”Real ” me detajimin e tij ja qene ne Pozita te Ish Sigurimit te Shtetit derisa me nje gjuhe elokuente dhe tejet bindese na e sjell atmosferen e 1950-1951 ne kohen e tashme .
      Atehere koha po na tregon ( sipas dokumentave te deklasifikuara te CIA-s ) se Enveri ka qene ne te drejten e tij dhe ka mbrojtur me konseguence Shtetin e vet .
      Perndryshe te “”Fundmit e Mohikaneve ” te UDB-se te atashuar ne Shqiperi jane Sali Berisha ; Lulzim Basha ; Flamur Noka e te tjere te rekomanduar nga Elez Bibilja por si gjithmone te Orkestruar nga Daj Sami !??!

      Reply to this comment
  5. demo July 27, 15:34

    Ky Martin Camaj,agjent mund te kete qene,por shkrimtar nuk u be kurre,.Vargjet e tij jane kashte,Malok ishte dhe Fishta,por ka nerv,ka ndjenje.Ky si me qene Besnik Mustafa,Mehmet Elezi dhe ca Bucpapa,qe pushtuan shtypin letrar ne vitet 80 dhe sot nuk u mbahet mend sikur nje varg.Ne rrime e gjykojme Ismail Kadarene ,Dritero Agollin e Fatos Arapin,se shkruan nen diktat.Po keta qe jetuan ne boten e lire,letersise i sollen vetem”pordhe ne pantallona”, si shkruante Majakowskij per ca pordhace ne Rusine e 30-es.A ka sot ne Shqiperi,sikur nje,vetem nje lexues te thjeshte,qe te bleje ne librari nje liber te Martin Camajt?

    Reply to this comment
  6. MH July 27, 15:35

    Ke te drejte per mendimet e shkruara. fshatari pafshat.
    Keto dokumente te japin te drejten qe rregjimi monoparti ne Shqiperi ishte jo i domosdoshem, po teper i domosdoshem qe te mos kollofiteshim nga gojeshkarpa e Beogradit.Nuk i lind ma njeri i devotshem si E.Hoxha per te mbrojtur atdhetarizmin Shqipetar.
    Pasardhesit ashtu si parardhesit shiten detin grekut.Shkatrruane sigurimin e shtetit qe kishte nji eksperience teper te vyer ne interres te kombit etnik shqiptar.U vendosen nga UDB-ashet agjenta vicidolash ne cdo nyje e qelize te jetes.Presim sterilizime,pasterti me ndihme nga Amerika.

    Reply to this comment
  7. Arben July 27, 16:02

    UDB-JA KA QENE DHE ESHTE NE MES TE TIRANES.

    EDHE KETO BOTIME TE “KALIBRUARA” KANE

    QELLIMIN E RUAJTJES SE UDB-SE NE TIRANE.

    2 KORRIK 1990

    1- SHQIPETARET E KOSOVES SHPALLIN PAVARESINE NE KUVENDIN E KACANIKUT.

    2- UDB-JA NE TIRANE ORGANIZON HAPJEN E AMBASADAVE, QELLIMI I VETEM, MBAJTJA ME PUNE E SHQIPETAREVE TE SHQIPERISE (QE GJITHESESI NUK E KISHIN SHUME TE QARTE NGA BINTE KOSOVA NE HARTE), GJATE KESAJ NGJARJE ME RENDESI PER SHQIPETARET.

    3 KORRIK 1990

    SLLOBODAN MILLOSHEVIC SHPREHET

    “SHQIPERINE MUND TA PUSHTOJ EDHE THJESHT ME SHOQATEN E GJUETAREVE, PA QENE NEVOJA FARE PER USHTRINE”.

    EDHE NJEHERE

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE DASHAMIRES I UDB-SE

    Reply to this comment
  8. peoples July 27, 16:06

    Jo po ta mesojne Kosovaret….

    Reply to this comment
  9. Euro Maloku July 27, 16:19

    minucioze…?!!!!???
    Ha!Ha!Ha!Ha!Ha!Ha!

    Reply to this comment
  10. Gege Marini July 27, 16:28

    Ky palo shkrim eshte sajuar vetem qe te denigroje figuren e Martin Camajt.Po te ishte agjent i jugosllavise, Martin Camaj nuk do te ishte larguar ne perendim Sa poshte paske rene , moj gazete! Je kthyer ne agjenture te Serbise dhe kelyshe e Salise per te percare shqiptaret.

    Reply to this comment
    • KLOSI July 27, 19:34

      ME FAL PER SHPREHJEN PO KUSH PO PJERDH PER MARTIN CAMAJN ?

