Si mund ta dalloni a është një vend i përshtatshëm për punë, këto 5 shenja mund t’i dalloni gjatë intervistës

October 26, 2020 23:59

Si mund ta dalloni a është një vend i përshtatshëm për punë, këto 5 shenja mund t’i dalloni gjatë intervistës

Gjatë intervistës për punë, ne shumë thjeshtë mund të dallojmë se a duhet të punojmë në atë vend apo jo.

Një ambient pune i shëndoshë është shumë i rëndësishëm për shmangien e stresit dhe ndjenjave negative, por gjithashtu kjo do të ndikoj në karrierën tonë, shkruan “CNBC.

1 nga 5 persona jep dorëheqje në vendin e vetë të punës si shkak i ambientit toksik të punës. Edhe pse shumica e shenjave se një vend pune është toksik nuk mund të vërehen deri pasi të nisni punën, këto pesë shenja mund ti dalloni gjatë intervistës:

  • Jo-respekti

Shikoni se si përshëndeten kolegët mes vete, a shikohen në sy, a duken rehat me njëri-tjetrin. Gjithashtu mënyra se si ju drejtohen juve është shumë e rëndësishme dhe a iu lejojnë ta përfundoni pyetjen, a ju ndërpresin tek flisni etj.

  • A flet shefi me stafin e vetë

Rreth 60% e personave thonë se e kanë lënë punën shkaku i shefit. Menaxhimi i dobët i një biznesi ku ju punoni, do të ua bëjë punën shumë stresuese. Intervista është moment i mirë për të dalluar se si sillen stafi ndaj shefit, a komunikojnë, a është shumë urdhërues dhe i egër? Sjellja që parashtron aty do të jetë e njëjta edhe ndaj juve.

  • Sa shpesh ndërrohet stafi

Ne gjithmonë duhet të pyesim, “pse është e lirë pozita për të cilën po aplikoj?”, sepse në këtë mënyrë ne mund ta dallojmë nga përgjigjja se sa i përshtatshëm është stafi. Nëse përgjigja e tyre është sepse personi paraprak është promovuar, kjo është një mundësi punësimi, por nëse ata përgjigjen se personi është pushuar nga puna, stafi nuk po tregohet mjaftueshëm transparent.

  • Barazia në punë

Nëse në staf bëhen dallime gjinore, fetare, raciale ose kombëtare, atëherë ai ambient punë nuk është i shëndetshëm. Gjithashtu mund të bëni paksa kërkime në Google për t’u siguruar se nuk kanë ndonjë skandal publik sa i përket keqtrajtimit të stafit.

  • Premtimi i përfitime që duken vështirë të jenë të vërteta

Shpeshherë një punëdhënës do të ju premtoj përfitime të cilat kurrë nuk do ti merrni, prandaj nëse ofertat e tyre duken si diçka që kjo kompani nuk mund ta përballoj, ose thonë se këto përfitime do t’i keni me kalimin e kohës, atë herë ato me shumë gjasë nuk janë të vërteta.

h.b/dita

October 26, 2020 23:59
Komento

1 Koment

  1. Kerkuese pune "gati e deshperuar" October 28, 13:31

    Ashtu eshte . Fiks. Po ne rastin se te duhet me patjeter 1 pune qe te mbulosh shpenzimet e tua dhe vendi ku jeton nuk ka e as nuk ka pasur sindikate dhe kulture pune , si te ia bejme . Do durosh te gjitha , edhe shefin e pa kulture . Edhe pabarazite . Nga eksperienca ime : Dhashe 1 interiviste e me pyeten per rrogen ( me gjasme ishin korporate ) . Po duhet te keni 1 sistem i dhashe asaj intervistueses se pa edukate . Jo tha nuk kemi , se varet nga eksperienca , una qe ben etj etj . Jo mi zonje e pa edukuar . Ti duhet te kesh 1 standart dhe te tjerat duhet te jene ne forme bonusi/shperblimi . Po paga baze duhet te jete e njejte per te njejtin nivel pune . Ndaj keto 5/ 10/ a 100 shenja i dime por na duhet puna dhe nuk i shohhim dot .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim