LETRA I: “Këtu pasurohesh vetëm duke vjedhur ose duke u shërbyer të huajve”. Dy letrat e Dhimitër Paskos pak kohë para vdekjes duken si të shkruara sot

January 28, 2021 16:10

LETRA I: “Këtu pasurohesh vetëm duke vjedhur ose duke u shërbyer të huajve”. Dy letrat e Dhimitër Paskos pak kohë para vdekjes duken si të shkruara sot

 

Shënim i Kryeredaktorit

Botuar në DITA

 

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) me të drejtë është quajtur dhe është klasifikuar si “babai i prozës shqipe”.

Veprat më kryesore të tij janë: Rrjedhin lumenjtë, Vjeshta e Xheladin Beut, Lasgush Poradeci (1937), Netë Shqipëtare (1938) , Pylli i gështenjave (1958), Ago Jakupi, e të tjera rrëfime (1943), Sulm e Lotë (1943), Shënime letrare (1944), Havadan më havadan (1944), Kapllan Aga i Shaban Shpatës (1944), Fshati ynë e pi rakinë, Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea (1946), Tregime të moçme shqiptare (1965), Tregime të zgjedhura (1972) , Baltë nga kjo tokë (1973), Në një cep të Ilirisë së poshtme (1983) , Këngë e britma nga qyteti i djegur, E madhe është gjëma e mëkatit (1993), Xinxifilua (1962), Rine Katerineza, etj.

Letërsia është ana e tij e njohur.

Duhet thënë se veprimtaria financiare, ekonomike dhe bankare e Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit), është pak e njohur për opinionin shqiptar.

Edhe pse ai i ka botuar librat ekonomikë, broshurat apo studimet me disa pseudonime si: Dr.Pas, PAS, AB etj.

Një nga librat ekonomikë të Kutelit

Në të vërtetë Dhimitër Pasko ka botuar 16 libra dhe broshura të ndryshme sidomos mbi problemet e monedhës dhe të kreditit në Ballkan. Mes të tjerash: “Huarat me forcë mbi qarkullimin e monedhës” (botuar më 1933 nga Instituti Ekonomik Rumun); “Bankat Bujqësore të vendeve të Ballkanit” (viti 1934, broshurë); “Sistemet e Bankave të Emisionit të Vendeve të Ballkanit”, ku përfshihen bankat turke, bullgare, greke, jugosllave, shqiptare, botuar më 1933; “Banka Kombëtare e Shqipërisë”, “Krediti bujqësor”, botuar më 1937, “Dhjetë leksione për monedhën, kreditin dhe shërbimet” më 1938; “Kriza e Kontrollit në shoqëritë parashtetërore”, etj.

Ai ishte edhe përkthyes brilant.

Ka përthyer shkëlqyer “Kujtimet e një gjahtari” të Turgenjevit, “Tregimet e Petërburgut” dhe “Shpirtra të vdekura” të Gogolit, “Zotërinj Gollovlinovë” të Sllatikov Shçedrinit.

Në 1948 u dënua me 5 vjet për agjitacion dhe propagandë. Gjykata i hoqi dënimin shtesë për sekuestrim pasurie, pasi rezultonte në gjendje të vështirë ekonomike edhe pse kishte qenë tre herë drejtor bankash.

Letrat e tij janë botuar në DITA nga profesor Nasho Jorgaqi. Më poshtë do sjellim pjesë nga dy prej tyre që ai ia ka shkruar gruas së tij në muajt e fundit të jetës:

 

E dashur Efterpi,

Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i le fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobekësi të madhe, në pamundësi për t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. Fati im i keq, fati i tyre i keq…

Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime së kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane.

Kam punuar pa interes vetiak, bile kundër interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me trathëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim.

Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda.

Kaq munda, kaq bëra.

Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetiak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot.

Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arësye.

Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe.

Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vëndas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojat e para ka qënë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41.

Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?”

Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve.

Si ish drejtor tri bankash, di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë…

Vijon nesër

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

January 28, 2021 16:10
Komento

17 Komente

  1. Margarita January 27, 18:07

    Nderime pa fund për këtë njeri të madh.Vepra e tij është dhe do të mbetet një thesar i letrave shqipe.
    Faleminderit!

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri January 27, 18:35

    Rrespekt,rrespekt,rrespekt,rrespekt…deri pafundësi,për Mitrush Kutelin e madh.

    Reply to this comment
  3. demo January 27, 20:57

    Sikur vetem kete ENGJELL,
    Sikur vetem kete Drite Hene,te kishte burgosur enver hoxha,mos te kishte mbushur atdheun me krime,,sikur vetem kete,do te quhej krimineli me i poshter qe ka nxjerre kjo toke.
    Mitrush Kutelin e futen ne balten gjer ne gryke te kenetes se Maliqit,6 vjet,,Kafsha Stasi Marko e therriste me numur.Nuk kishte as emer.E semuren,e sakatosen e depresionuan.
    E shihte Nashon si shpetimtar,se ky te pakten i sajdiste,u jepte muhabet intelektualeve borgjeze,qe perkthenin me norme.Ky te pakten e therriste ne emer.
    Arriti deri aty sa te vinte ne dyshim,talentin,vepren,profesionin e zemres,,RREFIMTARIN.
    Shkrimtare ne ate kohe ishin Luan Qafeziu,Fatmir Gjata,Shefqet Musaraj,.
    Mezi e lejuan pas 20 vjetesh te botoje EPOSIN LEGJENDAR TE POPULLIT ARBEROR NE PROZE:
    TREGIME TE MOCME SHQIPTARE.
    Te gjithe NE kemi dale nga Manteli i Gogolit-thoshte Cehovi.Ky e perktheu Gogolin,Princin Turgeniev,Nekrasovin,Shcedrinin,Poetet Ukrainas,Emineskun,Gorkin.Perktheu edhe nje cifut rus- Paustovskin. Fati i Sharl Lonsevilit si fati i Mitrush Kutelit.Drama e Levitanit si drama e Mitrysh Kutelit.
    Ky e perktheu edhe Fatin e Njeriut te Shollohovit,,Cmim Nobel ne Letersi.
    Kishte nja 10 vjet qe kishte vdekur me i madhi prozator i gjuhes shqipe,,shkova ne shtepine e dr.Mistos ne Pogradec,Gjeta aty motren e Mitrushit te ndritur,e ema doktorit. Me lot ne sy me tha:-Vdiq mbi makinen e shkrimit..E vrane kafshet.As 57 vjec.
    Kur u perkthye ne France “Vjeshta e Xheladin Beut:”,beri buje.Po kush do ta perktheje Kutelin te plote?
    Keta kompjuteraxhit perkthejne me google translate.

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati January 27, 21:11

    Po po Dhimiter Pasko ka qene i madh si Letrar, por une kam ditur qe ka pasur si profesion ekonomistin-Financier.

    Aty kur flet per Kapitalin, Mitrushi ka te drejte ne rastin tone ne ate kohe,
    sepse Regjimi i Zogut nuk vendoste taxat ne lidhje me fitimin qe nxirte ai kapital
    dhe kete ta bente qe ne fillim te investimit me mareveshje
    Ndaj Kapitali i huaj ne ate kohe ne Shqiperi ishte fatkqesi ,

    Porse ne te vertete Kapitali i huaj i investuar ne vend kur ti vendos regullat qe ne fillim te investimit, atehere ky kapital eshte dobiprures jo vetem per Kapitalistin por edhe per shoqerine ku investohet

    Reply to this comment
  5. demo January 27, 21:45

    Sikur vetem kete ENGJELL,
    Sikur vetem kete Drite Hene,te kishte burgosur enver hoxha,mos te kishte mbushur atdheun me krime,,sikur vetem kete,do te quhej krimineli me i poshter qe ka nxjerre kjo toke.
    Mitrush Kutelin e futen ne balten gjer ne gryke te kenetes se Maliqit,6 vjet,,Kafsha Stasi Marko e therriste me numur.Nuk kishte as emer.E semuren,e sakatosen e depresionuan.
    E shihte Nashon si shpetimtar,se ky te pakten i sajdiste,u jepte muhabet intelektualeve borgjeze,qe perkthenin me norme.Ky te pakten e therriste ne emer.
    Arriti deri aty sa te vinte ne dyshim,talentin,vepren,profesionin e zemres,,RREFIMTARIN.
    Shkrimtare ne ate kohe ishin Luan Qafeziu,Fatmir Gjata,Shefqet Musaraj,.
    Mezi e lejuan pas 20 vjetesh te botoje EPOSIN LEGJENDAR TE POPULLIT ARBEROR NE PROZE:
    TREGIME TE MOCME SHQIPTARE.
    Te gjithe NE kemi dale nga Manteli i Gogolit-thoshte Cehovi.Ky e perktheu Gogolin,Princin Turgeniev,Nekrasovin,Shcedrinin,Poetet Ukrainas,Emineskun,Gorkin.Perktheu edhe nje cifut rus- Paustovskin. Fati i Sharl Lonsevilit si fati i Mitrush Kutelit.Drama e Levitanit si drama e Mitrysh Kutelit.
    Ky e perktheu edhe Fatin e Njeriut te Shollohovit,,Cmim Nobel ne Letersi.
    Kishte nja 10 vjet qe kishte vdekur me i madhi prozator i gjuhes shqipe,,shkova ne shtepine e dr.Mistos ne Pogradec,Gjeta aty motren e Mitrushit te ndritur,e ema doktorit. Me lot ne sy me tha:-Vdiq mbi makinen e shkrimit..E vrane kafshet.As 57 vjec.
    Kur u perkthye ne France “Vjeshta e Xheladin Beut:”,beri buje.Po kush do ta perktheje Kutelin te plote?
    Keta kompjuteraxhit perkthejne me google translate.
    Si ekonomist nuk kam cfare te them.Ja ku i keni hajdutet me ze e me figure.As gjerman,as partizan nuk paten mbi koke,,u vodh floriri ne Krrabe me mushka,kurse Banka e Fullanit u vodh duke mbushur breket me kartmondha.
    Epo kjo s`ka ndodhur as ne kohen Salep Sulltanit.

    Reply to this comment
  6. faro January 27, 21:48

    Sa intelektual, po kaq edhe modest. Shqiptar I vendosur për t’i shërbyer atdheut. Mik i ngushtë i historianit të shquar Dhimiter Pilika.
    Flm Dita që boton të tilla vlera kombëtare, si letra e mësipërme ku spikat atdhedashuria, profesionalizmi, ndershmëria

    Reply to this comment
  7. Gjorku January 27, 21:51

    Njè personalitet i nderuar, njeri i gjithanshèm e mbi tè gjitha me parime, qè e bèjnè tè pa vdekèshme Mitrush Kuteli. Ky èshtè fati i keq qè ndjek njerèzit e mirè, sikur ata qè e dènuan Mirtushin tè kishin njohur sado pak se çfarè fshihej brenda tijè, do tè dènonin vetèveten dhe kurrè atè. Megjithatè politikanèt dhe gjukatèsit janè pjesa mè e urryer e shoqèrisè, atèherè dhe sot e kèsajè dite.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit January 27, 22:48

    eshte thene qe Dhimiter Pasko u denua me 5 vjet ne 1947 por beri 2 vjet se iu fal denimi. Ishte periudha e denimeve ku vriste dhe priste Koçi Xoxe dhe ne fakt si shkas u gjet mobilizimi i Paskos ne ushtrine naziste per ne frontin e Stalingradit gjate kohes kur ishte drejtor i bankes qendrore ne Rumani. Kjo s’do te thote se regjimi komunist nuk ia ngushtoi mundesite qe ai te jepte me shume, duke qene se fryma e kohes nuk pajtohej me lirine e mendimit te pavarur. Per pangopesine e parase ka thene fjale me vlere te madhe dhe padyshim njerez poliedrike si Kuteli nuk u trajtuan nga shteti si resurse te pazevendesueshme.

    Reply to this comment
  9. Margarita January 28, 00:17

    E fillova unë sot, më disa fjalë nga shpirti për Dhimitër Paskon, që nuk janë mjaftueshëm për këtë personalitet kaq të fuqishëm. Por e keni plotësuar ju të dashur miq. Ju të gjithë që keni shkruajtur për këtë njeri të madh.
    Zigur, më ke emocionuar shumë më ato fjalë. Demo, i kam akoma lotët në sy nga çfarë ke shkruar. Dhe të gjithë komentuesit e tjerë, që kanë folur nga shpirti.
    Dua të kujtojmë dhe gruan e tij fisnike znj. Efterpi.
    Do kisha shumë dëshirë që Mitrush Kuteli, të njihej në botën anglisht folëse, por me përkthime të nivelit që ai u bëri kryeveprave ruse. Ju përshëndes duke ju falenderuar të gjithëve kudo që jeni.
    Më respekt,
    Margarita Syziu,
    Toronto, Kanada.

    Reply to this comment
  10. Erdogan January 28, 00:37

    Dhimitris Pandelis Paskos,Greke Epirote biri i Pandeliut dhe Poliksenit, emri i nje nga 9 Muzat Greke,ajo e Poezise.
    Dhimiter Kutali,mbiemri greqisht luge shqip.
    Cfare ishin Epirote Greke ne Pashallekun e Sulltanit te quajture Arnautia,Arvania,Albania ishin me Psevdho Onoma (Pseudonim).
    Aleksandros Stavros Drenovas me Psevdhonoma Asdreni.
    Llazaros Sotiris Gushos me Psevdhonoma Lasgush Poradeci.
    Mitrush Kuteli!
    Millosh Gjergj Nikolla me Psevdhonoma Migjeni.
    Andonis Zahos Cajupis me Psevdhonoma Cajupi i Ati Stafanos qe shkoi ne Egyptos tek Greket jo ne tur-qi ku shkuan Ismailet,Naimet,Abdullahet,Shrmshedinet,Hasanet.
    Bile shkruajti
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Tur-qine dheTurkoallvanine.
    U mallkoi Baben Deputetit turk Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve etj.

    Reply to this comment
    • Filoeuropiani January 28, 09:26

      Ah i ziu ti. Nena i kendonte shqip. Babai e shante shqip. Ai i shkruante poezite shqip. Perkthente ne shqip.
      Asnje fjale ne greqisht.
      Te ka zene semundja e atyre qe Polinezine ne oqeanin paqesor e dine toke helene meqe ka ate emer. Kolloqif me rigon.

      Reply to this comment
  11. Gege Kosova January 28, 09:15

    Nuk besoj se, kemi intelektual,andej e kendej Dini, te ketij niveli te ndergjegjes korrekte ndaj vlerave materiale e sh pirterore te kombit dhe shtetit.

    Reply to this comment
  12. Meruci January 28, 10:16

    Erdo akoma pa u gdhire fillove te hash mut mor bir

    Reply to this comment
  13. Nynaraqi January 29, 16:24

    Miresia eshte ne gen .Kam pasur student te birin e te nderuarit Dh.Pasko .Beme baba te te ngjaj .I shkelqyer si student ,me moral te larte ,irespektuar nga te gjithe .Shqiperia aty i kishte kuadrot e shkelqyera keto 30 vite ,por nuk i ngriti me lart se nepunes te mesem.

    Reply to this comment
  14. kultura January 30, 17:04

    te tilla shkrime te botoni sa me shume qe te ndikoni qe ti beni njerezit me te ndjeshem e me njerezore, pasi kane model rrugacet qe shkojne me trafikante, hajdutet e ppp, politikanet qe nuk dine ku te prishin parate dhe familjet e tyre te degjeneruara.
    duhet te rinje te dine se ka vlera njerezore dhe familja eshte baza

    Reply to this comment
  15. mirel January 30, 17:25

    Mitrush Kuteli eshte gjigand i letersise shqipe. Tmerr te mendosh se perla te tilla bien viktima te inatcoreve politike dhe karrieristeve medioker. Akoma e lexoj dhe e rilexoj me kenaqesi te jashtezakonshme. Per mua eshte ne nivelin e klasikeve te Rilindjes Evropiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim