Si lindi dita e Shën Valentinit dhe si e festojnë shqiptarët 14 shkurtin

February 14, 2020 10:09

Si lindi dita e Shën Valentinit dhe si e festojnë shqiptarët 14 shkurtin

Çfarë është festa e Shën Valentinit në të vërtetë?

Shën Valentini është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria.

Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave.

Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të “gabuar”, celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën.

Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku nga vitet ’60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve.

Nëse do të shikoni me kujdes, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.

Në fakt Shën Valentini ka ekzistuar me të vërtetë, por ai nuk ka qenë ndonjëherë shenjti i dashurisë.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë.

Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”.

Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.

Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme.

Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën, e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ia jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar.

Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin.

Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Në atë periudhë, 14 shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.

Shën Valentini sot                                                                

Kjo datë e shënuar festohet në mbarë botën dhe nënkupton shprehjen e dashurisë në mënyrat më të veçanta për partnerët. Një tufë me lule, një kuti me çokollata, një darkë romantike apo një biletë për të parë grupin e preferuar, janë disa nga dhuratat më të frekuentuara në këtë ditë. Por nuk mungojnë as dhuratat që përveçse me vlerë kanë dhe një simbolikë të caktuar. këtu mund të përmendim dhe propozimet për martesë, nëpërmjet një unaze me diamant, që zgjidhet të dhurohet pikërisht në këtë ditë!

Madje një ide ideale mund të ishte dhe një udhëtim në çift, një udhëtim relaksues dhe më intim, që mund t’ju kishte munguar për një kohë të gjatë, për të shijuar njëri-tjetrin në një vend perfekt, në një ditë perfekte. Në këtë udhëtim mund të provoni aventura të çmendura, të vallëzoni në shi, të vizitoni mrekullitë e botës, të bëni një udhëtim me biçikletë në mesnatë, gjëra që nuk i keni provuar kurrë më parë.

Edhe shqiptarët e festojnë Shën Valentinin

Sigurisht që kjo festë është e ndjerë dhe festohet dhe nga shqiptarët. Disi më e zbehur, por forca e dashurisë është më e madhe në këtë datë të shënuar, në muajin e dashurisë.

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë. Por nuk mungojnë as pronotimet në restorante të veçanta, një darkë romantike mes qirinjve, për të uruar këtë ditë dashurie.

1. Një shëtitje nga liqeni, që tashmë është kthyer edhe në një temë diskutime, disi me nota tallëse nga publiku, është festimi më i zakontë. Në këtë ditë, parku i liqenit mbushet plot me çifte që mbajnë lule në duar. Të veshur për një rast të veçantë, kryesisht çiftet dynden në kryeqytet për të kaluar një ditë ndryshe.

2. Sigurisht është një rast shumë i mirë për dyqanet e luleve në Tiranë, që të kenë xhiron më të madhe ditore të të gjithë vitit. Shqiptarët shpenzojnë shumë para për të blerë lule, dhe një ndër dhuratat e preferuara në këtë ditë, janë pikërisht një buqetë me trëndafila të kuq.

3. Bizhuteritë, janë një tjetër dhuratë, që konsiderohet pak më e veçantë, pasi ka dhe vlerën më të shtrenjtë. Një unazë apo byzylyk me vlerë, sigurisht bën të lumtur çdo femër.

4. Darkat romantike. Prenotimet fillojnë që në 1 shkurt, dhe çiftet e kanë të vendosur të suprizojnë partnerët me një darkë mes shandanëve, në një restorant të mirë.

5. Udhëtimet e shkurtra brenda ose jashtë Shqipërisë, për të kaluar një natë të paharruar dhe aventureske, janë një tjetër ide e bukur dhe e fekuentuar ndër Shqiptarët.

6. Në këtë kënd bëjnë pjesë ato çifte minimalistë, që zgjedhin të surprizojnë partnerin ose partneren në ambjentet e shtëpisë. Një organizim me tollumbacë, qirinj dhe ëmbëlsira, shoqëruar me një shishe shampanjë e dy gota, për të festuar ditën e të dashuruarve.

7. Ndërsa të fundit janë shqiptarët që nuk e konsiderojnë aspak të rëndësishme këtë ditë, madje i duket një festë pa kuptim.

“Shën Valentin kemi çdo ditë, jo vetëm një ditë në vit”, thonë grupi që janë kundra kësaj dite të shënuar.

j.l./ dita

February 14, 2020 10:09
Komento

1 Koment

  1. demo February 14, 14:52

    Tallet bota me ju o katundarrreee!
    Ashtu si u tall me 1Majin,* Nendorin,17 tetorin,
    Jeni Manjake festash, Ju dergoi festen e Dashurise ne ACAR,ne kulmin e dimrit.
    As kafshet nuk dashurojne ne 14 shkurt..Mblidhen kruspull ne nje vrime te shpetojne nga acari.
    Nxirrni Enca Haxhine me sise perjashta,,se asaj i vlon kanacja ne 14 shkurt.
    Tallen bota me budallenjte.Prandaj kishte te drejte AY,qe s`i hapte kufijte,se ishte 99 e kishte psikologjis turmen fshatarake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*