Si lindin yjet e reja?

January 3, 2018 09:57

Si lindin yjet e reja?

Në galaksitë e mëdha ekziston një mekanizëm i kontrollit të lindjeve të yjeve të reja. Krijimin e tyre në fakt e shkaktojnë vrimat e zeza gjigante që qëndrojnë në qendër të galaksive. Është pikërisht masa e këtyre mostrave kozmike, miliona herë më të mëdha se dielli, që janë rregullatorë të ritmit të lindjes së yjeve. Në këtë konkluzion kanë mbërritur një grup studiuesish të universitetit të Kalifornisë në Santa Cruz.

Kërkimet janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga teleskopi Hobby eEberly në Texas që ka analizuar lëvizjet e yjeve në qendrat e galaksive më të mëdha që ekzistojnë.

Sipas astronomeve amerikane vrimat e zeza në brendësi të tyre shkaktojnë formimin e yjeve te reja,duke nxehur dhe çliruar gaz falë tërheqjes së tyre të jashtëzakonshme gravitacionale, së cilës nuk i shpëton asgjë, as drita.

Kjo sipas astronomeve është prova e parë e drejtpërdrejtë në konfirmimin e kësaj teorie. Sipas tyre gjithashtu procesi I formimit të yjeve zgjat më tepër në galaksitë që kanë në dernder të tyre vrima të zeza më të vogla.

January 3, 2018 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*