Si konkurojnë për influencë në Afrikë, Britania, Gjermania e Franca

May 4, 2019 23:48

Si konkurojnë për influencë në Afrikë, Britania, Gjermania e Franca

Kancelarja gjermane Merkel dhe sekretari për punët e jashtme britanik Hunt do vizitojnë Afrikën këtë javë, raportohet në mediat ndërkombëtare.

Vizitat e pavaruara nga njëra tjetra janë hapi i rradhës të shteteve europiane që po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në kontinent në lidhje me tregtinë, emigrimin dhe sigurinë.

Kancelarja Merkel, pasi u takua me presidentin e Burkinës dhe premtoi përshpejtim të nismave europiane në kontinentin afrikan, do vizitojëBurkina Fason, Malin dhe Nigerin. Ajo i ka premtuar këtyre vendeve  më shumë se 68 milion euro, ndërsa në Afrikën Perëndimore gjenden më shumë se 1000 trupa gjermane si pjesë e forcave paqëruajtese të Kombeve të Bashkuara dhe misionit të BE-së për luftën kundër terrorizmit islamik – shkruan Dita.

Ministri britanik Hunt, që do gjendet në Afrikën Perëndimore pothuajse njëkohësisht me kancelaren, do angazhohet për hapjen diplomatike të mëtejshme në kontinent, me hapjen e ambasadave nëÇad dhe Niger, si dhe me investime rreth 5 milion euro për mësimin e gjuhës angleze. Në fjalën që mbajti në Gana javën e shkuar, Hunt nënvizoi se Britania shihte mundësi të shumta ekonomike në Afrikë dhe se kombet afrikane nukkonsideroheshin më thjesht vende për bamirësi, por partnerë dhe destinacione investimi dhe tregtije.

Duhet theksuar se kombet e Afrikës Perëndimore janë shumica frankofone, me lidhje të forta me fuqinë kolonizuese të dikurshme, Francën.

Nga ana tjetër, në mars,presidenti francez Macron vizitoi Kenian,që ndodhet në Afrikën Lindore dhe ka një lidhje historike me Britaninë, fuqinë ish-kolonizuese të rajonit. Gjatë kësaj vizite ai firmosi një marrëveshje investimi rreth 2 miliard euro me presidentin kenian Uhuru Kenyatta.

Fokusimin e shtuar për Afrikën, edhe pse në rajone të ndërsjellta, ekspertët e konsidorojnë të domosdoshëm, sidomos kur merret parasysh se Afrika është një kontinent që po rritet shpejt ekonomikisht dhe në popullatë. Për më tepër, Afrika ka një ndikim të madh në emigirim. Për sa i përket Britanisë, eksporti i shërbimeve finaciare pas Brexit është esencial që ajo të ketë rolin e saj të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Vlen të theksohet se dëshira për rritjen e influencës në Afrikë nuk është një fenomen europian.  Gjatë prillit, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump vizitoi Etiopinë dhe Bregun e Fildishtë në kuadër të projektit tëDialogut për Fuqizimin e Gruas Afrikane, i cili ka për qëllim që deri në vitin 2025 të ndihmojë 50 milion gra nga shtetet në zhvillim të kontinentit. Në fakt, sipas ekspertëve, kompanitë amerikane janë burimi më i madh i investimeve të drejtpërdrejta në Afrikë, dhe shteti amerikan ështe dhuruesi më i madh i ndihmave për kontinentin.

Po sipas ekspertëve, Kina është partneri i tregtisë dhe finacuesi kryesor i infrastrukturës në Afrikë. Megjithatë, investimet kineze shihen gjithnjë e me shumë skepticizëm nga shtetet afrikane, meqë kanë shpesh formen e kredive të buta dhe borxhi i krijuar është i vështirë për tu përballuar nga këta shtete të varfëra – shkruan Dita,

Kjo duket se do ta rrisë dëshirën e shteteve afrikane të bashkëpunojnë me ata europiane, sidomos kur bashkëjetesa e tyre e gjatë, në kohët e arta të kolonializmit merret në konsideratë.

e.ll. / dita

 

May 4, 2019 23:48
Komento

2 Komente

  1. MH May 5, 00:50

    Ky artikull tregon se sa unikal asht koncepti i ashtuquajtur Shtetet e Bashkuara Europiane.Nderhyrja drejte Afrikes nuk thuhet Shtetet e Bashkuara te Europes(ShBE).Sic thuhet me nderhyrjet e Amerikes.Ketu ma siper tregon se cili shtet i Europes do ndikoje ne shtetin nderhyres.Ne vend te tregohet se ndikimi duhet te jete ne emret te (ShBE).
    Amerika ka 51 shtete dhe asnjihere nuk asht ndigjue qe filan shtet nga njeri prej ketyne 51 shteteve te kete nderhy dikund ne ndonji cep apo brendi te botes. Po vetem e vetem USA apo ShBA.
    Mbi sa konceptoj arrije ne konkluzionin qe krijimi i unionit te shteteve te europes(ShBE) ma shume se asgja asht krijes artificiale dhe paksi me nuhatje interresit nacionalist qe te mos themi raciste.Qe nuk na e lejon demokracia te shprehim termin race,racizem.

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 6, 07:27

    Si konkurojnë për influencë në Afrikë, Britania, Gjermania e Franca?

    PO KJO C’DO TE THOTE?

    sepse:

    Pergjigja eshte fare e thjeshte dhe koncize pa asnje dacibao llafoqyli me propagande enveriste:

    ASHTU SIC KONKURONTE BRITANIA E MADHE E SHBA GJATE DHE PAS LUFTES ME JUGOSLLAVINE KOMUNISTE TE TITOS PER DEMOKRACINE NE SHQYPNI,

    por:

    Shqyptaret me Enverin ne krye nuk i zgjaten doren, por i anatemuan ne Mukje 1943 dhe i vrane dhe i masakruan me mina jugosllave dhe:

    prandaj:

    E RENDITEN SHQYPNINE NE ANEN E GABUAR TE HISTORISE, NE ANEN E KULCEDRES KOMUNISTE QE E BERI VATANIN SI NJE KAMP “AUSCHWITZ” TE HITLERIT DHE I TRANSFORMOI SHQYPTARET SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU,

    njashtu:

    Sic i paraqet ne kete foto gazeta e nerume DITA me bicikleta kineze te kohes se Nuhut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim