Si ia doli Islanda të heqë 16 vjeçarët nga droga, duhani dhe alkooli

March 4, 2018 13:21

Si ia doli Islanda të heqë 16 vjeçarët nga droga, duhani dhe alkooli

Droga, duhani dhe alkoli janë dy fenomene që janë kthyer në një plagë sociale në të gjithë vendet e Europës. Por Islanda, një nga shtetet më problematike në Evropë për këto çështje, ia ka arritur për bukuri që ta zvogëlojë këtë fenomen duke përdorur një metodë të sajën. Lexoni më poshtë se si:

 

Përqindja e 15-vjeçarëve dhe e 16-vjeçarëve islandezë që konsumonin alkoolin në vitin 1998 ishte 42%.

Në vitin 2016 kjo përqindje ishte vetëm… 5%!

Përqindja e të rinjve që përdornin marihuanën në të njëjtën periudhë ra nga 17% në… 7%!

Në rastin e pirjes së duhanit, në të njëjtën periudhë konsumi i cigareve ra nga 23% në vetëm… 3%!

Si ia doli Islanda, një nga vendet më problematike për përdorimin e drogës, duhanit dhe alkoolit tek rinia?

Inga Dóra Sigfúsdóttir, një studiuese në Universitetin e Islandës, është ajo që hartoi strategjinë e kësaj ndërmarrjeje shumë të rëndësishme – shkruan portali Tesheshi.

Ata bënë një studim të veçantë, ku nxorën disa gjetje mbi kërkesat e grupmoshave 14-16 vjeç që përdornin drogën, duhanin dhe alkoolin.

Plani kombëtar u krijua në bazë të të dhënave nga hulumtimi i mësipërm.

Tiparet e këtij plani ishin se ai nuk drejtohej nga shteti, por menaxhimi i programeve u krye nga bashkitë.

U ndryshuan drastikisht disa ligje.

1-U bë e paligjshme për të blerë cigare nga ata që ishin nën moshën 18 vjeç dhe alkooli nën 20 vjeç.

2- Ligji ndaloi qëndrimin e fëmijëve ndërmjet 13 dhe 16 vjecc jashtë shtëpisë pas orës 22:00 në dimër dhe në verë pas mesnatës.

3 – Marrëdhënia midis prindërve dhe shkollave u forcua ligjërisht nga krijimi i organizatave të prindërve në secilën shkollë.

4 – Shteti rriti ndjeshëm financimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve rekreative, me qëllim krijimin e  një qasjeje të organizuar ndaj aktiviteteve pozitive të fëmijëve.

Ky fond përfshiu ndihmë për të varfërit që merrnin fonde të posaçme për të financuar aktivitetet e fëmijëve.

OJF të ndryshme merrnin fonde nga shteti për të ndihmuar krijimin e një klime afrimi mes mësuesve dhe prindërve të nxënësve.

Si rezultat i këtij programi, në periudhën 1997 – 2012, u dyfishua numri 15-16 vjeçarëve që kalojnë fundjavat e tyre me prindërit  nga 23% në 46%.

Përqindja e fëmijëve në këtë grupmoshë që kaluan kohën e tyre në aktivitete sportive u rrit nga 24% në vitin 1997 në 42% në vitin 2012.

Ky është një shembull i futjes së sistemit  të parandalimit si një masë efikase. Më mirë investojmë në parandalimin e fenomenit sesa të kurojmë pasojat.

b.m. / dita

March 4, 2018 13:21
Komento

7 Komente

  1. $$$$$$$$$$$ March 4, 15:57

    Droga, duhani dhe alkooli i bie te jene tre fenomene, pse ju thoni dy?

    Reply to this comment
    • Bureto March 4, 17:08

      Shtet me 300.000 vetë ëshë, kështu që fenomeni menaxhohet kollaj. Gjithsesi kjo eksperiencë e mirë nuk ka pse të mos gjejë zbatim edhe gjetkë.

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 4, 17:24

    ore gazeta, pse e keni memorjen e shkurter. Paskeni shkuar larg! Para ’90, ishte si ishte regjimi, tek ne nuk bente vaki te gjeje keto fenomene, le qe drogave as ia kishim idene.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku March 4, 18:32

      O po ti ke rrjedhur fare o i gjore. Ne burg edhe vaktet jepen me orar, ti thua “ishte si ishte regjimi”, ja pra ishte regjimi-burg, prandaj nuk kishte droga, dmth ne mase, se drejtori i burgut me gardianet edhe e thithnin nga nje here, mos kujto se jo. Eshte si puna e cigareve Marlboro qe ti e dije se beheshin ne Jugosllavi e jo ne Telat Noga Durres. Meso. meso, ke akoma shume per te mesuar, e shume brockulla te vjetra qe duhet t’i nxjerresh nga ai pak tru qe te ka mbetur.

      Reply to this comment
  3. Lulhollandezi nuk e di a e ka thith ne klubet e hollandes March 4, 17:40

    Kete fenomen nuk po arrin ta ndalojnFilipinet me masa diktatoriale,nuk po arrin dot Kina dhe shum vende arabe qe edhe ne hale lexojne kuranin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*