Si menaxhohej Sharra në kohën e PD-së, kush fshihej pas plehrave të Tiranës

October 14, 2020 20:08

Si menaxhohej Sharra në kohën e PD-së, kush fshihej pas plehrave të Tiranës

Prej disa ditësh, Partia Demokratike betejën politike e ka zhvendosur nga shënjestra për të rrëzuar Ramën në sulmet për plehrat e Sharrës.

Basha mund të marrë përsipër çdo kauzë kundër bizneseve të ndryshme, por vetëm me plehrat e Sharrës jo, pasi e shkuara e tij nuk fshihet lehtë. Të gjithë e kujtojnë sesi ka qënë landfilli i Sharrës në kohën kur qeverisej nga Partia Demokratike, një vatër e nxehtë mjedisore, e cila menaxhohej nga kompani klienteliste.

Në kohën kur Basha ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë.

Akuzat do të bëheshin publike në atë kohë nga ana e deputetit të opozitës, socialistit Erjon Braçe. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale theksonte se pas kësaj kompanie qëndronte Lulzim Basha, kryetar i baskisë së Tiranës.

“Media njoftoi se kompania Grin e vendosur në rrugën Lekë Zaharia në Sharrë- Matanë Kombinatit është ajo që po përpunon plehrat  që grumbullohen në Tiranë. Zotëruesi i kompanisë është shtetasi Oliver Shtylla, ky i fundit është menaxher produkti i kompanisë Megatek”, shkruante Braçe në shtatorin e 2012-ës.

Por ai e hedh dyshime se pas personi është një punonjës i rëndomtë, që nuk ka mundësi të organizojë një aktivitet kaq të gjerë, duke nxjerrë emrin e Dionis Teqjas në kompaninë “Albanian Company of General Services”.

 

e.sh/Dita

October 14, 2020 20:08
Komento

8 Komente

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. October 14, 20:53

    Shkrim dashakeqes,antiqytetare,antishqiptare,per te çorientuar qytetaret e thjeshte qe ti largohen te vertetes.Ju kerkoni te fshini gjurmet e së keqes duke u bere palë me të.Ketu nuk flitet per monopole e privelegje,por per vjedhje haptas te Lekeve te takspaguesve shqiptare,qindra milion euro pa investuar fare.Shqiperia qeveriset nga nje organizate mafioze qe nuk ka interesa te hapen negociatat me BE-n,ndersa ju i mbani iso.Kjo eshte pabesi,thike mbas shpine shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. kris1 October 15, 03:11

    Mafia e plehrave ka pushtuar Te majten dhe Te djathten dhe komandon shtetin.Nuk e vleresoj Ilir Meten POR nje sherbim I ka bere vendor.Ndaloi aventurieret e rilindjes dhe demagogun Rama Te sillte NE Shqipperi plehrat e botes

    Reply to this comment
    • Remo October 15, 10:54

      Kris 1…. Meso te shkruash Shqip!
      Meta me ate qe ka bere bashke me Ilir Kullen, zbuluar nga drejtesia Italiane,Jane per ne burg nese do kishte shtet! Kuptove apo Jo.
      Fake News per te rrezuar qeverine. Te gjithe jane te implikuar ne industrine e riciklimit fitimprures te pleherave se plehera Jane!

      Reply to this comment
  3. Remo October 15, 11:05

    Zigur D’ebili…. Ketu po flitet per Erion Xhafer Isufin! Per kerricin nga Tepelena qe i del kudo emeri ne punet e pista qe ka bere kunati i tij Bashar hajduti! Sikur te mos u mjaftonin leket e kompanise VEFA, ky pis fytyre ? tipike, djali i kapterit qe u be milioner do qire pragu po vetem drejtesi s’ka per te pasur kurre ai vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim