Si janë numëruar dëshmorët? (II)

May 3, 2016 09:40

Si janë numëruar dëshmorët? (II)

 

Nga Shaqir Vukaj*

 

Vijon nga numri i kaluar

Sipas  materialeve që ndodhen në Kryesinë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve  të Atdheut, hartuar mbi bazën e dokumentacionit të Qarqeve, nga viti 1945 e deri më sot, kanë e marrë zyrtarisht Statusin e Dëshmorit të Atdheut 10159 vetë. Sipas këtyre materialeve, janë edhe një numër i madh Dëshmorësh të shpallur, por që mungojnë vendimet e Komisioneve përkatëse, si dhe një numër tjetër i madh të vrarësh gjatë Luftës, por që për mungesa ligjore nuk e kanë marrë akoma Statusin e merituar.

Siç shihet numrat që jepen për Dëshmorët  e Luftës Nacional Çlirimtare janë të ndryshme, sepse deri më sot nuk është bërë një studim i plotë dhe i saktë.

 

Vandalizmi

Mbas valës shkatërrimtare të fillimit të viteve 90-të që përfshiu fabrika e uzina, vreshta e plantacione agrumesh e mollësh, kanale vaditëse e kulluese etj. turmat e çoroditura, fatkeqësisht iu lëshuan dhe varrezave të Dëshmorëve, busteve e përmendore të tyre, akt i pa parë në historinë njerëzimit.

Por në qoftë se për shkatërrimin e fabrikave, uzinave, veprave bujqësore etj., pra për shkatërrimin e të mirave materiale, askush nuk fliste e nuk dilte hapur e të mbronte vandalët  që shkatërronin Shqipërinë, që në fillim të vitit 1991 u dëgjuan zëra kundër Luftës Nacional-Çlirimtare e Dëshmorëve të saj. Fatkeqësisht,  me kohë, këta zëra u ashpërsuan dhe gradualisht  u kthyen në shpifje e urrejtje kundër Luftës e madje edhe kundër Dëshmorëve…

Nuk dua të zgjatem me ato që janë thënë e janë shkruar për të mohuar Luftën Nacional Çlirimtare, për ndryshimin e datës së çlirimit (madje për këtë, në vitin 1992, lobe të caktuara detyruan edhe Kuvendin Popullor të asaj kohe të bënte një veprim të pa dëgjuar askund, jashtë çdo kompetence të një parlamenti, të ndryshonte datën e çlirimit të Shqipërisë), për të ashtuquajturën Luftë Civile që qenka zhvilluar në Shqipëri, për “kontributin” që paskan dhënë Balli Kombëtar e organizata të tjera bashkëpunëtore të pushtuesit nazi-fashist, për  “kontributin  e patriotizmin” e kuislingëve, gjatë kësaj lufte etj. Ata që kishin pushtetin filluan të dekoronin, madje me Medaljet e Urdhrat më të lartë të Shqipërisë disa prej kriminelëve që kishin vrarë apo kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve në vrasjet e internimet e  Dëshmorëve. Nuk do merrem me shkatërrimet e varrezave të Dëshmorëve, monumenteve, busteve, pllakave përkujtimore të krijuara e të ndërtuara në nderim të tyre, heqjen e emrave të Dëshmorëve rrugëve, shkollave, apo edhe heqjen e monumenteve e busteve të tyre, por do të ndalem në numrin e Dëshmorëve të kësaj Lufte, temë e trajtuar disa herë në mediet tona.

Gjithë këto vite, krahas dhunimit e përbaltjes së emrit të shenjtë të Dëshmorëve, disa bij të bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi-fashistë dhe disa servilë të  Partisë Punës së asaj kohe, e të Partisë Demokratike të kohës së sotme, apo disa të ashtuquajtur studiues e historianë, në kuadrin e mohimit të Luftës së madhe të popullit shqiptar kundër pushtuesve nazi-fashistë, janë kapur e vazhdojnë të kapen tek numri i Dëshmorëve të rënë në këtë Luftë e te falsifikimet që paska bërë Partia e Punës.

 

Kontraste

Është fakt se, krahas nderimit të veprës së Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe të Dëshmorëve të tjerë, gjatë periudhës para vitit 1990, është bërë shumë dhe, as që mund të krahasohet me atë që kanë bërë të gjitha qeveritë e këtyre 25 vjetëve të fundit. Në atë kohë u ndërtuan varrezat e Dëshmorëve në të gjitha qytetet, u përjetësuan emri i shumë prej tyre nëpërmjet veprave artistike, filmave, pikturave, librave, monumenteve, busteve, emrave të rrugëve, shkollave, etj. etj.

Por krahas këtyre është e vërtetë se jo rrallë u spekulua me emrin e veprën e Dëshmorëve, madje disa përfituan padrejtësisht në emër të tyre… Padrejtësisht përdorej vend e pa vend shifra 28 mijë Dëshmorë, kur në të vërtetë askush nuk e dinte numrin e saktë të tyre dhe, askush nga udhëheqja e asaj kohe nuk tha “Ndal, nuk kemi 28 mijë Dëshmorë”. I mbetet faji atij sistemi që, nëpërmjet ligjeve e vendimeve, ndonjëherë të padrejta, që shumë prej atyre që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut nuk morën Statusin e Dëshmorit, siç i mbetet përgjegjësia udhëheqjes së asaj kohe, që nuk bëri një bilanc të saktë dhe të hartohej një Libër apo Regjistër i plotë me të gjitha të dhënat e duhura, për Dëshmorët e të gjitha kohërave, ashtu siç e kanë shumë vende demokratike.

Sigurisht debatet, diskutimet, materialet studimore etj., rreth kësaj teme, kur bëhen me qëllimin e mirë, ndihmojnë të arrihet në përfundime e shifra sa më afër të vërtetës.

Këto dhe dobësi tjera të asaj kohe, kërkojnë të shfrytëzojnë ajo kategori, që vitet e fundit, duke u marrë me numrin e Dëshmorëve dhe, që nuk e kanë hallin te numri, por duan të hedhin baltë mbi ta dhe veprën e tyre,thonë e shkruajnë gjëra nga më të pabesueshmet.

Disa flasin e shkruajnë se nuk ka pasur më shumë se 1500 Dëshmorë, të tjerë jo më shumë se 2000 etj. Madje ndonjë ka arritur që “me dokumente” të “vërtetojë”  se kanë qenë vetëm 1141 Dëshmorë.

 

Përgjigje Teodor Karecos

Nuk do zgjatem e t’u përgjigjem atyre që kanë shpifur e i kanë e baltosur Dëshmorët si kanë dashur. Po duke qenë se Teodor Kareco, ka shkruar një libër rreth 400 faqe, titulluar  “Jo 28 Mijë Dëshmorë Partizanë, Vetëm 3500”, që i kushtohet tërësisht këtij problemi, do të përpiqem me pak fjalë të them se si ai manipulon  e mashtron me shifra, grafikë, vendime etj. duke shtrembëruar e mohuar të vërtetat.

Që në fillim dua të njoh lexuesin se si, në librin e tij, ai fyen e ofendon disa nga historianët, publicistët, politikanë tanë, madje disa prej tyre personalitete të shquara në fushat e tyre. Ja si i etiketon T.Kareco ata: “Rexhep Qosja – akademiko – profesor i pacipë, Kristo Frashëri – kryemashtrues, Bamir Topi – di më shumë pse “dhia e mban bishtin përpjetë”, lakej të tipit Pjetër Arbnori, një farë Spartak Ngjela – sharlatan, dështak e i degjeneruar, Blendi Fevziu – kolaboracionist, sharlatan, Ksenofon Krisafi – fundamentalist, Ndonjë që e radhit veten si historian, si puna e Paskal Milos e Pëllumb Xhufit” etj.

Solla këta shembuj për të kuptuar më mirë se me kë ka të bëjë lexuesi….

Që në titull ai e përcakton numrin e Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, vetëm 3500 vetë. Por në libër ai është kontradiktor me veten, sepse diku thotë kanë qenë 2 mijë, diku 4 mijë e si përfundim – 3500.

Në punën e tij ai vërtet ka shfrytëzuar disa dokumente të Arkivit të Shtetit, por vetëm  gjysmën, sepse ai merret vetëm me vendimet e dhëna nga Komisioni deri në dt.5.7.1948. Mbas kësaj date, sipas tij, nuk është shpallur më asnjë Dëshmor.

Ai nuk flet fare për Dëshmorët e shpallur mbas aprovimit të Ligjit të vitit 1969, sipas të cilit, Komitetet Ekzekutive të Rretheve kanë shpallur mijëra Dëshmorë, dokumentet e të cilëve ndodhen në arkivat tona, në Arkivin e Shtetit, Arkivin e Forcave të Armatosura, në Arkivat e Rretheve etj.

Megjithatë, pavarësisht si mashtron ai me shifra, duket e pabesueshme, madje e dhimbshme se si është e mundur që dikush që e quan veten njeri, të arrijë në fyerje të tilla për ata që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën, për çlirimin e Atdheut. Ja çfarë shkruan ai për Dëshmorët:  “Ata janë faqja e zezë e kombit… Në këtë kategori unë do të përfshija edhe Qemal Stafën e shokët e tij komunistë”. Ai hedh edhe idenë, në se komunistët e vrarë në luftë duhen quajtur apo jo dëshmorë… Deri këtu mund të arrijnë mendjet e mbrapshta antishqiptare.

Sigurisht që nuk ia vlen ta ulësh veten e të merresh me të tillë “studiues”, por u zgjata me të, sepse kjo kategori kërkon të helmojë opinionin me shpifje, gënjeshtra e mashtrime…

 

Kush do ta shkruajë “Librin e Artë”?

Shqetësues për mua është fakti se askush deri më sot nuk është marrë seriozisht me hartimin e një Libri të Artë, siç do e quaja unë, ku të përfshihen emrat e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për Atdheun gjatë  historisë tonë.

Siç përmenda më sipër, duhet përshëndetur nisma e Ministrisë Mbrojtjes për punën e bërë për hartimin e librit “Dëshmorët e Atdheut”. Por pavarësisht nga puna e kryer, duhet thënë se ai është me mungesa e gabime të mëdha.

Në këtë libër nuk janë përfshirë qindra e  mijëra Dëshmorë që e kanë marrë me kohë Statusin e Dëshmorit të Atdheut me vendime të rregullta nga Komisionet përkatëse. Kështu nga disa kërkime që kam bërë nëpër arkivat tona, kam gjetur lista të tëra Dëshmorësh që nuk janë përfshirë në atë libër.

Do sjell disa shembuj.

Nga letra e Qarkorit të Elbasanit dt.6.5.1946 (firmosur nga sekretari Pleurat Xhuvani), nga lista prej 50 Dëshmorësh që përmban kjo shkresë, 33 prej tyre nuk janë përfshirë në këtë libër, sipas shkresës së Qarkorit të Beratit dt.10.5.1946 (firmosur nga Xhoxhi Blushi) nga lista prej 42 Dëshmorëve që përmban kjo shkresë, 17 vetë nuk janë në libër, nga shkresa  e Qarkorit të Durrësit dt.10.5.1946 (firmosur nga Adil Çarçani) nga lista prej 30 Dëshmorësh,  11 prej tyre nuk janë përfshirë në libër. Kështu mund të vazhdohet me shembuj edhe me shkresat e Qarkorëve të  tjerë të asaj kohe. Ose nga 6 Dëshmorë të vrarë në luftën e Reçit (Malësi e Madhe) kundër pushtuesve italianë, vetëm njëri e ka emrin në këtë libër. Sipas një dokumenti të Qarkorit të N/Prefekturës së Kavajës të vitit 1946, nga 10 të vrarë në kampet naziste të përqendrimit, asnjëri prej tyre nuk e ka emrin në libër. Kështu mund të vazhdohet edhe me shumë shembuj të tjerë….

Por mungesat në libër janë edhe më të dukshme për Dëshmorët e shpallur nga Komitetet Ekzekutive të Rretheve, në vitet 1969-1988. Qindra dokumente me listat e Dëshmorëve të shpallur në këto vite ndodhen në Arkivat tona, por që nuk janë shfrytëzuar prej atyre që janë marrë me hartimin e këtij libri.

Kjo përsa i përket Dëshmorëve të shpallur.

 

Pikëpyetjet

Problem i mprehtë dhe i hapur mbetet dhënia e Statusit të Dëshmorit për shumë të tjerë që, duke gjykuar nga veprimtaria e tyre duhet ta kishin marrë me kohë, por për arsye të ndryshme, e në radhë të parë për mangësi të ligjeve të mëparshme, kanë mbetur pa këtë Status. Kështu për shembull, nga 5118 të internuar nga pushtuesit nazifashistë në kampet e përqendrimit në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, 1250 prej tyre kanë vdekur ose janë vrarë në këto kampe. Por shumë prej tyre akoma nuk e kanë marrë Statusin e Dëshmorit. Mjafton vetëm një shembull. Vetëm në vitin 2000, me një vendim të Këshillit të Ministrave u është dhënë Statusi i Dëshmorit 74 të internuarve që u zhdukën në kampet naziste. Dhe kjo vetëm në saje të interesimit e kërkesave të familjarëve e të afërmve të tyre… Po qindra të tjerë që nuk e kanë marrë akoma!?

Në Komisionin për dhënien e Statusit të Dëshmorit, janë shqyrtuar disa raste, vërtetë të dhimbshme, por që sipas ligjeve ekzistuese nuk mund t’i jepet Statusi. Nuk lejon ligji të shpallet dëshmore një vajzë 18 vjeçare që ishte pushkatuar nga gjyqi partizan sepse dikush e kishte akuzuar për probleme morali, megjithëse kemi një precedent, rastin e Ramize Gjebresë (pushkatuar për të njëjtën arsye nga gjyqi partizan), të cilës i është dhënë Statusi i Dëshmorit, ose rastin e një djali të ri, as 20 vjeç, që kishte mbi dy vjet partizan, që e akuzuan për vjedhjen e një defteri me letra duhani dhe u pushkatua nga gjyqi partizan dhe, Komisioni nuk mund t’i japë Statusin e Dëshmorit.

Përmenda këto raste por kemi shumë raste të tjera që ligji e kufizon dhënien e Statusit, në mënyrë të veçantë përkufizimet “duke luftuar me armë në dorë” ose “në formë të organizuar” etj.

Vërtetë i është dhënë Statusi i Dëshmorit shumë italianëve të vrarë duke luftuar kundër pushtuesit nazi-fashist, përkrah partizanëve (sipas librit Dëshmorë e Atdheut 123 vetë)  por sipas dokumenteve ka edhe të tjerë që nuk janë përfshirë në libër. Tërheq vëmendjen se përse për anglezët e amerikanët e vrarë në Shqipëri nuk është bërë e njëjta gjë. Janë dekoruar, respektohen e nderohen në çdo përvjetor etj., por në librin e Dëshmorëve të Atdheut nuk figurojnë emrat e tyre.

Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në vitin 1992, disa Kryesi të Këshillave të Rretheve, në kundërshtim me Dekretin Nr.7199 dt.29.1.1988, jashtë çdo kriteri ligjor, filluan të shpallnin në masë Dëshmorë, çka e detyroi Kryeministrin e asaj kohe, që me shkresën 13.4.1993, t’u tërhiqte vërejtje dhe t’i urdhëronte që “të prishnin vendimet e marra dhe të pezullonin këtë praktikë antiligjore”. Nuk del e qartë në se ata vazhdojnë të konsiderohen dëshmorë, apo janë prishur vendimet e marra…

Probleme të jashtëzakonshme kemi me të rënët para 7 prillit 1939 dhe veçanërisht me ata që kanë dhënë jetën në Kryengritjet antiosmane, në luftërat e vazhdueshme me fqinjët, sidomos ata veriorë, në mbrojtje të lirisë dhe tokave shqiptare. Mungesat në dokumentacione e vështirësojnë tepër punën, por  është detyrimi ynë dhe i brezave që vijnë  ndaj tyre,  që të paktën, të mësojmë historinë e tyre dhe t’u njohim Statusin e Dëshmorit. Sigurisht kjo kërkon punë e angazhim nga shumë institucione studimore e shkencore. Sipas disa studiuesve, Shqipëria, që nga viti 1870 e deri në ditët tona ka rreth 50 mijë të vrarë në këto luftëra që meritojnë Statusin e Dëshmorit. Mbetet  detyrë e studiuesve të nxjerrin të vërtetën për ta dhe përcaktojnë shifra sa më afër realitetit.

Duke qenë se kanë lindur shumë probleme të kësaj natyre, kohët e fundit ka filluar puna për përgatitjen e një projekt-Ligji të ri për Statusin e Dëshmorit, ku parashikohet të shmangen disa nga problemet e lindura nga praktika e këtyre viteve. Dhe jo vetëm për Dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare, por për të gjithë të rënët, në të gjitha kohërat deri në ditët e sotme.

Duke u njohur me shumë dokumente të Dëshmorëve të Atdheut, pashë një vendim, sipas të cilit ishin shpallur Dëshmorë të Atdheut katër të vrarët nga një akt terrorist te Supermarketi VEFA në vitin 1996. Nuk e di ku janë bazuar ata që e kanë vendosur, por lindin shumë pyetje, se si duhen trajtuar ata që mund të vriten nga aktet terroriste, sepse mund të kemi përsëri ngjarje të dhimbshme nga akte të tilla, prandaj hartuesit e Ligjit të ri duhet t’i kenë parasysh të gjitha këto raste.

Po kështu lindin shumë pyetje lidhur me ata që kanë humbur jetën, mbasi kanë kryer detyrën, dhe janë vrarë apo aksidentuar duke u kthyer në shtëpi. Ose për shqiptarët që humbin jetën  jashtë kufijve të Shqipërisë në mbrojtje të drejtave të popullsisë shqiptare atje,  në mbrojtje të Flamurit Kombëtar, në mbrojtje të çështjes Kombëtare, etj.

4 të vrarët më 2 prill 1991 në Shkodër, me të drejtë u shpallën Dëshmorë. Por tërheq vëmendjen fakti se, megjithëse kanë kaluar mbi pesë vjet, edhe sot e kësaj disa nuk i është dhënë  Statusi i Dëshmorit 4 të vrarëve më 21 janar 2011, në mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para ndërtesës së Kryeministrisë, njëlloj si 4 Dëshmorët e Shkodrës të vrarë para ndërtesës së Komitetit Partisë Punës të asaj kohe…

Prej vitesh në Shqipëri funksionon Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut, e cila është e shtrirë në të gjithë vendin, organizon aktivitete të ndryshme në kujtim të tyre, ka realizuar disa botime për Dëshmorët, boton revistën “Pavdekësia” etj., por që gjithë aktiviteti i saj zhvillohet mbi baza vullnetare. Në ndryshim me vendet demokratike të Europës, ku Organizata të tilla  njihen ligjërisht dhe mbështetën materialisht  me të gjitha mënyrat nga shteti, në Shqipëri, deri më sot, asnjë qeveri nuk e ka mbështetur atë. Shpresojmë që me Ligjin e ri, Qeveria ta mbrojë e ta ndihmojë këtë Organizatë Kombëtare.

Duke parë se problematika e Dëshmorëve të Atdheut është tepër e gjerë dhe, shumë probleme që lidhen, që me evidentimin e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për Atdhe, problemet e shumta që lindin çdo ditë, lidhur me mbrojtjen e interesave të tyre dhe familjeve të tyre, me ligjshmërinë, me mbrojtjen  dhe mirëmbajtjen e varrezave, monumenteve, busteve, emrave të tyre, me krijimin e dokumentacionit të plotë për të gjithë Dëshmorët e Atdheut etj. etj. mendoj se ka ardhur koha që në Shqipëri të krijohet një institucion i posaçëm shtetëror për këtë qëllim. Kjo bëhet e domosdoshme, për më tepër, sepse sot askush nuk merret në rrugë shtetërore me këto probleme.

Pavarësisht si mund të quhej, Instituti i Dëshmorëve të Atdheut, apo ndonjë emër tjetër, ai mund të ngrihet pa pas nevojë për shtesa në organikë. Sot pranë Ministrisë së Mbrojtjes ekziston një grup pune prej 7 vetash që merret vetëm me përgatitjen e materialeve për Komisionin e  Statusit Dëshmor i Atdheut, që pothuajse e ka mbaruar misionin e vet. Instituti i Dëshmorëve të Atdheut, duhet të ketë si detyrë, krahas të tjerave, nxjerrjen  nga arkivat të dokumentacionit të plotë për çdo Dëshmor dhe mbi bazën e  vendimeve të Komisioneve të mëparshme, t’ia paraqiste Komisionit të Statusit të Dëshmorit vetëm për njohje.

Kjo do ta thjeshtonte shumë punën dhe mbi këtë bazë, të hartohej Libri i Artë (siç do ta quaja unë) që do të përmbajë jo vetëm numrin e saktë e Dëshmorëve të Atdheut, por edhe të dhënat kryesore për secilin.  Sigurisht një institucion i tillë kërkon specialistë të mirëfilltë nga fusha të ndryshme dhe kryesorja, njerëz të përkushtuar.

 

 

 

*Anëtar i Komisionit Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut”

May 3, 2016 09:40
Komento

22 Komente

  1. intelektuali May 2, 11:30

    NE CILIN VEND TE EVROPES LINDORE KUJTOHEN “DESHMORET” KOMUNISTE TE YSHTUR NGA BOLSHEVIKET E MOSKES PER TE IMPLEMENTUAR MURTAJEN BOLSHEVIKE STALINISTE O AMBASADORI SHAQIR VUKAJ?

    Mesiguri po te rifreskosh kujtesen e ambasadorit enverist ne keto vende ish komuniste te Evropes Lindore do te kujtohesh se ne ASNJE nga keto vende qe ke ushtruar profesionin e ambasadorit keta “DESHMORE” qe me vepren e tyre i transformuan keto vende ne Diktatura Staliniste HORROR te komanduara nga Moska, pra keta “DESHMORE” xhelate te Partive Komuniste qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne keto vende vasale te Moskes dhe Kremlinit ku ke studiuar edhe ti o Shaqo Shoku, pra keta “DESHMORE” kriminele jane harruar qe ne fillim te viteve 90-te ne keto vende ish komuniste dhe trashegimtaret e tyre i kane kerkuar falje popullsise per krimet e tyre gjakatare, ne dallim nga Shqypnia Enveriste qe 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit nuk po e kupton akoma te VERTETEN per Boten Demokratike dhe Antikomuniste.

    Reply to this comment
    • Zogist nga shen naumi May 3, 17:13

      I nderuar Kumandar Intelektual Nastradini.

      Te jete politik kjo qe bene nashti ?

      U mbaj mend , qe ne burg kur na kishin
      denuar Kamunistet , Zotrote efendem
      na thonje se Enveri kishte te drejte .
      Dhe ne kishim Gabuar .
      Zotrote na beje leksione per Marksizmen e leninizmin.
      Te punojme fort na theshnje ta lajme Tradhetine ,
      …..
      Nuk te zinte gjume , pa thene te rronje partia
      qe na hapi syte .
      Keto 26 vite ti po flet Anglleç,
      duke ja futur si Kau , Peles .
      Po ky Mark ujku i Legalitetit eshte ,
      apo i Ballistave .
      Po na turperon , se llafos si Pasneser ,
      dhe duket sikur ka pire Raki me Ure .
      I thonj te dale me rralle se po na turperon
      mavria ,
      dhe eshte bere per gjynah ,
      Do gjetur no nje Prift i zoti , qe ta Kendoje ,
      se i kane ikur dhente e dhite .

      Kumandar te na Rruaç
      e te paçim .
      mos harro te marresh ilaçet e prostates ,
      se nuk ka Idraulik qe te merr ne dorrzim pastaj .

      Reply to this comment
      • intelektuali May 3, 22:22

        Degjo nje histori te VERTETE nga Kumandari:

        “Kur i shkova Shaqos ne ambasade ne Prage per vize per disa miq te mija ceke me thane se ambasadori ishte ne mbledhje partie dhe nuk mund te dilte. Insistova duke debatuar me punonjesin e ambasades duke i thene se doja vetem disa minuta per takim, por punonjesi nuk pranoi duke e argumentuar refuzimin se Shaqo ambasadori ishte futur ne cader ushtrie ne mes te dhomes me gjithe antaret e partise per nje ceshtje me rendesi te madhe. Pyeta:

        C’NE NE CADER NE MES TE DHOMES?

        Pergjigja ishte e shpejte:

        ARMIKU PERGJON!

        Nuk pranova llogjiken dhe debatova:

        C’NE ARMIKU, CEKIA ESHTE VEND MIK DHE KA PRANUAR DEMOKRACINE EVROPIANE ME KOHE ASHTU SI SHQYPNIA, NUK JEMI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT CCILET JANE KETA ARMIQ QE PERGJOJNE SHAQON TONE NE MES TE DHOMES BRENDA NE AMBASADE?

        Punonjesi me tha:

        AMAN MOS E ZGJAT SE ME PUSHUAN!

        Ika me miqte e mij ceke, te cilet nuk e kuptuan pse u refuzuan nga ambasadori shqyptar ne orarin zyrtar dhe pse ambasadori yne Shaqo Vukaj i bente mbledhjet e Partise brenda ne cader ushtrie qe mos ta pergjonte ARMIKU kur Shqypnia kishte deklaruar qe donte t’i bashkohej BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.”

        Ky eshte Shaqo Vukaj qe tani po numeron DESHMORET e Enverit, por nuk na sqaron:

        MEHMET SHEHUN DHE GJENERALET DO T’I FUSE NE LISTEN E TIJ FAMOZE APO DO T’I SHPALLE SI ARMIQ TE PARTISE SE TIJ?

        Kjo eshte ceshtja!

        Reply to this comment
      • intelektuali May 3, 22:24

        Degjo nje histori te VERTETE nga Kumandari:

        “Kur i shkova Shaqos ne ambasade ne Prage per vize per disa miq te mija ceke me thane se ambasadori ishte ne mbledhje partie dhe nuk mund te dilte. Insistova duke debatuar me punonjesin e ambasades duke i thene se doja vetem disa minuta per takim, por punonjesi nuk pranoi duke e argumentuar refuzimin se Shaqo ambasadori ishte futur ne cader ushtrie ne mes te dhomes me gjithe antaret e partise per nje ceshtje me rendesi te madhe. Pyeta:

        C’NE NE CADER NE MES TE DHOMES?

        Pergjigja ishte e shpejte:

        ARMIKU PERGJON!

        Nuk pranova llogjiken dhe debatova:

        C’NE ARMIKU, CEKIA ESHTE VEND MIK DHE KA PRANUAR DEMOKRACINE EVROPIANE ME KOHE ASHTU SI SHQYPNIA, NUK JEMI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT CILET JANE KETA ARMIQ QE PERGJOJNE SHAQON TONE NE MES TE DHOMES BRENDA NE AMBASADE?

        Punonjesi me tha:

        AMAN MOS E ZGJAT SE ME PUSHUAN!

        Ika me miqte e mij ceke, te cilet nuk e kuptuan pse u refuzuan nga ambasadori shqyptar ne orarin zyrtar dhe pse ambasadori yne Shaqo Vukaj i bente mbledhjet e Partise brenda ne cader ushtrie qe mos ta pergjonte ARMIKU kur Shqypnia kishte deklaruar qe donte t’i bashkohej BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.”

        Ky eshte Shaqo Vukaj qe tani po numeron DESHMORET e Enverit, por nuk na sqaron:

        MEHMET SHEHUN DHE GJENERALET DO T’I FUSE NE LISTEN E TIJ FAMOZE APO DO T’I SHPALLE SI ARMIQ TE PARTISE SE TIJ?

        Kjo eshte ceshtja!

        Reply to this comment
  2. intelektuali May 2, 11:34

    SERBIA E MILLOSHEVIQIT DHE TITOS PO LARGOHET NGA RUSIA BOLSHEVIKE E PUTINIT, POR SHQYPNIA KOMUNISTE E EDVINIT, LIKES DHE SALIUT PO AFROHET DHE ANTARSIMI NE BE-SE I VATANIT PO DUKET GJITHNJE SI NJE MISION I PAMUNDUR DHE SHAQIR VUKAJ AKOMA PO KENDON SI KUKUMJACE PYLLI PER “DESHMORET” IMAGJINARE TE ENVERIT QE ME VEPREN E TYRE ANTIKOMBETARE IMPLEMENTUAN MURTAJEN BOLSHEVIKE NE VENDIN TONE.

    Mjafton te shikosh sesi dekorohen me medalje trimerie xhelatet katile te Enverit duke filluar nga Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, Arjanit Cela me shume soje e sorrollope gjkatare nga pas, mjafton te shikosh si ministra dhe deputete te qeverise dallkauke shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e ANTIKRISHTIT Enver Hoxha ne dore, mjafton te shikosh sesi vampiret enveriste qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem gjate ditkatures staliniste per 50 vjet me radhe, pra keta vampire si qajne dhe vajtojne si kukumjacka pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav apo per 5 majin e deshmoreve imagjinare te Enverit, date kur ky pederast i pabese spiunoi tek fashistet e kunatit te vet Qemal Stafen, mjafton te shikosh si po e drejtojne sot shtetin shqyptar 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si nje Mafie Komuniste me pushtet, jo si nje Republike Parlamentare Demokratike, por si nje Diktature Kryeministrore Enverise qe kerkon te beje edhe Kryearkitektin e qyteteve, edhe Kryespecialistin e Ekonomise dhe Biznesit, por edhe Kryehajdutin e Fondeve Publike dhe te votave te miletit dru me pre.

    Reply to this comment
  3. Eppur Si Muove May 2, 14:03

    Ju lutem mos na I beni enver hoxhen si jezu krishti apo xhordano brunon

    Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
    Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme
    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike po i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe jo vetem eshte rehabilituar nga PERBINDESHI SALI BERISHA DHE CA ELEZ BIBERE MATHERFACKERE
    Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi ju KANIBALEVE “INTELEKTUHALE ANTIENVERISTE ,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve SHUT UP

    Luanet e pyllit dhe fituesit e luftes nuk gjykohen nga skuliqet nastradine
    !

    Reply to this comment
  4. Mark.uk May 2, 15:46

    Mbi 80% e ktyre te quajtur deshmor jan vrar ne mes njeri tjetrit.Ne baze te dhenave jo zyrtare 70% e 28000 deshmorve jan vetem si numer se kurr nuk kan ekzistur kurre.Nje gja me habit si ka mundesi mbas 70 vitesh ka ala veteran.

    Reply to this comment
    • tuc maku May 2, 17:39

      o mark uki…jo ne angli te shkosh por dhe ne kozmos,nuk mund te heqesh instiket e talebanit kanibal

      lexo keto pak rrjeshta me poshte….te kuptosh cfare monstrash jeni

      Bandat e “Komitetit të Maleve te Mark Ukit” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt.

      Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore.

      Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.

      Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën.

      Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.

      Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep.

      Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

      Reply to this comment
    • Tartufi May 2, 17:41

      Mark mos i ngatro gjerat e ti beshe tope tope.
      Pas 70 vitesh ka ala barbare dhe jo veterane ,duhet te na
      thuash. Veteranet jane nje krijese tjeter nga barbaret.

      Reply to this comment
    • maks May 2, 18:53

      o mark ujku ata diversantet qe mbron ti dhe soji jot kan qen terrorista si keta terroristat e issit dhe asnje here nuk kan per tu kujtuar per mir nga populli prandaj qepe ate hale

      Reply to this comment
  5. Arben May 2, 16:38

    45 VJET DIKTATURE KRIMINALE, NUK KA BERE ASNJE STUDIM MBI NUMRIN E DESHMOREVE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    A DONI ME PER BELULIN?????????!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • TERRORISTE APO HERONJ KETA HAMITMATJANET May 2, 18:23

      ZOTI ARBEN

      KE TE DREJTE..KANE HARRUAR KRIMINELIN HAMIT MATJANI…..QE PO E QUAJNE HERO

      Matjani: Kur na nisën në Shqipëri në ’51-shin, më urdhëruan për atentate

      PJESË TË NXJERRA NGA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TË DIVERSANTIT HAMIT MATJANI I SPIUNAZHIT AMERIKAN, I HEDHUR MË AEROPLAN MË DATËN 1. 5. 1953

      Në procesin e datës 9 maj 1953, Hamit Matjani, ndër të tjera ka deklaruar:
      Në kohën që do të niseshim, ne u vendosëm në një shtëpi të ndodhur në lagjen Glifadha. Ishte në rrëzë të një mali me rrugë jo të shtruara mirë. Që të gjitha dilnin në xhade të madhe. Kjo shtëpi është e rrethuar me gjysmë muri dhe me tela të lidhura me hekura, sikurse rrethojmë kopshtet tona. Edhe porta ishte me hekura me kangjella. Nuk mbaj mend as rrugën, as murin e kësaj shtëpie. Kjo shtëpi është e përbërë prej dy dhomash. Këtu flinin, por stërvitjet i bënin në një shtëpi tjetër të ndodhur brenda këtij oborri. Kishte dhomën e stërvitjes, dhomën e ngrënies dhe kuzhinën. Përtej kësaj shtëpie prapa, brenda në oborr ishte dhe një shtëpi tjetër, ku mbajnë materialet. Përbëhej nga tri dhoma të vogla, ku neve nuk kishim hyrë brenda. Në oborrin e shtëpisë kishin mjaft rrënjë pishe dhe ullinj të mbjellë rishtas dhe përreth murit kishte dafina. Ujin e binin nga jashtë me makinë dhe e hidhnin në një depo që ishte brenda oborrit. Afër portës së madhe kishte edhe një depo tjetër, e cila nuk punonte. Në këtë shtëpi nuk qëndronte asnjeri tjetër përveç Çarlit, që vinte çdo ditë të na sillte ushqime dhe atyre që vinin për stërvitje. Ushqimin neve e gatuanim vetë. Rrogat mua mi paguante Çarli dhe ndonjëherë Gazi. Këta ua paguanin edhe grupeve të tjera, duke na i çuar në hotel ose ku të banonim. Më duket se radisti që mbante lidhje me radistin në Shqipëri të Zenel Shehut ishte një amerikan që dinte pak shqip dhe që duhej të ishte me origjinë shqiptare me emrin Xhimi….ECT

      Reply to this comment
  6. xeni May 2, 20:19

    28.ooo deshmore tonet,1,700 000, jugosllav, 6 mil polak,20 mil sovjetik….vertet akoma dikush beson ne keto dokrra.Te thuhet e verteta, dihen emrat dhe lista e te vraveve.

    Reply to this comment
  7. Edi May 2, 22:07

    I nderuar Zoti Shaqir,
    Ju falenderoj per hulumtimin e fakteve dhe trajtimin e kesaj teme qe normalisht duhet te zbardhet me qellim qe edhe disa mendjenxehte qe u ka ngelur ora prapa (ndonese e pranoi mendimin kunder, por me fakte dhe jo folklorizma). Gjithashtu si nje prej personave qe kam qene pjese e grumbullimit te dokumentacionit te librit Deshmoret e Atdheut, ju informoj se te gjitha fakte dhe puna eshte mbeshtetur tek arkivat dhe vecanarisht tek bashkepunimi me pushtetin lokal te asaj kohe (e theksoj pa dallim ngjyre, per te cilen gjej rastin t’i falenderoj per punen e bere) dhe Shoqatat e Veteraneve. Dhenia e jetes per Atdheun eshte nder per cdo komb te qyteteruar.

    Reply to this comment
  8. Arben May 3, 10:02

    Siç shihet numrat që jepen për Dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare janë të ndryshme, sepse deri më sot nuk është bërë një studim i plotë dhe i saktë.,

    POR TI O KRIMINEL, E PATE PUSHTETIN ABSOLUT KRIMINAL, NE DUART E TUA PER 45 VITE TE TMERRSHEM, AKOMA NUK PASKE BERE NJE STUDIM TE PLOTE E TE SAKTE???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    PERVEC FAKTIT, QE KJO KA QENE E QELLIMSHME, SEPSE ESHTE MASHTRUAR SHUME ME KETE TEME, TE THEM SE IKU DITA JOTE, TANI HESHT.

    Reply to this comment
  9. Mark .uk May 3, 10:22

    Per fatin e keq te ktij populli fituan komunistet.Tani ka ala zagar qe hehin duke bere jehon bishes komuniste.Gjermanet e luftes e dinin se kush jan komuniste qe thonin.Komunist caput.

    Reply to this comment
  10. feniks May 3, 16:48

    Per4vec qellimit te mire edhe Shaqir Vukaj hedh tymce rreth sasise se DESHMOREVE TE ATDHEUT!
    Perse i duhet fryre kaq shume numerit 28 mije deshmore???
    E gjithe kjo behet vetem per te BALTOSUR LANC-in nga kolaboracionistet!
    Ne historia e lavdishme do te varej tek numeri i sakte i deshmoreve ,atehere MORTJA QE NUK NA ha!
    Sipas kesaj llogjike i bie qe te fillojme e te dyshojme edhe per sasine e luftetareve te Skenderbeut, sasine e betejave te tij dhe permbi te gjitha per SASINE E TURQVE TE VRARE NE CDO BETEJE,qe shkon ne deri mbi 30 mije te vrare!
    Filloi tani dhe kerkoni listat e te vrareve,plagosurve tej!
    Po Riza Cerova luftoi per ATDHE apo per pare?
    Sa luftetare kishte Riza Cerova dhe sa armiq vrau!
    Vazgdoni me ushtrine “GLORIOZE” te ballit kombetar qe beri te mundur Clirimin e Shqiperise nga PULAT DHE RAKIA!!

    Reply to this comment
    • 21 JANAR 2011=4 SHKURT 1944 May 3, 18:09

      Feniks ,ke te drejte kur thua se zoti Vukaj merret me shume me numrat e deshmoreve.

      Cfare rendesie ka numri kur fashizmi demokratik I Sali Rametit po I pshurr deshmoret dhe po nderon tradhetaret ??

      Pse nuk folen kur Basha-Meta hoqen pllaken e 4 shkurtit 1944 dhe vendosen nipin e XHAFERR DEVES ??

      Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
      Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
      Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
      Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

      Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar
      Enciklopedia e figurave politike e pershkruan keshtu Xhafer deven

      In 1956, he immigrated to the United States and briefly lived in New York and Boston.
      In 1960, he moved to Calaveras County, California,[14] and worked as an assistant supervisor at the mailing department[24] of Stanford University in Palo Alto until his retirement in 1972.
      In his years in exile, Deva played an active role in organizing anti-Communist resistance. He died on 25 May 1978, aged 74.
      Files released after his death showed that Deva was one of 743 suspected fascist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
      Konkluzion:
      Eshte krim kunder njerzimit nga kushdoqofte qe per te luftuar gjasme komunizmin te ringjallen dhe te reabilitohen figura te urryera te fashizmit..

      Sot eshte e qarte qe eshte montuar fashizmi demonkratik

      21 janari 2011= 4 shkurti 1944..i vetmi ndryshim eshte se xhafa eshte zevendesuar me lul udbashin..

      Reply to this comment
  11. Arberei May 4, 03:09

    Pak matamatik
    shqiparia ka pataur 25 brigada nga 500 700.100 vete 2-3 braigada 2000 veta.Mesatarsisht maksiamle 25 brigada nga 10000 veta baras me 20ooo partiza.
    nga na erdhen keta deshmore??
    Puka ska asnje deshmore e kane nje deshmore artificialisjt sesep ishte i vetem rrth qe nuk kishte deshmore
    e udhheqsit e Partise duhet shkonni per festat e geshtenjave te varrezat i ben edhe 2-3 te pavarsisie . Nuk ka rreth qe ka mbi 100 deshmore ase brigade .kesht 27 rreth nga 70 deshmore 1890 hajde 2000deshmore
    Une kam punuar ne komitetein e veterave dhe kam qen sekretar i berdhame te burgosurve e internuarev breda e jshat vendit para 39 e pase 39 .Ato shifra i kane pervetsuar ata qe nuk kane punuar asnje njete
    Kan qen 4 rregjiat te mdha me gjitha cilsir vend lindja viti arrestimi i nterenimi ku nga data deri dt.pse ,kur e kthyer ertej etj.Keto duht ishin sekrete.Sespe ata qe kane bere libra disa i kane hequre ndofta kane shtuar simpatizantet
    A e dieni kan bere deshmiore njerz te vdekeur .kane hequr deshmore ata qe prasidenti Dr.omer nishani i ka shpallur deshmore
    Kush esht tip komunisti apo historiani qe i hedh poshte firmen e presiedentit
    sepse ati i esht bere asgjesimi ne nje rreth tjeter dhe pasatj kane vjuar cmira ,nihilizmi.Behet deshmore si qe mbytet ne uje nuk behet deshmore ai qe u asgjesua ne rreteh te dyshimta,misterioze,Nishani i lidhi dhe pensine deshmore
    rrethi e giqte pensionin
    hajde qeverri hajde.

    Reply to this comment
  12. polua May 4, 13:35

    I leni deshmoret atje ku jane, nuk u lind asnje e drejte ti pergojoni , ju bijte e nazisteve dhe fashisteve. Ju ruani vyrtytet tuaj naziskine dhe s’u gacmon njeri . Jeni ne te drejten tuaj te jetoni te lire, por pa gacmuar dhe denigruar te tjeret, ne qofese u ka ngele pak dinjitet njerezor. Ne qoftese jeni akoma ne fazen e adoleshences, rrituni pastaj gjykoni e flisni. Deshmoret e Shqiperise jane e do te jene ne altarin e vendit edhe nga brezat e mençem e shpirtshqiptari qe do te kene. Kush eshte vrare per mbrojtjen e atdheut eshte deshmore, kush ka qene bashkepuntor me te huajin ne dem te vendit, eshte tradhetar. Sistemet vene i vijne bashke me qeverite ne nje vend. Njerezit i nderrojne sipas forces dhe interesave te tyre.

    Reply to this comment
  13. Akilis May 4, 14:29

    Pyetja eshte, kur do clirohemi nga Turqia, nga Xhamite, nga nje identitet antikombetare, kjo eshte zgjidhja pa te tjerat vijne vete, nderi per Jeorgios Kastriotis, per Epirin historik, per kulturen tone Helene para Romake, per nderin e atyre qyteteve dhe gjakun e tyre te shkaterruara nga Varvaros Romake.
    Ky shtet nuk behet, se ata qe e krijuan per qellimet e tyre e komandojne edhe sot, ndryshe nuk ka shtet “Albania”me nje fizionomi shtet Islamik dhe kaq.

    Reply to this comment
  14. LAVDI DESHMOREVE TE TE GJITHA KOHRAVE May 4, 14:46

    per komentuesin Arberei
    dhe per cdo shqipfoles:

    Shaqir Vukaj ka bere nje pershkrim real dhe shkencor ku ka ndare heronjte,deshmoret,viktimat,te zhdukurit etj etj

    Deshmoret & Heronjte nuk jane bageti te numerohen …eshte ideali i tyre..te tjerat jane biznes..

    Po cfare vlere kane heronjte e LNC kur aty kane futur banditin spiunin dhe mafjozin Azem Hajdari qe u vra si qen rrugesh per pazare droge dhe armatimi nga tropojane e tij

    Po cfare vlere kane heronjte e LNC kur lapidari i tradhetarit Lefter lefter nosi…”shendrin” ne mes te elbasanit

    Perse ky kanibalizem ekstrem ndaj Luftes Heroike te Atdhetareve,Partizaneve dhe Enver Hoxhes me shoket e tij ?
    =Kur dhe amerika zyrtare me ikonen negative komuniste Fidel Kastro ka zgjatur dore e pajtimit…biles ne te nejten kohe qe dipllomate amerikane ne Usa njoftonin fillimin e lidhjeve dipllomatike me Kuben…dipllomati Arvizu duke ikur tha per EH qe ishte monster dhe pastaj kerkoi takimpublik me nje femer se i kishte ngelur pishman te Arian Cani

    =Kur dhe amerika zyrtare ka marredhenie vellazerore me Kinen Komuniste te MCD qe vraau 60 miljon njerez dhe i thone akoma Kryetari Mao….eshte ky shtet qe shkeli me tanke mijra studente me Tien An Men.

    PSE KY QENDRIM ME DY STANDARTE ?

    aq me keq kur tradhetari,bashibozoku Ahmet Zogu nderohet me permendore ??

    AI I TAKON PERMENDORJA ZOGUT KURVES ME KETO MASAKRA MESJETARE ??

    Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
    – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

    Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
    1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
    2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
    3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

    4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik. (HELL)

    STOP KANIBALIZMIT

    NAZI-BERISHIST-ELEZBIBERIST-MACARTIST
    PER ENVER HOXHEN LUFTES SE SHENJTE NACIONAL CLIRIMTARE,HERONJEVE DHE TE DESHMOREVE TE SAJ

    LAVDI 5 MAJIT DITES KOMBETARE TE DESHMOREVE QE NGA KOHA E SKENDERBEUT DERI SOT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*