Si janë ndëshkuar bashkëpunëtorët e fashizmit në Europë

August 8, 2016 10:06

Si janë ndëshkuar bashkëpunëtorët e fashizmit në Europë

 

Nga Shaqir Vukaj

 

(Vijon nga numri i djeshëm)

Por francezët e ndershëm e patriotë i mundonte fakti se disa nga kolaboracionistët kishin fshehur veprimtarinë e tyre, nuk kishin marrë dënimin e merituar dhe, pavarësisht se dukej se gjithçka ishte mbyllur për hir të “ruajtjes së unitetit të kombit”, mbas 30 vjetësh u hapën arkivat e “bëmave të Vishisë” si dhe të proceseve gjyqësore të viteve të para mbas lufte kundër kolaboracionistëve. Në planin juridik dhe shoqëror, dokumentet e publikuara për këto procese kundër kolaboracionistëve patën rendësi të madhe për sqarimin e opinionit të gjerë francez, i cili në shumicën dërmuese i aprovoi dënimet e dhëna në atë kohë.

Njëkohësisht, hapja e arkivave, nxori në pah fajet edhe të disa kolaboracionistëve të tjerë që kishin arritur të fshiheshin. Mbi këtë bazë u zhvilluan disa gjyqe, ndërmjet të cilëve mbahet mend ai i vitit 1998, kundër Moris Paponit, i cili kishte fshehur bashkëpunimin me pushtuesit gjermanë, me firmë të të cilit ishin arrestuar dhe çuar nëpër kampe 1600 hebrenj (theksojmë se ai mbas lufte kishte arritur jo vetëm të fshihte të kaluarën por të zinte poste të rëndësishme deri atë të ministrit). Gjyqi që u zhvillua me shumë bujë e dënoi Paponin me 10 vjet burg…

Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë.

Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut. Po ashtu, për disa lloj krimesh ishin parashikuar dënime të rënda. Mbi këto baza janë arrestuar 200 mijë vetë, gjysma e të cilëve më vonë u liruan. Atje u krijuan “Gjykata speciale” që kanë funksionuar deri në v.1950. Mbi 200 vetë janë dënuar me vdekje, rreth 5000 vetë janë dënuar nga burgim i përjetshëm deri në 5 vjet, ndërsa 6000 të tjerë deri 5 vjet burg. Po ashtu 17500 nëpunës u pushuan nga puna, ndërsa 6000 të tjerëve u dhanë masa disiplinore. Ndërmjet të dënuarve me vdekje ishte ish kryeministri A. Mjusert, si dhe disa ish ministra, që u dënuan për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Në kuadrin e “spastrimit kombëtar”, në Norvegji kishin lindur pengesa kushtetuese, sepse, së pari, sipas Kodit Penal të v. 1902 nuk parashikohej dënim me vdekje. Së dyti, sepse duhej përcaktuar në mënyrë të prerë statusi politik i Norvegjisë në periudhën e pushtimit 1941-1945, pra, në se Norvegjia ishte e pushtuar apo ishte në gjendje lufte me Gjermaninë dhe, kjo sepse Mbreti dhe Qeveria kishin emigruar në Angli para pushtimit. Këto “pengesa” u kapërcyen dhe kolaboracionistët u arrestuan menjëherë sipas listave të hartuara paraprakisht nga luftëtarët e rezistencës. Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).

Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi. Sot duken të pabesueshme, por atëherë u përgatit edhe internimi i tyre në Australi (megjithëse qeveria australiane nuk i pranoi). Urrejtja për kolaboracionistët kishte arritur deri aty, sa edhe fëmijët e lindur nga marrëdhëniet e norvegjezeve me ushtarakët gjermanë, iu nënshtruan ofendimeve, sharjeve, abuzimeve e deri tek mbyllja nëpër spitale psikiatrike.

Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për A French woman has her head shaved by civilians as a penalty for having consorted with German troops, 1944 5kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.

Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan “me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Sot duken të pabesueshme ato që kanë ndodhur atëherë. Rreth 600 mijë vetë u vunë në listat e të dyshuarve si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet.

Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një certifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…

Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.

Collaborator Girls in World War II (13)                Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta. Dhe kjo lidhej me faktin se humbja e luftës nga pushtuesit gjermanë u shoqërua jo vetëm me “gjuetinë e shtrigave” ndaj atyre që kishin bashkëpunuar me gjermanët, por sidomos me fatin e rreth 3 milionëve gjermanosudetë që u dëbuan, ndaj të cilëve u aplikua “përgjegjësi kolektive”. ( Vëmë në dukje se dëbimi i gjermanosudetëve u bë në bazë të vendimit të marrë nga Treshja e Madhe, në Konferencën e Potsdamit). Në shumicën e rasteve, ngjarjet atje janë zhvilluar në mënyrë spontane, megjithëse ligjërisht ato mbështeteshin në dekretet e Presidentit Benesh, të nxjerra gjatë verës dhe vjeshtës së v. 1945 (shumica tyre janë në fuqi edhe sot, dhe megjithëse këto 25 vjet kanë qenë në pushtet të djathtë e të majtë, asnjë qeveri apo parlament çek nuk i ka prekur), e konkretisht në “Dekretin e ndëshkimit të madh”, mbi bazën e të cilit u krijuan Gjykatat Popullore.

Lidhur me numrin e viktimave nga radhët e gjermanëve të Çekosllovakisë, janë dhënë shifra të ndryshme, por komisioni i përbashkët çeko-gjerman, i krijuar për këtë qellim, ka arritur në përfundimin, se gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.

Shifrat e studiuesve më autoritarë çekë, flasin për rreth 100 mijë vetë të dënuar, që vlerësohet si një ndër vendet me qëndrim ndër më radikalët. Sipas të dhënave zyrtare, atje janë dënuar 713 vetë me vdekje dhe 741 me burgim të përjetshëm, ndërsa mijëra të tjerë me afate të ndryshme burgimi.

Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje.

Tërheq vëmendjen qëndrimi i Vatikanit ndaj kryeministrit të “Republikës Sllovake” Tiso. Për qëndrimin e mbajtur gjatë luftës, Vatikani e dënoi, sipas ligjeve të tij, vendosi ta hiqte nga lista e prelatëve, madje siç shkruajnë disa studiues edhe e shkishëroi…

Ndërmjet vendeve ndërluftuese të Luftës Dytë, Bashkimi Sovjetik mbajti barrën më të rëndë, qoftë për nga shkatërrimet e dëmet e pësuara, qoftë për nga numri i të vrarëve. Vërtetë ai kishte numrin më të madh të atyre që luftuan me armë në dorë kundër pushtuesit, por ai kishte edhe numrin më të madh të kolaboracionistëve.

Për shumë vite ata cilësoheshin si tradhtarë, spiunë apo bashkëpunëtorë të pushtuesit, por rrallë e me raste, sepse propaganda hyjnizonte heroizmin e popujve sovjetikë gjatë Luftës Patriotike. Problemi i kolaboracionistëve shmangej me qëllim, madje si term filloi të përdorej vonë, mbas viteve 90-të.

Sipas të dhënave të arkivave gjermane, në zonat e pushtuara, në v.1943 gjermanët kishin përfshirë në reparte të rregullta ushtarake e policore rreth 800 mijë shtetas sovjetikë, madje rreth 75 për qind e legjionarëve të huaj të Vermahtit ishin shtetas sovjetikë. Po sipas këtyre të dhënave, numri i kolaboracionistëve sovjetikë ka arritur në rreth 1.5 milionë sovjetikë, nga të cilët 1.2 milionë u përfshinë në forcat e armatosura gjermane (trupat SS, Vermaht, polici, reparte ndihmëse) etj. Me shtetas sovjetikë u krijuan njësi të tëra ushtarake në shërbim të Hitlerit si “Ushtria Çlirimtare Ruse”, “Ushtria Popullore Kombëtare Ruse,” “Korpusi Kazak i Kavalerisë”, “Korpusi Bjellorus”, “Divizioni Bjellorus i trupave SS”, “Ushtria Nacional Çlirimtare Ukrainase”, “Korpusi territorial Lituanes”, “Legjioni Letones”, e dhjetëra njësi të tjera mbi baza nacionale të popujve të përfshirë brenda Bashkimit Sovjetikë, duke filluar nga myslimanët e Krimesë e deri tek ata të Uzbekistanit, malësorët e Kaukazit etj. Gjermania arriti të pushtonte një pjesë të mirë të territorit të shtetit sovjetik, territor ku jetonin mbi 90 milionë njerëz (nga 196 milionë që ishte popullsia e B.Sovjetik) por jo B. Sovjetik e as të merrte Moskën, që ishte objektivi kryesor i Hitlerit. Në ndryshim me vendet e tjera, ai nuk krijoi qeveri qendrore kolaboracioniste, megjithëse në disa nga vendet e pushtuara si në Ukrainën Perëndimore, Lituani, Letoni, Estoni etj. ai krijoi administrata, polici etj., vendase. Pikërisht në këto rajone të Ukrainës, apo republikave të Baltikut, që i ishin bashkuar me dhunë Bashkimit Sovjetik në v.1939 (sipas Marrëveshjes Molotov-Ribentrop) gjermanët gjetën shumë bashkëpunëtorë.

Griechenland, erhängter Mann in OrtschaftJanë të shumta arsyet se perse gjermanët arritën të rekrutojnë një numër aq të madh njerëzish në shërbim të tyre. Kolaboracionizmi sovjetik ka qenë më i komplikuar dhe më i shtresëzuar dhe kjo, për shumë arsye, por ndër më kryesorët përmendim: pushtimi i republikave të Baltikut dhe Ukrainës Perëndimore në v. 1939, kolektivizimi i detyruar i bujqësisë, reprezaljet e viteve 30-të, emigracioni i pas Luftës Civile, një pjesë e së cilës u vu në shërbim të gjermanëve, politika shtypëse e diskriminuese e ndjekur që në kohën e carizmit e më vonë nga pushteti sovjetik ndaj popujve jo rusë, rekrutimi nga numri i madh i robërve sovjetikë të kapur nga gjermanët në fillim të luftës (vetëm gjatë v. 1941 janë kapur 3.8 milionë robër lufte) etj.

Siç del nga shumë dokumente të publikuara vitet e fundit, Qeveria Sovjetike është sjellë në mënyrë të diferencuar në qëndrimet dhe dënimet ndaj kolaboracionistëve. Në ndryshim me disa prej vendeve europiane të pushtuara, që në fillim të luftës, kur gjermanët, brenda një kohe shumë të shkurtër (qershor-nëntor) iu afruan dyerve të Moskës, Qeveria Sovjetike nxori akte ligjore për qëndrimin ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve gjermanë (akti i parë mban datën 12 dhjetor 1941, i dyti, 18 shkurt 1942, i treti më 19 prill 1943). Sipas një Dekreti të Presidiumit të Sovjetit Suprem, ata kolaboracionistë që kishin kryer krime kundër popullsisë civile dhe robërve të luftës, dënoheshin me vdekje, ndërsa të tjerët duhej të dërgoheshin në kampe përqendrimi, ku do të behej “verifikimi dhe filtrimi’ i tyre.

Mbas lufte, Qeveria Sovjetike u ndesh me një aspekt të ri të problemit të kolaboracionistëve. Në territorin e Gjermanisë ndodheshin miliona shtetas sovjetikë, (sipas dokumenteve të botuara, 4.2 milionë prej tyre janë kthyer në B. Sovjetik, 273 mijë nga të cilët u dërguan ne kampe përqendrimi, nga të cilët 123 mijë ish oficerë të Ushtrisë Kuqe) shumica dërmuese e të cilëve ishin dërguar atje me forcë, si fuqi punëtore ose si rob lufte. Por, krahas tyre kishte edhe prej atyre që kishin bashkëpunuar me pushtuesin dhe kishin ikur vullnetarisht bashkë me gjermanët. Megjithëse edhe sot e kësaj dite nuk ka shifra të sakta, shumica dërmuese e tyre, fillimisht u dërguan në kampe “verifikimi dhe filtrimi” siç quheshin kampet e ngritura për këtë qëllim, ku u “verifikuan dhe u filtruan” miliona njerëz dhe, ku shumica e kaluan provën me sukses. Megjithatë shumë prej tyre nuk u lejuan të ktheheshin në vendbanimet e tyre, por u dërguan me punë në rajone të tjera, për një afat gjashtë vjeçar.

Dënimi i kolaboracionistëve atje ka filluar pa mbaruar lufta. Në territoret e çliruara, u krijuan menjëherë gjykata speciale dhe, ata që kapeshin, i nënshtroheshin gjykimit dhe dënimit të menjëhershëm. Madje ekzekutimet bëheshin publikisht. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet numri i saktë i të dënuarve në atë periudhë.

Por krahas qëndrimit të diferencuar ndaj kolaboracionistëve, që u gjykuan individualisht, gjatë kësaj periudhe, që në v. 1943, Kremlini filloi deportimin e disa popujve, kombeve e kombësive me akuzën “bashkëpunëtorë të pushtuesit”, ose që nuk kishin shkuar në radhët e Ushtrisë Sovjetike, ose që kishin dezertuar, duke aplikuar dënimin kolektiv. Kështu janë deportuar drejt Siberisë, Kazakistanit e Uzbekistanit kallmikët, çeçenët, ballkarët, karacajevët, tatarët e Krimesë, gjermanët e Povollzhjes etj. Sipas të dhënave të autorëve rusë, janë deportuar 10 popuj, nga të cilët 367 mijë gjermanë nga Republika Autonome e gjermanëve të Povollzhjes, 70301 mijë karacajevë, të gjithë çeçenët dhe ingushetët, 191044 tatarë të Krimesë e shumë të tjerë.

Një fakt për të cilin është folur pak në të kaluarën, ka qenë se që gjatë lufte, por edhe mbas saj, në rajonet e Ukrainës Perëndimore, në Lituani, Letoni, Estoni në disa rajone të Kaukazit etj. njësi të rregullta ushtarake të këtyre vendeve, organizuar nga gjermanët vazhdonin të luftonin kundër Ushtrisë së Kuqe. Kështu vetëm në periudhën shkurt-tetor 1944 janë vrarë 44 mijë vetë prej tyre, janë zënë rob 37 mijë vetë, dhe janë internuar 100 mijë vetë. Gjatë vitit 1944 janë vrarë apo kapur rob 76 mijë vetë, ndërsa gjatë v.1945 janë vrarë 29 mijë vetë dhe janë kapur 36 mijë vetë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare ruse, të botuara mbas viteve 90-të, në periudhën 1945-1953 në B. Sovjetik janë arrestuar 164 mijë vetë të akuzuar si kolaboracionistë.

Në ndryshim me shumë vende të tjera ku personat që kalonin në anën e armikut dënoheshin me burgime të gjata deri në dënim me vdekje, udhëheqja sovjetike, për shumë arsye, për shumicën e kolaboracionistëve vendosi dënimin e tyre me gjashtë vjet internim në kampet e përqendrimit. Në fillim të v. 1951 në këto kampe numëroheshin 355 mijë kolaboracionistë.

Në shtator të v. 1955 Presidiumi i Sovjetit Suprem nxori dekretin “Mbi amnistinë shtesave sovjetikë që kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjatë Luftës Patriotike 1941-1945”.

Studiues të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme për dënimet e kolaboracionistëve sovjetikë, por të dhëna të sakta, sipas tyre, nuk mund të jepen sepse shumë dokumente e materiale të asaj periudhe mbahen akoma në arkiva të pahapura.

Me gjithë dënimet që u dhanë fillimisht, menjëherë mbas lufte, shumë njerëz në të gjithë Europën nuk ishin të kënaqur dhe i konsideronin ato tepër të zbutura. Në maj të v.1945 në Belgjikë shpërtheu një valë demonstratash, ku njerëzit kryenin vetëgjyqësi ndaj kolaboracionistëve, madje në mjaft raste fyenin edhe familjet e tyre. Në Danimarkë ku kolaboracionizmi nuk kish qenë aq i dukshëm, mbi 10 mijë vetë dolën në demonstrata duke kërkuar dënime më  të ashpra, madje u organizua dhe një grevë e përgjithshme.

E dhimbshme ishte situata që u krijua mbas lufte për viktimat e pafajshme, fëmijët e lindur nga marrëdhëniet e gjermanëve me vendase. Sipas të dhënave të përafërta në Francë kanë lindur rreth 200 mijë fëmijë të tillë, në Norvegji 10-12 mijë, në territoret e pushtuara të B. Sovjetik rreth 100 mijë etj. Shumica e këtyre fëmijëve u poshtëruan në mënyrën më mizore. Për shembull, në Norvegji 90 për qind e tyre u shpallën me të meta mendore dhe i dërguan në çmendina, ku i kanë mbajtur deri në vitin 1960. Vetëm në v. 2005 parlamenti skandinav u kërkoi falje zyrtarisht këtyre viktimave të pafajshme dhe vendosi për dëmshpërblimin e tyre. Në B. Sovjetik u dërguan në shtëpi fëmijësh ku iu ndërruan emrat dhe u fshehën prejardhjen…

Kjo ishte situata që u krijua në këto vende menjëherë mbas lufte dhe qëndrimi ndaj kolaboracionistëve. Po me kalimin e kohës gjërat gradualisht filluan të ndryshonin. Ra dufi e urrejtja për ta, e kryesorja ndaj familjeve, fëmijëve e pasardhësve të tyre, që nuk u përndoqën, nuk i tregoi kush me gisht si bij të kolaboracionistëve. Me kohë filloi të “harrohej” ky problem. Dukej sikur ai i përkiste historisë, e që nuk duhej marrë më me të. Madje u vjen turp për të kaluarën e tyre dhe nuk duan ta kujtojnë dhe nuk merren me rehabilitimin e tyre dhe për më tepër me “heroizmin” e tyre…

August 8, 2016 10:06
Komento

25 Komente

  1. Agroni August 8, 10:27

    Faleminderit z.Vukaj,paster,bindshem dhe sakte,duhet dhene fund luftes se shtrigave per hir te unitetit dhe bashkejeteses se nje kombi.Ne kete prizem duhet te goditet kushdo qe cenon unitetin kombetar dhe te denohen ashper autoret qe nxisin konfliktr e percarje kombetare ku,si gjithmone ne krye te ketyre konflikteve qendron SALI BERISHA me zagaret e tij.Edhe njehere FALEMINDERIT z.Shaqir Vukaj.

    Reply to this comment
    • Thethi August 9, 06:56

      Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk eshte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

      Reply to this comment
  2. Shushica August 8, 12:13

    Kjo është histori e bazuar në dokumente dhe jo në sofizma idjote .Ndoshta filo greku antishqiptar A, Stefani kupton diçka…..Përshëndetje z.Vukaj për qartësinë dhe argumentin shkencor…

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 August 8, 13:00

    sias të dy këtyre shkrimeve të shaqos ne dalkemi më të butët?!
    është më e mundur se ajo e më të egërve!!të kishim qënë kështu ndryshe do të kisin rrjedhur punët!!

    Reply to this comment
  4. Indinjata August 8, 13:37

    Shkrimet e Andra Stefanit nuk jane perpjekje per te rehabilituar “Ballin Kombetar” ne bemat e tyre. Eshte me teper nje perpjekje at kohe me e pare dhe vleresuar jasht kendit ideologjik te kohes se diktatures. Shaqir Vukaj na sjell ca krahasime me Francen dhe Bashkimin Sovjetik. Ne kete vije jane Nasho Jorgaqi E Sigurimsi Bedri Islami.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 8, 16:08

      “Shkrimet e Andra Stefanit nuk jane perpjekje per te rehabilituar “Ballin Kombetar” ne bemat e tyre. Eshte me teper nje perpjekje at kohe me e pare dhe vleresuar jasht kendit ideologjik te kohes se diktatures. ”
      indinjatë nu e di sa i ke lexuar o sa i ke kuptuar,por po të them se llogjika nuk të punon!!
      nëse stefani sjell një “vleresuar jasht kendit ideologjik te kohes se diktatures”?!?!do të thotë se ti ke të njëjtën llogjikë idiote si stefani!!
      lali o motra,ska rëndësi,ky po kërkon një rehabilitim dhe jo një paraqitje faktesh!!stefani manipulon,shtrëmbëron fakte!!të veçantën e bën të përgjithëshme dhe këtë për të REHABILITUAR BALLIN!!një pushkë të qitur nga balli,nga një ballist e bënë luftë të tërë.një gabim a faj të komunistëve e bën luftë civile!!
      atë që ndodhi pas çlirimit,stefani e çvendos sikur të kishte ndodhur gjatë L2B!
      nëse ti je qorr!?është puna tënde,por mos kërko të na bësh dhe ne të tjerëve!!

      Reply to this comment
  5. Ushataraku August 8, 15:17

    Z. Shaqir ka mbetur ne te njetin nivel,kur kerkonte vize ne Ambasaden USA per nje njeriun e vet, i cili do shkonte te blinte nje linje per prodhim sallami e salcicesh te nje komapni e madhe e perpunimit te mishit e quajtur The New York TImes. Z. Shaqir kerkesen e beri me shkrim me vulen e Kuvendit te Shqiuperise me cilesine e nen/kryetarit te Kuvendit.
    Z. Shaqir ne pjesen e pare te shkrimit fotoja ilustruese eshte e gabuar. Ushtari me helmete me strehe te quajtur helmeta tip Adrian eshte ushtar angleze, ndersa ushtari tjeter eshte ushtar gjerman i ushtirse perandorake dhe fotoja eshte e Luftes se Pare Boterore e fund dhjetorit 1914, kur repartet angleze Brigada e 18 kembesorise, London Rifle Brigade, Royal Irish Rifles(Pushakataret Breterore Irlandeze),King’s Shropshire Light Infantery (Kembesora e lehte mbreterore e SHropshjarit) etj u vellazeruan me trupat gjermane si Regjimenti Sakson 104 dhe 106,apo Regjimenti Sakson 133 ne te ashtuquajturin “Armepushimi i Krishtlindjeve” u vellazeruan me njeri tjetrin. Ne Shkrimin e pare z. Vukaj Dr. Hans Frankun, Guvernatorin e Pergjithshem te Polonoise e ben kolaboracionist, kur faktikisht Dr. Frank ishte safi gjerman dhe anetar i NSDAP-it qe para Pucit te Mynihut (1923). Ne kete shkrim fotoja eshte e gabuar. Ne foto nuk eshte varuru nje kolaboracionist grek, por nje komunist grek dhe roja me uniforme parade evzoni i perket batalineve te sigurimit te Qeverise kuislinge Ralis ne sherbim te gjermaneve. Debimet e gjermaneve te Liqeneve Manzuriane nga Polonia, i gjermaneve te sudeteve ne Cekine e Beneshit nuk jane ndeshkim kolaboracionistesh ore z. Shaqir, por spatrim etnik i ngjashem me spastrimin etnik te Camerise nga greket apo pas vitit 1949 spastrimit te zoinave rreth Selanikut nga sllavet bullgarofone dhe nga ata pak shqiptare, qe i kishin shpetuar spastrimit etnik te pas vitit 1q912. Z. Shaqir ke mbetur te niveli i raketae MANPAD te Arshilengos te v.1997!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 8, 16:22

      lali mos u kap pas fotos!është punë e karabushave gazekarucë!!këta nuk janë të aftë të vendosin një foto të plotë dhe jo më një që i përshtatet shkrimit!!këta karabushër akoma nuk e dinë se aeroplanët MIG janë rusë dhe jo amerikanë,nuk e dallojnë dot astronominë nga astrollogjia e shumë e shumë idiotësira të tilla!!këta karabushër kanë mbaruar të njëjtin universitet shqiptar si trofta djali i umberto bosit të aleancës fashiste italiane!!
      lali shiko faktet!!
      fakte që mund ti vërtetosh se nuk janë të lidhura me ideollogjinë komuniste!!janë kapitaliste të pastra!!bile shumë nga këta që kanë vrarë bashkpuntorët e gjermanëve,kanë pasur bashkpuntorë vendas në kolonitë që kanë pasur!!

      Reply to this comment
    • arbereshi August 8, 19:30

      O USHTARAKUUUUUUU dukesh qe ke llogjike oficeri qe flet gjithmone simbas rregullores. Kapesh mbas fotove sa qe nuk e kupton qe kjo eshte pune e gazetes. Kapesh per nje person i cili kishte kombesi gjermane dhe per mbi te gjitha te paska bere pershtypje se kur ka kerkuar vize ne ambasade eka kerkuar me vule te presidences eku di une cfare. Nje gje te kesh te qarte se bashkepunetoret e fashizmit ne bote kane qene qe nga grate e bordellove e deri tek kryeministrat e qeverive kuislinge dhe bashkepunetoret ne te gjithe boten mos kujto se jane quajtur te gjithe balliste dhe kane mbajtur te gjithe qylaf me shkabe more ushtaraku i kohes se SALIHUT pi vucidolit te tropojes qe edhe sot ne pleqeri duket 100% katunar packa se mban shami ne xhepin e xhaketes

      Reply to this comment
  6. Koolaboracionistet jane te urryer ne cdo vend te botes August 8, 15:43

    Eshte me se e vertete.
    Femijet e lindur nga lidhjet e vajzave norvegjeze me ushtare gjermane u morren nga shteti dhe u mbyllen neper jetimore, ku mbanin njollen e turpit.
    Ata femije u quajten “femijet e pushtuesve”, “femijet e öuftes” apo “femijet gjermane”.
    Shikoni kete link
    https://de.m.wikipedia.org/wiki/Tyskerbarn
    https://en.m.wikipedia.org/wiki/War_children

    Ata femije kaluan trauma te medha.
    Nje prej ketyre femijve eshte Anni-Frid Lyngstad, nje prej dy kengetareve bukuroshe te grupit te famshem suedez “ABBA”.
    Ajo kanlindur me 15 nendor te 1945, nga lidhja e nenes se saj norvegjeze, atehere vetem 19 vjec me nje ushtar te Wehrmachtit gjerman.
    Ajo u rrit ne shtepi te femijeve te lindur nga lidhjet me ushtaret gjetmane dhe u trajtuan sikur te kushin vulen e turpit ne balle.
    Me gjithese babai i saj u perpoq ti jape atesine, shteti norvegjez nuk e la dhe Anni-Frid e ndoqi fati i shume femijve te tjere me baballare ushtare gjerman.
    Biografite e botuara per Anni-Frid e kane zbukuruar femijerine e saj.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 8, 16:38

      “https://de.m.wikipedia.org/wiki/Tyskerbarn”
      sapo e lexova dhe me të vërtetë për të ardhur keq!!
      nuk e di se si ka qënë këtu tek ne,por të paktën me fëmijë të tillë nuk do të ishim sjellë kështu!!
      fëmija nuk ka asnjë faj!

      Reply to this comment
  7. metafora August 8, 16:23

    Respekt per z. Vukaj. Kur degjoj apo lexoj disa komentues maskarenj bindem gjithnje e me shume se regjimi i Hoxhes, jo vetem ua ka bere mire, por nuk iu ka dhene ate qe meritonin haleve te Shqiperise se djeshme dhe te sotme.

    Reply to this comment
  8. foti August 8, 17:32

    Shkrimi i z.Vukaj nuk ka perligjur diktaturen e Enverit por na tregon se cfar ngjau pas luftes se dyte boterore.Kudo u kerkua shpagim per bashkepuntoret e nazi-fashisteve.Ndryshimi me Shqiperin eshte se ky shpagim u kerkua pa nderprerie deri ne 1990-ten.Vec kesaj ky shpagim u kerkua edhe per pasardhesit e kolaboracionisteve.U cilesuan armiq bijte e niprit dhe kjo ne gjithe fisin.Kjo gje duhet te denohet dhe atyre njerezve duhet kerkuar falie publike.
    Sa per disa pinjoll te kolaboracionisteve qe duan reabilitimin e atyre do ta quaj te turpshme se ata e kane vulosur vete turpin e tyre.kunder vendit.

    Reply to this comment
  9. Mark uk August 8, 18:38

    Si mund te flas kunder komunizmit Shaqir Vukaj qe i ka sherbyer me devoteshmeri.Kur shume komunist u kthyen ne fund te komunizmit ky ishte aktiv.Tani qe jan shoket e tij ne pushtet ky koplikas serviloset ne sy te bllokmenve te rinje.

    Reply to this comment
  10. intelektuali August 8, 19:34

    MESO O ENVERISTI SHAQO VUKAJ:

    Marshallit kolaboracionist Filip Peten me shume diplloma prestigjoze SHBA i ofruan azil politik, por kolaboracionistit pa shkolle Enver Hoxha dhe familjes se tij nuk i ofruan azil as Jugosllavia Komuniste, as Rusia Bolshevike dhe as Kina Maoiste, perkundrazi e lane te vdese si qen ne Dimrin e Vetmise se tij.

    Kur Liljana Hoxha shkoi ne Kube me femijet per te kerkuar azil politik me rekomandimin e Nexhmijes Fidel Kastro nuk e pranoi me motivimin:

    KUBA NUK U JEP AZIL DIKTATOREVE KRIMINELEVE DHE FAMILJEVE TE TYRE QE KANE KRYER KRIME KUNDER NJEREZIMIT!

    dhe Liljana Hoxha u kthye me vrap ne Shqypni duke i kerkuar meshire Saliut dhe PD-se Komuniste te tij dhe Sali Berisha zbatoi me ne fund amanetin e Enverit kur e zbriti nga Bjeshket e Nemuna, e sterviti ne palestrat e Sigurimit dhe e dergoi ne France per ta patur besnik me kulture per te siguruar familjen e tij.

    ENVER HOXHA GJATE GJITHE JETES GJAKATARE TE TIJ NUK GUXOI TE SHKOJE TE SHIKOJE FRANCEN E RINISE

    sepse vuante nga paranoja e kolaboracionistit dhe kriminelit dhe prandaj edhe likuidoi te gjithe shoket e tij o ambasadori i Enverit Shaqo Vukaj.

    prandaj:

    Leri brockullat me kolaboracioniste dhe fashiste se Gramoz Rucit SHBA i kane vene vule te zeze ne pasaporte dhe pas tij edhe shume enveristave dhe sigurimsave te tjere.

    Reply to this comment
  11. Emigrant USA August 8, 20:09

    Ndersa ne Shqiperi te gjithe bashkepunetoret e fashizmit dhe te nazizmit mbas 90 u dekuruan per krimet e kryer a gjate luftes

    Reply to this comment
  12. olindo August 8, 20:17

    I nderuar gezetar.
    Profesioni juaj i gazetarit, ate te cilen ka me kryesore,eshte te flase gjuhe te paster ne perputhje me standardet, ku jo vetem te kuptohet nga e gjithe masa se ciles i sherben,por edhe per te edukuar me fanatizem brezin e ri nga tendencat e ndryshme te ndonje snobisti qe mendon se ka nje nivel diturie me te larte se koleget e tij.
    Une e kuptoj mire se cdo te thote fjala kolaboracionist,pasi kam njohuri te gjuhes italiane dhe mendoj se eshte nje fjale me prejardhje latine.,por pse duhet perdorur ne artikullin tuaj.
    E kuptoj se nga nje gabim i nje shkrimtari,gazetari…pra i nje njeriu “te letrave”, qe duke perdorur te huazuar ne nje artikull,apo cfaredo shkrimi te tij,nje fjale te huaj te pa cituar si fjale e huaj e gatshme (ketu duhej: colaboracionista)
    e servir te gatshme per lexuesit qe kjo te popullarizohet me shpejtesi.
    Me deshperim degjoj dhe lexoj fjale te huaja…qe s’jane shqip por qe edhe s’kane ndonje kuptim
    Po permend disa nga keto:
    …kolaboracionist….bashkepunetor
    a ka me kuptim se kur perdoret fjala bashkepunetor?
    Kolaboracionist NE SHQIP c’kuptim ka?
    …pedonale ………shetitore
    s’eshte e bukur fjala shqip: shetitore?
    c’eshte kjo “pedonale”?..c’do te thote
    …event ……………ngjarje, ndodhi .
    event eshte fjale shqip?
    E qe t’a duash profesionin e penes,duhet te duash gjuhen qe perdor (gjuhen tende) e qe t’a duash gjuhen tende duhet fillimisht t’a njohesh e pastaj t’a respektosh dhe t’a mbrosh nga shtremberimet e panevojshme krijojne deme te pa ndreqshme.

    Reply to this comment
  13. toni August 9, 00:02

    europa i denoi kolaboravionistet e vet pot ju dha strehe kolaboracionisteve tane !?!?!?

    Reply to this comment
  14. beni August 9, 09:16

    Fashizmi e nacional socialistet linden si rezultat i krizave ekonomike qe po kalonte ekonomia kapitaliste si sot kur jan ritur ndjeshem partit populiste dhe vala e emigrantve esht ritur ndjeshem ne vendet e industrializuara!
    Kolaboratorizmi tek ne por edhe ne lindje vazhdoj edhe sot ne vitet e demokracis ku russia deboj ose me mir ja u dhuroj gjermanis nje pjes te familjeve kolaboratore gjat luftes se dyt boterore dhe gjeneraten e re,per arsye sepse sado qe te flitet per demokracin jan interesat ato qe e bejn nje shtet qe lufton per standartizimin apo per te miren e qytetarve te vet e zhvillim e prosperitet por kur shteti has ne problematiken e interesave te shteteve te tjera nga individ te vecante me politika te ekstremit te djathte si ne rastin e kolaboratorve ne te gjith europen ka sanksione jo ta varim sic esht vepruar por kur kta kolaboratore nuk jan dakort me politiken aktuale atehere duhet vepruar si russia ,mbas viteve 90 qe u la rruge te hapur zhgjedhje ja russine e politiken e saj ja gjermanine e lumturise se se djathtes ekstreme ku vet gjermanet tashme po e godasin !

    Reply to this comment
  15. paci August 9, 09:39

    Faleminderit per shkrimet e sakta te studiura me perkushtimin e nje malesori me mendje e zemer te kulluar z.Shaqir Vukaj .

    Reply to this comment
  16. KOZi August 9, 10:23

    Diskutoime per Shaqir Vukajn e merremi me Andrea Stefanin!
    Koloboracionizmi dhe tradhetia ne Shqiperi jane me pushtimin italian te 7 Prillit 1939. Aty jane ato qe e priten italine me mireseardhje. Qe derguan ne Rrome Kuroren Mbreterore , qe krijuan Partine Fashiste Shqiptare, qe vendosen sepatat e liktorit ne dy anet e shqiponjes, qe i shpallen lufte cilido shtet qe ishte ne lufte italia (ketu eshte dhe ligji i luftes me greqine) dhe kjo gjer me 9 shtator 1943.Ketu kerkoji koloboracionistet se keto ne ato vite rrethuan edhe shtepine e Z. Vukaj ne nje moment historik.
    Ndersa ne periudhen gjermane nga 14 shtator 1943 gjer ne 29 nentor 1944 kemi nje situate tjeter dhe ekip tjeter. U rishpall Pavaresia e Shqiperise,u vendos flamuri qe kemi edhe sot, u hodhen poshte te gjitha ligjet e veprimet e kryera nga 7 Prilli 1939 gjer me 14 shtator 1943, Shqiperia hodhi poshte ligjet e luftes dhe shpalli vend neutral ne konflikt boteror.
    Keto dukuri nuk kane ndodhur ne asnje vend tjeter,asnje vend tjeter nuk ka bere bashkim dhe dergim kurore mbreterore me pushtuesin,Prandej ne Shqiperi kemi dy situata te ndryshme dhe vetem komunizmi i quante njelloj ,i quante njelloj sepse nuk ishin komuniste…….tung

    Reply to this comment
  17. Mark uk August 12, 19:06

    paci:Kur e vlersoni ju Shaqir Vuken dihet se kush ka qene dhe ashte.Ju shtatvjecaren e keni bere naten,dihet se si i merrnit ne ate kohe.Pyeta nje her njanin si puna jote se tha:Sot dhash provimin e fundit dhe mora.Nese ju dini se cfar lendesh ke pas ne provime te jap te pish sa te duesh.Dhe ai tha nuk e di te betohem.

    Reply to this comment
  18. Z/K August 13, 01:44

    Po dhe ne Shqiperi jane ndeshkuar sic e ka lype e drejta per tradhetaret qe bashkpunuan me pushtuesit Nazifashiste.Sot keto te ndeshkuar qe quhen te persekutuar po ta rjepin buxhetin e shtetit si te ishte lope rracet gjersej e nuk po ngopen.

    Reply to this comment
  19. paci August 13, 09:39

    Mark uk , faliminderit per vleresimin , ju qe shani Enverin shani cdo Luan e cdo vlere shqiptare , se ju Mark uk kuptohet se je pale me minjte e kotecit .
    Nuk e shikon se si te vleresojne komentuesit sa here qe ben komente idioteske medojne se je thjeshte nje injorant i lindur dhe i rritur ne hije duke spiunuar fshataret ne fshatin e larget , tash shko e qiti thiut me ngrene o Mark .

    Reply to this comment
  20. MH August 13, 13:45

    Z.Alindo!

    Me pelqej komenti i Yt qe kritikon me te drejte bastarlluesit e gjuhes shqipe.Pikrisht gazetaret qe keto duhen te jene ushtruesit ma te zellshem ne ruajtjen dhe trashigimin e shqipes se paster.Kur shkruajne ne te huajen pa kene nevoja e te veten e len mbas doret.(Fishta).
    Ndoqa disa pamje fotografike mbi Shqiperine(Gazeta Mapo) dhe mbeta i mahnitur nga perdorimi i emertimeve te hotel,motel,restorante me emra te huaja.Sa mu duk vetja se mos po ndjekja ndoj vend te huaj e jo shqiperine e zemres e te shpirtit tone qe u lindme e jetume me te mira dhe te keqia deri ne pleqeri.Dhe mendoj te vdesim po ne truell Shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*