Si mund të parandalohet depresioni?

February 22, 2018 18:04

Si mund të parandalohet depresioni?

Depresioni është një gjendje psikike e individit që shfaqet me ndryshime negative, me ndjenjën e frikës, fajit, si dhe pengesa në të mësuar.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, si pasojë e depresionit, individi humbet interesin për aktivitetet e tij të përditshme. Kjo mund të çojë në një sërë problemesh emocionale dhe fizike, dhe mund të ulë aftësinë e një personi për të funksionuar në punë dhe në shtëpi.

“Depresioni mund të na prekë të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë, ose statusit shoqëror. Përjetohet në mënyra të ndryshme, për shkak të aspektit psiko-social dhe biologjik. Në të gjithë botën, stigma që rrethon problemet e shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, mbetet pengesë për njerëzit që kërkojnë ndihmë. E rëndësishme është se duke folur për depresionin, me një anëtar të familjes, mik ose profesionist, apo me grupe më të mëdha, për shembull në shkolla,vendin e punës, mjediset shoqërore dhe në mediat sociale, ne do të ndihmojmë që kjo stigmë të marrë fund, duke u hapur rrugë shumë njerëzve që kërkojnë ndihmë”, bëjnë me dije specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Disa faktorë që mund të ndikojnë në depresion

Gjenetika

Depresioni mund të zhvillohet në familje. Për shembull, nëse një binjak identik ka depresion, tjetri ka një mundësi prej 70 për qind që të ketë këtë sëmundje gjatë jetës.

Personaliteti

Njerëzit me vetëbesim të ulët, të cilët janë të stresuar ose që janë përgjithësisht pesimistë, kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresionin.

Faktorët socialë

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, neglizhimit, abuzimit ose varfërisë, mund t’i bëjë disa njerëz më të prekshëm ndaj depresionit.

Simptomat e një personi të prekur nga depresioni

  • Humbje e energjisë.
  • Ndryshime në oreks.
  • Shtim ose pakësim i gjumit.
  • Ankth.
  • Përqendrim i reduktuar.
  • Pavendosmëri.
  • Shqetësim.
  • Ndjenja të pavlefshmërisë, fajit.
  • Përdorim i tepruar i cigareve, alkoolit apo drogave të ndryshme.
  • Mungesë e aktivitetit fizik.
  • Mendime për vetëvrasje.

Parandalimi mund të arrihet: 

  • Duke shmangur mendimet negative.
  • Duke folur për problemet që ju shqetësojnë.
  • Duke ndjekur një jetë të ekuilibruar.
  • Duke u përfshirë në aktivitet fizik.
  • Duke shmangur medikamentet për gjumë, antidepresivët, etj, pa rekomandimin e mjekut.
  • Duke shmangur përdorimin e pijeve alkoolike, duhanin, apo droga të ndryshme.
  • Duke ndjekur një ushqyerje të shëndetshme.

p.k/dita 

February 22, 2018 18:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*