Si llogaritet pensioni i reduktuar i pleqërisë

November 1, 2017 19:20

Si llogaritet pensioni i reduktuar i pleqërisë

Krahas përfitimeve të plota, skema e sigurimeve shoqërore lejon edhe tërheqjen e pensioneve të reduktuara. Për të përfituar këtë trajtim duhet të përmbushen dy kushte, që kanë të bëjnë me kriterin e moshës dhe moskryerjen e veprimtarive ekonomike.

Referuar këtyre dy kushteve, personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtë për të përfituar pension pleqërie të reduktuar, deri në tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, teksa nuk duhet të kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Lidhur me kushtet e llogaritjes së këtij pensioni, autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se: “Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 për qind në muaj”.

Shembull konkret i llogaritjes së pensionit të reduktuar:
Nëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 për qind (që del nga prodhimi i 20 muajve që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0.6 për qind që është koeficienti i miratuar). p.k/dita

November 1, 2017 19:20
Komento

1 Koment

  1. Arben November 1, 20:00

    HAHAHAHAHAAH,

    PO MIRE MORE, PARATE QE DERDHEN PER

    KONTRIBUTE, A ISHIN TE TYRET, APO ERDHEN

    NGA HENA???????!!!!!!!!!!!!!!

    NASHI, PERSE U DASHKA TU “LLOGARITEN”

    PO QE SE JANE PARA TE TYRE DUHET

    TU JEPEN TE GJITHA BASHKE ME INTERESAT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*