Si i shpenzoi Kastriot Ismailaj 650 mln lekë të marra nga CEZ

October 26, 2015 15:40

Si i shpenzoi Kastriot Ismailaj 650 mln lekë të marra nga CEZ

650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ Shpërndarje, në formë pagesash për punën që kompania e tij DIA ka kryer për llogaritë e çekëve.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët kontabël, pas verifikimit dhe studimit të materialeve e shkresave që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, tashmë llogarit e së cilës janë sekuestruar.

Sipas ekspertëve, në zbatim të dy kontratave mes DIA-së dhe CEZ-it, kjo e fundit brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 mln lekë të reja.

Po ku kanë shkuar këto para, që prokuroria nuk i ka gjetur në llogaritë bankare të cilat janë të bllokuara!?

Në raport, ekspertët thonë se rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në “cash” nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime në resorte të ndryshme.

Rreth 750 mijë euro nga parat e CEZ-it, ekspertët thonë se Ismailaj në fillim të vitit 2013 ka paguar studion ligjore gjermane që përfaqëson atë në arbitrazh. Për të vënë në lëvizje këtë të fundit, Ismailaj ka paguar rreth 300 mijë euro si pagesë për nisjen e procedurave të procesit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në raport thuhet se rreth 335 milion lekë nga parat e CEZ-it janë tërhequr nga bashkëortaku i tij tek kompania DIA, shtetasi Arjan Laçi. Një shumë prej rreth 300 milion lekësh, kompania DIA ka paguar në llogarit të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer.

Gjithashtu, sipas raportit kompania me ku ishte bashkëpronar Agron Çela, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompaninë e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet.

Më pas, një shumë prej 65 milion lekësh, ekspertët thonë se nga DIA e kanë përfituar kompania e vëllezërve Petrit e Vilson Ahmeti, ky i fundit ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991-‘92. Këto pagesa, janë arsyetuara si detyrime që kompania DIA i kishte kompanisë së vëllezërve Ahmetaj, të cilët kishin përgatitur material e projekte për kompaninë DIA.

Ndërkohë një kompani e vogël në kryeqytet, sipas ekspertëve ka përfituar një shumë prej 60 milion lekësh, shumë për të cilën nuk ka ndonjë arsyetim apo argumentim nga kompania DIA. Ekspertët thonë se Ismailaj, pavarësisht prishjes së kontratës me kompaninë CEZ-shpërndarja ka vazhduar të paguaj detyrimet tatimore dhe taksat ndaj shtetit deri në dhjetor të 2012.

Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar e nga 2010 deri në 2012 Ismailaj ka paguar detyrime në shtet për rreth 120 punëtor, që realisht në asnjë rast nuk I ka pasur deri në këtë shifër.

Këto pagesa, sipas ekspertëve, Ismailaj i ka bërë për të rritur faturat e pagesave dhe harxhimeve në Arbitrazh, ku ka dorëzuar padinë në fund të muajt janar të 2013 kundër CEZ- shpërndarjes. /Abc

 

October 26, 2015 15:40
Komento

4 Komente

  1. LOVE October 26, 16:18

    Genjeshtra ,te gjitha genjeshtra
    ato pushimet i ka bere me zor , 110 milione leke te reja ,nuk harxhon vecse me zor
    ata gjermanet kane marre shume , jane ca te shtrenjte ,po mire se do marrim 135 mil euro
    ka per te gjithe shteti
    ai Ahmeti ka punuar , ate me zor e beme kryeminister , dhe kur pa ne 92
    qe nuk dinim as kush ishim ,nga vinim dhe pse rronim
    po Ahmeti ka punuar ,ka ber projekte per Ismailajn …se me kete surrat prej torollaku qe ka
    vetem nje ish kryeminister mund ta mesonte mire
    po nejse ,genjeshtra me e madhe ,ajo qe nuk haet fare ,po fare
    eshte ajo per AGRON CELEN
    ai doli vete dhe tha me gojen e tij qe do e padisi Ismailajn ….ai ne burg eshte ,po do e padiste …jo per Kastriotin jo ,po qe te merrte certifikaten e virgjerise per vete
    tani me qetesi dhe dashuri ,ti japin dhe 135 milione euro kokepalaret
    se me zor do bej pushime te reja ,do paguaj ndonje Ahmet te rrrrrrilindur …
    hajt mos beni kot ,paguajeni ….dhe prokuroria te bej pushim ceshtjen
    se duhen paguar dhe ata . …..

    Reply to this comment
  2. fteri October 26, 19:13

    ku i qoje kjo fytyre e keqe gjithe ato para ?..!..

    Reply to this comment
  3. geg hyseni October 26, 20:48

    Shikoni si luhet me djersen e nje populli te tere qe ne dyzet vite ndertoi fabrika,thau keneta e ngriti hidrocentrale….Ja si Larushet e demokracise administroine parate tona…E pastaj themi qe jemi vendi me i varfer ne rajon…Jo more..jemi me i pasuri, por me i vjedhuri dhe i mashteuari…C’faj ka Kastrioti? Atij ja dhan leket.Ai vetem i “menaxhoi”….O zot, deri kur???!!!

    Reply to this comment
  4. Bub Dermani October 27, 00:21

    Ky kerkoka 50% nga arketimet qe ka mbledh.S’paskan dal keq ceket me kete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim