Si u shpëtoi 6 muajve burg autori i aksidentit makabër

July 13, 2016 19:46

Si u shpëtoi 6 muajve burg autori i aksidentit makabër

Andrea Memollari, personi që aksidentoi për vdekje Dhurata Priftin, ka qënë një shkelës i hershëm rregullave të qarkullimit rrugor. Në datën 3 Mars 2015, ai u ndalua për tejkalim të normave të shpejtësisë. Pas kësaj, ai tentoi të korruptojë me 500 lekë të reja, efektivin e policisë.

Memollari iu afrua policit me paratë në dorë, duke i thënë: “Merre, pini një kafe dhe mos më vononi se kam një takim”. Pas kësaj, blutë e prangosën dhe ai u hetua nga Prokuroria, e cila e dërgoi në gjyq.

Për 20 – vjeçarin, Prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burg, por duke qenë se kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, masa u ul në 6 muaj burg.

Kjo çështje u shyqyrtua nga gjykatësi Martin Deda, i cili u bind për fajësinë e Memollarit, nisur nga provat e Prokurorisë. Por ai argumeton në vendim se qëllimi nuk është vetëm ndëshkimi i të pandehurit, por edhe rehabilitimi, edukimi dhe rintegrimi në shoqëri.

Gjithashtu, gjyqtari Deda ka çmuar në vendim se në këtë rast kishte vend për aplikimin e dënimit alternativ, atë të punës në komunitet. Kjo nisur nga rrethanat e veprës penale dhe rrezikshmërisë së ulët që paraqiste 20 – vjeçari.

Duke qenë se nuk kishte qenë i dënuar më parë, gjyqtari Deda pezulloi dënimin me burg, duke vendosur si masë dënimin me 40 ditë pune në shërbim të komunitetit./Tv Klan

July 13, 2016 19:46
Komento

2 Komente

  1. Arben July 13, 22:06

    NE DATE 21 TE GJITHE PARLAMENTIT,

    OSE TE DALE DREJTESIA, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE BRENDA.

    NDRYSHE TE RRIME URTE, SE MBETEM DUKE BERE GAM GAM NEPER FORUME.

    Reply to this comment
  2. Edi July 14, 14:45

    Maskarai, e përplasi dhe pastaj e shtypi. Oh, kafshë e egër, mos të zëntë mëngjesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*