Si ka mundësi Akademia e Shkencave të nxjerrë dokumente të tilla?!

May 29, 2016 12:14

Si ka mundësi Akademia e Shkencave të nxjerrë dokumente të tilla?!

Prof. Rami Memushaj

Kjo “Deklaratë për shtyp” është një dokument zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që kushdo mund ta lexojë në faqen e internetit www.akad.gov.al. Po e sjellim këtu origjinalin për të treguar se sa kujdes tregon për gjuhën institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit.

Në këtë dokument me 253 fjalë, janë bërë një numër i madh gabimesh gjuhësore. Kështu, në të shkruhet asamblea për asambleja, stututit për statutit,  numurin për numrin, hidroenergjitikës për hidroenergjetikes; janë përdorur fjalë të huaja të panevojshme: web për internet, të aprovuara për të miratuara, konform për në përputhje/në pajtim, aprovoi për miratoi, prezencë për prani, aprovim për miratim; janë edhe 10 gabime pikësimi e disa gabime grafike.

Veç kësaj, hartuesit e deklaratës kanë ngritur nga varri historianin Petraq Pepo (1903–1989) dhe e kanë bërë akademik, anëtar të komisionit të votimit!

E shkruar për së mbari, Deklarata do të ishte kështu:

Asambleja e Akademisë së Shkencave, e mbledhur sot, në datën 23 maj 2016, ora 12.00, në sallën “Aleks Buda”, sipas njoftimit të bërë më datën 25 prill 2016, të publikuar edhe në faqen e internetit www.akad.gov.al, për votimin e kandidaturave të paraqitura për titullin “akademik” sipas fushave dhe kritereve të miratuara prej saj, konstatoi:

  1. Mbledhja e zakonshme e asamblesë u zhvillua në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, në zbatim të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, neni 5 dhe 6; dhe të Statutit të saj, neni 3, pika 5, neni 6 dhe neni 9.
  2. Asambleja miratoi rendin e ditës.
  3. Në votim morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të asamblesë së ASH-së.
  4. Votimi i fshehtë, numërimi i votave si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit u zhvillua nën praninë dhe drejtimin e komisionit të votimit, të ngritur me miratim të asamblesë, i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri – kryetar, Petraq Petro – anëtar dhe Jorgaq Kaçani – anëtar.
  5. Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën 2 (dy) prej tyre. 3 (tre) vendet e tjera mbetën pa u plotësuar, pasi kandidatët në garë nuk arritën numrin e duhur të votave, sipas Statutit.
  6. Asambleja uron për zgjedhjen kolegët, akademikët Edi Pinguli në fushën e hidroenergjetikes dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë, të cilët morën numrin e duhur të votave.

Asambleja e Akademisë së Shkencave

Tiranë, më 23 maj 2016

Akademia jonë e Shkencave, që duhet të jepte e para shembullin në zbatimin e normave të gjuhës standarde në gjithë dokumentacionin e saj, duket se është larg këtij objektivi. Para se të vijojë me këmbëngulje pjesëmarrjen në projektin për ndryshimin e drejtshkrimit, për një drejtshkrim ndërakademik, ajo duhet të zbatojë rregullat e drejtshkrimit të sotëm. Se faji nuk është i drejtshkrimit, po i kujdesit të munguar për zbatimin e tij.  Nënkuptohet që formuluesit e dokumenteve të Akademisë duhet të kenë një kulturë gjuhësore të përshtatshme për gradat e tyre dhe për institucionin, ku ka jo pak akademikë filologë.  Nëse nuk tregon kujdes për gjuhën shqipe Akademia, ç’mund të presim nga të tjerët?

 

May 29, 2016 12:14
Komento

20 Komente

  1. ??? May 29, 13:17

    Prof. Ramiu me vjen keq por ngaterron kekun me byrekun. Interneti dhe faqja e rrjetit jane dy gjera te ndryshme. Interneti eshte ai qe ben te mundur lidhjen ne “Worldwide Web” ose rrjetin mbare-boteror ne Shqip. Pra i dashur profesor faqja e rrjetit mbare-boteror hapet ne saje te lidhjes me internet por mund te hapen edhe pa internet.

    Reply to this comment
    • Salvator Beqiraj May 30, 20:56

      Pirdhni ju pirdhni. Ne akademiket marrim nga 1 meleon leka per titullin akademik, permbi lekat e rroges dhe ju na cani trapin per si shkruhet: energjetike apo energjitike. Energjileshi, a nuk eshte? Vaso Tole me mua dhe shume shoke, as pjerdhim per shkencen tuaj, ne duam lekat dhe kaq.

      Reply to this comment
  2. çentrale May 29, 13:18

    Akademia e shkencave ??!!

    Reply to this comment
  3. Feniks May 29, 13:49

    Ne ASh jane bere akademike leshi militantet e Berishes.Cfare prisni prej tyre me shume?

    Reply to this comment
  4. Niku May 29, 14:23

    Keni plotesisht te drejte Profesor. Gjuha e njehsuar eshte bere sot nga gazetat, nje nderthurje e gjuheve te huaja me disa fjale shqip dhe jepet si ushqim i perditshem. Ceshtja e dyte: Akademia shqiptare eshte bere si nje klub kafenesh shume larg nga akademiket e meparshem. Shteti te mos behet pjese e ketij shkaterrimi.

    Reply to this comment
    • Shahisti May 30, 14:43

      Nuk i thone “gjuha e njehsuar”, por “gjuha e njësuar”. Perpara se te kritikosh te tjeret per gjuhen, perse nuk ben nje perpjekje ta mesosh vete me mire?

      Reply to this comment
  5. xxx May 29, 15:20

    kane diplome te shkolles se larte pa mbaruar te mesmen,yyyyypppp xhxhi xhixh leshi

    Reply to this comment
  6. KORÇARI May 29, 15:54

    Sa për fjalën ” Hidroenergjitikës” është në rregull shumë e saktë, sepse kështu thuhet me Ë dhe jo me E, për të gjitha të tjerat keni të drejtë, por duke marrë parasysh faktin që komplet ”Elita” politiko-shoqërore-artistike Shqiptare nuk di Shqip as të flasë dhe as të shkruajë (Drejtshkrim),besoj se justifikohet deri diku.

    Reply to this comment
  7. l ri May 29, 16:01

    Është bërë edhe akademia si SH.Q.U.Pi,,apo shpk e Saliqoftëlatgut,,,,,,!!!!???????

    Reply to this comment
  8. spata May 29, 17:26

    Kush pjerdhe per gjuhen sa dhe per politiken shqiptare .

    Reply to this comment
  9. Illo May 29, 19:50

    Ky shkrim per Akademine e shkencave, hedh drite m bi faktin se Akademia eshte eliminuar si institucion . 25 vjet kjo Akadem,i ne rrastin me fatlulum vetem ka marre fryme . Shtetit berishist nuk I eshet dashur as Akademiija dhe as shteti . Autokrat si Sali Berisha nuk ka njohur bota .Ai qeverrisi pa shtet , pa akademi , pa asnje lloj structure te organizuar . E kam thene vazhdimisht , fai I tij eshte minimal , karshi atyre intelektualtve , qe e kan ndjekur verberisht . Pasusit e tij duhet te denohen maximalisht , sepse Saliu eshte I semure psikik . Shendeti I tij mendor ka qene me kohe I diskutushem . demi , qe I ka bere Shqiperise nuk lahet edhe te denohet tre here me denimin maximal . Mjerr dheu , qe e ka mbajtur mbi shpine , po thuaj mbi 70 vjet . I. Foto

    Reply to this comment
  10. Stef Staku May 29, 20:32

    Unë i njoh nga afër ato. Të habisin me nivelin e ulet intelektual dhe mbi 80 % e tyre janë gomere vertetë. Ai institucion u la në miserje pasi kështu u intereson lobeve anti – Shqiptare që janë të ulur kembekryq në mes të Tiranës.
    Nuk mund të ketë ” Rilindje ” ne kuptimin filozofik te sajin në se ky institucion do vazhdoje te jetë ne gjendje të tillë.

    Reply to this comment
  11. Varthi May 29, 21:35

    Për ???:
    Hyr në Google dhe shkruaj “faqja e internetit”. Numëro sa herë do të të dalë ky togfjalësh (sulmohet faqja e internetit të CIA-s, faqja e internetit të gazetës etj., etj.)
    Për Korçarin:
    Është fjala për shkrimin jo me i, po me e: “energjetikë” (dhe hidroenergjetikë) dhe jo energjitikë (as hidroenergjitikë)
    shkruhet me e, jo me i.

    Reply to this comment
  12. demo May 29, 21:38

    Ne kete vend kaloi shpellari
    I vu zjarr.

    Reply to this comment
  13. fredalb May 30, 00:10

    Shumë faleminderit profesor për këto vërejtje. Është për të ardhur vërtet keq me gjendjen ku është katandisur kjo akademi. Edhe për sa i përket përkthimit “web”, mendoj se është i duhur “faqe e internetit”, edhe pse ka disa përpjekje për ta shkruar “ueb” apo një huazim krejt i panevojshëm nga italishtja “siti”. Meqenëse në përkthim nuk ka gjegjës të saktë, por bëhet fjalë për barazvlerës përkthimor, mendoj se është me vend njehsimi i “website” me faqen e internetit.Të tjerat ishin vërtet gabime amatorësh dhe njerëzish të pa shkollë.

    Reply to this comment
  14. Darius May 30, 01:29

    Cfare fati,sa cudi qe dhe Albanistani paska Akademi Shkencash??

    Reply to this comment
  15. Kola May 30, 06:37

    Akademite e leshit qe jane kthyer ne WC te Vicidolit si kjo e Tiranes edhe e Prishtines. Lum ne c’injorante kemi vene ne balle.

    Reply to this comment
  16. beni May 30, 08:50

    Perse, a kemi edhe ne Akademi te Shkencave!? Ajo eshte nje cerdhe qylaxhinjsh qe marrin vetem rroga te majme e vegjetojne duke bere nje gjum letargjik!

    Reply to this comment
  17. faja May 30, 12:05

    Edhe http://www.akad.gov.al mendoj qe do ishte me e drejt qe te shkruhej:
    http://www.akad.qev.al (governo nuk eshte shqip)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*