      AI KA NJE MERITE MIKROSKOPIKE NE LETRAT SHQIPE DHE KAQ…..SE CFARE KANE BERE KETO “MARRETINET” ME UDB DHE ASFALINE KETO QE THUHEN JANE MAJA E AISBERGUT.
      .
      LEMERISET CDO NJERI
      QE K AGJAK SHQIPTARI
      KUR LEXON KETO
      RRJESHTA ME POSHTE…

      Arkivat sekrete të CIA kanë zbardhur së fundmi dëshminë e mikut të Zenel Shehut, Halil Branica, edhe ky i kapur nga Sigurimi dhe që i shërbeu këtij të fundit me informacione nga më sekretet në lidhje me operacionet amerikane për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Zbritja e Branicës më 4 kusht 1952 në fakt ishte dekonspiruar, ndaj dhe ai ra menjëherë në duart e Sigurimit. Ja rrëfimi i plotë mbi angazhimin e tij në operacionin e shërbimit sekret amerikan.

      I akuzuar Halil Branica, a e pranoni akuzën?

      Po.

      Çfarë keni për të thënë? Çfarë keni bërë?

      E kam lexuar dhe e kam kuptuar.

      Çfarë keni bërë?

      Kam ardhur këtu të spiunoj kundër Shtetit.

      Kur jeni larguar nga Shqipëria?

      Jam larguar nga Shqipëria më 6 prill 1039.

      Përse u larguat në vitin 1939?

      Kur forcat fashiste pushtuan Shqipërinë mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut në drejtim të Greqisë. Shkova në Greqi.

      Cila ishte detyra juaj si oficer asokohe?

      Detyra ime t’i bindesha urdhrave.

      Çfarë urdhrash kishe?

      Mora urdhër të shkoja me familjen e Zogut dhe shkova.

      Ku duhet të shkonit?

      Në Greqi.

      Përse në Greqi?

      Për të shoqëruar familjen e Zogut.

      Çfarë ju detyroi të shkonit në Greqi?

      Urdhrat.

      Cili urdhër?

      Urdhri i komandantit.

      Kujt po i shërbenit si oficer?

      Unë si oficer i shërbeja atdheut.

      Cili ishte atdheu yt asokohe, Zogu apo shqiptarët?

      Jo, jo, Atdheu, si dhe ndërgjegjja ime.

      Çfarë?

      Ndërgjegjja ime.

      Atëherë përse nuk i shërbyer ndërgjegjes tuaj?

      Unë isha një oficer dhe iu binda urdhrit.

      I akuzuari Zenel Shehu pranoi të njëjtën gjë dje. I akuzuari i referohet urdhrave për t’i shpëtuar njollës së zezë mbi veten, bashkë me atë mbi liderin e tyre Ahmet Zogolli. I akuzuari Halil Branica, është një fakt i ditur se Ahmet Zogu ka tradhtuar popullin e tij. Ai ka bërë (bërtet) të njëjtën gjë, jo vetëm në prill të 1939-ës por që kur është ulur në postet e tij në ministritë e Tiranës. Ai ka bërë shumë. Ka pasur shumë oficerë të tjerë që kanë tradhtuar popullin shqiptar në vitin 1939. Halil Branica!

      Po

      Ka pasur oficerë të tjerë që nuk iu bindën urdhrave të tradhtarit por morën armët e luftuan në portet e Durrësit, Vlorës e Sarandës. Ka pasur njerëz si Mujo Ulqinaku (duke bërtitur) dhanë gjakun e tyre për popullin dhe jo për Zogun. Zogu tradhtoi atdheun, dhe bashkë me të edhe ju i akuzuar keni tradhtuar atdheun. Kur keni ardhur në Shqipëri?

      Erdha në Shqipëri në 4 gusht 1952.

      Kush ju dërgoi në Shqipëri?

      Në Shqipëri më dërgoi Zogu me anë të ndërmjetësimit të amerikanëve … (korrekton veten) më dërguan amerikanët me ndërmjetësimin e Zogut.

      Kur keni hyrë në shërbim të spiunazhit amerikan?

      Kam hyrë në shërbimin e spiunazhit amerikan pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në nëntor. Ai na thirri dhe na tha: “Dua të dërgoj dy persona në Shqipëri, ty dhe Zenelin”.

      Kur shkoi Zogu në Amerikë?

      Zogu shkoi në Amerikë në shtator 1951.

      Përse shkoi ai atje? Çfarë dini për këtë?

      Ai na tha se donte të blinte një shtëpi në Amerikë dhe të vendosej atje. Por kur u kthye ishte e qartë se nuk kishte qenë ky qëllimi i tij, por kishte qenë atje për qëllime politike. Fakti është se ai na dërgoi në Shqipëri …

      Cili ishte ndërmjetësuesi i dërgimit tuaj në Shqipëri?

      Zogu ishte ndërmjetësi ynë. Ai na tha: “Unë do t’ju dërgoj në Shqipëri. Nesër një amerikan do të vijë të flasë me ju për udhëtimin në Shqipëri. Ju do të shkoni atje për të zbuluar mbi gjendjen politike e ekonomike të popullit. Nëse është e mundur, ju duhet të krijoni baza në Shqipëri. Dhe në fakt ditën tjetër amerikani erdhi. Ai foli me Zogun për rreth një orë dhe kur doli shoqërohej nga Hysen Selmani. Unë e pyeta Hysen Selmanin “Cili është ky?” dhe ai më tha: “Ky është një amerikan, është mik i joni.

      A ju tha Zogu gjë tjetër në lidhje me nisjen tuaj në Shqipëri?

      Atë pasdite të marsit, kur ne do të largoheshim për në Shqipëri, Zogu na tha, në prezencë të Selmanit: “Ju do të shkoni në Shqipëri. Misioni juaj atje është sekret. I deleguari im dhe lideri juaj është Hysen Selmani. Ai do t’ju prezantojë te amerikanët … dhe do të përhapë lajmin se keni shkuar në Amerikë për të menaxhuar pronat e mia atje”. Kështu unë, Zenel Shehu dhe Hysen Selmani me dy motrat e Zogut dhe Haxhi Gjylin u nisëm në fund të shkurtit për në Paris. Hysen Selmani kishte detyrën të na prezantonte te amerikanët. Ne arritëm në Paris më datën 9 mars, qëndruam në hotel Lutecia, dhe më 11 mars një amerikan erdhi në hotelin tonë. Ai donte të fliste me Hysen Selmanin. Amerikani quhej zoti Field, i moshës së mesme dhe me flokë të thinjur. Më vonë Hyseni erdhi e na prezantoi me njeriun që kishte përgjegjësinë e udhëtimit tonë në Gjermani. Më 14 mars ai erdhi përsëri në hotel me dy makina. Ne hymë në makina dhe u nisëm për në Gjermani.

      Ku shkuat më pas?

      Në Gjermani, pranë kufirit francez, ne ndaluam pranë një pylli dhe ai na dha disa uniforma ushtarake … prej andej ai na çoi në Munih. Në Munih ata na dërguan )ndërpritet nga prokurori)

      Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

      Më falni?

      Përse ju dhanë uniforma ushtarake?

      Na i dhanë uniformat që të pretendonim se ishim ushtarë dhe jo civilë.

      A ju thanë gjë kur iu dhanë uniformat?

      Jo, nuk na thanë gjë.

      A kishit dokumente kur kaluat kufirin?

      Jo, ne nuk kishim dokumente, sepse ishte territor amerikan.

      Kaluat kufirin gjermano-francez?

      Po por aty të parët e vendit ishin amerikanët. Ne nuk kishim nevojë për dokumente.

      Askush nuk ju pyeti për asgjë?

      Jo, askush nuk na foli apo na pyeti.

      Në rregull. A ju dhanë emra?

      Po, na dhanë emra të rremë.

      Cilët ishin emrat tuaj të rremë?

      Përgjigje – Zeneli i quajt “Frederik” kurse unë “Uilliams”

      Kujt tjetër i dhanë emër fals?

      Zenelit, Haxhi Gjylit dhe Hysen Slemanit.

      Ku shkuat prej andej?

      Pastaj udhëtuam nëpër Gjermani dhe shkuam në Munih. U sistemuam në një shtëpi sekrete, të krijuar enkas për agjentë, nën administrim amerikan. Ishte rreth 20 km larg Munihut. Aty qëndruam 6-7 ditë.

      Çfarë bënit në shtëpi?

      Vetëm hanim e pinim, asgjë tjetër.

      Nuk takuat asnjeri në atë kamp?

      Jo.

      Kush vinte rregullisht?

      Ky zoti Field erdhi përsëri. Ai drejtonte agjentët në Gjermani. Pas 7 ditësh Field erdhi përsëri me uniformë koloneli. Ishte i veshur si oficer dhe na shoqëroi në aeroportin e Munihut. Na çoi atje dhe na hipi në një avion amerikan bombardues me katër motorë. Ai na tha: “Tani do të shkoni në Greqi. Atje do të ketë njerëz që ju presin”. U ngritëm nga Munihu dhe arritëm në Athinë … (korrekton veten) në Pire.

      A ju shoqëroi njeri në atë avion?

      Jo. Ishte vetëm piloti.

      A ju dhanë dokumente?

      Jo.

      Nuk ju dhanë dokumente?

      Jo

      Në rregull, vazhdo.

      Kur avioni u ul, një makinë ushtarake iu afrua avionit. Dy njerëz zbritën nga makina dhe na kërkuan të zbrisnim nga avioni.

      Si quheshin ata?

      Njëri qyhej Xhim kurse tjetri Çarls.

      Çfarë ishin ata?

      Ishin amerikanë.

      Çfarë?

      Ishin të shërbimit amerikan të spiunazhit.

      Ku ishit ju, në Uashington apo në Athinë?

      Në Athinë.

      Në Pire.

      Po, në Pire.

      Kur u ulët a nuk patë roje greke të vinin për të parë avionin?

      Më falni?

      Zakonisht kur ulet avioni vijnë rojet për kontroll.

      Jo, jo, nuk erdhi askush.

      I akuzuar, si e shpjegoni që në aeroport nuk kishte fare grekë por vetëm amerikanë?

      Unë e shpjegoj sipas njohurisë time. Greqia është territor amerikan.

      Kush ishte me ty në Athinë?

      Peneli, Haxhi Gjyli, Hysen Selamni, që ishte lideri ynë deri atëherë.

      Në rregull. Kush e mori drejtimin në aeroport?

      Në aeroportin e Athinës dy amerikanët Xhin e Çarls, të shërbimeve të inteligjencës, ishin në komandë. Ata na çuan në një shtëpi, një shjtëpi sekrete, që menaxhohej ng amaeikanët.

      A flisje ti me ata?

      Po flisnim.

      Vazhdo, ku ju dërguan?

      Ata na dërguan në një shtëpi sekrete që drejtohej nga amerikanët. Ditën tjetër dy amerikanët erdhën përsëri dhe lexuan biografinë tonë. Na bënë foto. Ne i pyetëm: “Përse janë fotot?” ata na thanë: “Duhet t’i dërgojmë te qendra. Do dërgojmë edhe biografitë tuaja”.

      A jua thanë arsyen përse po merrnin fotot dhe biografitë tuaja?

      Jo, nuk na thanë. Ata thanë vetëm: “I duam biografitë tuaja për qendrën”.

      A ju kërkuan dokumente të tjera?

      Jo, nuk na kërkuan dokumente të tjera.

      Ju i dhatë biografinë tuaj të kompletuar?

      Po.

      Çfarë shkruhej aty?

      Në biografinë time kisha shkruar emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe …

      Çfarë profesioni keni shkruar në biografi?

      Përgjigje – Në dokument profesioni u shkrua si agjent (të qeshura në sallë)

      Çfarë bëtë në atë shtëpi?

      Kreu i inteligjencës amerikane erdhi të nesërmen. Ai na takoi dhe na tha: “Ju do të qëndroni në këtë shtëpi dhe do të merrni mësimet që ju japin. Mund të dilni nga shtëpia”. Ai vinte aty shpesh. Gjatë qëndrimit tonë ne bënim atë që thoshte ai.

      Çfarë?

      Pas disa ditësh në atë shtëpi, ata sollën operatorin radio Tahir Preçi, sepse kishim nevojë për një operator radio me vete. Ai na tha edhe për Hamit Matjanin. Matjani kishte shumë njohuri për udhëtimin tonë në Greqi, sepse Zogu kishte dërguar Irfan Ohrin në Greqi. Me Hamitin erdhi edhe njëfarë Xheladin Tresova. Kur erdhën ata në nisëm trajnimin. Dilnim edhe jashtë për të mësuar sinjalet për avionet dhe lëshimin e mallrave. Dilnim jashtë për shëtitje dhe për të provuar armët që duhet të merrnim me vete.

      Për çfarë po stërviteshit?

      Po stërviteshim për ecje, sepse duhet të ecnim nëpër male.

      Cili ishte qëllimi i stërvitjeve të tjera, si ato për leximin e hartave dhe të busullës?

      Na mësuan të përdorim busullën për t’u orientuar, për të mos humbur drejtimin.

      Na thoni pse kishit nevojë për to, çfarë ju thanë?

      Ne i kërkuam vetë të mësonim hartën dhe busullën.

      Jo, jo për atë. Na thoni për mësimet që po merrnit.

      Për këtë na mësuan për të ditur të sinjalizojmë me avionët.

      Kush i kryente këto leksione?

      Leksionet kryheshin nga dy amerikanë që quheshin Xhorxh e Xhim.

      E kuptoj që busullën ua mësuan që të mos humbisnit rrugën në Shqipëri. Por cili ishte qëllimi i stërvitjes me armë zjarri.

      Pasi duhet t’i merrnim me vete.

      Na tregoni përse ju mësuan të qëlloni me armë?

      Stërvitja na u dha zoti prokuror për të testuar armët për operacion sepse nuk po vinim këtu si miq por si armiq.

      E dimë që po vinit si armiq, por çfarë do të bënit me këto armë?

      Armët i kishin për mbrojtje, në rast përplasjesh.

      I akuzuari ka frikë të pranojë se atyre do t’u duhet të qëllonin, ose të vrisnin njerëz nëse ishte e mundur. Halil Branica, ashtu si dhe Zenel Shehu, kanë frikë të pranojnë hapur se armët u ishin dhënë në përgatitje të kryengritjes së armatosur, nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për të vrarë bijtë e popullit këtu.

      Çfarë bëtë pasi mbaruat kursin e trajnimit?

      Pasi mbaruam me kursin dhe 5 ditë para nisjes tonë, kreu i inteligjencës erdhi dhe na tha se do të niseshim më 27 prill. Do të shkonim në drejtim të Kastorias dhe më pas do të hynim në Shqipëri.

      Na tregoni nëse ishin ju apo amerikanët që vendosën mënyrën e udhëtimit për të hyrë në Shqipëri. Erdhët me avion apo në këmbë?

      Ishim ne që vendosëm për mënyrën e ardhjes në Shqipëri.

      Ju vendosët të vinit në këmbë. Kur u larguat nga Greqia?

      Më 27 prill. Amerikanët erdhën e na thanë se duhet të niseshim për në Shqipëri. Kështu u pajisëm me armë e ushqim dhe një makinë ushtarake na çoi në fushën ajrore të Pireut. Na shoqëruan dy amerikanë, emrat e të cilëve ishin Xhon e Çarli. Ata i priti një oficer grek, i cili kishte urdhra të posaçme për këtë çështje. Na morën në një makinë tjetër dhe shkuam në një fshat. Nuk e di emrin e tij. Kaluam natën aty. Ata ishin me grekët. Emrat e tyre ishin Hysen Kapllani dhe Hise Neli. Ne i morëm ata me vete pasi ata e dinin më mirë rrugën se Hamiti. Pasi kaluam natën aty, u larguam së bashku. Na shoqëruan një oficer grek me disa ushtarë. Mëngjesin tjetër zbritëm malin Gramos për në Matis. Unë kisha qenë i sëmurë që prej Gjermanisë dhe nuk mund të vazhdoja, prandaj i thashë Zenelit: “Nuk vazhdoj dot më tej, duhet të kthehem. Nëse bëhem më mirë do të mbaj premtimin dhe do të vij”. Kështu bashkë me një oficer grek dhe disa ushtarë u ktheva në Kastoria, që është në fakt një qendër amerikane. Oficerët grekë kishin vetëm detyrë të shoqëronin diversantët shqiptarë drejt kufirit.

      I akuzuar, ju thatë se kur arritët në Kastoria u dorëzuat te një oficer grek me disa ushtarë.

      Po

      A e dinte oficeri grek ardhjen tuaj?

      Ju thashë zoti president, ai ishte i informuar.

      Cili ishte i informuar për ardhjen tuaj?

      Këta oficerë, oficerët grekë që ishin gjithnjë në kontakt me amerikanët, që kishin detyrë të na shoqëronin te kufiri.

      Po ushtarët grekë, a e dinin edhe ata?

      Sigurisht, e dinin. Në Kastoria na informuan shërbimet amerikane se një nga grupi ynë ishte kthyer. Pastaj disa ushtarë grekë më shoqëruan në Athinë dhe më lanë në hotelin Carton, ku një amerikan i spiunazhit po më priste. Ai mori një dhomë në hotel dhe më tha të qëndroj aty. Më vonë erdhi Xhoni dhe më tha: Nuk kemi lajme nga Zeneli, dhe nëse nuk marrim lajme deri të hënën do të të dërgojmë në Egjipt pasi nuk mund të mbajmë njerëz kot duke bërë asgjë. Dhe meqenëse nuk morën lajme nga Zeneli ata më dërguan në Gjermaninë Perëndimore me një avion amerikan bombardues. Arrita në Gjermani në Frankfurt. Aty më priste një tjetër amerikan që më çoi në hotel, ku qëndrova 2-3 ditë. Pas tre ditësh erdhi i njëjti amerikan dhe më tha: “Duhet të rikthehesh në Athinë”.

      Vazhdo.

      Ai më ndryshoi emrin, vetëm emrin e parë, dhe kombësinë. Tani isha një turk nga Maqedonia. Ai më vuri në një avion suedez që shkonte në Greqi. Atje takova një amerikan që më çoi në një hotel. Ai tha: “Po shkon mirë, kemi kontaktuar me Zenelin”. Ai tha se puna po shkonte mirë. Qëndrova aty disa ditë dhe morëm lajmin se Halili ishte i kërkuar në Shqipëri. Më 4 gusht hipa në një avion.

      Përpara se të na tregoni për nisjen, na tregoni për aktivitetet jashtë shtetit.

      Gjatë qëndrimit jashtë?

      Po, gjatë asaj periudhe, çfarë keni bërë?

      Gjatë qëndrimit tim jashtë nuk kam bërë shumë. Kam qëndruar gjithmonë me Zogun.

      A ishit anëtar i ndonjë grupi?

      Nuk kam qenë anëtar i ndonjë grupi, por kam qenë në favor të grupit të Legalitetit pasi ishte partia e Zogut.

      Me kë keni qëndruar?

      Me Zogun.

      Cili ishte grupi i Zogut?

      Zogu merrte pjesë në grupin e Legalitetit.

      Kurse ju nuk ishit anëtar i atij grupi?

      Po, isha anëtar i këtij grupi.

      Çfarë dini për marrëdhëniet e Zogut gjatë kësaj periudhe? Cilat janë marrëdhëniet e tij me shërbimet amerikane e britanike të inteligjencës?

      Kur ishte në Angli ai bashkëpunonte me britanikët, me një ish-ministër britanik në Shqipëri, që tani ishte me shërbimet e inteligjencës. Kur ishim në Egjipt, ai kishte marrëdhënie me njëfarë kolonel Sterling, që kishte jetuar në Siri.

      Përse i mbante ai këto relata?

      Relata spiunazhi?

      Cilat ishin relatat e Zogut me kriminelët e luftës?

      Zogu kishte marrëdhënie edhe me kriminelët e luftës. Ndonjë e preferonte më shumë, ndonjë më pak. Ata ishin ish-armiq të tij dhe vinin në shtëpinë e Zogut, si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra e të tjerë.

      Përse i mbante ai këto marrëdhënie?

      Ai i mbante këto marrëdhënie për të përçarë partinë e Legalitetit … (korrigjon veten) partinë e Ballit Kombëtar.

      Pse? Cili ishte qëllimi i Zogut?

      Të vinte njërin kundër tjetrit.

      Përse e bënte Zogu këtë?

      Që t’i ç’organizonte në mënyrë që të mos bashkoheshin.

      Pse?

      Që të ishte vetë lider i këtyre kriminelëve.

      Çfarë do të fitonte Zogu nëse bëhej lideri i vetëm i këtyre kriminelëve?

      Do të njihej nga amerikanët.

      Çfarë do të përfitonte ai nga simpatia e amerikanëve? Do të përfitonte vetëm për emrin?

      Jo, jo vetëm emrin. Ai do të merrte gjithçka,Partia e Legalitetit do të marrë Komitetin e Shqipërisë së Lirë.

      Çfarë do të përfitonte?

      Do të merrte dollarët që i jepen asaj organizate.

      Ishit ju zyrtar i tij?

      Po.

      Cilat ishin marrëdhëniet e Zogut ne Egjipt me njerëz të tjerë?

      Në Egjipt, marrëdhëniet politike?

      Çfarë marrëdhëniesh të tjera kishte?

      Në Egjipt ai kishte marrëdhënie me pashallarë, pashai Sirai Al Din, ministri i Brendshëm i Egjiptit.

      Çfarë marrëdhëniesh kishin?

      Kishte marrëdhënie të afërta me të, pasi kishin bërë një marrëveshje për tregtinë e pambukut. Gjithashtu pashai Sirai Al Din dhe ish-mbreti i Jugosllavisë Peter, e dinin marrëveshjen. Ata kishin një marrëveshje për tregtinë e pambukut të Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, kur ishin bashkë bënin përgatitje për biznesin e tyre.

      Ishte e lejueshme kjo tregti në Egjipt?

      Meqenëse ai ishte ministër i brendshëm, i lejohej.

      Kur u nisët për në Shqipëri?

      U nisa për në Shqipëri më 4 gusht 1952.

      Nga ku?

      Nga Greqia.

      Kur u nisët?

      Siç ju thashë, kur arrita në Gjermani duhet të kthehesha në Shqipëri sepse Zeneli më kishte kërkuar.

      Kur erdhët në territorin shqiptar?

      Më 4 gusht 1952.

      Kush ua dha letrën?

      Ma dha një amerikan i quajtur Xhon.

      Cila ishte përmbajtja e letrës? A e lexuat?

      Po, e lexova, letra thoshte “Na dërgoni tre shokë”.

      Ashtu?

      “Sa njerëz nga policia e sigurisë kemi bindur për kauzën tonë?” (të qeshura në sallë)

      Çfarë tjetër?

      Asgjë tjetër.

      Kur erdhët në Shqipëri?

      Më 4 gusht 1952.

      Kur ju arrestuan?

      Në të njëjtën ditë. Zbrita, dhashë fjalëkalimin “Berat”. Fjalëkalimi për të kontaktuar Zenelin ishte “Burrel”. Unë u dhashë dorën, dhe atë moment më arrestuan. Unë thashë: “Çfarë është kjo?” (të qeshura në sallë) Siguria? (të qeshura në sallë; bie zilja për vendosjen e qetësisë)

      Është e vërtetë shokë gjykatës, se i akuzuari Halil Branica u kap në momentin kur hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë. për këtë lavdërojmë forcat e sigurisë besnike ndaj Parisë dhe popullit. Rroftë popullor dhe forcat tona të sigurisë … (duartrokitjet në sallë bëjnë të pakuptueshme fjalinë) Çfarë materialesh kishit me vete?

      Pajisje ushtarake dhe armë.

      Pajisje ushtarake?

      Kisha një pushkë të gjatë.

      Pse?

      Jua thashë më parë. Kisha pushkë sepse po vija këtu si armik e jo si mik.

      Çfarë dokumentesh kishit kur u arrestuat?

      Një letër.

      Kjo është letra?

      Po

      A kishit kartë identiteti?

      Po, kisha.

      Çfarë lloj karte identiteti?

      Një kartë identiteti me emrin Ahmet Jusuf.

      Kush ua dha?

      Shërbimet amerikane.

      Përse ju dhanë një emër të rremë?

      Për të fshehur identitetin nëse duhet të prezantohesha me dikë.

      Keni gjë për të thënë avokat?

      Asgjë

      E pranoni akuzën i pandehur?

      Po

      Për atë që keni bërë?

      Po

      Reply to this comment
      • Mollosi July 28, 13:50

        Eshte shume normale qe sigurimi serb eshte munduar qe edhe z. Camaj ta bente bashkepunetore te vetin. Nuk mendoj se ja ka arritur qellimit. Po te deshironte z. Camaj do te mbetej ne Kosove (Jugosllavi) ku do te kishte privilegje te shumta. Por ai nuk deshi dhe per kete aresye u largua nga Jugosllavia. Kontributi i tij eshte shume i madh, sidomos gjate punes se tij si udheheqes i Katedres se Albanalogjise ne Universitetin e Mynihut.
        Per mua veprat e tij jane shume te dashura. “Nje fyell nder male”, Kanga e verrinit”, “Poezi”, “Rrathe”, “Dranja”,”Pishtaret e nates”, “Ne hijen e gjarpnit”, “Njeriu me vete e me tjere” zene nje vend shume te rendesishem ne biblioteken time.

        Reply to this comment
    • Alban Dega July 27, 23:43

      FLASIN DOKUMENTAT TE CIA-s AMERIKANE

      Syshqiponjat amerikane nuk Jane plakat e Sofratikes dhe shtrigat e Vicidolit…
      Ato dine per secilin prej nesh me shume se dime ne per veten tone!
      Dine cka ne dime per vete por dine edhe cka tjeret dine e thone per ne!
      Vellazerisht!

      Reply to this comment
      • OU July 28, 16:15

        zoti Alban

        ju lutem behuni me i kujdeshem ne dashurine kozmike qe keni pe syshqiponjat amerikane…..sepse te njejten dashuri kishit per syshqiponjat e Sigurimit shtetit dikur…
        .
        po per “syshqiponjen elez biberaj” qe ka ushtruar mbi ju nje GENOCID ANTIKOMUNSIT….pse flisni ndryshe.
        .
        ne koment i juaji te gazeta dita me ka lene pa mend…

        LEXIM TE KENDSHEM !

        Ishja une antiamerikani i Elez Biberit, qe per muaj me radhe mbajta gjalle rubriken ” Tri mesime te demokracise amerikane” tek gazeta Bashkimi e Sakajeves dhe Mehmet Elezit!
        Diten e rrezimit te monumentit te Qoftelargut me 20 shkurt 1991 per pak sa nuk me ra ne koke koka e tij… Kam me qindra fotografi te asaj dite historike…
        E Elez Byberi si badhkefshatar me lidhje teper te ngushta e vellazerore midis familjeve tona beri edhe nje dhurate tjeter te paharruar…
        Gjate nje vizite ne ATSH bashke me zevendes apo drejtorin e Zerit te Amerikes per Evropen Lindore, isha zhytur ne nje koment per ngjarjet ne Kosove. I shoh qe futen ne zyre dhe ngriten u jap doren sipas zakonit dhe mikpritjes shqiptare. Pas nje tungjatjeta te thate me drejton pyetjen me cinike te jetes sime
        A akoma je ketu !?
        – Pse ku me e dije se punoje ne Komitetin Qendror!? ia kthej. … Ne kete fabrike lajmesh me tri turne jam!
        U skuq edhe me fytyra e tij kuqalashe nga natyra!
        U skuq dhe nuk vonoi e ma skuqi edhe me shpejt se e mendova!
        Dy dite mbrapa drejtori i ATSH-se magazinieri i peshkut dhe bythelepiresi me I peshtire fillimisht i Dritero Agolli, drite paste, dhe i Sali Berishes, Ilir Zhilla, me therret ne zyre.
        Brenda ishin daja i tij Uran Butka dhe naziskini Petrit Kalakula. I pershendes dhe pa u ulur fare ne tavoline talenti i bythelepirjes se Berishes qe u be drejtor i ATSH-se me nje shkarra shkrim per te ” Njeri apo Shqiponje” !!!! me jep sihariqin e flakjes nga puna mua kryeredaktori per Kosoven me 7 gjuhe te huaja…
        Kur i kerkoi aresyen dhe vendimin zyrtar per ate gjueti shtrigash biberishiste me thote oer aresye reforme dhe vendimin do ta marrish tek kuadri.
        – Shume faleminderit qe me hoqet edhe orange ne fundit me kete regjim , dhe largohem pa u hedhur as syte dy deputeteve me fashiste te Berishes dhe bythelepiresit te tyre Ilir Zhilla…
        Ishte hera e dyte qe bashkefshatari im Elez Byberi me pushonte nga puna! Per nje intelektual e ne punes shteti ai ishte barai me denimin me vdekje!
        Nuk ia arriti sepse kishte gati tre vjet qe sherbeja si korrespondent i gazetave spanjolle ” El Pais” ( edhe sot e treta nga tirazhi dhe e 4- ta nga reputacioni ne Bote ” La Vanguardia” e Barcelones, ” Excelsior” e Meksikes, “La Nacional” e Argjentines…..
        Besoj se jam gazetari i pare shqiptar qe e kam quajtur sy ne sy e balle perballe tri simboleve te tij me te erreta Butjes, Kalakules dhe Ilir Bythelepiresit qeverine e Sali Berishes regjimi. Koha ne dha plotesisht te drejte jo vetem per ate por edhe paralajmerimin qe ia dha vetem 9 dite me vone ne gazeten Zeri i Popullit ne analizen perle e bombe njekohesisht me titull ” Demokracia fiton cdo cdo dite! me 19, 20, 21 qershor 1992…
        – Kujdes Zoti President! ruaju nga servilet… Ata do te jene te paret qe do rrembejne sopaten e bejne dru mbi pemen tende jo pasi te rrezohet por sa te filloje te lekundet…..!
        Ashtu edhe ndodhi ne 1996- 1997-en tragjike
        qe rrezik jo vetem demokraturen berishiane por per shkak te saj edhe krejt Shqiperine sic po orvaten te bej edhe sot ai shtrigan Vicidoli dhe banda e tij e vampireve kriminele!
        E Elez Biberi nuk mjaftohet vetem me aq…
        E per me keq ky liber eshte shtypur nga nje shtypshkrojne e qeverise Amerikane pa verifikuar fare vertetesine e dizinformacionit te tij…
        Sapo marr njoftim dhe blej libri kontaktoj me nje nga studiot ligjore me fame boterore ketu ne Nju Jork.
        Pasi u jap informacionin dhe tregoj librin Presidenti i saj, Dr, Prof. XY me thote se ke nje ceshtje absolutisht te fituar dhe do te padisim jo vetem autorimesse dhe Radion ” Zeri i Amerikes” por edhe qeverine federale qe ka pranuar te shtype nje liber te tille me dizinformacion, shpifje, prishje fame ( difamacion ) cenim personaliteti me pasoja te renda humanitare, ekonomike, financiare, morale dhe psikologjike per ju dhe familjen tuaj per nje shume prej 25 milione dollaresh!
        Per kete studioja e binder ne suksesin e sigurte me ofron qe te mos parapaguaja as he cent dhe do te me kerkonin vetem 15- 20 perqind nga 30- 35 per qind te demshoerblimit qe kerkojne studio te tilla per aksidente. Pervec kesaj ajo do te me paguanin 50 dollare per faqe perkthimi te dokumenteve te mia pasi libri i Elezit ishte ne Anglisht dhe nuk kishte nevoje… Ka qene dite e premte dhe e lame te nenshkruanim kontrate ligjore te merkuren pasi te mendohesha edhe nje here….
        U clirova…. gati sa nuk po fluturoja!
        Kisha hapur ne krahet e ligjit dhe Drejtesise!
        Nuk e kam dashur dhe kurre nuk kam perkrahe hakmarrjen… Kam shume prova per kete… mbi te gjitha shkrimin fantastik ” Ule ate gryke pushke vella!” botuar nga Adrian Thano tek Shekulli !
        Doja drejtesi e Ligj!
        Bashjefshatari im kishte kaluar cdo cak njerezor e ligjor…
        Jo nje… as dy…. as tri …. shume here!
        Do ta falenderoja po te merrte Pushken e te ne dilte perpara si burre e te qellonte!?
        Pse kishte te drejte!?
        Sepse diku nga vitet 49 babai i tij Hysen Byberi dhe mixha i tij Niman Byberi kishin ardhe ilegalisht nga ish – Jugosllavia me misionet e UDB-se serbe kishin trokitur ne deren e families Dega ne Grac.

        Reply to this comment
    • Arben July 28, 07:51

      JO JEMI KTHYER, KEMI 70 VJET QE JEMI.

      Reply to this comment
  11. demo July 30, 12:07

    OU,qenkemi bashkevuajtes!Mire ty me biografi te mire,po mua me biografi te keqe,c`pati kasta Kolonjes Ilir Zhilla,Uran Butka,Uran Kostreci,qe me pezulloi si korresp.rrethi,sapoemeruar,pa me paguar as paret e telefonave?Vetem se gjyshi im ne burg,ja dhiste muhabetin,Kostrecit,se e dinte,qe nuk ishte i burgosur politik,por ishte i burgosur i passionit ne hetuesine e Pogradecit.

    Reply to this comment
  12. Arben July 30, 23:06

    PER TE ARDHUR KEQ.

    E VERTETA DUKET SHESHIT, KOMENTET PER TEMA

    PA LIDHJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*